Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Rethi Diber Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Rethi Diber Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Rethi Diber Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Rethi Diber Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Rethi Diber Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Rethi Diber Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Rethi Diber Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Rethi Diber Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Rethi Diber Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Rethi Diber Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Rethi Diber Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Rethi Diber Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Rethi Diber Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Rethi Diber Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Rethi Diber Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Rethi Diber

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Rethi Diber Empty Rethi Diber 26.07.08 11:20

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Pozita gjeografike
PeshkopiaTė dhėna bazėAdresa e administratės sė qytetitPolitikė
Rethi Diber 300px-Peshkopia
Sipėrfaqja e qytetit:2-3 km^2
Banorė:18,000-20,000
Dėndėsia e popullsisė:77 b/km
Pozita gjeografike:
Lartėsia:600-650 m
Targa e automjetit:DI
Kodi zyrtar i bashkise:Ilir Krosi
Zonat banuese
Adresa e bashkisė:Bulevardi Elez Isufi
Telefon/Fax:0218
Partia nė pushtet:Partia Demokratike
Vendet parlamentare:
Zgjedhjet e fundit:Shkurt 2007
Zgjedhjet e ardhshme:Shkurt 2011
Rrethi i Dibrės bėn pjes nė rajonin vėrioro-vėri lindor me njė reliev pėrgjthėsisht kodrinor-malor.Pra shtrihėt nė Veri-lindje tė Shqipėrisė nė dy anėt e luginės sė drinit tė Zi dukė u kufizuar nė lindjė nga vargmali i Korabi dhe nė pėrėndim nga vargmalėt e Lurės.Qėndra ė rrėthit ėshtė qytėti i Pėshkopisė qė ėshtė edhe qytėti i 3-tė pas atij tė Srugės dhė Dibrės sė Madhė nė rėpublikėn ė Maqėdonisė. Qėndra e rrethit (Peshkopia) qė shtrihet 185 km nga kryėqytėti dhė 21 km largėsi nga pika e doganės sė Bllatės nė Maqėllarė Ky rreth ėshtė vendosur nė kėto kordinata gjėografikė:41ş 53’ 20”,dhė 41ş 33’ 40” gjėrėsi gjeografikė vėriorė dhė 20ş 34’ 50” dhė 20ş 07’ 00” gjatėsi gjeografikė lindorė.Kufizohėt nga kufij konvcionalė nė lindjė mė republikėn ė Kosovės dhe tė Maqedonisė me njė gjatėsi kufitarė 90 km nga tė cilat 19 km janė lumorė.Nė vėri kufizohėt mė rrethin e kukėsit mė 75 km vijė kufitarė.Nė pėrėndim mė Mirditėn 13 km viė kufitarė dhe me rrėthin ė Matit mė 60 km vijė kufitarė.Nė jug mė Bulqizėn 27.8 km vijė kufitare Ky reth ka njė ndėrtim tė komplikuar gjeologjik qė ėshtė kapur herė pas herė nga lėvizjet neotektonikė ngritėse qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e rrelievit..Rethi i Dibrės ka njė rėliėv kodrinor-malor qė varion nga 350 m(lug drinit tė zi) dėri nė 2751 nė majėn ė Korabit..Bėn pjes nė zonėn klimatikė mesdhetarė malore dhe mesdhėtarė para malorė meqėnė sė ėshtė pjės pėrbėrėsė ė pėllgut tė Drinit tė zi.Ka njė hidrografi tė pasur mė burime mbi tokėsore dhė nėn tokėsorė ku dega kryėsorė ėshtė Drini i Zi.Dibrėra dallohet pėr shumėllojshmėrinė e tokavė tė cilat pėr shkak tė rrelievit malor shprehen qarte.Gjejmė brezin e tokave aluvionalė rreth lumit tė drinit tė Zi, tė kafėjta,tė murrme pyore dhe atė livadhorė malore.Nė kėtė takojmė brėza bimorė si :brezi i dushqeve ,ahut dhe haloreve dhe kullotavė alpine. ky reth ka njė popullsi prej 75000 banorėsh tė vendosur nė 1088 km˛ kryesisht nė vėndbanimė tė rralla e rurale.Nga pipamje administrativė ky rreth ka nė pėrbėrjen e tij 1 bashki(Peshkopia) dhe 14 komuna.

Pozita e ketij rrethi ka luajtur njė rrol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e kėsaj zone qė ka qėnė here pozitiv e here negativ perjudhave tė ndryshme historike dhe nėn ndikimin e faktorėve socialė dhe ekonomikė qė kanė lėnė gjurmė .Rolin e saj pozitiv ajo e ka patur kur ka shėrbyėr si njė ure lidhėse pėr trevat ė vėndit tonė nga parėndimi nė brėndėsi tė territoreve shqipėtare.Qė nė antikitėt ka funksionuar rruga DURRĖS -FUSHA e TIRANĖS –DIBĖR e cila lidhte bregdetin me vise tė tjera lindorė.Rolin e kėsaj pozite e dėshmon qarte zhvillimi socilė-ekonomik ,pasi nė 1911 Dibra ishte njė qėndėr e rėndėsishme artzanale,tregetarė,ndėrtimorė etj,pėr kėtė flasin qartė tė dhėnat e popullsisė ku ky rtheth kishte 11000 banorė.Por rroli i kėsaj pozite zbehet me vendosjen e kufijve arbitrarė nė 1913 ku jashtė mbetėn qėndra tė medha tregtare si (Dibra e madhė)dhe urbane pėr kohėn. Pas 1913 kjo zonė vazhdoj ta luaj kėtė rrol por me njė intensitet mė tė dobėt.deri kur nė vitet 1945-1990 u ndėrpre plotėsisht kjo lidhje dhe u kthye nė njė faktorė pengues dhe izolues pėr tė .Pas viteve 1990 kjo zonė e rimerr rolin e saj lidhės por me njė intėnsitet mė tė vogėl por qė gjithsesi vlen pėr tu pėrmėndur projekte tė ndėtimit tė Autostradės qė do tė kalontė nėpėr rrugėn ė vjetėr dhe lidhja e saj me njė arterje me rrethin e Kukėsi do ti rikthente njė rėndėsinė e pozitės gjeografikė tė kėtij rethi sė bashku me burimet qė pėrmban dhe do ta kthentė kėtė rėth nė njė Qėndėr tė njė eurorajoni ndėrkufitar dukė bėrė qė pozita tė bėhėt faktor zhvillimi.



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 10.10.08 13:58, edituar 3 herė gjithsej

https://dibra.albanianforum.net

2Rethi Diber Empty Re: Rethi Diber 10.10.08 13:44

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kushte natyrore
Rethi i Dibrės ka njė ndėrtim te larmishem gjeologjik molasat e plio-kuarternarit. flishiri dhe formacione te tjera si magmatik dhe depozitime tė kuaternarit ne afėrsi tė luginės .vendin kryesor e zėnė molasat e plio-kuarternarit,porgjejmė edhe rreshpet e paleozoit si dhe gėlqeroret e mesozoit qė janė edhe formacionet mė tė vjetra tė vendit tone.kurse shkembejtė efuzivė dhe flishet ndertojnė skajin me jugor te vargut tė Korabit gjejmė edhe formacione karbonatike dhe ultra-bazike.kėto formacione kane bėrė qė ky rajon te kete pasuri te shumta si bakėr nė kodrat e Tominit,mermer ne Muhur si edhe pasuri tė shumta ne inerte argjila.
Reliev
i

Relievi i zonės ėshtė malor dhe dallohet pėr karakterin kompleks nė pėrberje te relievit gjejmė: kurrize malore,pllaja,gropa,fusha karstike si dhe malėsi e lugina.kjo malesi shtrihet nga 380-2751 m ne skajin lindor pra amplitude hipsonometrike ėshtė e madhe ,mbizotrojnė malėsite mbi 700-900m qe ulen gradualisht ne drejtim te perendimit .Coptimi horizontal i rrelievit nė kėtė zonė ėshtė i madh dheshume i madh ne terrigjenet e vjetėr dhe te rij dhe i vogel dhe shumė i vogel nė gelqeroret.Energjia e rrelievit ėshtė mesatare ne shkembejtė terrigjene ne pjesėn qendrore dhe ne rrethin ata shkojnė ne vlerat maksimale 400-500m/km˛.Nė kėtė malėsi takohen tipa tė rrelievit strukturoro-eroziv ,erozivo-dedunues, karstik ,akullnajor.rrelievi strukturor eroziv takohet ne gjith zonėn,edhe rrelievi karstik ėshtė shumė i pėhrhapur kėtu duhet theksuar se kanė ndikuar klima me reshjet dhe me larmine e saj e ndryshymet e theksuara nė parametra .gjejmė forma te larmishme si:ulluqe, brazda,gishtezima,dalina, fusha dhe lugje e lugina karstika gjejmė edhe forma nėn tokesore si shpella ,boshlleqe e lugina nen tokesore, te ndryshme Rrelievi akullnajor ka shtrirje te e gjejmė vetėm ne pjesė te larta si majat e e maleve qė kanė pėrberje gėlqeroresh.Gjejmė edhe lėndina me peisazhe piktoreske si fusha e Korabit,bjeshkėt e Shehut qe janė tė ralla pėr nga vlerat ekonomike.

Ndėrtimi gjeologjik nė kėtė reth mundėson zhvillimin pasi kjo yonė ėshtė e pasur me minerale,lendė ndėrtimi dhe mermere.Ky ndertim gjologjik ka bėrė qė vendbanimet tė vėndosen kryesisht nė pėrbėriet gėlqerore dhe nė kontaktet me shtresa tė tjera pėr arsye tė burimeve hidrike. Pėrbėrja me argjila dhe gėlqerorė ka bėrė qė edhe oferta tė jetė shumė e pasur per ta.
Duhet theksuar se per sa i pėrket relievit nė vendosjen e vend banimeve dhe ndikimin e tij nė zhvillimin social-ekonomik ai ka ndikuar nė karakterin e njė ekonomie tė mbyllur dhe me drejtim nė degėn e blektoris pasi oferta e tokave pjellore bujqėsore ėshtė e kufiuar. Relievi ka qėnė pėrcaktues edhe nė arkitekturėn e ndėrtimeve dhe mėnzres sė jetesės nė yona tė izoluara. Ky reliev ka pėrcaktuar edhe vendosjen larg njera tjetrės tė yonave tė banuara duke lėnė tė lira tokat prodhuese. Ky rajon ka mundėsi te mėdha pėr zhvillimin e turizmit.peizazhe piktoreske ofrojn edhe parku kombtar i Lurės si me pyet e shumta,liqenet qė janė shumė tė bukura

Klima

Rrethi i Dibrės bėn pjes nė zonėn klimatike mesdhetare malore dhe
atė mesdhetare para-malore meqėnė se ėshtė pjes e pellgjeve tė lumejve
tė Drinit. Dallohet pėr ndryshime tė dukshme nga njė sektor nė njė
tjetėr sidomos nė drejtimin vertikal.Nė formim tė kesaj klime kanė
ndikuar faktore si:lartesia dhe rrelievi e territorit,ndikimi i madh i
klimės kontinentale nėpėrmjet erave qė vijne nga grykat dhe qafat nga
brendesia e ballkanit.si rezultat kjo klimė dallohet pėr klimė tė
ashpėr ,tė gjatė dhe me reshje tė mėdha te dėbores dhe verė te freskėt
por pa reshje Temperatura mesatare shkon nga 6 şc nė malin e Korabit ne
11 şc ne afersi te luginės.Po ta krahasojmė me temperaturen mesatare te
vendit tone ajo leviz nga 4şc-8ş ē’kuptohet qė shkaku kryesor ėshtė
lartesia mbi nivel tė detit dhe pozicjoni i soj lindor qė kushtezon njė
ndikim nga brendesia e ballkanit.Nė perjudhėn prill-shtator temperatura
mesatare ėshtė 16şC nė afersi tė qytetit Pėr muajin korrik temperatura
mesatare shkon nga 7 şC ne pjesė tė larta dhe 16 şC ,nė afersi tė
luginės .Muaji janar ėshtė muaji me i ftohte i vitit ku mesatarja shkon
nga 0şC ne -3şC. Amplituda e temperatures vjetore merr vlera jo tė
vogla qė shkojnė rreth 17şC-18şC.Kurse amplituda ditore shkon deri
10-15şC temperatura maksimale e zonės ėshtė rregjistruar nė korrik tė
1996 nė qytet 39.5şC kurse ajo minimale ėshtė rregjistruar nė 1959 kur
ka arritur -20ş amplituda midis vlerave ėshtė relativisht jo e vogėl qė
shkon 60şC. Data mesatare e fillimit te ngricave eshte 1 nendori dhe
data mesatare ėshtė 15 marsi.Numri mesatar i diteve me ngrica shkon 136
dite kurse po ta krahasojme me zonat perendimore te vendit ajo eshte
40-45 dite.Numri maksimal shkon 166 -190 ne zonat me malore te kesaj
zone qė kemi marre nė studjim.Pėr sa i perket sasise sė rreshjeve zona
futet ne zonat nėn masataren sė vendit.Kjo vlere shkon nga 900 mm (nė
qarrishte )ky ndryshim lidhet me deporimin e erave te ftohta e te thata
.Pjesa mė e madhe e tyre ėshtė e pėrqendruar nė pjesen e ftohte te
vitit,90 %,Kurse nė pjesen e ngrohte bin rreth 10-15%,Muaji me i laget
eshte nendori me 12% tė rreshjeve afro 225 mm,kurse muaji mė me pak
reshje ėshtė korriku me 3.6% ose 46 mm .Maksimumi i reshjeve ne 24 ore
ka qėnė 127 mm .Per reshjet e debores mund tė themi se fillojnė
msatarisht me 1 nendor dhe data e mbarimit ėshtė 20 mars.Numri mesatar
i ditėve me borė shkon 38 dite dhe krijon njė shtrese mesatre prej
30-35 cm. Shtresa maksimale shkon 1.5m nė shpata te malit. Pėr sa i
pėrket dukurive negative tė klimės mund tė themi se ajo ka karakter
kapriēoz ,pra ajo ka diktuar edhe vendosjen dhe mėnyrėn e ndėrtimev nė
kėtėreth. Po ashtu kjo klimė qė ėshtė edhe shumė e shėndetshme por nuk
lelon kultivimin e tė gjithallojeve tė bimėvė dhe me dukuri si:ngrica
ta gjata dhe tė vona,dorė tė hėrshmė,reshje tė mėdha tė borės dhe tė
breshėrit, jo pak herė ka shkatėrruar prodhimet bujqėsore dhe i ka
dhėnė drejtim tė gabuar zhvillimit ekonomik.por kjo klimė ka edhe
favoret e veta pasi lejon zhvilimin e disa llojeve tė turizmit,si edhe
tė disa sektorėve tė tjerė tė ekonomise.

.

https://dibra.albanianforum.net

3Rethi Diber Empty Re: Rethi Diber 10.10.08 13:50

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Hidrografia
Ky rreth ka njė rrjet hidrografik shumė tė pasur qe pėrbėhet nga lumaj,liqene pėrrej, burime nėn tokesore dhe mbi tokėsore. Dega kryesore ėshtė lumi i drinit tė ziqė merr me vete disa degė tė tjera si:Malla,Seta,Veleshica,Murra etjer. Kėta degė kane karakter tė vrullshėm dhe me prurje tė mėdha nė kohėn e shkrirjes sė borės. Gjė qė i bėn ata tė jėnė shumė tė demshėm dhe tė shkatėrrojnė ēdo gjė qė u del para duke sjelle shumė materiale tė ngurta e shkaktuar pėrmbytje tė tokave pėreth.

Gjatėsia dhe pellgu janė pėrkatėsisht:

Emri gjatėsia ne KM pellgu nė Km
1-Drini zi 57 530
2-Murra 19 135
3-Malla 18 126
4-Seta 13 137
5-Veleshica 15 84

Midis pasurive tė shumta vlen pėr tė pėrmendur edhe liqenet shumė tė bukura tė Lurės,burimin e llixhave si edhe disa burime tė vogla nė afėrsi tė qytetit,pasuritė hidrike kanė ndihmuar jo pak nė zhvillim ekonomik tė kėtij rethi si nnė energji,ujitje,peshkim,indrustri, etjer por kėto burime sherbejnė edhe pėr terheqje tė turistėve si per turizėm balnear,argėtues,pushues, eko turizem etjer.

Tokat


Shtrirja nga 380m deri ne lartesi te Korabit ka bere qe ne te gjejme
shume breza dhe nen breza tokash duke ndikuar drejte per drejte ne
bimesine e zones. Larmia e kushteve natyrare pedogjenetike ka
kushtezuar edhe shume llojshmerine e tokave .Ne kete drejtim dallohen :
Tokat e kafejta kane shtrirje jot e madhe dhe zene 20 % te territorit
te zones shtrihen ne lartesite 600-1000 m mbi nivelin e detit sidomos
ne pjjesen veriore pergjate lugunave te okshtunit , te perrojit te
boroves ,brodanit etjer.Formoohen mbi gelqeror dhe me pak magmatike dhe
klime te ftohte dhe me rreshje te bollshme , Ne dimmer ndodh shperlarja
e kriprave kurse ne vere ndodh grumbullimi I tyre.per pasoje shfaqen
njolla karbonatesh,kane structure granulare dhe teper te thelle qe
shkon 1.2-1.5 m permbajte humusi qe shkon 4-9 % ne siperfaqe dhe 1 % ne
thellesi. TAKOHEN NENTIPE TE TOKAVE TE KAFEJTA SI:tokat e kafejta
tipike, te zeza dhe te kafejta livadhore.


Tokat e murrme pyjore


Ose te pyeve te ahut dhe te pishes qe shtrihen ne lartesite
1000-1200 m mbi nivelin e detit duke zene pjesen me te madhe te kesaj
malesie reth 40%I gjejme te perhapura ne pjesen qebdrore ,jugore dhe
ate lindoreDuke patur nje zhvillim mbi sedimentaret dhe
magmatiket.Formahen ne rreliev te copetuar dhe te gerryer klime te
ftohte qe kushtezon shperlarjen e kripave nen pyet e ahut dhe te
haloreve.Kane profil te trashe qe shkon 80-120 cm e perbere nga nje
shtrese e zeze rreth 5 cm. Takojme nen llojrt si:toka te murme pyore te
zeza.te murrme tipike , te murrme te kuqerremta te shperlara ,karbonata
hunusore etj Toka te ketij brezi jane te vena pak nen kulturat
bujqesore tashme jane braktisur duke u lene ne doren e degradimit dhe
deezertifikimit.


Tokat livadhore-malore


Edhe keto toka zene 40 % te territorit te kesaj malesie dhe shtrihen
ne lartesite mbi 1700 m mbi nivelin e detit I gjejme te perhapura ne
lindje te zone pran maleve kallkan ,mirake ,raduc .Formohen mbi
gelqeror ne kushte te nje klime te ashper dhe me reshje , kurse
rrelievi I tyre eshte heterogjen dhe dallohet per copetim dhe pjerresi
te medha Profili shkon rreth 100 cm me nje horizont humusor te trashed
he nje shtrese te pershkueshme ne siperfaqe nga rrenjet e cila formon
nje shtrese sfongjerore.Shtresa humusore shkon deri 40 cm ka ngjyre te
zeze deri kafe te erret .Takohen disa nen tipe si:tokat tipike
livadhore malore,toka livadhore te zeza,tokat e djerrit dhe toket tokat
e stepave.

Pozita gjeografike e zones,kushtet natyrore te saj,ndertimi
gjeologjek ,copetimi I madh I rrelievit I shoqeruar me nje klim teper
te larmishme ka kushtezuar nje shume llojshmeri te botes bimore te
kesaj malesie. Faktoret e lartepermendur kane bere qe bimesia e kesaj
zone te dallohet per mbizoterimin e bimeve mase europjane dhe veri
ballkanike qe jane shume te ndryshueshme nga bimesia mesdhetare qe
rritet ne perendim te vendit. Shfaqet nje katezim vertikalku llojet
kryesore perfaqesohen nga keto lloje bimesh:shkurre mesdhetare, dushqe.
Ahu dhe pisha dhe kullota alpine
.

https://dibra.albanianforum.net

4Rethi Diber Empty Re: Rethi Diber 10.10.08 13:52

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Katet bimore
Ky kat bimore shtrihet nga 380deri ne lartesite 600 m mbi nivelin e
detit e marre ne total kjo bimesi ze 31% pra ze nje siperfaqe te vogel
te gjithe bimasise zones.Zhvillohet nen nje klime me te bute se brezat
e tjere.Ne kete brez shfaqet nentipi I shitblikut perbere nga bime qe I
leshojne gjethet.
Duhet theksuar se ky kat eshte mjafte I demtuar nga dora e njeriut
dhe e zevendesuar nga toka te punueshme prandaj ne shume sektore te
ketij brezi shfaqet degradimi.Ky kat bimor shfrytezohet per kullota dhe
dru zjarri. Duhet theksuar se ky kat ka edhe shume bime me vlera
mjeksore dhe mjaltese.
Kati I Dushkut, ky kat bimor shtrihet nga 600- 1000 m, eshte I
perhapur net e gjithe zonen dhe ze 17 % te bimesise totale te Malesise
. LLojet kryesore te bimeve jane: Dushku, panja, lajthia, bunga, etj.
Edhe ky kat eshte shume I demtuar pasi bimedia e tij shfrytezohrt per
ngrohje ne stinen e ftohte.Kati I Ahut dhe I haloreve: ky kat shtrihet
nga 1000-1700 m mbi nivelin e detit. E gjith siperfaqja e ktij kati ze
23% te bimesise se zones. Perhapjen me te madhe e ka ne pjesen
jug-lindore dhe lindore. LLoji kryesor I bimes mbizotruese eshte Ahu,
nga e ka marre emrin kati.
Ne perberje te ketij kati marrin pjese edhe bredhi , pisha, qe jane
me pak te peehapura, por takohen edhe panja, Frasheri, meshtegna, etj.
KY kat bimor ka pasurite me te medha floristike te perbere nga pyjet te
ahut dhe te pishes, kjo bimesi kushtezon edhe zhvillimin e ekonomise
pynjore qe perben nje nga aktivitetet kryesore te popullsise te kesaj
komune. Kullotat Alpine, ne Malesine e korabit me qe ka reliev te larte
nje shtrirje te konsiderueshme ka edhe kati bimi kulotave alpine.duhet
theksuar se ne kullota te kesaj komune kullosin rreth 15 krere bageti
te imta dhe 1500 krere gjegje te Klima e ashper dhe me rreshje te
shumte te debores ka kushtezuar zhvillimin e ketij kati bimor. Kjo
lloje bimesie eshte e tipit graminace ka perhapje mbi 1700 m
konkretisht ne malin e,deshatit dhe lartesi te tjera. Ky kat
shfrytezohet si kullot per bagetine ne stinen e ngrohte te vitit, po
ashtu krijon edhe nje peisazh te bukur piktoresk duke krijuar mundesi
te shumte e te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelbert.
Bota shtazore
Larmia dhe pasuria qe ka kjo zone sin e aspktin klimatik , ate te
tokave, te n flores etj ka krijuar kushte shume te fazorshme per
zhvillimin e nje bote shtazore shume te larmishme. Kete gje e deshmon
ekzistenca e shume specieve te vecanta sipas karakterit te habitatit.
Do te dallonim boten shtazore te shkurreve, te pyjeve te ahut dhe te
dushkut ne lartesine boten interresante te kullotave alpine dhe te pak
habitateve ujore. Ne habitatet e shkurreve qe jane me pak te zhviiluara
e me pak te perhapura dhe te degraduara nga dora e njeriut gjejme:
Lepuri I eger, cakalli, thelleza, dhe nje sere shpendesh te tjere.
Ne habitatet e dushkut qe edhe ky kat eshte I demtuar takohen
rralle: Ujku, dhelpra, ketri, urithi, etj. Ne habitatet e pyjeve te
ahut dhe te pishes qe jane me te dendura dhe me pak te prekura nga dora
e njeriut takohen specie te vecanta: Ariu, Shqiponja, RRjepulli, miu
vogel, urithi, etj.
Ne habitatet e ujrave te kthjelleta dhe te ftohta te ketyre lumenjve
takohet trofta e eger dhe disa lloje te tjera peshqish cka e ben kete
zone te dallueshme nga zonat e tjera te vendit. E gjithe kjo ,pasuri e
botes shtazore dhe me vlera te vecanta ofron kushte per zhvillimin e
disa llojeve te turizmit si : sportive, ekologjik, clothes, etj.0
Vleresime
Nga analiza e botes se gjalle mund te dalim ne keto
konkluzione :zona ka bimesi te paket por shume te larmishme ku midis
tyre dallohen ekosistemet pyore te shkurreve ,te dushqeve,te kullotave
alpine ,si edhe ajo e siperfaqeve te degraduara te gjitha keto eko
siteme kane vlera te vecanta sidomos ne sektore te cactuar me vlera
shkencore dhe turistike Shumlllojshmeria e flore duke filluar nga
shkurret mesdhetare e deri tek kullotat alpineben te mundur nje pasuri
per shfrytezim per qellime te ndryshme si ajo blektoriale , industria e
perpunimit te drurit , turizmi etjr.Pasuri te madhe perbejn edhe llojet
e shumta te bimeve mjeksore si kamomili,dellenja,salepi ,mellaga
,sherebeli qe perdoren per shitje nga popullsia e zones duke marre
perfitime jot e vogla ekonomike .kjo lloj bimesie ka ndikuar ne
zhvillimin e zones pasi ne diber ka shum lloje bimesh qe gjejne kushte
,ketu gjejme te zhvilluar pemetarine ,vreshtarine si edhe shume lloje
bimea sharash



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 10.10.08 13:56, edituar 1 herė gjithsej

https://dibra.albanianforum.net

5Rethi Diber Empty Re: Rethi Diber 10.10.08 13:56

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

ZHVILLIMI EKONOMIK
PERIUDHA DERI NE 45

Duhet theksuar se si e gjithe
SHQIPĖRIA edhe rethi i DIBRĖS ka pasur nje zhvillim te vogėl ekonomik
Pozita e kesaj zone duhet theksuar se shpesh here ka qėnė faktor
pengues pasi kjo zone ka shėrbyer si rrugė pėr eksperditat ushtarake qe
kane vizituar zonėn ketu duhet theksuar se edhe shteti Sebise ka
pretendime pėr teritorin e kesaj komune gje qe ka cuar qe kjo zonė te
digjej e shkaterrohej nga pushtuesit duke shkaterruar keshtu edhe
ekoniminė dhe prodhimet e pakta bujqėsore .Pasi edhe tokat ishin ne
duart e bejlere e agallareve.Ne kete kohe banore te kesaj komunė
merreshin me profesione te lira artizanat,bujqesi edhe tregeėti me
prodhime blektorale e bujqėsore .Nė kėtė kohe qyteti kishte 120 banesa
,1 treg ku ne te kishte edhe 3 kafene,kishte nj xhami ,disazyra per
administraten e asa kohe si edhe nje shkollė.

PERIUDHA 45-90 Nė perjudhėn 45-90 perfshi neėn kolektivizimin ku ēdo
gjė u perfshi ne koperativa.Ky reth ishte mė e privilegjuar pasi edhe
tokat e saj ishin me pjellore e sasia e saj ishte me e madhe.Edhe keto
te ardhura ishin te pakta e te pa mjaftueshme por sido qė tė jete ky
popull e kaloi keėtė perjudhe dhe u rezistoi krizave te shumeė
perjudhave. Fillimisht fshatareve u la 300 m˛ per familje per navoja
vatijake por me pas edhe kjo sasi tokė erdhi duke u zvogėluar ne 1000
m˛ e me pas ne 400m˛ duke cuar ne nje krizė tė plote pėr banore te
zones ndersa industria ne kėtė kohe ishte shume e vogėl.Mund te
permendim minjerėn e rrethit Bulqizė qė nė ate kohe ishte nėn rrethin e
Dibrės,minjeren e mermerit ne Muhur si edhe ate te guri te kuq,ishte
fabrika e makaronave Ramiz Varvarica,SMT, si edhe nj sere objektesh te
vogla per shfrytėzimin e inerteve,kyreth ka qėnė i pasur me burime
hidrike qė jane shfrytėzuar pėr energj,uitje,peshkim,etj.Duhet theksuar
se ne kėtė kohe u ngriten njė sėrė verash si hidrocentrale lokale
ashtuedhe vepra te tjera si kanalizime qe i erdhėn ne ndihmė
bujqesisė.Nė kėtė kohe u bėnė edhe disa ndertime edhe ne qytet brenda
si u ndertuan rrugė,rreth 1000 apartamente banimi tė mire projektuara
per popullsine e ardhur,pallati i sportit,stdiumi i futbollit,spitali i
ri me rreth 320 shtrėtėr si edhe njė qėndėr balneare me rreth 180
shtrėtėr ,hotel korabi si edhe shumė restorante te tjere Sasia e tokes
2500 ha toke plellore bujqesore dhe 700ha pye dhe kullota jane pasuri
jo e vogel.Sic permendem me siper kjo komun ka edhe burime
hidrike,pasuri me inerte edhe minerale te tjera por qe pak shfrytezohen.

Ekonomia e Dibrės pas viteve 1990 Pas viteve 90 me ndodhjen e
ndryshimeve si nė gjitje Shqipėrinė ēdo pronė shtetrore kthehet nė
prone private.Me reformėn agrare toka shkon ne duar tė pronarėvė duke
bėrė njė copėtim shumė tė madh te tokave gje qė ēon nė vėshtirėsi pėr
krijim tė fermave konkuruese ne treg.Dega qė jep mė shumė se 50 % tė tė
ardhurave ėshtė bujqėsia.Nė perjudhen e viteve 1990-2003 rrethi i
Dibrės kishte 15815 ha tokė bujqėsore dhe 20396 fermer Nga 19117 ha
tokė qė kishte ne 2003,10650 e zinin bimėt e arave,612 ha
drufrutorėt,358 ha perime,472 ha petate,4891ha faragjėre.Nga sa pamė mė
sipėr del qartė se nė dibėr nuk kemi ferma tė mirfillta ose parcela ta
mėdha por njė copėtim tė tokės bujqėsore. Pėr u pėrmendur janė edhe
disa plantacione tė vogla qė Kano filluar tė landin nė fshtrat afėr
qytetit me pemė kryesisht tė importuara nga Europa perendimore.


Blektoria

Ne kėtė rreth kjo degė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ka qėnė
gjithnjė baza e ekonomisė bujqėsore nė mitin 2003 nė kėtė rreth kemi
17266 krerė gjedhė,dhe 53010 krerė tė leshta,nė mitin 2003 ēdo banori
tė Dibrės i takojnė 422 litra qumėsht dhe 47 kg mish nė vit.Indrustia
nė retińķ e Dibrės ka qėnė gjithnjė njė degė e dytė.Pas viteve 90 do tė
kemi njė shkatėrrim tė atyre objekteve indrusriale qė kishte,tani po
vihet re njė pėrmisim i vogėl nė kėtė drejtim nė degė si indrustria
ushqimore,ajo e pėrpunimit te produkteve bujqesore e blektorale si edhe
ajo e lėndėve tė para pėr ndėrtim.Objektet mė tė permandura jane
fabrika e miellit,ajo e pijeve,disa lavatriēe rėrash e zhavoresh,si
edhe disa boxho.Nė 2004 rethi i Dbrės kishte 808 subjekte private jo
bujqėsore ,8 hotele dhe restorante,1 fabrikė mielli,9 pika karburanti,
452 pika shumice,1 qėndėr balneare,38 ndėrmarje druri,138 furgone
,autobuze dhe kamione trasporti si edhe 89 ndermarje sherbimesh.

Tipare tė zhvillimit demogrfikSipas pė dhėnave tė INSTAT nė retińķ e Dibrės banojnė 75262 banorenė
15394 familjeme rreth 4.9 anėtare pėr familje. Ka njė dendėsi 70 b/km˛.
Duke analizuar tė dhėnat del se nga rethi Dibėr nga viti 1990 janė
larguar 24106 banore pasi nė mitin 1990 ky reth kishte afro 99368
banore. Kjo popullsi ėshtė vendosur nė Tiranė 67 %,Durres 21% dhe
rrethe si:Lushnje,Fier, Lezhė,Kavajė,deri Sarandė dhe Shkoder. Duke
analzuar moshėn e punės. Pėr tu theksuar se tė largurit nė masón 90 %
janė nga fshatrat e largėta. Mosha 0-14 vjeē 15-64 vjec +65vjeē



29954(34%) 50934( 59.4%) 4851(6.6%)

Sipas gjinisė 50.5% e zėnė meshkujt dhe 49.5% e zėnė femrat. Nė
kuadėr tė statusi banues 24% tė popullsisė banojnė nė qytet dhe 76% nė
fshatra. Vendbanmet sa vijnė e rrallohen duke u ngjitur nė lartėsi tė
larta dhe duke u largura nga qėndra e rethit. Komunat me mė pak
popullsi dhe qė dallohen qartė pėr rėnie nė kėtė drejtim
janė:Lura,Selishta,Reēi,Luznia Muhuri tjer.

Politika

Kryetar i Bashkisė
sė Peshkopisė ėshtė z Ilir Krosi i cili ėshtė zgjedhur ne kete detyre
ne vitin 2003 dhe ėshtė perfaqesues i partise demokratike.



Transporti


Peshkopia ndodhet rreth 187 km larg Tiranės, kryeqytetit tė
Shqipėrisė.Transporti Kryhet me linje te rregullt mikrobuzash dhe linje
autobuzi.Rruga qe pershkohet ėshtė Tirane-Milot-Burrel-Bulqize-Peshkopi




Referencat



  1. AKADEMIA E SHKENCAVE,GJEOGRAFIA E SHQIPERISE ( VELLIMI 1 & 2)
  2. ISIDOROV.C ,KLIMA E SHQIPERIS,TIRANĖ (1955)
  3. ISTITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE, TIRANĖ (1985)KLIMA E SHQIPERISĖ
  4. INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLIGJIKE, MANUALI I RESHJEVE TIRANĖ ,(1975)
  5. INSITUTI I STUDIMEVE HIDROMETEOROLOGJIKE MANUALI I TEMPERATURAVE TIRANĖ (1975)
  6. INSAT(TĖ DHĖNA MBI PAPUNESINĖ ,TOKAT BUJQESORE DHE POPULLSINE)
  7. PERIKLI QIRIAZI GJEOGRAFIA E SHQIPERISE.TIRANE (2001)
  8. VALTER SHTYLLA,RRUGĖT DHE URAT E VJETRA TĖ SHQIPERISĖ TIRANĖ (1998)
  9. ENCIKLOPEDI MBI RRETHIN E DIBRĖS
  10. HISTORIA E SHQIPĖRISE,AKADEMIA E SHKENCAVE

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi