Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Grate ne Islam Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Grate ne Islam Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Grate ne Islam Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Grate ne Islam Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Grate ne Islam Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Grate ne Islam Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Grate ne Islam Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Grate ne Islam Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Grate ne Islam Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Grate ne Islam Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Grate ne Islam Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Grate ne Islam Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Grate ne Islam Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Grate ne Islam Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Grate ne Islam Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Grate ne Islam

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Grate ne Islam Empty Grate ne Islam 08.09.08 10:07

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

"TRIDHJETE KESHILLA SI TA BESH GRUAN TENDE TE LUMTUR "

1. Mos e nenqmo gruan tende.Nenqmimi te cilin ia drejton asaj mbetet i skalitur ne mendjen dhe shpirtin e saj. Nenqmimi me i rende te cilin gruaja asnjehere nuk do ta fale ne zemren e saj,madje edhe nese ta fal me gjuhe,eshte nese zemrohesh teper dhe e lendon,e shane,ia mallkon nenen dhe babain,ose dyshon ne deliresine e saj.

2.Sillu mire me gruan tende,edhe ajo do te sillet mire me ty.Beja me dije se eshte e rendesishme se edhe vetvetja jote,se deshiron ta besh te lumtur dhe te kujdesesh per shendetin e saj.Flijohu per te,psh.kur eshte e semure,aq sa te mundesh.

3.Dije se gruaja yte deshiron qe te rrish me te dhe te bisedosh me te per qdo gje qe te bie ne mend.Mos u kthe ne shtepi me fytyre te mrrolur dhe pamje te ngryset
i heshtur dhe memec.Kjo e ben ate te brengosur dhe te dyshoje.

4.Mos ia impono gruas profesionin tend,qe ka te beje me mesimet dhe specialitetet tua.Nese psh: je profesor i astronomis mos prit qe edhe ajo te merret me ate profesion.

5.Behu i drejte ne jeten tende,edhe ajo do te jete e tille.Nje fjale e urte thote: "Nese ti je i ndershem edhe gruaja jote do te jete e ndershme."Mos e drejto shikimin tend kah ajo qe eshte e ndaluar,qofte ajo ne rruge apo ne ekranin televiziv.

6. Mos shkakto xhelozi te gruaja jote duke i thene kohe pas kohe se do te martohesh me ndonje tjeter ose se je i interesuar per nje grua tjeter.Ate kjo e godet ne zemer dhe dashurine e saj e shndrron ne brenge,dyshim dhe mendime.Shpesh keto ndjenja reflektohen ne vshtiresi te ndryshme trupore,dhembje koke,ose dhembje te tjera dhe keshtu burri e dergon gruan prej nje mjeku ne mjekun tjeter.

7.Mos ia perkujto mangesite qe i kan ndodhur ne raste te caktuara.Mos e turpero per shkak te ketyre gabimeve e sidomos para te tjereve.

8.Rishqyrtoi kohe pas kohe shprehite tua dhe nderroi.Nuk eshte e nevojshe qe vetem gruaja ti nderroje shprehite e saj,e ti perqendrohesh ne sjelljen tende.Largohu prej asaj qe e hidheron gruan tende,madje edhe nese ajo eshte mahi.

9.Perfito nga cilesite e mira te gruas tende.Sa burra janelidhur me fort per fene e tyre,duke i pare grate e tyre duke u falur dhe sillen mire.

10.Behu i matur dhe mos u zemro.Zemerimi eshte baze e urrejtjes dhe mospajtimit.Nese gabon ndaj gruas tende,kerko falje prej saj.Mos bjer te flesh i hidheruar prej saj,e ajo te qaje e te vuaj.Behu i vetdijshem se ajo per qka je hidheruar me te ne realitet eshte gje e pavlefshme e cila nuk meriton ta turbulloje jeten tuaj bashkeshorten.Kjo nuk meriton reagim te tille.Kerko strehim te Allahu nga shejtani i mallkuar.Qetesohu dhe kupto se mes teje dhe gruas tende ka dashuri aq te madhe saqe nuk vlen te neperkembet.

11.Frymezoje gruan tende me vetebesim.Mos lejo qe ajo te behet sateliti cilli sillet rreth teje dhe sherbetore e cila kryen urdherat e tua.Jo! Trimėroje
qe te jete personalitet i pavarur,se i ka qendrimet dhe vendimet e veta.Keshillohu me te per qdo gje dhe drejtoju me fjale te mira.
Pranoje mendimin e saj nese eshte ne te drejte dhe thuaja kete.Nese mendon se ti je ne te drejte,mundohu tia spjegosh ne menyre te bute.

12.Falenderoje nese te kryen ndonje pune ose te keshillon per diqka. Pejgamberi a.s., ka thene: "Kush nuk falenderon njerezit,ai nuk e ka falenderuear Allahun"

13.Permbaju nga ofendimet dhe qortimet.Mos e krahaso me farefiset e tua,sjellja e te cilave te pelqen,qe ta besh shembull qe nuk mund te arrihet.Mos thuaj se ajo nuk mund te krahasohet me to.

14.Mundohu tia sigurosh mundesite qe do te triumfosh ne arsimim dhe perparim.Nese ajo deshiron te marre ndonje titull shkencor,lehtesoje kete nese kjo nuk kurndershtohet me principer e feje dhe nese kjo nuk i pengon ne kryerjen e puneve familjare dhe te shtepise.Kushtoi kujdes qdo suksesi te saj.

15.Behu bashkbisedues i mire i saj.Degjoje kur ajo flet,sepse kjo e liron ate nga brengat dhe veshtiresite.Asesi mos e provoko dhe mos e shtyej te genjeje.Per fat te keq disa gra nuk dine te ndalen se foluri.Disa gra flasin keq per familjen e burrit dhe farefisin.Ne kete rast sillu me te me urtesi dhe keshilloje.

16.Beja me dije se me ty eshte e sigurt nga qdo rrezik,se ti nuk mund ta lesh pas dore e as te largohesh prej saj.

17.Beja me dije se ti materialisht do te kujdesesh per te,sado qe te jete gjendja e saj modeste.Mos e shtrij doren ne pasurine te cilen e ka trasheguar nga babai i saj.Feja nuk te lejon te uzurposh pasurine e saj.Mos u bej koprrac me pretekst se ajo eshte e pasur.Sado e pasur qe te jete ajo ka nevoje psikologjike te ndjeje se ti je zavendesim i vertet i babait te saj.

18.Ruaja nga lidhjet shoqerore te ndaluara.Shum shtepi jane rrenuar per shkak te ketyre lidhjeve.

19.Harmonizoje dashurine ndaj gruas tende,ndaj familjes dhe prinderve.Mos lejo qe njera ta mbisnoje tjetren,dhe njera te duroje per shkak tjetres.Secilit jepja te drejten qe i takon.

20.Sillu me bashkeshorten tende ashtu siq deshiron qe ajo te sllet me ty.Ajo e do te ti ate qe ti e don te ajo.Ibn Abbasi radijallahu anhu,thote :"Une zbukurohem per gruan time ashtu siq deshiroj qe ajo te zbukurohet per mua"

21.Ofroj argetim te mjaftueshem jasht shtepise si ne lloj nderrimi.Kjo posaqerisht mund te realizohet para se te lindin femijet.

22.Shoqeroje ne punet te cilat edhe ajo ty do te shoqeroje.Vizitoje familjen e saj,dhe mirmbaj raportet dhe relacionet e mira ndaj familjes se saj.

23.Mos lejo te behet xheloze ndaj punes tuaj te tepruar.Mos lejo te ta marre tere kohen,posaqerisht gjate vikendeve.Mos u largo prej saj duke u angazhuar ne pune posaqerisht gjate vikendeve,qofte ajo ne shtepi ose jashte shtepise. Keshtu nga bashkshortja do ta largosh merzine.

24.Kur te dalesh nga shtepia,kerko prej saj te lutet per ty.Kur te kthehesh ne shtepi mos u befaso.Ajo ne kete menyre nuk do te jetee pergaditur per takimin me ty,por edhe ndoshta do te jete ne gjendje ne te cilen nuk do te kishe deshire ta takosh.

25.Shikojeni jeten nga i njejti aspekt. Pejgamberi a.s., ka thene: "Pranojeni rekomandimin qe me grate te silleni mire.Vertete gruaja eshte krijuar nga brinja.Laku me i madhe i brinjes eshte me lart.Nese provon ta drejtosh ,do ta thyesh,e nese e le si eshte,mbetet i shtrember.Andaj pranojeni rekomandimin qe grave tu beni mre."

26.Mundohu ti ndihmosh gruas ne disa pune te shtepise.Pejgamberi a.s. keshtu eshte sjellur me grate e tij,duke iu ndihmuar atyre ne punet e shtepise.AISHA r.a. thote:"Ai i ndihmonte gruas se tij,e kur vinte koha e namazit dilte ne xhami"

27.Mundohu te mos i veresh disa mangesi te gruas tende.Dije se ajo ka virtyte dhe miresi te cilat i mbulojne ato mangesi.Pejgamberi a.s. ka thene :"Nuk duhet besimtari te hidherohet me besimtaren.Nese hidherohet me disa veprime te saj, me disa te tjera eshte i kenaqur"

28.Burri eshte i detyruar te luaj me bashkeshorten e tij.Pejgamberi a.s. le te lete shembull per ty ne kete :"Perse nuk je martuar me Bekrin,qe te luaj ai me ty dhe ti te luash me te "

29.Degjoje kritiken e gruas tende me zemer te hapur.

30.Sillu mire me femijet dhe gruan tende.



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 16.10.08 15:05, edituar 1 herė gjithsej

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Tė dish rėndėsinė e grave Nga
Prof. Halid Ebu El-Fadl

Kur imam Zuhriu, njė dijetar i famshėm i
Sunetit (traditės profetike) i shprehu Kasim ibn Muhamedit (dijetar nė fushėn e Kuranit) dėshirėn pėr tė marrė dije, Kasimi e kėshilloi t’i bashkohej asamblesė sė njė juristeje shumė tė njohur muslimane, Amara bint Er-Rahman. Imam Zuhriu e
ndoqi asamblenė e saj dhe mė vonė e pėrshkroi si njė ‘oqean njohurish pa brigje’. Dhe nė tė vėrtetė, Amara kaloi nėpėr duar njė sėrė dijetarėsh me famė, si Ebu Bekr Muhamed Hazama dhe Jahja ibn Seidi.
Amara nuk ishte njė mutacion nė historinė
islame, pasi ajo i bashkangjitet zinxhirit tė gjatė tė transmetueseve tė diturisė, duke filluar qė nga Aishja, gruaja e Profetit a.s. Njė numėrim konservativ do tė nxirrte nė pah sė paku 2500 gra juriste mė njohuri tė
jashtėzakoshme, transmetuese hadithesh dhe poete tė shkėlqyera nėpėr historisė
islame.
Kjo ndodhte atėherė, ndėrsa tani mezi gjen
qoftė dhe njė juriste tė vetme muslimane. Gratė thuajse mungojnė fare nė Islamin publik dhe nė jetėn intelektuale. Nė shumė xhami gjen aktiviste tė zonjat muslimane por shumė pak shkrimtare mbresėlėnėse si Zejneb el-Gazali. Por tė gjitha kėto janė pėrjashtime. Zor se mund tė gjesh njė grua qė tė mbajė leksion nė njė audiencė tė pėrzier pėr ndonjė ēėshtje gjini-asnjėanėse, siē ėshtė kamata pėrshembull. Ndėrkohė qė gjen plot gra muslimane profesioniste nė ēdo fushė tė jetės, ėshtė shumė e vėshtirė tė shohėsh ndonjėrėn prej tyre nė bordet e qendrave islame apo nė pozita drejtuese.
Ka njė sėrė arsyesh qė kanė ēuar nė kėtė gjendje alarmante. Njė arsye veēanėrisht shqetėsuese ėshtė qėndrimi nėnvlerėsues qė ka infektuar shumė burra muslimanė. Tė rrallė janė ata qė mund tė pėlqejnė tė udhėzohen apo mėsohen nga gratė. Burrat muslimanė nė Amerikėn e Veriut dhe nė
vende tė tjera po ushqejnė njė ndjenjė fobie ndaj grave, qė herė pas here tenton t’i largojė gratė nga konferencat, takimet, tubimet e madje dhe nga xhamitė.”
Allahu e bekoftė Fatime bint Keisin, e cila me
njė vendosmėri tepėr tė madhe polemizoi me haztreti Omerin dhe hazreti Aishen mbi njė ēėshjte ligjore dhe nuk pranoi tė ndryshonte mendim. Kemi dhe Umu
Jekabin, e cila pasi dėgjoi Abdullah ibn Mesudin tek sqaronte njė ēėshtje ligjore, iu drejtua me njė mirėbesim tek vetja: “E kam lexuar gjithė Kuranin dhe askund nuk kam gjetur njė sqarim tė tillė.”

E vėrteta ėshtė se Islami as nuk i kufizon
gratė nė sferėn private dhe as nuk u jep burrave superioritet nė jetėn publike apo atė private. Po tė kėrkosh do tė gjesh se kulturat greke dhe ato romake qė i paraprijnė qytetėrimit Islam, nuk nxorrėn as edhe njė femėr tė famshme, filozofe apo juriste. Ngjashėm me kėtė, deri nė vitet 1700, nė Evropė nuk doli as edhe njė femėr e vetme e shquar nė fushėn shoqėrore, politike apo atė ligjore. Ndėrsa nė Islam ndodhi krejtėsisht e kundėrta nė ēdo aspekt, aq sa vetė hazreti Omeri mbikqyrjen e tregut tė Medines ia kishte besuar Shafa bint Abdullahut. Mė tepėr se kaq, historia islame ėshtė e mbushur plot me figura tė shquara, profesoresha qė u kanė dhėnė mėsim juristėve me emėr.
Ndėrsa ne sot, dhe ėshtė pėr t’u trishtuar, i
kemi kthyer gratė nė kohėn paraislamike, duke i pėrjashtuar nga jeta dhe aktiviteti publik. Njė dijetar i kohėve tė fundit, Muhamed Gazali, e pėrshkroi
kėtė fenomen si ‘mbėrritja e fikut beduin’. Me tė nėnkuptonte se kultura e botės bashkėkohore vėrtitet mė sė shumti
rreth burrave dhe se ēdo gjė kanalizohet pėr t’u ardhur nė shėrbim atyre.
Nė traditėn profetike gjejmė se profeti a.s i
ndihmonte gratė nė punėt e shtepisė. Por shumica e dijetarėve bashkėkohorė, as qė kanė patur mirėsinė t’u drejtohen burrave se kjo lloj veprimtarie, si njė dorė mė shumė nė familje, jo vetėm qė ėshtė e pėlqyeshme, por madje dhe e
kėrkuar nė disa rrethana. Shumė burra kėnaqėn apo dėfrehen me mohimin e njė gjėje tė tillė dhe pėrzgjedhin gjithė intuziazėm prej sunetit atė qė u pėrshtatet mė mirė interesave tė tyre.
Dihet se grave si Aishja, Ume Seleme, Lejla
bint Kasim, Esma bint Ebu Bekėr, Kaula bint Umu Darda dhe shumė tė tjerave, u ėshtė besuar ruajtja dhe transmetmi i njė tė katėrtės sė fesė



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 16.10.08 15:09, edituar 1 herė gjithsej

https://dibra.albanianforum.net

3Grate ne Islam Empty Gra hadithologe 16.10.08 14:10

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral



Historia
ka arritur tė regjistrojė nė faqet e saj vetėm njė pjesė tė vogėl tė aktiviteteve akademike, sė paku para kohėve moderne, ku gratė kanė luajtur njė
rol shumė tė rėndėsishėm dhe tepėr aktiv, krah pėr krah me burrat. Pėrjashtim tė veēantė kėtu, bėn shkenca e hadithit. Islami (ndryshe nga Krishterimi) kurrė nuk pranoi t’i mveshė gjininė Zotit (1), dhe asnjėherė nuk caktoi ndonjė elitė drejtuese mashkullore, si urė lidhėse mes krijesės dhe Krijuesit. E nisi jetėn me njė siguri tė paqshme, qė garanton se burrat dhe gratė janė tė pajisur me role harmonizues se sa thjesht identifikues dhe me atė se nuk ka mbizotėrim
shpirtėror bazuar nė parimin e mashkullsisė (2). Pėr pasojė, bashkėsia muslimane, ishte mė se e lumtur pėr t’ia besuar Zotit ēėshtjet e barazizė. Vetėm kjo sqaron atė se pėrse, duke lėnė mėnjanė pėrkufizimet klasike perėndimore,
Islami ka nxjerrė njė numėr tė paparė grash dijetare muslimane, ku shtėpia e
Islamit ėshtė ngritur edhe nėpėrmjet dėshmisė dhe gjykimit tė tyre tė drejtė.
Qė nė fillimet e Islamit, gratė kanė luajtur njė rol tepėr tė rėndėsishėm nė ruajtjen dhe pėrhapjen e hadithit, dhe ky rol nuk u ndėrpre por vazhdoi nė
gjithė shekujt qė vijuan. Nė ēdo periudhė tė historisė islame, ka ekzistuar njė
numėr i konsiderueshėm grash, tė njohura nė fushėn e transmetimit, tė cilat janė
parė me admirim dhe respekt tė madh nga vėllezėrit e tyre nė fe. Tė dhėna pėr
biografinė e shumė prej tyre janė regjistruar nė fjalorėt biografikė. Gjatė kohės sė profetit alejhiselam, shumė gra nuk kanė qenė shembull thjesht pėr ēuarjen pėrpara tė shumė traditave, por kanė qenė edhe transmetuese tė kėtyre
traditave tek motrat dhe vėllezėrit e tyre nė besim.(3) Pas vdekjes sė profetit alejhiselam, shumė gra sahabe, veēanėrisht gratė e tij, qenė njė burim i pashtershėm diturie, prej tė cilave shumė sahabė kėrkonin udhėzime, ku dhe
arritėn t’i marrin tė gatshme gjėrat qė ato kishin grumbulluar nė thesarin e ēmuar, nga shoqėrimi i gjatė me profetin alejhiselam. Figura si Hafsa, Umu Habiba, Umu Seleme, Mejmuna dhe Aishja, janė tė njohura pėr kėdo studiues tė
hadithit, si transmetueset mė tė hershme dhe mė nė zė (4). Nė veēanti Aishja, ėshtė njė nga figurat mė tė njohura nė tė gjithė historinė e literaturės sė hadithit- jo thjesht si njė nga transmetueset mė tė hershme, por dhe si mė e
kujdesshmja nė transmetim. Poashtu edhe nė periudhėn e kalifėve, gratė zinin vend tė rėndėsishėm si transmetuese. Hafsa, vajza e ibn Sirinit (5), Umu Darda e Reja, (81 h./700) dhe Amra bin Abdul Rahman, pėrbėjnė vetėm njė pjesė tė grave hadithologe me peshė tė asaj periudhe. Umu Darda u vlerėsua shumė nga Ijas ibn
Muavija, njė haditholog i njohur i asaj kohe dhe gjykatės me aftėsi dhe merita
tė padiskutueshme. Ajo mbahej prej tij si hadithologja mė e aftė e asaj kohe,
pėrfshirė kėtu edhe mjeshtra tė hadithit si Hasan al-Basri dhe ibn Sirini (6). Amra cilėsohej si njė figurė tepėr e shquar pėr hadithet e transmetuara nga Aishja. Njė nga studentėt e saj, Abu Bekr ibn Hazmi, gjykatėsi i famshėm i
Medines, u urdhėrua nga kalifi Umer ibn Abdul Aziz, tė shruante tė gjithė hadithet e njohura nėpėrmjet saj (7). Pas tyre Abida Madanija, Abda Beshir, Umu Umer Thakafija, Zejnebja, mbesa e Ali ibn Abdullah ibn Abasit, Nafisa bint
al-Hasan bint Zejd, Hadixhe Umu Muhamed, Abda bint Abdu Rrahman dhe shumė tė
tjera prej sojit tė brishtė, mbajtėn leksione publike nė fushėn e hadithit. Kėto
gra tė pėrkushtuara u pėrkisnin prejardhjeve tė ndryshme, duke dėshmuar kėshtu
se as klasa dhe as gjinia nuk ishin pengesa pėr tė ngjitur shkallėt e diturisė.
Pėr shembull, Abida, qė e nisi jetėn si skllave nėn pronėsinė e Muhamed ibn
Jezidit, mėsoi njė sėrė hadithesh me mėsuesit e Medinės. Mjeshtri ia dorėzoi atė
Habib Dahunit, hadithologut tė madh tė Spanjės, nė vizitėn e tij nė qytetin e Shenjtė gjatė kohės sė Haxhit. Dahunit i bėri shumė pėrshtypje pėrgatitja e saj, kėshtu qė i fali dhe lirinė, ku mė andej u martua me tė dhe e solli nė Andaluzi. Thuhet se ajo ka transmetuar 10000 hadithe nga mėsuesit e Medines. Zejnebe bint Sulejman (142/759), ndryshe nga Abide, lindi princeshė nė njė familje tė lartė. Babai i saj ishte kushėriri i Safahit, themeluesi i dinastisė Abasite, dhe kishte qenė guvernator i Basras, Omanit dhe Bahreinit gjatė dinastisė sė Mensurit (9). Zejnebja, e cila pati njė shkollim tė mirė, arriti tė
marrė master nė hadith, fitoi famė si njė ndėr hadithologet mė tė mira tė kohės,
dhe numėronte shumė burra tė zotė si nxėnės sė saj, tė cilėve u dha dhe hixhazen
personale. (10) Ky bashkėpunim i grave me burrat nė kultivimin e traditės profetike vazhdoi deri nė kohėn e pėrpilimit tė antologjive tė mėdha tė
hadithit. Njė vėzhgim i teksteve vė nė dukje se gjithė pėrpiluesit mė tė rėndėsishėm tė hadithve, qė nga ata tė kohėve mė tė hershme, njė pjesė tė mirė tė tyre arritėn ta mernin nga gratė dijetare: ēdo pėrmbledhje madhore pėrmend
emra tė shumė grave si transmetuese tė drejtpėrdrejta tė autorit. Kur kėto vepra
arritėn tė pėrpiloheshin, ishin po kėto gra hadithologe qė i pėrvetėsuan, dhe qė
mbajtėn leksione nė klasa me njė pjesėmarrje mjaft tė gjerė, tė cilėve do t’u
jepnin edhe hixhazen e tyre personale.
Nė shekullin e katėrt ne shohim
Fatime bint Abdu Rahman (312 h./924), e njohur si Sufije pėr nga shkalla e lartė
e devotshmėrisė; Fatimen (mbesėn e Ebu Dautit tė Sunenit tė famshėm); Amat Uahid
(377 h./987), vajza e juristit tė njohur, Muhalim-it; Umu Fath Amat al-Selam
(390 h./999), bija e gjykatėsit tė njohur Ebu Bekr Ahmedit; Xhumua bint Ahmed
dhe shumė gra tė tjera, klasat e tė cilave ishin pėrherė tė mbushura me njė
auditor mjaft tė ngritur (11).
Tradita islame e studimit tė hadithit nga
gratė vazhdoi edhe nė shekullin e pestė dhe tė gjashtė pas hixhras. Fatima bin
al-Hasan bin Ali ibn al-Dakak al-Kurejshi, u dallua jo vetėm pėr devotshmėrinė
dhe mjeshtėrinė nė kaligrafi, por edhe pėr njohuritė e saj nė fushėn e hadithit
dhe pėr cilėsinė e isnadeve qė dinte (12). Akoma mė e dalluar ishte Karima
al-Maruazija (463 h./1070), qė njihej nė atė kohė si mė e besueshmja nė sahihun
e Buhariut. Ebu Dhari i Heratit, njė ndėr dijetarėt mė tė njohur tė kohės, e
vlerėsoi aq shumė besueshmėrinė e saj, saqė i kėshilloi studentėt e tij tė mos e
studionin sahihun me askė tjetėr pėrveē asaj nisur nga dija e lartė qė ajo
zotėronte. Kėsisoji, ajo paraqitet si figurė qėndrore nė transmetimin e kėtij
teksti me rėndėsi vendimtare nė Islam (13). Godziher shkruan se “emri i saj
pėrmendet me njė shpeshtėsi tė paimagjinueshme pėr ixhazen, nė tregimin e
tekstit tė kėtij libri” (14). Ndėr studentėt e saj mund tė pėrmendim Hatib
Bagdadin (15) dhe Humejdiun (428 h./1036-488 h./1095). (16).
Pėrkrah Kerimas, njė numėr tjetėr grash hadithologe zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė
transmėtimin e teksteve Sahihi (17). Mes kėtyre mund tė pėrmendim nė veēanti
Fatime bint Muhamed (539 h./1144); Shudahn ‘shkrimtaren’ (574 h./1178), dhe Sit
Uzaranė bint Umer (716 h./1316). (1 Fatima e transmetoi librin nga hadithologu
i madh Seid Axhar; dhe nga specialistėt e hadithit fitoi titullin Musnida Isfahan (autoriteti mė i besueshėm i hadithit nė Isfahanė). Shuhda zotėronte njohuri tė thella nė kaligrafi dhe qe njė hadithologe mjaft e njohur. Biografėt
e pėrshkruanin atė si ‘kaligrafiste tepėr e besueshme nė hadith, dhe e mbanin si
krenaria e grarisė’. Stėrgjyshit tė saj i vinte mjaft ndorėsh tė bėnte gjilpėra,
duke marrė kėshtu dhe llagapin ‘al-Ibri’, gjilpėraxhiu. Por babai i saj, Ebu Nasr (506 h./1112) ishte fort i lidhur pas hadithit dhe arriti tė studiojė me
njė sėrė dijetarėsh nė kėtė fushe. (19) Nė bindshmėri ndaj sunetit, ai vendosi
qė vajzės sė tij t’i japė njė shkollim tė shėndoshė akademik, duke u siguruar qė
ajo tė studionte me hadithologė, emri i tė cilėve ishte mjaft i dėgjuar.
Ajo u martua me Ali ibn Muhamed, njė figurė tepėr e rėndėsishme, i interesuar nė
fushėn e letėrsisė, qė me vonė u bė dhe njė shoqėrues me shumė vlera i kalifit
Muktabinit, ku mė pas hapi dhe njė kolegj e njė vendtakim Sufi, tė cilėve iu
pėrkushtua me gjithė zemėr. Megjithėkėtė, gruaja e tij njihej mė shumė nga ai;
ajo fitoi famė nė fushėn e hadithit dhe njihej pėr cilėsinė e isnadėve (20). Leksionet e saj rreth sahiut tė Buhariut dhe pėrmbledhjeve tė tjera tė haditheve, ndiqeshin nga masa tė gjera studentėsh; dhe nė sajė tė reputacionit
qė gėzonte, disa persona arritėn tė dėshmojnė rrejshėm se kanė qenė dishepuj tė saj. (21) Poashtu, e njohur pėr njohuritė nė sahiun e Buhariut ishte edhe
Sitt Uzara, e cila pėrveē pėrvetėsimit tė ligjit islam, njihej edhe si ‘musnida e kohės”. Ajo mbajti leksione nga Sahiu dhe vepra tė tjera tė Damaskut dhe Egjiptit (22). Orėt e mėsimit tė sahiut ishin tė ngjashme me ato tė mbajtura nga Umu Khatar Amat al-Kalid, qė mbahej si e fundit dijetare e madhe nė fushėn e hadithit nė Hixhaz. (23) Njė figurė tjetėr nė lidhje me librin e Buhariut ishte Aishe bint Abdul Hadi. (24)
Pėrveē kėtyre gravė qė duken tepėr tė
specializuara nė sahihun e madh tė imam Buhariut, kishte dhe tė tjera,
ekspertiza e tė cilave pėrqendrohej nė tekste tė tjera. Kėtu mund tė pėrmendim
Umu Khajr Fatima bint Ali (532 h./1137), dhe Fatime al-Shahrazurija, tė cilat mbanin leksione nė sahiun e Muslimit (25). Fatime Xhauzdanija (524 h./1129) u transmetoi nxėnėsve tė saj tri muxhamet eTebaraniut. (26) Zejnebja e Haranit (68 h./1289), leksionet e sė cilės terhoqėn masa tė gjera studentėsh, u mėsoi musnedin e Ahmed ibn Hambelit, mbledhėsit mė tė famshėm tė haditheve. (27) Xhuarije bint Umar (783 h./1381), dhe Zejneb bint Ahmed ibn Umar (722 h./1322) qė kishte udhėtuar jashtė mase nė ndjekje tė hadithit dhe kishte mbajtur leksione si nė Egjipt ashtu edhe nė Medine, arriti tė transmetojė tek nxėnėsit e saj pėrmbledhjet e Darinit dhe Abd ibn Humejdit, ndėrsa neve na ėshtė thėnė se studentėt e saj vinin nga vise tė largėta pėr tė ndjekur leksionet qė ajo mbante. ( Zejnebe bint Ahmed (740 h./1339), e njohur nė pėrgjithėsi si bint al-Kemal, arriti tė sigurojė njė barė deveje me diploma; mbajti leksione pėr musnadin e Ebu Hanifes, pėr shamailin e Tirmidhiut dhe pėr Shahr Maani al-Athar tė Tahaviut, pjesėn e fundit tė tė cilit e lexoi me tjetėr grua hadithologe, Axhiba bint Ebu Bekr (740 h./1339). (29) Goldziher thotė se “tek ajo bazohet saktėsia e kodeksit Gotha…nė tė njėjtin isnad njė numėr i konsiderueshėm grash
tė ditura janė pėrmendur si tė pėrfshira nė kėtė punė.” (30) Me tė dhe me shumė gra tė tjera, udhėtari i famshėm Ibn Batuta, studioi hadithet gjatė qendrimit tė tij nė Damask. (31) Historiani i famshėm i Damaskut, Ibn Asakir, qė tregon se ka studiuar me mbi 1200 burra dhe 80 gra, kishte marrė ixhazen Zejnebe bint Abdu Rahman pėr Muatanė e imam Malikut. (32) Xhalaludin al-Sujuti studjoi risalen e imam Shafijut me Haxhar bint Muhamed. Afif al-Din Xhunejd, njė haditholog i shekullit tė nėntė pas hixhrit, lexoi sunenin e Darimit me Fatime bint Ahmed ibn
Kasim.(34)



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 16.10.08 15:14, edituar 1 herė gjithsej

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

ēėshtja e Hixhabit: Shtypje apo lirim?
Nga: Mari C.Ali
"Pse femrave muslimane iu duhet tė mbulojnė kokėn e tyre?" Kjo pyetje bėhet si nga muslimanėt ashtu edhe nga jo muslimanėt. Por pėr shumė femra ėshtė mė tė vėrtetė provė e tė qenurit muslimane. Pėrgjigjja pėr
kėtė pyetje ėshtė shumė e thjeshtė - Gratė muslimane e mbajnė Hixhabin (mbulojnė kokėn dhe trupin) sepse Allahu i ka urdhėruar ta bėjnė kėtė.
"O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėjnė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen.
All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues."
(Kur'an 33:59)
Shkaqe tjera sekondare pėrfshijnė modestinė si tek burrat ashtu edhe tek gratė. Pėr kėtė tė dy palėt do tė ēmohen pėr inteligjencė dhe aftėsi e jo pėr paraqitje dhe seksualitet. Njė vajzė shkollare Iraniane thekson: "Ne duhet t'i ndalojmė meshkujt qė na trajtojnė si objekte
seksi, siē e kanė bėrė gjithmonė. Ne duam qė ata tė injorojnė pamjen tonė dhe t'i japin mė shumė rėndėsi pėrsonalitetit dhe kapacitetit tonė. Ne duam qė ata tė na marrin seriozisht dhe tė na trajtojnė si tė barabartė dhe jo tė na vijnė rrotull pėr trupin dhe pamjen fizike
". Gruaja Muslimane qė mbulon kokėn tregon identitetin e saj. ēdonjėri qė
e shef atė do tė tė dijė qė ajo ėshtė muslimane dhe ka karakter tė mirė moral. Shumė gra muslimane tė mbuluara janė tė pajisura mė dinjitet dhe
vetėbėsim; ato janė tė kėnaqura tė identifikohen si gra muslimane. Si e ndershme, modeste, dhe e dlirė, ajo as nė shkallėn mė tė vogėl nuk don qė seksualiteti i saj tė ketė lidhje nė marrėdhėnjet me meshkujt. Ajo
qė mbulon veten e saj, mbulon seksualitetin por lejon qė feminiteti i saj tė dal jashtė.
Pyetja e Hixhabit pėr gratė muslimane ka
pasur kontradikta pėr shekuj dhe mė siguri do tė vazhdoj tė ketė pėr edhe mė shumė. Disa njerėz tė shkolluar nuk e konsiderojnė kėtė temė
pėr diskutim dhe konsiderojnė qė mbulimi i fytyrės ėshtė i detyruar, kur shumica kanė opinion tė kundėrt. Njė opinion i mesėm ėshtė marrė
nga disa tė tjerė tė cilėt janė tė mendimit qė detyrimi ėshtė i papėrcaktuar dhe lihet i hapur nė dorė tė individit dhe ėshtė i mvarur nga situata. Gratė e Pejgamberit (a.s.) ishin tė urdhėruara tė mbulojnė fytyrėn nė mėnyrė qė burrat tė mos mendojnė pėr to nė aspektin seksual
meqė ato konsiderohen "Nėnat e besimtarėve", por ky obligim nuk vlente pėr gratė e tjera.Fjala "Hixhab" vjen nga fjala arabe "Haxhaba"
qė do tė thotė fshehje nga shikimi apo vėshtrimi. Nė kohėn e sotme,
konteksti i Hixhabit ėshtė mbulesa modeste e gruas muslimane. Tani bėhet pyetja ēka duhet tė mbulohet? Kur'ani thotė:"Thuaju
besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu
ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata. Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė
tyre. Tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme,
le tė vejnė shamitė mbi krahrorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė
bukuritė e tyre askujt pėrveē burrave tė vet, babajve tė vet ose
babajve tė burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet,
vėllazėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė
motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmenden) dhe robreshave, tė
cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbetoreve nga medhkujt tė
cilėt nuk ndiejnė nevojė pė femrat ose fėmijėt nuk i kanė tė pjekur pėr
gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė mos zbuluar fshehtsinė
nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim." (24:30-31)
Kėto ajete nga Kur'ani pėrmbajnė dy urdhėra kryesore:
1.Gruaja nuk duhet tė tregoj bukuritė dhe stolitė e saj pėrveēse ēfarė
tregohet nga faktorė tė pakontrolluar si pėr shembull kur fryn dhe era tė largon rrobėn, dhe
2. Mbulesa e kokės duhet tė jetė e bollshme saqė tė mbulojė flokun, qafėn dhe gjoksin.
Islami nuk ka standarde fikse pėr stilin e veshjes apo tipin e rrobės qė muslimanėt duhet tė veshin. Megjithatė, disa kėrkesa duhet tė shihen. E
para nga kėto kėrkesa ėshtė se cilat pjesė duhen mbuluar, Islami ka dy
burime pėr udhėzime dhe rregulla: i pari ėshtė Kur'ani, fjala e
shpallur nga All-llahu dhe e dyta, Hadithi apo tradita e Profetit
Muhamed a.s. i zgjedhur nga Allahu pėr tė qenė modeli pėr njerėzimin. Mė poshtėė tregohet Hadithi i Profetit:
"Aisha r.a. transmeton
qė Asma, vajza e Abu Bekrit r.a. erdhi te Pejgamberi i Allahut e veshur me njė rrobė tė hollė (tė tejdukshme). Ai iu afrua dhe i tha: "O Asma,
kur njė vajzė arrin moshėn e menstruacioneve, nuk ėshtė e pėrshtatshme
qė tė ekspozojė ndonjė pjesė tė trupit, pėrveē kėsaj dhe kėsaj. Ai tregoi fytyrėn dhe duart." (Abu Davud)
Kėrkesa e dytė ėshtė
gjerėsia. Rroba duhet tė jetė mjaft e lirshme saqė tė mos paraqes formėn e trupit tė gruas. Njė mėnyrė e dėshiruar ėshtė tė veshurit e njė manteli (pelerinė) sipėr rrobave. Megjithatė nėse rroba ėshtė mjaft e gjėrė ajo nuk ėshtė e nevojshme. Trashėsia ėshtė kėrkesa e tretė.
Rroba duhet tė jetė mjaft e trashė saqė mos tė mund tė shihet ngjyra e
lėkurės apo forma e trupit. Profeti Muhamed a.s. ka thėnė qė nė gjeneratat e mėvonshme tė umetit do tė ketė "gra tė cilat do tė jenė tė veshura por lakuriq dhe nė majė tė kokės (do duket si ) gungat e
devesė. Mallkoni ato sepse ato janė me tė vėrtetė tė mallkuara." (Muslimi). Njė tjetėr kėrkesė ėshtė edhe e gjithė pamja dijitoze. Rroba tė cilėn e vesh femra nuk duhet tė jetė tėrheqėse nė vėmėndjen e
mashkullit. Ajo nuk duhet tė ketė shkėlqim qė ēdokujt ti bie nė sy ajo dhe gruaja gjithashtu. Nė shtim ka dhe kėrkesa tė tjera:
1.Gratė nuk duhet tė vishen ashtu qė tė duken si burra. Ibn Abasi ka transmetuar: "Profeti a.s. i ka mallkuar ata burra qė duken si gratė dhe ato gra qė duken si burra."
2. Gratė nuk duhet tė vishen nė tė njėjtėn mėnyrė si jobesimtaret.
3.Rroba duhet tė jetė modeste, jo tepėr e zbukuruar dhe jo tepėr e keqe
nė mėnyrė qė tė fitoj admirimin apo simpatinė e tė tjerėve.
Shpesh harrohet fakti qė veshja moderne pėrėndimore ėshtė shpikje e re. Po tė vėrejmė rrobėn e grave pak para 70 vjetėve do tė shohim veshje tė ngjashme me Hixhabin. Kėto gra aktive dhe punėtore tė Pėrėndimit nuk
ishin tė penguar nga rroba e tyre qė ishte e gjatė dhe e plotė dhe kishte modele tė ndryshme tė mbulimit tė kokės.
Gratė muslimane
tė cilat e mbajnė Hixhabin nuk e gjejnė atė jopraktike apo pengesė nė aktivitetet e tyre nė tė gjitha llojet dhe nivelet e jetės. Hixhabi nuk ėshtė thjeshtė njė rrobė mbulimi por, ēfarė ėshtė mė e
rėndėsishmja, ėshtė sjellje, qėndrim, dukje dhe paraqitje nė publik. Ajo ėshtė njė nga tiparet e gjithė qėnjes njerėzore.
Nga: IslamOnline.net Pėrktheu: Ilda Sadriu

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi