Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Rrethi i Pukes Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Rrethi i Pukes Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Rrethi i Pukes Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Rrethi i Pukes Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Rrethi i Pukes Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Rrethi i Pukes Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Rrethi i Pukes Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Rrethi i Pukes Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Rrethi i Pukes Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Rrethi i Pukes Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Rrethi i Pukes Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Rrethi i Pukes Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Rrethi i Pukes Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Rrethi i Pukes Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Rrethi i Pukes Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Rrethi i Pukes

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Rrethi i Pukes Empty Rrethi i Pukes 08.04.13 19:08

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Global Promotion AllianceRrethi i Pukes Imp
Rrethi i Pukės shtrihet nė qendėr tė Shqipėrisė Veriore, nė njė mjedis ku ndėrthuren malet me luginat e thella, mbulesa tė dendura pyjore me siperfaqe tė eroduara, lėndina e livadhe qė ndėrpriten nga lumenj e pėrrenj tė shumtė, kroje me ujė tė kulluar ushqyer nga dėbora e shumtė qė shpesh zbardh deri nė verė. Ketu jeton njė popullsi vitale, e shpėrndarė nė gjithė territorin, me njė histori tė pasur, qė dėshmohet nga prania e qendrave arkeologjike, kalatė, gjurmėt e mureve ilire, shpellat si dhe me njė kulturė shpirtėrore qė shprehet nė traditat e zakonet, nė kėngėt e vallet popullore aq tė bukura tė kėsaj treve. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerėzor tė Pukės pėrbėn njė ofertė turistike tė veēantė, mjaft tė pėrshtatshme pėr shetitje, ski, alpinizėm, gjueti sportive (tė peshkut, shpendėve dhe kafshėve tė egra) dhe pėr veprimtari tė tjera rekreative, ēlodhėse e argėtuese. Ky ėshtė njė sektor nė zhvillim e qė mund tė sigurojė tė ardhura tė shumta por qė deri tani nuk i ėshtė treguar interesi i duhur, ndaj kėsaj zone qė meriton njė vėmendje tė veēantė.

DISA ASPEKTE HISTORIKE
Nė kronikat hartografike ėshtė shumė e pėrmendur dhe studiuesit vendas pėrmendin sesi Ptolemeu nuk e shėnon rastėsisht qytetin Ad Picaria, ashtu siē nuk mund tė shėnonte rastėsisht qytetet e njohura para tij, si Lissus dhe Skodra. Prandaj, Ad Picaria nė shek. II, afro 1800 vjet mė parė bėhet i njohur si qytet nė brendėsi tė vendit. Nė vazhdim, nė shek III-IV, nė Tabulla Peutingeriana, nė Itinerarėt (harta tė rrugėve antike), Ad Picaria shėnohet fill pas qyteteve Skodre dhe Lissum, XXX milje nė verilindje tė Lezhės. Mbas shek. VI, Ad Picaria nuk gjendet e dokumentuar. Ē’ndodhi me tė? Shuflai (historian kroat, studiues i historisė mesjetare shqiptare), thotė se shumė qytete tė Ilirisė u dogjėn dhe u shkatėrruan gjatė pushtimeve tė fiseve barbare. Kėtė fat pati, pra, edhe Ad Pikaria. Ndėrsa Puka del e dokumentuar vetėm nė veprat e Prokopit tė Ēezaresė (historian i madh bizantin i kohės sė Perandorit Justinian).

RESURSE NATYRORE

1. Shpella e Kaurit

Ndodhet afėr fshatit Lėvrushk, nė malin e Kollatės. E formuar si shpellė karstike nė gėlqerorėt e trias – jurasit, ėshtė e gjatė 250 m, e gjerė dhe e lartė 3 m, me kaonkrecione tė shumta. Vizitohet sipas rrugės rurale Pukė – Levrushk.

2. Fosilet amonite tė Triaskut tė Poshtėm nė Kēirė

Gjenden nė fshatin Kēirė, 600 m mbi nivelin e detit. U studiuan nga gjeologu austriak F. Nopca. Fosilet e spacieve Sagaceras albanikum, Pronorites osmanicus, Procarnites scanderbegis, etj. dalin nė njė territor 4500 m2. Vizitohet me rrugėn Pukė – Kēirė.

3. Peneplena e Gomsiqes

Ndodhet afėr fshatit Gomsiqe, 800 m mbi nivelin e detit. Pėrbėn mbetje tė peneplenės tortoniane: sheshimi i relievit nga veprimi i faktorėve tė jashtėm (erozionet, etj.), para 17 milion viteve, nė kushtet e qetėsisė relative tė lėvizjeve tektonike diferencuese. Ka formėn e njė pllaje tė sheshtė: 1,5 km e gjatė, 700 – 750 m 3 gjerė. Vizitohet me rrugėn Pukė - Gomsiqe.

4. Guri i Shenjtė

Ndodhet afėr fshatit Zezaj, 538 m mbi nivelin e detit. Ėshtė njė gur graniti me formė shumėkėndėshi. Legjenda e lidh me Skėnderbeun. Vizitohet sipas rrugės rurale Pukė – Zezaj.

5. Gėshtenja e Kokdodes
Gjendet 981 m mbi nivelin e detit, pranė fshatit Kokdode, komuna Iballė. Pėrbėn pyll gėshtenjė kali (Aesculus hippocastanum L.), rreth 10 ha, me lartėsi 15 – 17 m, diametėr

tė trungjeve 100 – 130 cm, moshė mbi 100 vjet. Vizitohet me rrugėn Pukė – Iballė – Kokdode.

6. Bungat e varrezave nė Korthpulė

Gjenden nė varrezat e fshatit Korthpulė, komuna Luf, 500 m mbi nivelin e detit. Janė dy drurė bunge, me lartėsi 15 – 16 m dhe perimetėr kurorė tė pėrbashkėt 70 – 75 m, diametėr trungu 1 – 2 m e moshė mbi 300 vjet. Vizitohet sipas rrugės rurale Pukė – Gomsiqe – Korthpulė.

7. Qarret e varrezave tė Shėnkollit nė Kryezi

Gjenden afėr fshatit Kryezi, komuna Qafe – Mal, prane kishes se Shenkollit, 600 m mbi nivelin e detit. Jane 5 qarre me lartesi 20 – 25 m, diameter 90 – 100 cm e perimeter 180 200 cm, moshe mbi 250 vjet. Vizitohen sipas rruges rurale Fushe – Arrez – Kryezi.

8. Qarri i Xhamisė sė Kryeziut
Gjendet nė varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafė – Mal. Ka kurorė ovale, lartėsi 10 – 12 m, diametėr trungu mbi 30 cm e perimetėr 350 cm dhe moshė mbi 250 vjet. Vizitohet sipas rrugės rurale Fushė – Arrėz – Kryezi.

9. Ujėvara e Kryeziut

Ndodhet nė fshatin Kryezi, komuna Qafė Mali. Ėshtė nė perroin e Oroshit, nė shkėmbinjtė magmatike. Ka dy pragje 3 – 4 m lartėsi secili dhe dy pellgje me thellesi mbi 1m. Vizitohet sipas rrugės Fushė – Arrėz – Kryezi.

10. Mrizi i Ndėrlugjeve

Ndodhet 800 m mbi nivelin e detit, afer fshatit Meēe, nė komunėn Rrapė. Jane 4 drurė bunge 200 vjeēare me lartėsi 15 – 16 m, diametėr tė trungut 90 – 100 cm e perimetėr 1,7 – 2 m. Vizitohen me rrugėn Pukė - Meēe.

11. Mani i Zi

Gjendet 800 m mbi nivelin e detit, pranė qytetit tė Pukės. Eshte man i zi i veēuar, me lartėsi mbi 9 m, diametėr tė trungut mbi 1 m, moshė rreth 100 vjet. Vizitohet kur shkon nė qytetin e Pukės.

12. Hurdha e Tisit
Ndodhet 650 m mbi nivelin e detit, nė luginėn e Gomsiqes, pranė fshatit Pevzhė, komuna Tėrbun. Pėrben dru tisi, me lartėsi mbi 9 m, diametėr tė trungut mbi 80 cm, moshė rreth 100 vjet. Vizitohet sipas rrugės Pukė – monumenti (4 – 5 km).

13. Sofra e Lekės

Gjendet 350 m mbi nivelin e detit, pranė fshatit Kabash, komuna Rrapė ėshtė njė sofėr guri mbi 7 m2, rreth sė cilės mendohet se Lek Dukagjini zhvillonte kuvendet. Vizitohet sipas rrugės Pukė – Kabash.

14. Karsti i Munellės
Gjendet afėr fshatit Tuc, komuna Qafė – Mal, nė kurrizin e malit tė Munellės, 1800 – 1990 m mbi nivelin e detit. Perfaqėson peisazh karstik me gropa, hinka, puse karstik, etj. Vizitohet sipas rrugės Fushe Arrėz – Mali i Munellės.

15. Pisha e Dardhės

Gjendet rreth 450 m mbi nivlin e detit, nė varrezat e fshatit Dardhė, komuna Blerim. Ėshtė pishė e zezė (Pinus nigra), me lartėsi 25 – 30 m, diametėr trungu mbi 250 cm e perimetėr mbi 750 cm, moshė mbi 100 vjet. Vizitohet sipas rrugės rurale Fushe Arrez – Dardhė (30 km).

16. Akacjet e Migjenit

Ndodhen tek muzeu i Migjenit ne qytetin e Pukes. Jane disa akiacie, nen hijen e te cilave pushente poeti i madh Migjeni.

17. Pisha e Shejzės

Ndodhet afėr fshatit Iballė tė Pukės. E vetme midis shkurresh, ėshtė e lartė mbi 20 m, me diametėr tė trungut rreth 50 cm e perimetėr mbi 1,5 m dhe moshė mbi 200 vjet. Vizitohet sipas rrugės rurale Fushė Arrez – Iballė.

MONUMENTE KULTURE
Kulla me Karakoll Kokdodė Kur Edit Durham kaloi, mė 1908-n nė kėtė fshat tė Pukės do t’i bėnte pėrshtypje njė banesė tepėr e veēantė. "Ėshtė banesa mė interesante qė pashė nė Shqipėrinė e Veriut", - do tė shprehej studiuesja angleze pėr banesėn-kullė nė fshatin Kokodė tė Pukės qė fatkeqėsisht sot pėrbėn ekzemplarin e vetėm tė kėtij tipi banese nė Shqipėri Nė Shqipėrinė e Veriut deri para disa viteve ruheshin tre banesa tė quajtura kulla me karakoll. Karakolli ishte njė ndėrtim njė kat mė i lartė se ambientet e banimit me perimetėr tė vogėl, i pajisur me frėngji dhe shėrbente vetėm pėr mbrojtjen e banorėve tė kėsaj banese. Njėra prej kėtyre banesave u pėrmbyt nga liqeni i Fierzės nė fshatin Dardhė tė Pukės. Tjetra nė rrethin e Hasit do tė rezistonte, por pa mundur tė ekzistojė deri mė sot. E vetmja "dėshmi" e kėtij lloji banese ėshtė nė fshatin Kokdodė tė Pukės.

E braktisur nga banorėt e saj qė prej pesė vitesh dhe e harruar nga institucionet shtetėrore, banesa-kullė ėshtė nė prag tė shkatėrrimit total edhe se ēatia ėshtė tepėr e dėmtuar. E ndėrtuar nė mesin e vitit 1800 ajo dallon tipologjikisht nga gjithė banesat-kullė tė krahinės. Ndėrsa interesi ndaj saj shtohet edhe nga mjeshtėria dhe mentaliteti i gdhendjeve tė shenjave nė gurėt e qosheve tė kėsaj banese, tė cilat ruajnė kode tė lashta tė jetės sė banorėve tė krahinės. Kode qė koha nė shumicėn e rasteve i ka zhdukur si shpagim edhe pėr indiferencėn e njerėzve qė duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr "humbjen".

Dera e 1800 e kishės sė Arst-Miliskaut
Nė gusht tė vitit 2008 u evidentua, se pranė kishės sė Arst-Miliskaut nė Rrethin e Pukės, ruhet njė derė druri e gdhendur e viteve 1800. Dera u gjet e pėrmbusur nė baltė e rrezikuar qė nga kalbja tė shkatėrrohej plotėsishtė. Dera ka qenė e kishės qė nė fillimet e viteve 1800, dhe ėshtė rivendosur edhe pas riparimeve qė i janė bėrė ngrehinės disa herė gjatė shekujve tė fundit. Ajo paraqet mjaft interes pėr traditėn e dekoracionit arkitektonik tė faltoreve tė lashta dhe tė kishave nė Shqipėrinė e Veriut. Nė vendin tonė ruhen vetėm dy dyer tė objekteve fetare tė kėsaj periudhe. Nė pjesėn e sipėrme, dera ka njė diell me rreze, i cili haset shpesh nė gdhendje me gur, qėndisje, nė veshjet me endje tradicionale popullore shqiptare. Ky ėshtė njė motiv shumė i vjetėr nė Ballkan. Ai ėshtė shumė i ngjashėm me atė tė Mbretit tė Maqedonisė, Filipi II.

Dera e kishės sė Arst Miliskaut ruan edhe gdhendje tė lehta me motive gjeometrike, tė cilat janė modele tė punuara tradicionalisht nė gdhendjet e furkave, djepave dhe orendive tė tjera nė vendin tonė. "Rikonstruksioni grafik i kėtyre tre elementeve, tė derės, dy shenjtorėte gdhendur nė gur, si dhe tė simboleve tė tjera tė gdhendura gjithashtu nė gurė na rezulton si njė 'ikonostas' me shumė interes, nė tė cilin paraqiten objekte pėrfaqėsuese pagane dhe tė krishterimit katolik.

Kisha e Zojės Shna Prende
Nė fshatin Kryezi ėshtė kisha shumė e vjetėr e Zojės Shna Prende. Popullsia e krahinės ruan njė respekt dhe besim tė thellė pėr kėtė shenjtore tė Krishtėrimit. Ėshtė kishė me besim tė fortė dhe qė ėshtė bėrė shpėtim pėr shumė njerėz dhe nė shumė breza. Pėr kėtė kishė ruhen dhe tregohen dhe gojėdhėna, qė janė jehonė dhe besim i lashtėsisė sė saj. Tė moshuarit mbajnė mend, por dhe tradita ruan kujtesėn, se tek kjo kishė vinin vizitorė tė shumtė nė ditėn qė i kushtohet kėsaj Zoje Shnjėtore. Disa thonė se kėtu mblidheshin besimtar katolik dhe me besim mysliman dhe luteshin, kryesisht gra qė kishin probleme qė tė lindnin dhe tė ju jetonin fėmijėt.

Nė vitin 1967, kisha u mbyll dhe pas pak kohe ajo u rrenua, sa edhe themelet u punuan me traktor, u prenė lisat e medhenjė dhe tė moēem, gurėt e mureve u shpėrndanė. Ėshtė fat se dikush nga besimtarėt ruajti dy qoshe guri tė gdhendur tė derės, njėra me Kryqin dhe tjerta me shenjėn e lashtė tė praktikuar nga krishterimi nė formėn X, germė qė perkon me germėn e parė tė mbiemrit tė Jezu Krishtit (Xristo).

Nė verėn e vitit 2008 filloi puna pėr rindėrtimin e kėsaj kishe tė vogel, por e madhe nga shenjtėrimi. Nga viti 1932 kemi njė shenim nga At Gjon Karma, pėr kėtė kishė: "Nė lagje Gegaj

gjindet Kisha e Shna Prendes, me nji lter tė herėshem, rrethue me lisa tė naltė e tė moēėm. Pėr Festė tė kėsajė Shejtneshė ndezin qira' e bajnė edhe darken pėr miqėsi."

Shenjtorėt e gdhendur nė gur, Shėn Nikolla dhe hyjnesha shenjtore e pjellorisė
Nė kishėn e lashtė tė Arst-Miliskaut nė Rrethin e Pukės ruhen dy ikona tė vje tra tė gdhendura nė gur. Gdhendjet e hershme me subjekt fetar dolėn nė dritė gjatė rindėrtimit tė kishės, e cila sot njihet me emrin Kisha e Shėngjonit. Dy ikonat tė cilat mendohet se pėrfaqėsojnė figurėn e Shėn Nikollės dhe tė njė Shenjtoreje-Hyjneshė, janė tė gdhendura nė gur me modelin tradicional tė punimit tė drurit. Sipas studiuesit Jaho Brahaj, specialist nė Qendrėn e Regjistrimit tė Pasurive Kulturore, ikonat paraqesin dy shenjtorė tė periudhės, kur ende nuk ishin kristalizuar rregullat e pasqyrimit tė tyre me aeurolė (brerore). Ruajtja e kėtyre dy figurave tė lashta religjioze nė gur ėshtė rast i veēantė, por kjo shpjegohet me kushtet dhe rrethanat historike dhe tė pozicionit gjeografik tė kishės nė fjalė. Sipas Brahajt, kisha ndodhet nė njė fshat i cili nuk ėshtė nė njė pozicion tė favorshėm, asnjėherė nuk arriti tė marrė titullin famulli, pra asnjėherė ajo nuk pati njė prift nė krye tė saj. "Mbahej meshė, ceremoni fetare vetėm nė ditėn kur vinte pajtori ose nė ndonjė rast kur kishte mundėsi tė vinte prifti pėr ceremoni varrimi. Nga dokumentacioni qė njohim, kjo kishė ka ndėrruar tė paktėn tri herė emrin. Nė fillim tė shekullit XVII, na rezulton me emrin Kisha e Shna Prendes, nė fund tė kėtij shekulli me Kisha e Shėn Nikollit, ndėrsa sot ajo i kushtohet Shėn Gjonit", tregon studiuesi.

Biblioteka e qytetit

anafilla e bibliotekės sė qytetit tė Pukės ėshtė nė vitin 1953, kur shėrbente si sallė leximi; Nė vitin 1959 u emėrtua zyrtarisht "Biblioteka e qytetit tė Pukės" (ish kino- klubi i qytetit); Sot numėrohen mbi 60 mijė libra,nga tė cilat mbi 45 mijė janė botime nė shqip. Njė vend tė rėndėsishėm zėnė botimet e autorėve pukjanė. Biblioteka pasurohet vazhdimisht me botimet e reja nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tė huaja; Nė vitin 1974 u ndėrtua Pallati i Kulturės Pukė, ku gjendet fondi i bibliotekės dhe salla e leximit. Si aneks mė vete ėshtė edhe "Biblioteka pėr fėmijė" e pajisur me njė fond tė pasur pėr lexime nga moshat e vogla. Njė vend tė veēantė zė edhe "Periodiku",ku mbahen gazetat e revistat, sidomos ato tė para viteve '90 (1968-1991).

AKTIVITETE
Alpinizėm
Alpinizmi ėshtė njė nga atraksionet kryesore tė rrethit tė Pukės. Puka ka njė ekip alpinizmi. Nga gjiri i kėtij ekipi kanė dalė mjaft alpinistė tė shquar. Disa prej tyre kanė
marrė pjesė edhe nė aktivitete ndėrkombetare, madje njėri prej tyre, Z. Pėrparim Laci, ka qenė pjestar i ekipit Shqiptar qė ėshtė ngjitur nė Himalaje nė vitin 2004.

Gjueti
Puka ėshtė njė zonė e njohur pėr kushte ideale pėr gjueti. Nė sezonin e gjuetisė janė me dhjetra gjuetarė nga vendi qė vijnė pėr tė gjuajtur nė Pukė. Vitet e fundit ėshtė rritur mjaft edhe prania e gjuetarėve tė huaj veēanėrisht nga Italia tė cilėt vijnė tė ushtrojnė pasionin pėr gjuetinė nė pyjet dhe malet e Pukės Turizmi malor detyrimisht kėrkon infrastukturė tė pėrshtatshme.
Shėtitje
Shėtitje tė mrekullueshme mund tė realizohen nė ēdo zonė tė Pukės. Gjate qendrimit tuaj nė Pukė ju keni mundėsinė tė shėtitni nė relievin kodrinor e malor tė kėsaj zone, qė ndėrpritet shpesh nga gryka, hone e kanione mahnitėse, pyje tė dendura e livadhe, kafshė e shpendė tė egra, pėrrenj, ujvara e liqene me bukuri tė rralla si psh, nė Tėrbun e Livadh-Kabash. Kėto mjedise turistike mund tė shfrytėzohen nė periudhėn maj-tetor qė pėrkon me periudhėn e thatė kur, megjithė mangėsitė e infrastrukturės spostimet me mjete dhe shėtitjet nė natyrė janė lehtėsisht tė mundura. Ėshtė mirė qė gjatė kėtyre shėtitjeve tė shoqėroheni nga guida vendase (informacion mė tė detajuar rreth tij do tė gjeni nė hotel).

Shėtitje nė Liqen
Njė alternarivė tjetėr qė meriton vemendje ėshtė shėtitja nė liqen qė realizohet nėpėrmjet varkave tė vogla nė liqenin e Komanit dhe tė Fierzes me gjatėsi rreth 98 km. Spektakli natyror dhe bukuritė joshėse janė shoqėrueset e kėtij udhėtimi tė rrethuar nga shkėmbinj qė bien thik mbi sipėrfaqen e ujit. Ngjyra e kaltėr nė tė gjelbėr e kėtyre ujėrave pasqyron bimėsinė pyjore tė shpateve.

Speleologji dhe trekking
Gjatė pushimeve tuaja mund tė vizitoni shpellėn e “Murgjeve” apo sic njihet nė gjuhėn vendase shpella e “Kaurrit” rreth 80 m e gjatė e ndarė nė dy kate. Ajo ēka e bėn edhe mė tė veēantė kėtė shpellė ėshtė hyrja nga liqeni. Nė hyrje tė shpellės mund tė shikoni disa mure tė vjetėr tė ndėrtuar nga murgjit.

Ture ēiklistike

Ture tė ndryshme ēiklistike malore mund tė zhvillohen pėrmes lumenjve tė kėsaj zone. Janė qindra kilometra qė kalojnė pėrmes panoramave mahnitėse qė ofron zona e Pukės dhe qė mbeten nė memorien e ēdo ēiklisti me dėshirėn pėr t’u rikthyer nė kėto vende e pėr tė eksploruar rrugė tė reja e tė paasfaltuara.

Kajak
Thyerja e relievit, pyjet dhe nė pėrgjithėsi kompleksi natyror qė paraqet Puka me variacionet dhe kontrastet e tij, mundėson turizmin e aventurės tė njohur si tracking. Ky sport mund tė ushtrohet mjaft mirė gjatė stinės sė pranverės dhe vjeshtės, kur lumenjtė janė tė rrėmbyer pėr shkak tė shirave dhe dėborės qė ėshtė shkrirė

https://dibra.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi