Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA) Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Veshtrim mbi rrethin e Fierit(POPULLSIA,EKONOMIA)

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

POPULLSIA
12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne njė koder pranė detit dhe afėr grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te kėtė patur njė popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Pėr rendesine ekonomike dhe kulturore dhe pėr hapėsirėn e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet tė madh dhe hijerende “.
Monumentet me te rėndėsishme arkeologjike janė : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatė Luftes se Pare Botėrore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mėdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanė vazhduar nga arkeologet shqiptare pas ēlirimit.
Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanė qenė edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise ėshtė ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorė , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorė. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorė.
Gjatė fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botėrore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorė te ardhur nga Laberia, Ēamėria dhe Kosova si dhe grupe tė ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndėrsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos njė numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte njė siperfaqe prej 1175 km2. ne te bėnin pjesė 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi njė proces I zhvilluar urbanizimi. Pėr te plotėsuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi njė levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorė, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorė.
Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte njė popullsi prej 226 2000 banorė, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndėrsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Njė pjesė e madhe e banoreve kanė emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanė ardhur banorė nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit,Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipėrisė.
Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorė. Ndėrsa qyteti I Fierit ka njė popullsi 82.262 banorė. Dendesia e popullsise pėr rrethin e Fierit 255 banorė/km2, njė nga me te lartat ne Shqipėri. Mosha mesatare e popullsise ėshtė 38 vjeē.

Popullsia ne vite e rrethit te Fierit
1926 1960 1985 1990 1997 1999
50377 112.123 226.2 251.115 207.983 199.082
Struktura moshore e rrethit Fier

mosha 0-14 ne % 15-64 ne % 65 + ne %
totali 57.658 28.6 126.657 64 14.765 7.4
femra 28.098 28 64.326 64 7.763 8
meshkuj 29.56 30 62.333 63 7.002 7

Perqindja e popullsise qytetare ne vite

1950 1960 1980 1985 1990 1996 2001
8% 17.10% 27.20% 27.60% 28% 40% 48%

EKONOMIA
Rethi I Fierit ėshtė ekonomikisht njė nga rrethet me te zhvilluara te Shqipėrisė. Ne kėtė zhvillim vecojme tre periudha te rėndėsishme kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.
Ne periudhėn paraclirimit Fieri ka qenė njė zone e prapambetur bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Njė pjesė e fshataresise kishte toke, ndėrsa pjesa tjetėr punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqėria anglo-persiane OIL Company mori pėr ta shfrytezuar pėr kerkimin e vendburimeve te naftes njė siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kėsaj kompanie, vjen shoqėria AIPA qe morri pėr shfrytezim njė siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mėdha mallrash dhe njė rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne kėto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtė dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumė sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerėz te profesioneve tė ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative pėr prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjė qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve tė tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA I morri ne dorė shoqėria gjermane Continental Oil.
Ne periudhėn 45-90, Fieri kthehet ne njė nga qendrat me te rėndėsishme industriale te vendit. Kėtu u ndertua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e pėrpunimi I naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Pėr te mbeshtetur kėto dege te industrise se rėndė u ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit pėr nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipėri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne kėto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mėdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rėndė perparesi morri dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatė, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndėrsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km.
Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesė e gjithė kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te dytė. Ajo asnjėherė nuk I plotesoi tėrė nevojat e popullsise. Megjthate edhe blegtoria pati njė fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej pėr numrin me tė madh te gjetheve nė vend, duke dhėnė 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral. Komplekse blegtorale te rėndėsishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj.Periudha e tretė pas viteve 90-te ėshtė shoqėruar me ndryshime te mėdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atė private. Shumica e ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnė ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnė dy nga kompanite me te mėdha ne Shqipėri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “.
Ndėrsa pėrsa I pėrket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te lirė. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka pėrfunduar ne vitin 1993 dhe toka ėshtė shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin pėr Token. Shperndarje e tokes ėshtė bėrė ne varėsi te siperfaqes se pėrgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kėshtu ēdo person ka pėrfituar nga 0.15-0.3 ha. Kėto kanė sjelle rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndėrkohė qe nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje tė reja qe synojne drejt ekonomise se tregut bujqesor modern.
Sot ne rrethin e Fierit sipas Zyres se Punesimt ka 72.237 te punesuar dhe 18.135 te papune, ndėrkohė qe joekonomikisht aktive janė 51.052. Nga te punesuarit , 44.591 janė te gjinise mashkullore dhe 27.646 te gjinise femerore.

TURIZMI
PASURITE SOCIAL – KULTURORE
Vlerėsimi turistik i kėtyre motiveve nenkupton kulturėn shpirtėrore, materiale e origjinale. E lemente te tillė si : veshja, kėngėt dhe valle, instrumentet muzikore, doket dhe zakonet, fjalėt e urta dhe legjendat, feja me institucionet e saj, muzeumet prezantojnė shpesh vlera te rralla e te paperseritshme.
Jeta shpirtėrore: Rajoni Vjose – Seman ka veēoritė e veta pėrsa i pėrket jetės shpirtėrore. Ky rajon bėn pjesė ne krahinen etnografike te Myzeqese.
Turizmi fetar ėshtė lloji me i vjetėr i turizmit, praktikuar qe ne kohėt e lashta. Ne rajon egzistojne dy bashkesi fetare, ajo ortodokse dhe ajo myslimane. Tė dy bashkesite fetare jetojne ne harmoni te plotė me njera – tjetrėn. Me shumė interes janė objektet e kultit qe paraqesin interes nga ana arkitektonike dhe nga ana e misioneve fetare.Me vlera te shumeanshme do tė veconim kishen e Shen Marise se Pojanit dhe afrekset e shekullit XIV qe ruhen aty. Me interes janė pagezimet dhe kurorezimet qe bėhen ne kishe, si dhe ritet fetare qe i shoqerojne. Ne afersi te Kolkondasit ne vitin 1813 ėshtė ndertuar Manastiri i Shen Kozmait, kun e 24 gusht te ēdo viti organizohet Panairi i Shen Kozmait, ku besimtare nga e gjithė Myzeqeja shkojnė ne ceremoni. Objekte te tjera janė kisha ortodokse e Shen Gjergjit, kisha katolike, xhamia etj.
Folklori: Ne kėtė rajon janė zbuluar shumė tradita kombėtare si ne veshje, instrumenta, kenge etj. Prandaj pėr oferten turistike te rajonit ėshtė mjaft e rėndėsishme organizimi i manifestimeve folklorike dhe format tradicionale te jetės e veprimtarise se tij. Turizmi nėpėrmjet manifestimeve kulturore dhe vleresimit tė tyre ndikon ne ruajtjen e folklorit, kultivimin e tij dhe ngritjen e shkalles artistike tė tyreRajoni trashėgon dhe kultivon njė thesar te pasur e te bukur folklorik ku pasqyrohet vitaliteti, kultura materiale dhe shpirtėrore dhe ndenja fisnike. Ėshtė e vėrtetė qe kostumet popullore dhe orendite e tradites nėn pervetesimin e jetės moderne janė zhdukur nga pėrdorimi i perditshem, por ato mund te shihen dhe gjenden me tėrė bukurine dhe finesen e tyre artistike ne manifestimet folkloristike e ne muzete etnografike.
Veshjet e Burrave: Karakteristike ka qenė veshja me kemishe (linjė). Ky tip veshjesh perbehet nga kėto pjesė: kemishe, te mbathura, brezi, corapet, opingat. Gjeresia e fundit shkonte nga 1015 kinda, kurse menget bėheshin te gjata dhe te gjėra dhe pergatiteshin me pelhure liri.Opingat pergatiteshin nga lekura e regjur e lopes ose e buallit.Njė element qe spikat ėshtė takia, qe mbahej nga burrat myzeqare ne ditė dasme, te kremte fetare, ditė pazari etj.
Veshjet e Grave: Krakteristike ka qenė veshje ne kemishe e gune, qe perbehej nga jeleku, fanella, kemisha, brezi, perparesja, guna, mengorja, corapet, shamite e brezit, shamia e kokės dhe stolite. Kėto pergatiteshin me fije pambuku ose me lesh rud.
Kenget dhe vallet: Muzika vokale ka njė perdorim me te dendur dhe ėshtė karakteristike pėr folklorin tradicional, duke perbere njė specifike kombėtare. Vlera e valleve popullore perqendrohet ne kompozicionet e tyre te cilat mund te jenė edhe primitive, por sit e rrallė ato kerkohen ne programe turistike.
Me e njohur dhe me origjinale ėshtė dyshja e njohur myzeqare e burrave. Nga instrumentet popullore permendimsazet qe janė te perbera nga klarineta dhe defi. Kenga polifonike ėshtė mbizoteruese ne kėtė krahine. Zakonisht kenga kėndohet nga njė person dhe te tjerėt i mbajnė iso.
Traditat dhe zakonet: Nga vizitore te shumte flitet pėr zakone te ēuditshme dhe te shumta. Mikepritja ėshtė e kultivuar pergjate shumė shekujve.Respekti pėr mikun, te huajin pa shperblim ėshtė diēka e veēantė. Datat qe festohen me shumė ne kėtė rajon janė 24 – 25 dhjetori, fillimi i Vitit te Ri, 6 janari ( dita e ujit te bekuar), pashket ortodokse, feste te cilrn banoret e kėtij rajoni e festojne ne mėnyrė madheshtore me rite te tilla si therja e qengjit dhe ngjyerja e vezeve me boje te kuqe. Festa te tjera janė ato te karakterit zyrtar, kombėtar dhe rajonal pėr ngjarje dhe figura te medhaja historike.
Gatimet: Ne mjaft vende me tradite te zhvilluar gastronomia perben pothuajse njė lloj turizmi. Krahina tė ndryshme kanė gastronomi koralet, kėshtu dhe rajoni ynė ka veēoritė etij te gatimit. Llojet e peshkut janė tė ndryshme si ngjala, lavrake, qefulli etj, por gjithashtu nder gjellet karakteristike pėrmenden rosnicat. Meqense rajoni ėshtė fushor njė perhapje te madhe kanė shpezet e buta, mishi i te cilave serviret ne ēdo tavoline. Tipike janė edhe ėmbėlsirat te bėra kryesisht me pete te derdhura si byreku, qumeshtori, bakllavaja. Nga pijet me te pėrdorshme janė rakia e rrushit dhe e manit.

https://dibra.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi