Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Iliret Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Iliret Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Iliret Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Iliret Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Iliret Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Iliret Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Iliret Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Iliret Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Iliret Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Iliret Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Iliret Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Iliret Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Iliret Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Iliret Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Iliret Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Iliret

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Iliret Empty Iliret 15.09.08 13:55

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Iliret
Iliret 350px-487px-Illyria1Iliret Magnify-clip
Iliria.Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilirie janė taulantėt,ardianėt,dardanėt,dalmatėt,albanėt,penestėt,molosėt,kaonėt,etj.
Problemi i prejardhjes dhe i rrugės sė formimit tė trungut etnik
ilir me veēoritė e tij gjuhėsore e kulturore, ka pėrbėrė njė nga
synimet mė kryesore tė ilirologjisė. Rreth kėtij problemi janė shfaqur
pikėpamje tė ndryshme, tė cilat ndriēojnė nė mėnyrė tė mjaftueshme
gjithė kėtė proces tė ndėrlikuar etnogjenetik. Kėrkimet komplekse arkeologjike,
gjuhėsore dhe historike tė kohėve tė fundit e kanė vendosur atė mbi njė
bazė mė tė shėndoshė dhe e kanė futur nė njė rrugė mė tė drejtė
zgjidhjeje. Sado tė ndryshme qė mund tė paraqiten nga forma, teoritė
mbi prejardhjen e ilirėve shprehin nė pėrmbajtje vetėm dy pikėpamje, e
para i konsideron ilirėt si tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik, ndėrsa pikėpamja e dytė i konsideron si popullsi autoktone e formuar nė truallin historik tė Ilirisė.Pėrmbledhje
Midis teorive qė i quajnė ilirėt tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik,
ka mospėrputhje si pėrsa i takon vendit nga vijnė, ashtu edhe kohės sė
ardhjes sė tyre. Disa e lidhin pėrhapjen e tyre me kulturėn e
Halshtatit, tė tjerė me kulturėn e Fushave me Urna, apo me kulturėn
Luzhice. Sipas tyre, nė kapėrcyell tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s.
ilirėt morėn pjesė nė lėvizjet e popujve qė njihen me emrin dyndja
dorike, egjeane ose panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa
Qendrore, nė fillim tė epokės sė hekurit, u ngulėn nė Gadishullin
Ballkanik nė trojet e tyre historike.
Pikėpamje mė e re ėshtė ajo qė e konsideron kulturėn ilire si njė
dukuri tė formuar historikisht nė vetė truallin ilir nė bazė tė njė
procesi tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė saj gjatė gjithė epokės sė
bronzit dhe fillimit e epokės sė hekurit.
Kjo tezė e zhvillimit tė pandėrprerė tė kulturės, qė jep mundėsi tė
flitet edhe pėr njė zhvillim tė pandėrprerė etnik, gjen prova tė shumta
nė territorin historik tė ilirėve, sidomos me zbulimet e bėra nė
truallin e Shqipėrisė nė vendbanimin e Maliqit dhe nė varrezat tumulare
tė Pazhokut, tė Vajzės, tė Matit etj, kurse jashtė Shqipėrisė, nė
varrezat tumulare tė pllajės sė Glasinacit Bosnjė
e gjetkė. Pėrballė kėtyre zbulimeve bėhet fare e paqėndrueshme teza qė
e lidh etnogjenezėn e ilirėve me kulturėn e Halshtatit ose me bartėsit
e kulturės sė fushave me urna. Trualli i kėsaj kulture tė fundit nuk
mund tė lidhet nė asnjė mėnyrė etnikisht me ilirėt. Duke krahasuar
truallin e kulturės sė fushave me urna me atė tė kulturės sė mirėfilltė
ilire Mat-Glasinac nė rajonin qendror tė Ilirisė, vihen re ndryshime
thelbėsore si nė kulturėn materiale, qeramikė, objekte metalike etj,
ashtu edhe nė kulturėn shpirtėrore, qė ka njė rėndėsi tė veēantė nė
pėrcaktimin etnik tė njė popullsie. Trualli i Panonisė ndjek mėnyrėn e
varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj nė vazo tė veēanta urna,
ndėrsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin nė tuma kryesisht me
vendosje kufome. Kėto ndryshime nė kulturė i veēojnė panonėt si njė
grup etnik mė vete qė dallohet nga ai i ilirėve. Pėrveē kėsaj tė dhėnat
arkeologjike kanė treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike dhe
egjeane nuk e pėrfshinė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik dhe
si pasojė nuk shkaktuan ndryshime dhe zhvendosje tė theksuara tė
ilirėve.

Kjo shihet qartė sidomos nė territorin e Shqipėrisė, ku materialet
arkeologjike tė kėsaj kohe, flasin jo pėr ndėrprerje nė zhvillimin
autokton tė kulturės, por pėr njė vazhdimėsi tė saj qė nga epoka e
hershme e bronzit, pavarėsisht se disa shfaqje tė reja nė prodhimin
metalurgjik, tė shek. XI-IX p.e.sonė, mund tė lidhen me ndikimet
kulturore tė ardhura pėrmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i
pandėrprerė kulturor nė territorin shqiptar shfaqet akoma mė mirė nė
qeramikė, e cila ėshtė njė tregues i rėndėsishėm nė pėrcaktimin etnik
dhe kulturor tė pėrdoruesve tė saj. Qeramika e kėsaj kohe zhvillohet nė
tėrė truallin ilir mbi bazėn e poēerisė mė tė hershme tė epokės sė
bronzit, pa pasur ndonjė ndryshim nė kohėn e kalimit nga epoka e
bronzit nė atė tė hekurit, dhe duke e ruajtur kėtė traditė autoktone tė
paktėn deri nė shek. VI p.e.s., kur historikisht dihet se kėto krahina
banoheshin nga bashkėsi tė qėndrueshme fisnore ilire.
Tė gjitha kėto tė dhėna arkeologjike, tė grumbulluara nė pesėdhjetė
vjetėt e fundit nė territorin e Shqipėrisė, sė bashku tregojnė se
etnogjeneza ilire nuk duhet parė nė asnjė mėnyrė nė lidhje me ardhjen e
njė popullsie nga veriu i Ballkanit, por si njė proēes historik shumė i
gjatė dhe i ndėrlikuar autokton. Ky proēes fillon shumė kohė pėrpara
kėtyre dyndjeve (dorike, egjeane dhe panono-ballkanike) dhe konkretisht
me dyndjen e madhe tė periudhės kalimtare nga neoliti nė epokėn e
bronzit, qė pėrfshin treva tė gjera tė Evropės dhe tė Azisė, duke
sjellė me vete ndryshime tė dukshme etnike nė Evropėn neolitike.
Kjo dyndje e cilėsuar indo-europiane, qė ndodhi nė kapėrcyell tė
mijėvjeēarit tė tretė, u krye nga grupe tė ndryshme popullsish baritore
tė ardhura nga stepat e Lindjes. Ėshtė provuar arkeologjikisht se ajo
nuk u bė menjėherė, por valė-valė dhe se krahinat perėndimore tė
Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipėrisė u prekėn prej saj mė
vonė se sa ato lindore.
Gjatė kėsaj dyndjeje grupe tė ndryshme kulturore tė Evropės u
zhdukėn pa lėnė gjurmė, tė tjera u pėrzien me popullsitė migratore, tė
cilat u imponuan me kėtė rast vendasve gjuhėn, kulturėn, dhe nė njė
farė mase edhe zakonet e veta. Kėshtu ndodhi, p.sh. me kulturat
neolitike tė Vinēes, tė Butmirit, tė Lisiēi-Hvarit nė territorin e
Jugosllavisė, tė cilat u zėvendėsuan me kulturat e reja Kostalace,
Vuēedole etj; e njėjta gjė ndodhi edhe me kulturėn neolitike tė
Maliqit, e cila u zėvendėsua nga njė kulturė mė e ulėt e karakterizuar
me qeramikėn e saj trashanike, qė i atribuohet pikėrisht kėsaj dyndjeje.
Nė proēesin e shtjellimit tė kėtyre ngjarjeve dhe tė pėrzierjeve
etnike dhe kulturore tė popullsive neolitike vendase,
para-indoeuropiane, ose sipas disa studiuesve, indoeuropiane tė
hershme, me ardhėsit e rinj indoeuropianė tė stepave u formua edhe baza
mbi tė cilėn nisėn tė zhvillohen nė kushte tė veēanta edhe proēeset
etnogjenetike tė popullsive tė vjetra historike tė Ballkanit
Perėndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik tė trungut
etnik ilir me tipare tė pėrbashkėta kulturore, tė dallueshme prej
bashkėsive tė tjera fqinje jo ilire. Nė kėtė proēes, i cili u zhvillua
gjatė gjithė mijėvjeēarit tė dytė p.e.s., diferencimi dhe asimilimi i
popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtėn
njė rol tė rėndėsishėm. Nė qoftė se nė periudhėn e hershme tė epokės sė
bronzit, kultura e territoreve perėndimore tė Ballkanit, ishte shumė
larg pėr t’i dhėnė asaj karakter tė pėrcaktuar ilir, tė dallueshėm prej
atyre tė territoreve tė tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen
e bėhet gjithnjė mė i theksuar nė periudhėn e mesme tė bronzit dhe
veēanėrisht nė periudhėn e fundit tė epokės sė bronzit. Nė rrugėn e
kėtij zhvillimi tė brendshėm, territoret jugore tė kėsaj treve ishin tė
kthyera mė tepėr me fytyrė drejt jugut, nga bota e pėrparuar e Egjeut,
me tė cilėn qenė nė marrėdhėnie tė ngushta ekonomike e kulturore.
Veriu, pėrkundrazi, shfaq prirje drejt Evropės Qėndrore, por me lidhje
mė tė dobėta me tė. Kėto lidhje ndikuan sadopak nė formimin dhe nė
diferencimin nė fund tė epokės sė bronzit dhe nė fillim tė epokės sė
hekurit tė dy grupeve tė mėdha kulturore ilire, grupit jugor dhe verior.
Kėshtu duke zėnė fill nė kapėrcyell tė epokės sė bronzit, proēesi i
formimit tė etnosit ilir pėrshkon nė mijėvjeēarin e dytė rrugėn e gjatė
tė diferencimit nga masa e pasigurt etnike qė u formua pas shkatėrrimit
tė botės neolitike dhe pėrfundon nga fundi i kėtij mijėvjeēari. Si e
tillė, kjo epokė krijon nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit atė substrat
etno-kulturor, mbi bazėn e tė cilit formohet mė vonė etnosi dhe kultura
ilire. Bartėsit e kėtij substrati mund tė identifikohen me atė popullsi
parailire, qė nė burimet historike njihet si Pellazge.
Pavarėsisht nga kjo hipotezė pėr parailirėt, thelbėsor ėshtė fakti
se nė fund tė epokės sė bronzit, nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit
ishte formuar njė bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė
epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror,
do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj
njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike. Kjo ėshtė dhe periudha e
formimit tė plotė tė bashkėsisė sė madhe ilire dhe tė grupeve tė
veēanta etnokulturore, tė cilėt pėrmenden nga autorėt mė tė hershėm
antikė.

https://dibra.albanianforum.net

2Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:01

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Koha e hekurit
Trualli i ilirėve nė kohėn e hekurit
Sipas burimeve historike, nocioni ilir Iliri[/url], ka pasur gjatė historisė sė vet njė kuptim disi tė ndryshėm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir nė fillim njiheshin vetėm krahinat jugore tė ilirėve. Kėtu banonin sipas burimeve mė tė vona letrare edhe ilirėt e mirėfilltė, siē i quan ata historiani romak, Plini Plak.
Ky emėr u shtri gradualisht prej grekėve edhe nė vise tė tjera tė
njohura mė vonė prej tyre, popullsitė e tė cilave, pavarėsisht nga
veēoritė e zhvillimit tė tyre lokal, paraqitnin elemente tė njė trungu
tė pėrbashkėt etno-kulturor.
Nė kohėn e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonė), emri ilir shtrihej mbi njė territor mjaft tė gjerė, i cili arrinte nė lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravė.
Njė shekull mė vonė, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emėrtim do tė
pėrfshinte territore akoma mė tė gjera nė veriperėndim tė Ballkanit.
Sipas tij ilirėt shtriheshin pėrgjatė Adriatikut duke filluar qė nga
liburnėt nė veri e deri tek kufijtė e Kaonisė nė jug. Pėrhapjen mė tė madhe dhe pėrfundimtare tė emrit dhe tė territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisė,
i cili duke pėrmbledhur gjithė sa ishte thėnė pėrpara tij mbi
topografinė e ilirėve, shkruante: “grekėrit quanin ilirė ata qė banonin
mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe thesprotėt deri tek lumi Istėr.
Dhe kjo ėshtė gjatėsia e vendit, ndėrsa gjerėsia prej maqedonėve dhe
thrakėve malorė tek paionėt deri nė Jon dhe nė rrėzė tė Alpeve”.
Nga studimet mė tė reja tė mbėshtetura jo vetėm nė burimet e
shkruara historike, por edhe nė tė dhėnat arkeologjike si dhe nė ato
gjuhėsore, rezulton se trualli historik i ilirėve pėrfshinte tėrė
pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga rrjedhja e lumenjve
Morava e Vardari nė lindje, e deri nė brigjet e Adriatikut e detit Jon nė perėndim, qė nga lumi Sava nė veri, e deri tek gjiri i Ambrakisė nė jug, pra deri nė kufijtė e Helladės
sė vjetėr. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhėsore dėshmojnė
pėr praninė e ilirėve edhe jashtė trevės historike tė tyre. Grupe tė
tėra ilirėsh, midis tyre mesapėt dhe japigėt u vendosėn nė Itali pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut dhe nė krahinat jugore tė Italisė.
Nė Azinė e Vogėl u shpėrngulėn grupe popullsish dardane, paionė,
tė cilėt do tė pėrmenden edhe nė eposin homerik si pjesėmarrės, pėrkrah
trojanėve nė luftėn e tyre kundėr grekėve. Prania e elementit etnik
ilir ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nė
rajonet veriore tė Maqedonisė e tė Greqisė, si nė Akarnani e nė Etoli.
Tė gjitha kėto lėvizje grupesh etnike ilire pėrtej trevės historike tė
tyre ndodhėn, siē mund tė provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatė
dyndjes sė madhe panono-ballkanike,
e cila siē dihet fillon tė vėrshojė nė drejtim tė jugut qė nė fund tė
shek. XIII-XII p.e.sonė. Meqėnėse fatet e tyre historike, nė trojet e
reja ku ato u vendosėn, janė thuajse krejt tė ndara nga bota e
mirėfilltė ilire-ballkanike, kėto grupe tė emigruara nuk do tė
pėrfshihen nė shqyrtimin e mėtejshėm tė historisė ilire.
Fiset Ilire
Nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė fundit para
erės sonė ishin formuar tanimė bashkėsitė fisnore ilire dhe nė
pėrgjithėsi ata kishin zėnė vend nė trojet e tyre historike. Ndėr fiset
mė tė hershme ilire qė luajtėn dhe njė rol ku mė shumė e ku mė pak tė
rėndėsishėm nė ngjarjet historike tė mėvonshme, pėr t’u pėrmendur janė:
thesprotėt, tė cilėt zinin ultėsirėn bregdetare qė nga gjiri i Ambrakisė e deri tek lumi i Thiamit Kalama, nė veri tė tyre vinin kaonėt, vendbanimet e tė cilėve arrinin deri tek malet e Llogorasė dhe gryka e lumit Drinos. Molosėt banonin nė pllajėn pjellore tė Janinės. Gjatė luginės sė Vjosės nė tė majtė banonin amantėt, ndėrsa nė tė djathtė bylinėt, kurse nė rrjedhjen e sipėrme tė Vjosės banonin parauejtė. Nė lindje tė bylinėve shtrihej territori i atintanėve. Taulantėt shtriheshin nė zonėn bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit
dhe nė veri tė tij, pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut tė Mesėm, fisi i
ardianėve. Nė viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset mė tė mėdha dhe
mė tė rėndėsishme ilire: paionėt nė luginėn e mesme tė Vardarit, dhe dardanėt qė banonin nė rrafshin e Kosovės, tė cilėt shtriheshin nė veri nė tokat midis degėve jugore e perėndimore tė Moravės deri aty ku kėto bashkohen pėr tė formuar Moravėn e Madhe. Midis fiseve tė hershme tė Ballkanit Veriperėndimor ndėr mė tė fuqishmit ishin liburnėt, tė cilėt banonin nė bregdet dhe nė ishujt deri tek lumi Kėrka, nė jug tė tyre vinin dalmatėt, kurse nė viset e Bosnjės sė brendshme, autariatėt.
Pėrveē kėtyre fiseve, nė territorin e gjerė tė Ilirisė do tė shfaqen mė
vonė, nė rrethana krejt tė reja historike e politike, edhe njė numėr i
madh bashkėsish tė tjera ilire, midis tė cilave edhe bashkėsi tė tilla
qė do tė kenė njė peshė tė madhe nė zhvillimin e ngjarjeve politike tė
shtetit ilir, si enkelejtė, dasaretėt
etj. Pėrhapja e fiseve mė tė rėndėsishme e tė hershme ilire dėshmohet
nė burimet e autorėve antikė, tė cilat nė mjaft raste janė, megjithatė,
tė fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht nė pėrcaktimin e
topografisė sė fiseve ilire ka edhe raste tė diskutueshme. Vendbanimet ilire nė kohėn e hekurit
Ilirėt e kohės sė hekurit jetonin nė fshatra dhe nė vendbanime tė
fortifikuara. Fshatrat ilire nuk njihen dhe aq mirė pėr arsye se nuk
janė gjurmuar nė mėnyrė tė mjaftueshme. Nė burimet e shkruara ato
dokumentohen nga fundi i kėsaj periudhe, nė fiset mė jugore ilire,
nėpėrmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotė se kaonėt, thesprotėt dhe molosėt
banonin nė fshatra. Ky njoftim i shkurtėr, qė me sa duket i referohet
njė burimi mė tė hershėm, nuk ndihmon shumė pėr tė krijuar njė ide tė
qartė mbi karakterin e kėtyre vendbanimeve.
Me sa mund tė gjykohet nga tė dhėnat arkeologjike,
vendbanimet fshatare ilire tė kėsaj kohe formoheshin nga grupe shtėpish
tė grumbulluara sipas njėsive shoqėrore qė pėrfaqėsonin, d.m.th. mbi
bazėn e njė familjeje tė madhe patriarkale
ose tė njė grupi familjesh tė tilla, qė i pėrkisnin njė vėllazėrie. Njė
mendim tė tillė e sugjerojnė, tė paktėn pėr vendbanimet respektive tė
tyre, varrezat tumulare tė Matit, tė cilat pėrbėhen nga grupe tė vogla
tumash, tė vendosura nė tarraca, nė luadhe e nė toka buke gjatė luginės
sė lumit. Po kjo gjė pėrsėritet edhe nė tumat e Kukėsit, ato tė pellgut tė Korēės, tė luginės sė lumit Drinos e gjetkė. Edhe vendbanimet fshatare tė gjurmuara nė luginėn e Vjosės japin tė njėjtėn tablo. Nė tė gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime tė vogla e tė shpėrndara pranė tokave bujqėsore.



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 15.09.08 14:08, edituar 1 herė gjithsej

https://dibra.albanianforum.net

3Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:03

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Bujqėsia e bagėtia ilire
Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dėshmojnė se, gjatė kėsaj
periudhe, ilirėt merreshin si dhe mė parė kryesisht me bujqėsi dhe me
blegtori. Bujqėsia u zhvillua sidomos nė zonat fushore dhe nė
pėrgjithėsi nė krahinat pjellore tė vendit. Ilirėt kultivonin nė kėtė
kohė tė gjitha llojet e drithėrave. Jo rastėsisht, krahina tė veēanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, pėrmenden qė nė eposin homerik si vende frytdhėnėse dhe pjellore, d.m.th. tė pėrshtatshme pėr kulturat bujqėsore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonė, do ta cilėsojė gjithashtu si shumė pjellore fushėn e Helopisė, ndėrsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonė), nė Iliri kishte krahina qė prodhonin deri dy herė nė vit.
Mė vonė Skymni,
duke pėrsėritur nė vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire qė
banonte nė viset e brendshme merrej me lėrimin e tokės. Krahas
bujqėsisė, nė Iliri, veēanėrisht nė zonat bregdetare tė saj dhe nė
krahinat e ulėta kodrinore me klimė tė butė, qenė kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtė dhe frytdhėnės ka qenė ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni nė veprėn e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonė); ai ėshtė plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, pėrveē disa krahinave tė pakta ku toka ėshtė fare e ashpėr. Qė ilirėt merreshin me vreshtari, kėtė e dėshmojnė farėrat
e rrushit tė zbuluara nė disa nga vendbanimet e kohės. Kushtet e
pėrshtatshme tokėsore dhe klimatike ndihmuan jo mė pak edhe pėr
kultivimin e perimeve, si tė bishtajės, tė bathės, tė bizeles, etj., si dhe tė kulturave frutore, si p.sh. tė mollės, tė dardhės, tė qershisė
etj., tė gjitha kėto janė tė dėshmuara nga farėrat e gjetura gjatė
gėrmimeve arkeologjike. Ilirėt shfrytėzonin nė kėtė periudhė edhe bletėt, prej tė cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantėt e pėrdornin mjaltin edhe pėr tė bėrė njė lloj pijeje tė ngjashme me atė tė verės
sė ėmbėl dhe tė fortė. Tek ilirėt ishte e zhvilluar edhe blegtoria,
madje nė krahinat e brendshme malore ajo pėrbėnte bazėn kryesore tė ekonomisė sė tyre.
Hesiodi duke e cilėsuar Helopinė si njė fushė shumė pjellore dhe me livadhe tė gjera, shton se ajo ėshtė e pasur me tufa delesh dhe me qé kėmbėharkuar, ndėrsa Pindari, do ta vlerėsonte, nė shek. V p.e.sonė, kėtė krahinė si ushqyese tė shkėlqyeshme tė gjedhit. Hekateu gjithashtu bėn fjalė pėr kullota tė pasura tė Adrias
(krahinė bregdetare e Ilirisė), dhe pėr bagėtinė e saj me pjellshmėri
tė lartė. Si te ky autor i hershėm, ashtu dhe tek tė tjerėt, qė
pėrsėrisnin mė vonė kėto njoftime, ato shpesh paraqiten tė veshura me
hollėsira fantastike. Por duke lėnė mėnjanė teprimet e tyre, kėto
burime, sidoqoftė, flasin pėr njė blegtori tė zhvilluar tek ilirėt.
Kujdesi qė tregonin ilirėt pėr mbarėshtimin e bagėtisė vihet re edhe
nga tregimi i Aristotelit pėr kriporet e autariatėve dhe ardianėve.
Konfliktet e shpeshta midis kėtyre dy fiseve pėr kėtė kripore, shprehin
shqetėsimet e blegtorėve ilirė lidhur me kėtė produkt shumė tė vlefshėm
pėr jetėn e gjėsė sė gjallė.
“Kripa, - thotė Aristoteli, - u duhet atyre pėr kafshėt, tė cilave ua japin dy herė nė vit, pėrndryshe shumica u ngordh”. Midis kafshėve shtėpiake mė tė parapėlqyera ishin qetė, delet, derrat, qentė
etj., pėr tė cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetė
materiali kockor i zbuluar dendur nė vendbanimet e ndryshme tė kėsaj
periudhe. Ilirėt shquheshin edhe si rritės tė mirė tė kuajve.
Kėta tė fundit ishin tė shpejtė nė vrapime dhe tė qėndrueshėm nė punė,
siē na thonė burimet e mėvonshme. Krahas blegtorisė, ilirėt merreshin
edhe me gjueti,
megjithėse kjo veprimtari nuk luante ndonjė rol aq tė rėndėsishėm nė
jetėn ekonomike tė tyre. Tė pėrmendur ishin nė atė kohė qentė e gjahut
tė Mollosisė, por akoma mė tė shquar ata qė ruanin kopetė e bagėtive.
Kėta tė fundit sipas burimeve tė shkruara, ua kalonin qenve tė tjerė
pėr trupin e tyre tė lartė dhe guximin e madh nė kacafytje me bisha tė
egra. Skenat e gjuetisė sė ilirėve na janė pasqyruar edhe nė artin
figurativ ilir tė kėsaj kohe. Pėr t’u pėrmendur nė kėtė drejtim janė
ato qė zbukurojnė vazot me fund tė ngushtė (situlat) prej bronzi tė
zbuluara nė krahinat veriore tė Ilirisė. Nga kafshėt e egra mė tepėr
ēmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarėve ilirė jo vetėm mishin dhe lėkurėn, por edhe brirėt prej tė cilėve ata punonin vegla tė ndryshme dhe zbukurime. Tė tilla vegla ndeshen shpesh nėpėr vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit. Deti, liqenet si dhe lumenjtė, qė e pėrshkonin Ilirinė nė drejtime tė ndryshme, u dhanė mundėsi banorėve pranė tyre tė merreshin qė herėt edhe me peshkim. Kėto burime ujore pėrmbanin sasi tė shumta peshku. Kėshtu, p.sh. ilirėt qė jetonin pranė liqenit Prasiada tė Peonisė, zinin, sipas Herodotit, shumė peshk. Pėrparime tė dukshme vihen re edhe nė metalurgji. Kjo duket si nė intensifikimin e nxjerrjes sė mineraleve, ashtu dhe nė zgjerimin e madh tė prodhimit tė objekteve metalike.
Nėpėr vendbanimet dhe nė varrezat ilire tė kėsaj kohe gjejmė sasira tė konsiderueshme armėsh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi tė ndryshme shtėpiake dhe njė mori tė madhe shumė tė larmishme stolish, tė cilat tregojnė pa dyshim pėr njė konsum tė madh tė lėndės sė parė minerare, sidomos tė bakrit
dhe tė hekurit, me tė cilėt ishte i pasur territori i Ilirisė. Nė shek.
XI-IX p.e.sonė ilirėt nuk e zotėronin ende mirė mjeshtėrinė e

https://dibra.albanianforum.net

4Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:05

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Bujqėsia e bagėtia ilire
Nė shek.
XI-IX p.e.sonė ilirėt nuk e zotėronin ende mirė mjeshtėrinė e pėrpunimit tė hekurit
dhe nuk ėshtė aspak e rastit qė nė varret e kėsaj periudhe, objektet
prej hekuri janė shfaqje tepėr tė rralla, ndėrsa ato prej bronzi, tė
cilat nė shumė pikėpamje zhvillojnė mė tej traditėn e kohės sė bronzit,
janė tė shumta. Vetėm nė shek. VIII-VII p.e.sonė prodhimi metalurgjik i
hekurit arrin zhvillimin e tij tė plotė tek ilirėt. Ky metal e
zėvendėson nė njė masė tė ndjeshme bronzin, nė prodhimin e armėve dhe tė veglave tė punės, tė cilat tani bėhen mė tė forta dhe mė me rendiment nė punimet e ndryshme bujqėsore dhe zejtare.
Ky pėrmirėsim i veglave tė punės ēoi pėr pasojė edhe nė zgjerimin e
mėtejshėm tė prodhimit tė shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe. Sendet
metalike tė kėsaj faze tė zhvilluar tė epokės sė hekurit, tregojnė se
sa pėrpara kishte shkuar teknika e punimit
tė tij. Pėr kėtė dėshmojnė format e bukura dhe nganjėherė shumė tė
pėrsosura tė armėve dhe sidomos tė stolive, tė cilat nėnkuptojnė dhe
procese pune mjaft tė ndėrlikuara, si edhe vetė zbukurimi i pasur
gjeometrik i kėtyre objekteve tė punuara me mjeshtėri dhe me njė
radhitje simetrike tė motiveve. Kjo pasqyrohet mė nė fund edhe nė vetė
trajtimin plastik tė figurave prej bronzi nė trajta njerėzish, kafshėsh
e zogjsh. Pėrpunimi i metaleve ishte pėrqendruar kryesisht nė qendrat
metalurgjike tė Ilirisė. Tė tilla ishin nė vendin tonė, p.sh. zona e Mirditės dhe e Matit, ku janė pėrcaktuar edhe vendet e shkrirjes sė bakrit, si zona e Kukėsit, ajo e Korēės, e njohur pėr punimin e metaleve qė nė kohėn e bakrit dhe tė bronzit etj.
Prania e qendrave tė ndryshme pėr punimin e metaleve nė Iliri duket
edhe nė vetė karakterin e diferencuar tipologjik tė prodhimeve tė
kėtyre qendrave. Nė to prodhohej jo vetėm pėr tė plotėsuar nevojat e
brendshme tė fisit ose tė njė krahine mė tė madhe, por edhe pėr t’u pėrdorur si mall kėmbimi. Pėrparime tė dukshme vihen re nė kėtė kohė edhe nė poēeri,
e cila qėndron nga pikėpamja e teknikės, e formave dhe e trajtimit tė
dekorit tė saj, mė lart se poēeria e epokės pararendėse tė bronzit.
Duke filluar nga shek.VI p.e.sonė, mbase edhe pak mė parė, nė krahinat
jugore tė Ilirisė, kalohet gradualisht nga punimi me dorė tė lirė i enėve prej balte, nė prodhimin e tyre me ēark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit
(shek.VII). Njė pjesė e madhe e poēerisė vendore tė kohės arkaike e
zbuluar nė varrezat tumulare tė Kuēit tė Zi tė Korēės, del e punuar me
ēark. Njė dukuri e tillė vihet re edhe nė zonėn e Matit e tė Kukėsit.
Futja e teknikės sė re nė prodhimin e enėve, bėri qė poēeria tė
shndėrrohet nė njė degė tė veēantė zejtarie, me tė cilėn merreshin
mjeshtra tė specializuar nė kėtė fushė tė prodhimit.
Zhvillimi i madh i degėve tė ndryshme tė prodhimit bujqėsor dhe
zejtar, bėri qė tė zgjeroheshin nė kėtė kohė edhe mė tepėr marrėdhėniet
ekonomike ndėrfisnore, si edhe midis popullsisė ilire dhe atyre tė
vendeve fqinje ose mė tė largėta. Nė kėtė drejtim ndihmoi shumė dhe
pozita e favorshme gjeografike e territorit tė Ilirisė, e ndodhur midis
botės mesdhetare dhe Evropės Qendrore, si edhe rrugėt e tij tė hapura
tė komunikimit natyror, tokėsor dhe detar. Kėto marrėdhėnie pasqyrohen
qartė nė prodhimet e ndryshme tė zejtarisė greke apo nė imitacionet
lokale tė modeleve tė tyre, nė stolitė e tipave italikė ose nė qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetėr, stolitė dhe armėt tipike ilire qė gjenden nė Traki, Maqedoni, Itali ose nė Greqi
janė dėshmi tjetėr e gjallė e kėtyre lidhjeve reciproke tregtare qė
ekzistonin midis ilirėve dhe vendeve tė tjera pėrreth. Njė zhvillim tė
madh morėn veēanėrisht shkėmbimet tradicionale me Greqinė sidomos pas shek. VIII p.e.sonė, me themelimin e kolonive helene
nė brigjet e Ilirisė. Shtrirja e territorit tė Ilirisė gjatė brigjeve
tė Adriatikut dhe tė Jonit krijonte mundėsinė pėr njė hov tė madh tė lundrimit.
Nė fillim tė epokės sė hekurit ilirėt pėrshkonin me anijet e tyre tė
shpejta ujėrat e kėtyre deteve duke kaluar deri nė brigjet perėndimore
tė Greqisė dhe nė ato jugore tė Italisė. Disa prej fiseve ilire, si mesapėt dhe japigėt, u vendosėn pėrgjithmonė nė brigjet e Italisė sė Jugut. Shumė aktivė nė kėtė veprimtari tė hershme lundruese u treguan sidomos liburnėt, tė cilėt themeluan edhe vendbanime tė veēanta nė ishullin e Korkyrės, si dhe nė brigjet e Gadishullit Apenin.

https://dibra.albanianforum.net

5Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:07

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Prona private nė iliriPėrparimet qė u bėnė nė degėt e ndryshme tė ekonomisė gjatė epokės sė hekurit
sollėn ndryshime edhe nė vetė strukturėn e shoqėrisė ilire. Baza e
kėtyre ndryshimeve u bė prona private, e cila filloi tė shfaqet tek fiset ekonomikisht mė tė zhvilluara, nė fillim nė blegtori e zejtari e mė pas edhe mbi tokėn. Hesiodi, duke folur pėr kopetė e mėdha nė Helopi,
shėnon se ato ishin pronė e njerėzve tė veēantė. Karakteri dhe shkalla
e zhvillimit tė zejtarisė dėshmon gjithashtu pėr praninė nė kėtė fushė
tė pronėsisė private. Dukurinė e pronėsisė pėr tokėn e kemi tė dėshmuar
mė vonė dhe duket se ajo ndjek njė rrugė mė tė ngadaltė. Zakoni i ndarjes sė tokės ēdo tetė vjet, qė na kumtohet nga Straboni pėr dalmatėt,
ėshtė njė dėshmi qė tregon se zotėrimi periodik i saj ishte njė hallkė
e ndėrmjetme nė procesin e formimit tė pronės private. Forcat kryesore
tė prodhimit tė shoqėrisė ilire nė kėtė kohė ishin bujqit dhe blegtorėt
e lirė, anėtarė tė thjeshtė tė fisit. Kėtyre u shtohet edhe njė shtresė
e re, mė e kufizuar, ajo e zejtarėve. Nga ana tjetėr, nga masa e gjerė
e popullsisė, fillon tė veēohet si njė shtresė mė vete aristokracia fisnore,
e cila, duke u shkėputur nga prodhimi dhe nėpėrmjet pėrvetėsimit tė
pasurisė sė pėrbashkėt, vihet nė njė pozitė tė privilegjuar derisa
bėhet dalėngadalė zotėruese e pronave tė mėdha tokėsore dhe blegtorale.
Ajo gradualisht mėnjanon organet demokratike tė fisit dhe uzurpon
pushtetin. Nga burimet e shkruara mė tė hershme, siē ėshtė eposi homerik,
shihet se nė disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimė, diferencimi
shoqėror, tė paktėn nė shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur pėr pjesėmarrjen e ilirėve paionė nė luftėn e Trojės kundėr ahejve,
Homeri i barazon prijėsit e tyre ushtarakė, qė vinin nga “Paionia
pjellore” me prijėsit e ahejve dhe tė trojanėve. Kjo pa dyshim flet pėr
njė gjendje sociale pak a shumė tė ngjashme me atė tė fiseve fqinje tė Greqisė. Nė njė vend tė poemės “Odisea” flitet pėr Feidonin, prijėsin me origjinė fisnike tė thesprotėve,
i cili pasi strehoi dhe mirėpriti nė pallatin e vet Odisenė, gjatė
kthimit pėr nė atdhe, pėrgatiti njė nga anijet e tij tė shpejta pėr ta
dėrguar atė nė Itakė.
Sipas kėtij tregimi mitik, Feidoni pėrfaqėson kėtu njėrin nga krerėt qė
jetonte nė njė nga pallatet mė tė pasura tė thesprotėve. Kėta kishin
anijet e veta e njerėz qė u shėrbenin. Shumė kuptimplotė nė kėtė
drejtim ėshtė dhe njė tregim i Herodotit, sipas tė cilit, Klistheni,
kur ftoi nė Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonė) tė gjithė burrat qė do
ta ndienin veten tė denjė pėr tė pasur pėr grua tė bijėn e tij Agaristėn, midis atyre qė u paraqitėn tek tirani qe edhe njė farė Alkoni nga Molosia.
Sipas kėtij tregimi, ky molosas duhet tė ketė qenė nga njė familje
princore ose shumė e pasur, qė tė pretendonte pėr tė lidhur krushqi me
njė skllavopronar tė madh tė Greqisė sė asaj kohe, siē ishte Klistheni.
Tė dhėnat arkeologjike nga varrezat tumulare tė luginės sė Drinos, pellgut tė Korēės dhe Ohrit (Trebenisht), zonės qendrore ilire tė Glasinacit
etj., dėshmojnė gjithashtu se nė shek. VIII-V p.e.sonė, diferencimi
shoqėror nė gjirin e shoqėrisė ilire ishte bėrė mjaft i theksuar dhe
kishte prekur edhe krahinat e thella tė Ilirisė Qendrore e Veriore. Nė
kėto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar tė varfėr, edhe varre ku tė vdekurin e shoqėronin armė tė kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte tė tjera tė importuara nga viset pėrreth, qė i takonin shtresės sė pasur tė aristokracisė fisnore.

https://dibra.albanianforum.net

6Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:09

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Federatat fisnore ilire
Zhvillimi i pronės private,
qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė
shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė. Nė kėtė kohė morėn
pėrpjesėtime tė mėdha luftėrat ndėrfisnore dhe inkursionet plaēkitėse
pėr det e tokė, qė arrinin deri nė Greqi dhe nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė tillė kanė qenė inkursioni i enkelejve pėr plaēkitjen e thesarit tė Delfit ose ato tė detarėve liburnė, tė cilėt me anijet e tyre tė lehta dhe tė shpejta zotėruan pėr njė kohė brigjet e Adriatikut, qė nga Korfuzi deri nė brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga kėto luftėra dhe inkursione, qė i sillnin aristokracisė fisnore
ilire tė ardhura tė mėdha, gjen shprehjen e vet nė veprimtarinė e gjerė
tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara dhe nė zhvillimin e
armatimeve, sidomos tė armėve tė reja, siē ishin shpatat, hanxharėt dhe heshtat prej hekuri qė janė gjetje tė rėndomta nė varret e luftėtarėve ilirė dhe tė mburojave tė paionėve, tė pėrkrenareve e frerėve tė kuajve qė pėrbėnin pajisjet e veēanta tė aristokracisė luftarake.
Nė procesin e kėtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan tė
lidhen dhe tė formojnė gjatė veprimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė
luftėrat agresive ose mbrojtėse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonė, federatat e para. Njė federatė e tillė ishte ajo e taulantėve, qė nėn mbretin Galaur dhe mė pas, gjatė shek. VII-VI p.e.sonė invadoi disa herė Maqedoninė
duke i shkaktuar asaj dėme tė rėnda dhe sakrifica tė mėdha nė njerėz.
Gjatė shek. VI-V p.e.sonė federata tė tilla formuan edhe disa fise tė
tjera, si molosėt, thesprotėt, kaonėt, parauejtė, orestėt, lynkestėt, paionėt, dardanėt etj. Nė krye tė federatės qėndronte mbreti, i cili nė burimet quhet basileus.
Nė disa raste si tek kaonėt e thesprotėt vendin e tij e zinte njė njeri
i zgjedhur ēdo vit nga gjiri i fisit sundues tė federatės.
Nė burimet e fundit tė shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i
takonte mė prijėsit mė tė aftė ushtarak, por ishte bėrė i trashėgueshėm
dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e
lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtė tij. Nė bazė tė kėtij fuqizimi tė
prijėsve ushtarakė dhe tė basilejve qėndronte gjithnjė pasuria qė vinte
duke u shtuar pėrherė e mė shumė nė sajė tė luftėrave. Ata vinin nga
shtresa e pasuruar e shoqėrisė fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa
tjetėr e popullsisė sė thjeshtė. Ajo e konsideronte si njė gjė tė
turpshme tė merrej me punimin e tokės, me mbarėshtimin e bagėtisė, me
prodhimin zejtar etj.
Nė kėto punė ishin tė angazhuar vetėm prodhuesit e vegjėl, masa e
gjerė e fshatarėve tė lirė ose gjysmė tė lirė. Zanati mė i nderuar pėr
ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive
etj., skenat e tė cilave na janė transmetuar pėrmes gjuhės sė gjallė
artistike nė objektet e bronzta tė zbuluara nė krahinat veriore ilire
apo nė kallcat e Glasinacit.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. V p.e.sonė disa nga federatat ilire kishin
arritur njė stad mjaft tė pėrparuar nė zhvillimin e tyre politik.
Taulantėt, fiset ilire, fqinje tė Maqedonisė dhe ato mė jugore: kaonėt,
thesprotėt e molosėt merrnin pjesė nė ngjarje tė tilla politike tė
historisė sė botės sė Mesdheut siē ishte lufta e Peloponezit. Taulantėt ndėrhyjnė me kėtė rast nė luftėn civile qė shpėrtheu nė Epidamn nė vitin 436 p.e.s.. Nė kėtė luftė ata morėn nėn mbrojtje oligarkėt e dėbuar nga demosi i qytetit dhe qenė njė nga ato forca qė nė aleancė me Athinėn, kundėr lidhjes sė Peloponezit,
ndihmuan aristokracinė epidamnase tė rikthehet nė pushtet. Kjo ngjarje
shėnoi njė kthesė tė rėndėsishme nė historinė e kėsaj kolonie greke,
sepse fatet e saj do tė lidhen paskėsaj gjithnjė e mė shumė me botėn
ilire. Dy njoftime tė tjera kanė tė bėjnė me ngjarjet e vitit 423. I
pari bėn fjalė pėr kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe disa fise tė tjera mė tė vogla fqinje tė molosėve, qė marrin pjesė nga ana e lakedemonėve nė fushatėn pėr tė nėnshtruar Akarnaninė dhe pėr ta shkėputur atė nga aleanca me Athinėn, fushatė qė pėrfundoi pa sukses.
Njoftimi i dytė lidhet me luftėn qė zhvilluan ilirėt e krahinave juglindore kundėr maqedonėve. Fisi ilir i lynkestėve
ishte prej kohėsh nė konflikt me sundimtarėt maqedonė, tė cilėt synonin
ta nėnshtronin. Gjatė luftės greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar
nga persėt kishte mundur t’u impononte lynkestėve sovranitetin e tij.
Nė kushtet e reja tė luftės sė Peloponezit, kur shteti maqedon ishte
ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II pėrplasej sa nė njėrėn anė nė tjetrėn, duke u lidhur herė me Athinėn e herė me Spartėn, mbreti i lynkestėve, Arrabeu,
shfrytėzoi kėtė situatė pėr t’u shkėputur nga varėsia maqedone. Nė
pėrpjekjet e tij pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme, Perdika kėrkoi
ndihmėn e aleatit tė vet, komandantit tė forcave lakedemone, Brasidės,
tė cilit i kishte besuar luftėn kundėr Athinės nė teatrin halkidik tė
veprimeve ushtarake. Njė ekspeditė e fuqishme e pėrbėrė nga forcat e
Perdikės dhe tė Brasidės provoi tė thyente Arrabeun me anėn e
bisedimeve dhe tė bėhej aleat i lakedemonėve. Por pėrpjekjet dėshtuan
dhe bashkė me to dėshtoi edhe ekspedita kundėr lynkestėve. Nė
kundėrshtim me vullnetin e Perdikės, Brasida nuk guxoi tė sulmonte dhe vendosi t’i tėrhiqte forcat.
Pak kohė mė vonė Perdika e bindi pėrsėri Brasidėn pėr njė fushatė tė
re kundėr lynkestėve; forcat maqedone e ato lakedemone tė pėrbėra prej
3000 hoplitėsh, 1000 kalorėsish dhe njė numėr barbarėsh
sulmuan Arrabeun. Por kėtė radhė lynkestėt kishin siguruar ndihmėn e
vėllezėrve tė tyre ilirė. Forcat e bashkuara tė ilirėve dhe lynkestėve
e shpartalluan veēmas mbretin maqedon dhe e detyruan tė largohej nė
pėshtjellim tė plotė, duke braktisur aleatin e tij. Kėshtu Brasida u
gjend i rrethuar keq dhe vetėm me pėrpjekje tė mėdha mundi t’i shpėtojė
forcat e veta nga asgjėsimi i plotė. Kjo luftė ndryshoi krejt drejtimin
qė kishin marrė ngjarjet nė frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rėnda,- shkruan Tukididi, - Perdika u pėrpoq tė hynte sa mė parė nė marrėveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”.
Duke i pėrshkruar kėto ngjarje tė shek. V, Tukididi na ka lėnė edhe njė
shėnim me mjaft interes pėr vlerėsimin e jetės social-politike tė
ilirėve. Prej fjalimit, qė sipas tij Brasida u mbajti ushtarėve tė tij
para tėrheqjes, ne mėsojmė se shoqėria ilire ruan ende nė fundin e
shek.V mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor.
Por midis njoftimeve tė autorėve qė bėjnė fjalė vetėm pėr
inkursionet e ilirėve dhe atyre tė Tukididit, qė i pėrmend ata si njė
forcė aktive, pjesėmarrėse nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės, ku
luajti ndonjėherė njė rol jo pa rėndėsi, ka njė ndryshim tė dukshėm. E
re nė njoftimet e Tukididit ėshtė se lufta e federatave ilire si nė
rastin e ndėrhyrjes nė luftėn civile tė Epidamnit, ashtu dhe nė luftėn
kundėr maqedonėve dhe aleatėve tė tyre peloponezas, nuk kishte mė
karakterin e njė inkursioni grabitqar, por synime politike tė caktuara
dhe kjo nėnkupton njė stad mjaft tė avancuar tė organizimit tė tyre
politik qoftė edhe nė kuadrin e njė federate fisnore. I gjithė ky
zhvillim social-politik, qė vihet re, veēanėrisht tek fiset ilire tė
jugut nė fund tė shek.V p.e.sonė, pasqyron qartė njė shoqėri, qė
jetonte etapėn e fundit tė organizimit fisnor, atė kalimtare pėr nė
rendin skllavopronar. Mbi bazėn e kėsaj shoqėrie do tė lindin nė fundin
e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonė formacionet e para shtetėrore
ilire.

https://dibra.albanianforum.net

7Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:09

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kultura ilire nė kohėn e hekurit
Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qė e dallojnė
nga kulturat e popujve fqinjė nė periudhėn e zhvilluar tė epokės sė
hekurit. Ajo ishte njė kulturė autoktone qė u krijua nė truallin historik tė ilirėve, nė procesin e formimit tė vetė etnosit
ilir, mbi bazėn e zhvillimit tė brendshėm social-ekonomik tė shoqėrisė
ilire dhe pa dyshim edhe tė marrėdhėnieve me popujt fqinjė. Tiparet
themelore tė saj janė shprehur nė arritjet mė tė rėndėsishme tė ilirėve
nė fushėn e zhvillimit tė tyre ekonomik e shoqėror, nė mėnyrėn e tė
jetuarit dhe tė kuptuarit tė botės qė i rrethonte, nė mėnyrėn e tė
pasqyruarit tė kėsaj bote nė artin e botėkuptimin e tyre. Krahas
tipareve themelore tė pėrbashkėta tė kėsaj kulture, qė janė
karakteristike pėr gjithė truallin ilir, vihen re edhe veēanti lokale.
Nė kushtet e njė territori tė gjerė, me larmi tė theksuara
fiziko-gjeografike, siē ishte pjesa perėndimore e Gadishullit tė
Ballkanit, me lidhje fqinjėsie e marrėdhėnie me krahina qė i
karakterizonte njė zhvillim i ndryshėm social-kulturor, sidomos i
theksuar midis veriut tė prapambetur qendėrevropian dhe jugut mė tė
pėrparuar egjeo-mesdhetar, kėto ndryshime lokale nė kulturė janė po aq
tė kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njėjtė social-ekonomik qė njohėn
ilirėt e kėsaj kohe. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė pėr ndryshime
lokale edhe nė aspekte tė veēanta tė jetės dhe tė krijimtarisė sė
ilirėve, ndryshime tė cilat janė thjesht tė karakterit etnografik.
Sipas tė dhėnave arkeologjike, nė truallin ilir dallohen nė epokėn e
hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, qė pėrfshin
krahinėn e banuar nga kaonėt, thesprotėt, molosėt
dhe fiset e tjera mė tė vogla tė viseve mė jugore; grupi adriatik-jugor
ose taulanto-ardian, qė shtrihet nė gjithė ultėsirėn bregdetare nga Vjosa nė Naretva
dhe qė banohej nga kėto dy fise tė mėdha si dhe fise tė tjera mė tė
vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret nė krahinėn juglindore tė
Shqipėrisė me qendėr pellgun e Korēės; grupi pelagon nė Maqedoninė
Perėndimore dhe ai paion nė atė lindore, grupi i Matit ose pirust, qė
pėrfshin krahinat e brendshme tė Shqipėrisė Verilindore (Mat, Dibėr
Kukės) dhe ai dardan nė Kosovė; grupi i Glasinacit me qendėr
rrafshnaltėn me tė njėjtin emėr nė lindje tė Sarajevės dhe rreth saj,
qė i pėrgjigjet krahinės sė banuar nga autariatėt; grupi dalmatin, qė pėrfshin krahinėn midis lumenjve Naretva e Krka;
grupi japod nė territorin e sotėm tė Likės dhe grupi verior-adriatik
ose liburn, qė shtrihej nė territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.
Ēdo njeri nga kėto grupe kulturore i pėrgjigjet kryesisht territoreve
tė banuara nga fiset ose bashkimet e mėdha fisnore ilire. Sa mė tė
afėrta gjeografikisht ishin kėto grupe, aq mė tė mėdha ishin
ngjashmėritė kulturore midis tyre. Kėshtu, p.sh., grupi japod paraqet
mjaft paralele me atė fqinjė liburn. Nė Ilirinė Qendrore grupi i Matit
lidhet aq ngushtė me atė tė Glasinacit dhe atė dardan saqė inkuadrohen
me njė kompleks tė gjerė kulturor Mat-Glasinac; ndėrsa nė Ilirinė e
Jugut grupi devollit afron nė shumė aspekte me atė pelagon dhe epirot.
Kėto ndryshime dhe ngjashmėri lokale, qė burojnė nga baza e pėrbashkėt
etnike, kushtet herė tė pėrafėrta e herė tė ndryshme tė zhvillimit
social-ekonomik dhe marrėdhėniet ndėrkrahinore, shkrihen nė tėrėsinė e
bashkėsisė kulturore ilire, tė cilėn e vėrejmė si nė gjuhė, ashtu dhe
nė kulturėn materiale (vendbanimet, veglat e punės, armėt, qeramikėn,
stolitė etj.) e atė shpirtėrore (artin e botėkuptimin) tė saj, pa
kėrkuar njė unitet tė plotė pėr kėtė shkallė tė zhvillimit tė ilirėve.
Veēoritė lokale etnografike nė kulturė, ashtu sikurse dhe ato
dialektore nė gjuhė, nuk cenojnė unitetin e kulturės ilire dhe tė
bartėsve tė saj, ato janė shprehje e larmisė dhe e ndryshimeve brenda
sė njėjtės kulturė.

https://dibra.albanianforum.net

8Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:10

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Gjuha Ilire
Ilirėt
flisnin njė gjuhė qė dallohej nga gjuhėt e popujve tė tjerė tė kohės sė
lashtė tė Ballkanit. Ajo ishte njė gjuhė e veēantė indoevropiane, qė
kishte lidhje afėrie ku mė tė largėt e ku mė tė afėrt me gjuhė tė tjera
tė gadishullit dhe jashtė tij. Janė konstatuar elemente tė pėrbashkėta
sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes nė mes tė gjuhėve
indoevropiane ėshtė diskutuar mjaft dhe janė dhėnė mendime tė ndryshme.
Njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė,
kanė sjellė njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn
e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar
me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e gjuhės shqipe, e ka
dhėnė gjuhėtari i shquar prof. Eqrem Ēabej, i cili ka sjellė dhe
argumentet e tij shkencore, nė mbėshtetje tė tezės ilire. Disa nga
argumentet e parashtruara prej tij janė kėto:
Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn
antike kanė banuar popullsi ilire; nga ana tjetėr, nė burimet historike
nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera nė trojet e
sotme; njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra vendesh, fisesh, emra
njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė
tė gjuhės shqipe. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire
shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se
ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes,
d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie
shqipfolėse; marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me
latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė
fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit; tė
dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore,
dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e
sotėm.
Nga tė gjitha kėto argumente, del si pėrfundim se teza e origjinės
ilire tė gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike
dhe gjuhėsore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk ėshtė gjetur
gjė e shkruar dhe ėshtė menduar se nuk ka qenė e shkruar. Dėshmohet e
shkruar mesapishtja e Italisė Jugore, qė ėshtė mbajtur e mbahet
pėrgjithėsisht si njė degė e ilirishtes, nė njėfarė mase si njė dialekt
i saj i zhvilluar mė tej nė kushtet e njė veēimi prej disa shekujsh nga
trungu i saj gjuhėsor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime tė
shkruara nė njė alfabet grek (dorik) me disa ndryshime pėr tė
riprodhuar disa tinguj tė posaēėm tė gjuhės sė tyre. Njė mbishkrim i
Kalasė sė Dalmaces afėr Pukės, qė pėr dekada tė tėra qe mbajtur si i
vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhėsia e re shqiptare se nuk ishte
tjetėr veēse njė mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nėse do tė
kurorėzohen me sukses pėrpjekjet qė po bėhen pėr leximin e njė
mbishkrimi tė Muzeut tė Shkodrės me prejardhje nga Dobraēi, shkruar me
njė alfabet tė panjohur dhe tė njė mbishkrimi tė gjetur nė Bugojė tė
Bosnjės Perėndimore, mund tė sillen tė dhėna tė reja e tė hapen
perspektiva. Zbulimet e mėtejshme arkeologjike mund tė japin ndonjė
tekst ilir tė shkruar me alfabet tė veēantė ose me alfabet grek a
latin. Gjuhėt greke dhe latine qė hynė mė parė nė Iliri si gjuhė
kulture, tregtare ose si gjuhė zyrtare administrative, nuk u bėnė kurrė
gjuhė tė tė gjithė popullit, i cili vazhdoi tė ruajė nė jetėn e tij tė
pėrditshme tė folmen amtare. Njoftimi i historianit grek tė shek. II
p.e.sonė, Polibit, pėr bisedimet e mbretit Gent me delegatėt maqedonas
pėrmes pėrkthyesit qė njihte ilirishten, dėshmon se kjo gjuhė u
praktikua edhe si gjuhė zyrtare deri nė fund tė jetės sė pavarur
politike tė ilirėve.
Nga gjuha e ilirėve kanė mbetur disa materiale, por qė nuk janė tė
mjaftueshme: elemente leksikore shumė tė pakta tė sė folmes sė
pėrditshme pėrbėrė nga disa glosa ilire, dhe sidomos njė numėr i madh
(rreth 1 000) emrash tė pėrveēėm, emra personash, perėndish, fisesh,
vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalėt ilire i kemi nė formėn
qė na janė dhėnė prej autorėve grekė e latinė, jo nė formėn autentike
tė tyre. Ndėr ato fjalė mund tė pėrmenden rhinos = mjegull, sabaia =
birrė meli etj. Emrat e pėrveēėm ilirė qė na janė transmetuar nė
burimet e shkruara antike (autorė grekė e latinė, mbishkrime greke e
latine, monedha tė territorit ilir) pėrbėjnė materialin kryesor qė kemi
prej ilirishtes sė Ballkanit. Ato lejojnė qė tė nxirren disa elemente
tė fjalėformimit emėror tė ilirishtes e ndonjė tipar fonetik i saj,
ndonjė element i leksikut tė saj dhe material krahasimi me gjuhėt e
tjera indoevropiane, po nuk japin mundėsi tė njihen gramatika dhe
leksiku i saj.
Studiues tė ndryshėm kanė pėrcaktuar si ilire edhe njė numėr fjalėsh
tė ndeshura nė gjuhėt e tjera tė lashta ose nė gjuhėt e sotme tė
Evropės, duke i marrė ato si huazime nga ilirishtja ose si tė
trashėguara prej saj. Shumica e tyre janė tė diskutueshme, po disa kanė
gjasa vėrtetėsie. Ndėr to pėrmendim: lat. mannus = kalė i vogėl, krhs.
shqipen maz/mėz; gr. balios = i bardhė, me pulla tė bardha, krhs.
shqipen balė; gr. kalibe = kasollė; disa fjalė pararomane etj.
Material mė tė pasur jep mesapishtja e Italisė Jugore. Prej saj kanė
ardhur njė numėr mbishkrimesh zakonisht tė shkurtra e shpesh
fragmentare tė shek. VI-I p.e.sonė, qė japin edhe fjalė, trajta e
ndonjė frazė, pėrveē emrave tė pėrveēėm qė pėrmenden nė to, por qė janė
kuptuar dhe shpjeguar deri mė sot nė njė masė tė vogėl. Kemi disa glosa
si brendon = bri, bilia = bilė, bijė etj., dhe shumė emra tė pėrveēėm
njerėzish, fisesh e vendesh.
Janė vėnė re gjithashtu edhe bashkėpėrkime tė rėndėsishme midis
mesapishtes dhe shqipes nė sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh.
reflektimi i |o|-sė sė shkurtėr indoevropiane nė |a|,
evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresės sė rasės kallėzore njėjės tė emrave
nė tė dyja kėto gjuhė etj.
Ne mendojmė se edhe afereza proverbiale e shqipes, rėnia e rrokjeve
tė patheksuara nė ballė tė fjalės, qė ka prekur si fjalėt e fondit
indoevropian *olena > shq. llānė/llėrė, *ok'to:t- > tetė, qoftė
njė numėr emėrvendesh: Avlona > Vlona/Vlora, Astibos > Shtip,
qoftė huazimet latine: amicus > shq. mik, Aprilis > shq. prill,
vihet re edhe te njė numėr emėrvendesh ilire, qė dalin pikėrisht nė
kėtė formė, pra me aferezėn e rrokjes nistore: Aenona (sot Nin),
Osinjium (sot Sinj), njė dėshmi kjo se fiset sllave i gjetėn ato nė
formėn e tyre protoshqipe. Po ashtu, te disa emėrvende vihet re
refleksi *o: > e, si te Ia•dera, Be•deri•ana, sigurisht nga i.e.
*udo:r, kurse gjymtyra e parė gjan tė jetė forma e
rregullt e prtoformės i.e. *sm.- > n•ja (khs. ang. *sm-mo > some).

https://dibra.albanianforum.net

9Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:11

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Arti ilir nė kohėn e hekuritArti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin
e tij dekorativ tė theksuar tė epokės sė bronzit, por lulėzimin e arrin
nė fillim tė epokės sė plotė tė hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII
p.e.sonė nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror tė
ilirėve. Kjo vihet re qartė sidomos nė grupin e kulturės sė Devollit,
nė atė tė Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetėm nė
objektet e veēanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe nė qeramikė, por
edhe nė materialet qė nuk i rezistuan kohės si nė dru, kockė etj.,
pėrfaqėsohet nga njė gamė e pasur figurash gjeometrike, si rrathė tė
veēantė e bashkėqendrorė, rombe e trekėndėsha me fusha tė zbrazura ose
tė mbushura me vija paralele etj., tė kompozuara me njė fantazi tė
zhvilluar dhe nė njė sistem rigorozisht simetrik. Ky stil do tė jetojė
nė tė gjitha periudhat e veēanta tė zhvillimit dhe tė dobėsimit tė tij,
deri nė fund tė periudhės sė hershme tė hekurit, duke pėrbėrė kėshtu
bazėn kryesore dhe mė tė qėndrueshme tė koncepteve estetike tė ilirėve
nė pėrgjithėsi. Arti figurativ nė Iliri u zhvillua mė vonė; atė e shohim tė pėrfaqėsuar nė figura
njerėzish dhe kafshėsh tė trajtuara skematikisht ose nė mėnyrė tė
stilizuar si dhe nė objekte tė tjera, si art dekorativ i ndėrthurur me
motive gjeometrike. Nga shek.VI p.e.sonė tek fiset e Ilirisė sė Veriut
nėn ndikimin e fuqishėm tė kulturave mesdhetare dhe nė kornizėn e
lidhjeve tė shumėfishta tė popullsive pėrreth Adriatikut Verior, lindi
njė art i pasur figurativ, shprehjen mė tė lartė tė tė cilit e gjejmė
tek situlat liburne e tek urnat
japode. Nė njė stil tė pjekur arkaik tė kohės janė paraqitur nė kėto
monumente pamje nga jeta e pėrditshme e ilirėve, nė mėnyrė tė veēantė e
shtresave tė pasura tė shoqėrisė sė tyre, midis tė cilave skena
argėtimesh, siē ėshtė rasti i njė valleje grash lidhur dorė pėr dore,
apo i njė procesioni funeral, ku pėrcjellja ėshtė dhėnė nėpėrmjet njė
vargu tė gjatė kurorash luftarake dhe kalorėsish qė marrin pjesė nė ceremoninė solemne.
Nė raste tė tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj.
Kėto manifestime artistike, megjithėse tė ndikuara nga pikėpamja e
stilit dhe e karakterit tregimtar tė ornamentit prej artit arkaik grek
dhe ai etniko-italik pėrsa i pėrket paraqitjes sė figurave, motiveve
reale dhe pėrmbajtjes sė tregimit, kanė mjaft elemente vendėse, qė
tregojnė pėr natyrėn vendore tė prodhimit tė shumė prej tyre. Nė kėtė
drejtim pėrveē vlerave artistike, kėto monumente pėrbėjnė edhe njė
burim historik tė dorės sė parė pėr njohjen e jetės dhe tė koncepteve
tė shoqėrisė ilire nė shek. VI-V p.e.sonė. Pėrsa u pėrket besimeve tė
ilirėve tė epokės sė hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre tė epokės
sė bronzit. Njė rol tė madh vazhdon tė luajė kulti i tokės mėmė i
lidhur me pjellorinė e saj dhe me zhvillimin e bujqėsisė nė
pėrgjithėsi. Shumė e pėrhapur tek ilirėt ishte heliolatria
(adhurimi i diellit). Gjurmėt e shumta tė saj shprehen pėrmes motiveve
tė ndryshme, qė zbukuronin objektet e veēanta dhe qė nė mėnyrė grafike
simbolizonin diellin. Tė tilla ishin, p.sh.: rrathėt bashkėqendrorė, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirėt shprehej dhe pėrmes varėseve tė ndryshme nė formė kali, kaprolli, zogu etj. Njė kult tjetėr shumė i zhvilluar tek ilirėt, sidomos tek ata tė krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisė si totem, si qenie mbrojtėse nga syri i keq (apotropeike) etj. Vendosja e varreve nė tuma pėrreth njė varri
mė tė hershėm tė pasur dhe qendror, si dhe shoqėrimi i tė vdekurit nė
varr me objekte tė ndryshme, tregon se tek ilirėt e periudhės sė
hershme tė hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i tė parėve, si edhe
besimi mbi jetėn e pėrtej varrit. Ilirėt besonin edhe nė ekzistencėn e
fuqive mistike, qė rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerėzve
sėmundjet dhe fatkeqėsitė e tjera shoqėrore. Pėr t’i larguar kėto tė
kėqija, ilirėt sajuan forma tė ndryshme varėsesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.

https://dibra.albanianforum.net

10Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:13

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Marrėdhėniet Iliro-Helene nė antikė

Vendosja e kolonive helene nė bregdetin ilir ėshtė pjesė e drejtimit
tė lėvizjes kolonizuese helene, nė tė cilėn mė aktiv u tregua Korinthi.
Kjo dukuri u zhvillua, nga njėra anė, me shtytjen e faktorėve ekonomikė
e shoqėrorė tė metropoleve dhe, nga ana tjetėr, qe njė hap i mėtejshėm
nė pėrfshirjen e zonave ilire nė sferėn e ekonomisė sė Mesdheut.
Kolonitė mė tė hershme u vendosėn nė tokat e Ilirisė sė Jugut. Kėto
zona tė banuara nga ilirėt kishin marrėdhėnie tregtare me vendet e
Greqisė qė nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi njė bazė mė tė
gjerė nė kushtet e shthurjes sė rendit fisnor tek ilirėt. Vendosja dhe
zhvillimi i mėtejshėm i kolonive ka qenė pasojė e kėtij procesi. Nė
fillim u vendosėn pranė vendbanimeve ilire pikat tregtare, tė cilat me
zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve me brendatokėn ilire u
populluan nga grupe kolonistėsh helenė dhe u kthyen nė qendra tė
shpėrngulurish (apoike) tė metropoleve greke.
Kolonia mė e hershme u vendos nė vitin 737 nė ishullin e Korkyrės,
qė banohej atėhere nga liburnėt. Nga kėtej njė valė kolonistėsh u
vendosėn nė Dyrrah (627 p.e.sonė, ka shumė gjasė edhe mė herėt).
Apolonia, e cila u themelua nė vitin 588, ngjan tė ketė qenė populluar
nga kolonistė tė ardhur nga Dyrrahu. Pėr gjithė kohėn antike midis dy
qyteteve u mbajtėn lidhje tė ngushta ekonomike dhe politike, qė janė
karakteristike pėr marrėdhėniet midis metropoleve dhe apoikeve. Nė tė
njėjtėn kohė me Apoloninė u formua nga banorėt tė ardhur nga Eubea edhe
kolonia helene nė Orik, e cila pėr vetė mundėsitė e kufizuara tė
kontakteve me prapatokėn ilire nuk arriti kurrė rėndėsinė ekonomike, as
edhe famėn e dy kolonive tė tjera. Kaluan edhe dy shekuj tė tjerė
derisa kolonistėt helenė tė ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisė dhe
Knidi tė vendoseshin nė ishujt e Ilirisė sė Veriut, ku themeluan Faron
(sot Hvar), Isėn (sot Vish) dhe Korkyrėn e Zezė (sot Korculla).
Nė fillimet e veprimtarisė sė kolonive peshėn kryesore nė ekonomi e
zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqėsore,
lėndė druri dhe minerale pėr nevojat e metropoleve, kundrejt shkėmbimit
mall me mall me prodhime tė zejtarisė. Por nė shek.V p.e.sonė kolonitė
e bregdetit ilir nuk janė mė shtojca tė ekonomisė e furnizuese tė
thjeshta lėndėsh tė para tė qyteteve mėma. Prodhimi lokal, i mbėshtetur
kryesisht nė shfrytėzimin e punės sė skllevėrve, arrin nė kėtė periudhė
njė shkallė tė tillė zhvillimi saqė ishte nė gjendje tė mbulonte jo
vetėm kėrkesat e popullsisė sė kėtyre qyteteve, por edhe tė botės ilire
pėrreth, gjallėruese dhe nxitėse e drejtpėrdrejtė e kėtij zhvillimi.
Importimet nga qytetet mėma dhe Greqia u kufizuan kryesisht nė sendet e
luksit dhe nė veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si
njėsi ekonomike krejt tė pavarura, duke e shprehur kėtė edhe nė prerjen
e monedhave tė tyre tė veēanta.
Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve tė konsumit tė gjerė:
qeramika, veglat e punės, armėt qė hidheshin nė tregun e brendshėm dhe
nė atė tė prapatokės. Punishtet e prodhimit tė gjerė tė enėve prej
balte, tė tjegullave e tė tullave, tė punimit tė gurit etj., ishin
prona tė skllavopronarėve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.
Nė marrėdhėniet tregtare me botėn ilire, veē prodhimeve bujqėsore e
blegtorale, lėndės sė drurit pėr ndėrtimin e anijeve dhe skllevėrve,
pėr tė cilat tregu grek kishte mungesė, vėmendja e kolonistėve u
pėrqendrua nė pasuritė minerale tė Ilirisė sė Jugut. Nė shkrirjen dhe
nė pėrpunimin e hekurit, tė bakrit dhe tė argjendit, ilirėt kishin njė
pėrvojė shekullore, nga e cila pėrfituan edhe kolonistėt. Veēanėrisht
eksportimi i argjendit qė nxirrej nga minierat e pirustėve dhe tė
Dardanisė, u bė njė nga burimet kryesore tė pasurimit e tė lulėzimit tė
dy kolonive tė mėdha, Dyrrahut dhe Apolonisė. Ai eksportohej kryesisht
nė formėn e monedhave, tė cilat gjetėn njė pėrkrahje tė gjerė nė
krahinat e afėrta dhe tė largėta ilire.
Pėr tė nxjerrė fitime sa mė tė mėdha nga marrėdhėniet tregtare me
ilirėt, sidomos nga tregtia me shumicė e lėndėve tė para, e gjithė kjo
veprimtari kryhej nėpėrmjet njė pėrfaqėsuesi tė veēantė tė kolonive, tė
quajtur poleti.
Duke qenė se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare,
bujqėsia e blegtoria zinte nė to njė vend tė dorės sė dytė. Nė rrethet
e afėrta tė qytetit pronarėt e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me
sipėrfaqe e prodhim tė kufizuar, sepse kufiri me ilirėt nuk shtrihej
shumė larg mureve tė qytetit.

https://dibra.albanianforum.net

11Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:16

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Shoqėria dhe politika ilire nė antikė

Qė nė fillim nė kolonitė helene tė bregdetit ilir u vendos mėnyra
antike e prodhimit. Nė ndarjen e shoqėrisė nė kolonitė rol tė veēantė
luante prejardhja shoqėrore dhe etnike e njerėzve. Nė kushte mė tė
privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, qė kishte qenė
shpesh pėrkrahėse e themelimit tė kolonive. Pėrbėrja shoqėrore e
shtresave tė lira ishte e larmishme. Krahas tė mėrguarve, pėr arsye
politike gjatė luftėrave tė demosit me aristokracinė nė metropole,
kishte fisnikė tė varfėruar, zejtarė tė zhveshur nga mjetet e
prodhimit, fshatarė tė shpronėsuar, tregtarė e detarė. Kjo masė e
popullsisė shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve tė herėpashershme
nga metropolet. Nė Dyrrah njė kontingjent i madh njerėzish tė tillė
erdhi nė gjysmėn e dytė tė shek.V.
Nė Dyrrah e nė Apoloni shtresa e skllevėrve pėrbėnte forcėn kryesore
tė fuqisė punėtore. Ajo ndahej nė tri kategori: nė skllevėr tė
qytet-shtetit skllavopronar, tė cilėt punonin nė punishtet e tjegullave
dhe tė tullave, nė thyerjen, transportimin dhe nė skalitjen e gurėve,
nė pėrpunimin e metaleve e nė prerjen e monedhave, pra nė punėt mė tė
rėnda. Tė shumtė ishin edhe skllevėrit privatė qė pėrbėnin kategorinė e
dytė, tė cilėt pėrveē ergasterive shėrbenin edhe nė ekonomitė shtėpiake.Njė pjesė tė popullsisė, gjithmonė nė rritje, e pėrbėnin “tė huajt”,
kategoria e tretė ose banorėt me origjinė ilire. Kėta nė dhjetėvjeēarėt
e parė ishin tė privuar nga tė drejtat shoqėrore dhe politike.
Nė pėrputhje me kėtė pėrbėrje shoqėrore tė popullsisė, rendi politik
nė Apoloni e Dyrrah kishte nė fillim karakter oligarkik. Pushteti i
takonte njė pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dėrrmuese e
popullsisė, ashtu edhe ilirėt, duke mos bėrė fjalė pėr skllevėrit, nuk
gėzonte tė drejta nė qeverisjen e qytetit.
Zhvillimi i vrullshėm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisė nė
shek.VI-V shoqėrohet me ndryshime nė rendin shoqėror e politik tė dy
kolonive, si rrjedhim i njė lufte tė ashpėr sociale e politike. Me
zgjerimin e prodhimit zejtar dhe tė shkėmbimit tė mallrave me ilirėt
dhe me Greqinė, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare
e zejtare tė kolonive. Kėto shtresa dolėn tani si forca tė pavarura nė
arenėn politike kundėr grupit oligarkik, me synimin pėr tė marrė
pushtetin dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė interesave tė tyre. Si
rrjedhim i kėsaj, nė vitin 437 shpėrtheu nė Dyrrah njė kryengritje e
demosit, e njohur nė historinė antike pėr rolin qė luajti nė prag tė
luftės sė Peloponezit. Nė arenėn e kėsaj lufte pėrveē forcave tė
demosit dhe aristokracisė, u duk edhe ndeshja e interesave tė Korkyrės,
prapa sė cilės qėndronte Athina dhe Korinthi. Tė dyja fuqitė synonin tė
pėrfitonin mundėsi mė tė gjera nė tregun ilir. Gjithashtu nė kėtė
ndeshje morėn pjesė aktive edhe ilirėt fqinjė, tė cilėt duke ndihmuar
aristokratėt e dėbuar nga qyteti, u radhitėn me forcat qė pėrkahnin
Athinėn nė luftėn kundėr lidhjes sė Peloponezit.
Rrjedhimi kryesor i luftės civile nė Dyrrah ishte triumfi i plotė i
parimit tė ndarjes klasore tė shoqėrisė, forcimi i polisit
skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i
aristokracisė skllavopronare nė duart e gjithė skllavopronarėve si
klasė. Baza shoqėrore e tij u zgjerua me pjesėmarrjen e shtresave mė tė
gjera skllavopronare, tė pronarėve tė punishteve, tė tregtarėve etj.,
duke bėrė kėshtu mė tė theksuar mėnyrėn antike tė prodhimit. Qė nga kjo
kohė u forcua edhe pozita shoqėrore e ilirėve qė banonin nė qytet. Njė
dukuri e tillė e ngjashme u zhvillua edhe nė Apoloni.
Kėto ndryshime u pasqyruan edhe nė pėrbėrjen dhe nė funksionet
shtetėrore. Vendin e krerėve (fylarkėve) aristokratė, nė duart e tė
cilėve qe pėrqendruar pushteti gjatė regjimit oligarkik, e zuri tani
njė organ kolegjial, buleja (kėshilli). Anėtarėt e saj mund tė ishin jo
vetėm nga fisnikėt, por edhe nga shtresat e tjera tė skllavopronarėve.
U krijua edhe organi i mbledhjes sė pėrgjithshme tė popullit, helieja.
Detyrat kryesore tė saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me
rėndėsi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisė sė organeve
ekzekutive tė qytetit. Me gjithė pjesėmarrjen e popullit tė lirė, edhe
ky organ ishte nė duart e skllavopronarėve, pa praninė e tė cilėve
helieja nuk kishte tė drejtė tė zgjidhte organet e larta ekzekutive tė
qytetit. Nga anėtarėt e bulesė nė krye tė ēdo viti zgjidhej prytani, i
cili ishte funksionari mė i lartė civil i qytetit. Me emrin e tij
lidheshin tė gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rėndėsi tė shpallura
gjatė vitit. Me ēėshtjet qė kishin tė bėnin me mbrojtjen ushtarake dhe
me luftėn merrej toksarku, qė ishte komandanti i shigjetarėve.
Sekretarit i binte pėr detyrė kryesore tė kujdesej pėr ngulitjen mbi
gur ose mbi tabela bakri tė ligjeve, tė dekreteve e vendimeve tė marra
nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t’i shpallte ato
publikisht. Tė tre hieramnamonėt, merreshin jo vetėm me ēėshtjet e
kultit, me organizimin e lojėrave e tė festave, por me sa duket edhe me
ēėshtjet financiare tė qytetit. Veē kėtyre kishte edhe nėpunės tė
tjerė, tė njė rangu mė tė ulėt, por qė nė tė vėrtetė luanin njė rol me
rėndėsi nė jetėn ekonomike. I tillė ishte nėpunėsi i ngarkuar me
prerjen e monedhave, i cili kishte pėr detyrė tė kujdesej si pėr
sigurimin e lėndės sė parė, ashtu edhe pėr prerjen dhe shpėrndarjen e
monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij tė
prytanit. Njė funksionar tjetėr ishte poleti qė merrej me rregullimin e
tregtisė me ilirėt.
Kulti fetar ishte nė harmoni me institucionet shoqėrore e politike
tė qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato
shtetėrore (hieramnamonėt). Hyjnitė mė tė adhuruara nė Apoloni ishin
Apoloni, qė i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua
nga kolonistėt me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj.
Perėnditė kryesore, tė cilėve u faleshin mė shumė dyrrahasit, ishin
Zeusi, Dielli dhe bashkėthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.
Kolonitė helene u vendosėn nė Iliri nė rrethanat e marrėdhėnieve tė
ngushta ekonomike me ilirėt, qė kushtėzoheshin nga interesat reciproke.
Fuqizimi i mėtejshėm i kolonive pėrkon me lindjen e qyteteve ilire dhe
me formimin e shtetit ilir. Tek kėta kolonitė do tė gjejnė njė bazė pėr
t’u mbėshtetur nė synimet e tyre pėr ēlirimin e plotė ekonomik dhe
politik nga metropolet. Nuk kanė munguar edhe konfliktet midis ilirėve
dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpėrdorimeve tė kolonistėve
nė marrėdhėniet me ilirėt dhe pėr kufijtė midis tyre. Kėto morėn forma
tė armatosura nė luftėn e Apolonisė me qytetin ilir Thronion rreth
mesit tė shek.V dhe nė luftėn e ilirėve kundėr Isės mė 385 p.e.sonė.
Qė nga gjysma e dytė e shek. IV p.e.sonė historia e kolonive helene
tė bregdetit tė Ilirisė zhvillohet nė marrėdhėnie tė ngushta me
historinė politike tė shtetit ilir dhe nė kornizėn e saj.

https://dibra.albanianforum.net

12Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:17

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Shtete ilire nė antikitet

Nė fundin e shek. V p.e.sonė ilirėt hynė nė rrugėn e
zhvillimit skllavopronar. Nė shekujt qė pasuan e deri nė pushtimin
romak krahinat mė tė pėrparuara ilire, ato jugore, kryesisht
bregdetare, njohėn zhvillimin e tyre mė tė lartė shoqėror e politik tė
pavarur. Urbanizimi intensiv i kėsaj treve dhe zhvillimi qė mori, pėr
pasojė, mėnyra antike e prodhimit nė shek. IV-III p.e.sonė ēoi nė
krijimin e njė shoqėrie antike tė mirėfilltė dhe nė formimin e njė
vargu shtetesh ilire, tė cilat u inkuadruan nė qytetėrimin e pėrparuar
tė botės mesdhetare. Midis formacioneve shtetėrore qė u formuan nė
trevėn e gjerė ilire, ai qė arriti njė shkallė tė lartė tė zhvillimit
politik dhe qė luajti njė rol tė shquar nė ngjarjet politike tė kohės
qe Shteti Ilir apo Mbretėria Ilire. Qė nga dukja e kėtij shteti emrat
ilir dhe Iliri morėn, pėrveē kuptimit tė gjerė etnik, edhe njė kuptim
tė ngushtė politik, qė u lidhėn me fatet historike tė kėtij formacioni
shtetėror dhe tė popullsisė sė tij, e cila nė burimet e shkruara do tė
njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirė tė mirėfilltė). Nė kohė tė
ndryshme Mbretėria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet
qė i imponuan rrethanat politike, nė njė territor tė gjerė qė
pėrfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) nė veri e deri te lumi
Vjosa (Aous), nė jug me njė shtrirje drejt lindjes deri te liqenet
Lyhnide nė kufi me Maqedoninė dhe mė nė veri me Mbretėrinė Dardane. Nė
krahinat mė jugore ilire u formua njė shtet tjetėr i rėndėsishėm ilir i
njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos nė ngjarjet
politike tė fundit tė shek. IV dhe tė ēerekut tė parė tė shek. III
p.e.sonė. Nė kohėn e shtrirjes mė tė gjerė tė tij, ai pėrfshinte tokat
prej lumit Vjosa (Aous) e deri nė gjirin e Artės (Nikopolit), duke u
kufizuar nga jugu me Akarnaninė, kurse nga lindja me Thesalinė e
Maqedonisė. Nė kėtė hapėsirė kanė ekzistuar si formacione shtetėrore tė
pavarura edhe njė varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia,
historia politike e tė cilave u zhvillua herė nė lidhje tė ngushtė e
herė nė kundėrshtim me atė tė Shtetit Ilir dhe tė atij tė Epirit. Nė
rrethana tė caktuara politike lindin gjithashtu formacione mė pak tė
rėndėsishme nė formėn e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinėve
etj., qė kanė njė peshė mė tė vogėl nė historinė politike tė Ilirisė.
Nė krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri
mbretėri tė vogla ilire: e paionėve, e dardanėve dhe e athamanėve. E
para shfaqet me njė shkėlqim tė shkurtėr nė shek. IV p.e.sonė pėr tė
rėnė pastaj shpejt nėn goditjet e politikės ekspansioniste tė shtetit
maqedon, kurse dy tė fundit dalin nė arenėn politike nė shek. III me
njė rol tė parėndėsishėm. Popullsitė ilire tė krahinave tė brendshme
qendrore e veriore nuk njohėn deri nė fillim tė erės sonė njė organizim
politik shtetėror; edhe nė kėtė kohė ato arritėn tė organizohen vetėm
nė federata fisnore, siē ėshtė rasti i dalmatėve ose i fiseve tė tjera.

https://dibra.albanianforum.net

13Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:18

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Ekonomia dhe shoqėria ilire nė lashtėsi


Iliret 250px-PegasiII_13vIliret Magnify-clip

Illyria, Dyrrhachion. After 350 BC





Zhvillimi ekonomik e shoqėror i Ilirisė
gjatė epokės sė hekurit dhe veēanėrisht gjatė shek. VII-V p.e.s. kishte
pėrgatitur kushtet pėr lindjen e qyteteve dhe tė jetės qytetare. Siē
dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazėn e
vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit dhe tė qendrave
protourbane qė u krijuan si rezultat i zhvillimit tė zejtarisė, tė
bujqėsisė, tė blegtorisė, si edhe tė intensifikimit tė marrėdhėnieve tė
kėmbimit me botėn greke. Kjo dėshmohet nga prania e gjerė e qeramikės
sė importuar korinthike e jonike dhe mė pas edhe nga prodhimet e
kolonive greke nė Dyrrah e nė Apoloni, tė cilat kishin hyrė nė
marrėdhėnie tė ngushta me prapatokėn ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare ishte njė dukuri me karakter
ekonomik e shoqėror tėrėsisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e
ekonomisė antike tė tregut qė u materializua me krijimin e qyteteve si
qendra prodhimi e shkėmbimi. Kjo ėshtė e lidhur me shkėputjen e plotė
tė zejtarisė nga bujqėsia, me krijimin e mėnyrės antike tė prodhimit
dhe me zbatimin e punės sė skllavit nė degėt e ekonomisė.
Njoftimet mė tė hershme pėr ekzistencėn e qyteteve nė Iliri i
takojnė mesit tė shek. IV p.e.sonė. Historiani grek, Diodori, duke
pėrshkruar fushatat e Filipit II kundėr ilirėve thotė se mbreti i
Maqedonisė “u lėshua mbi Ilirinė me njė ushtri tė fortė, plaēkiti
vendin, nėnshtroi shumė qytete tė vogla dhe u kthye nė Maqedoni me
plaēkė tė madhe”. Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmėruar
athinasit pėr rrezikun qė i kėrcėnonte nga mbreti maqedon, vė nė dukje
gjithashtu se “Filipi po fortifikonte qytete nė Iliri”. Pak mė vonė
historianėt grekė tė shek. II p.e.sonė Ariani e Rufi pėrmendin me emėr
Polionin si qytet i Dasaretisė, kurse historiani i shek. IV p.e.sonė
Theopompi pėrmend qytetin Oidanton. Mė nė fund nga tė dhėnat
numizmatike tė fillimit tė shek. IV p.e.sonė mėsojmė emrin e njė qyteti
tė rėndėsishėm ilir, Damastion. Kuptohet se origjinėn e kėtyre
qyteteve, qė janė tė pranishme nė mesin e shek. IV p.e.sonė, (njė rast
vėrtetohet qysh nė fillim tė kėtij shekulli), duhet ta kėrkojmė pak mė
parė, d.m.th. nė fundin e shek. V-tė p.e.sonė.
Nuk dihet me saktėsi se ē’paraqesin nė vetvete kėto qytete tė
hershme ilire. Dėshmitė e autorėve antikė, pėrveē faktit qė kumtojnė
ekzistencėn e tyre, janė tepėr tė varfra pėr tė ndihmuar qė tė
rindėrtohet pamja reale e kėtyre qendrave urbane.
Edhe nga pikėpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime tė tilla,
nėpėrmjet tė cilave tė dallohet qartė qyteti i kėsaj kohe. Megjithatė,
prej qyteteve antike, rrėnojat e tė cilave ruhen nė vendin tonė, mund
tė pohohet se qyteti i mirėfilltė nė Iliri formohet kryesisht gjatė
shek. IV p.e.sonė. Nė kėtė kohė kemi edhe dėshmitė e qarta si nga
burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.
Kėto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara tė epokės sė
hekurit, ngrihen mbi kodra tė mbrojtura nga pikėpamja natyrore, por
shtrihen me sipėrfaqe relativisht mė tė gjera, qė arrijnė deri nė 10-20
ha. Muret e tyre rrethuese janė ndėrtuar me njė teknikė mė tė pėrparuar
me blloqe shumėkėndėshe, trapezoidale; ato janė mjaft tė fuqishme dhe
me njė bukuri tė rrallė (Amantia, Klos, Ēuka e Aitojt etj.), por
sistemi i fortifikimit nė pėrgjithėsi ėshtė ende i thjeshtė; ai nuk
njeh kullat, rolin e tė cilave e luajnė deri diku kthesat me kėnd tė
drejtė, qė bėn muri herė mbas here pėr arsye qėndrueshmėrie; edhe
portat nė kėtė sistem janė tė pakta e me njė mbrojtje mė tė dobėt.
Qytetet e mėdha zėnė njė pozitė qendrore nė krahinėn qė zotėrojnė
dhe shtrihen nė njė hapėsirė prej 30-40 ha, siē ėshtė rasti i Bylisit,
i Antigonesė, i Lisit etj., dhe janė tė mbrojtura me mure tė fuqishme.
Duke folur pėr qytetet e kėsaj kohe Diodori i quan ato me termin
polisma, qė do tė thotė qytete tė vogla, me sa duket ende nė shkallėn
fillestare tė zhvillimit tė tyre. Demosteni, nė shek. IV p.e.sonė
pėrkundrazi, pėrdor termin poleis qė do tė thotė qytet. Ndryshimi qė
vėrehet nė termat e pėrdorur prej kėtyre dy autorėve nuk duket tė jetė
i rastit; ai shpreh me sa duket njė diferencim qė u bėhet kėtyre
qendrave urbane ilire dhe qė lidhet me karakterin e tyre. Pak dritė mbi
kėtė ēėshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin
mė tė fortė” midis qyteteve tė Dasaretisė. Duket se disa qytete kishin
mundur tė ecnin pėrpara dhe tė dalloheshin prej tė tjerave. Interes tė
veēantė paraqet nė kėtė drejtim Damastioni, i cili ėshtė dhe i pari
qytet ilir qė pret monedha. Burimet tregojnė se ky qytet gjendej nė
shpinė tė zonės bregdetare, diku midis kėsaj zone dhe liqeneve
lynkeste. Duke folur pėr kėtė Straboni nė shekullin e parė shkruan
kėshtu: “Pas Epidamnit dhe Apolonisė gjer te malet Keraune ndodhen
bylinėt, taulantėt, parthinėt dhe brygėt; aty afėr gjenden dhe minierat
e argjendit nė Damastion, mbi tė cilat diestėt vendosėn sundimin e
tyre, si dhe enkelejtė, tė cilėt i quajnė dasaretė; afėr kėtyre vijnė
lynkestėt..”. Mungesa e tė dhėnave mė tė sigurta ka penguar qė ky qytet
tė lokalizohet me saktėsi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve tė
monedhave tė tij, ai duhet kėrkuar nė krahinat e brendshme ilire, diku
nė lindje tė Drinit tė Sipėrm.
Pasazhi i Strabonit ka njė rėndėsi tė veēantė dhe pėr njė fakt
tjetėr. Ai tregon se Damastioni qe njė qytet qė lindi dhe u zhvillua nė
njė zonė tė pasur me miniera, tė cilat, me sa duket pėrbėnin edhe bazėn
ekonomike tė tij. Shfrytėzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisė sė
pėrpunimit tė metaleve qenė degėt kryesore tė kėsaj ekonomie. Karakteri
i saj bėhet i qartė edhe nga simbolet qė mbajnė monedhat e qytetit, tė
cilat paraqesin midis tė tjerash ēekanin e minatorit dhe shufrat
metalike.
Damastioni ėshtė, kėshtu, shembulli i njė qyteti zejtar tė pėrparuar
tė kėsaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet nė burimet, jo
vetėm si qyteti mė i fortė midis qyteteve tė Dasaretisė, por edhe si
kryeqendėr apo qendėr rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundėsi qė
qytetet e tjera mė tė vogla, ato qė Diodori i quan polisma, do tė kenė
qenė qendra njėsish gjeografiko-ekonomike, ku do tė ketė mbisunduar
ekonomia bujqėsore-blegtorale me ndonjė degė tė kufizuar tė zejtarisė.

https://dibra.albanianforum.net

14Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:19

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Bujqėsia dhe blegtoria ilire nė antikė


Iliret 250px-Cow006





Lindja e qyteteve i dha njė shtytje tė re zhvillimit tė degėve tė ndryshme tė ekonomisė ilire.
Zejtarinė e shfrytėzimit tė minierave dhe tė pėrpunimit tė metaleve
ilirėt e njihnin dhe mė parė, por asnjėherė si tani ajo nuk paraqitet
si degė e veēantė e njė qyteti, siē ėshtė rasti i Damastionit. Nė shek.
IV nė zejtarinė e punimit tė metaleve nuk vihet re ende ndonjė ndryshim
cilėsor, fjala vjen nė punimin e veglave tė punės, tė armėve apo tė
zbukurimeve, nė krahasim me shekujt pararendės. Por tani mund tė flitet
pėr njė veprimtari mė tė gjerė e mė intensive si nė shfrytėzimin e
minierave, ashtu edhe nė prodhimtarinė e degėve tė veēanta tė zejtarisė
metalpunuese. Bie nė sy nė mėnyrė tė veēantė rritja e prodhimit tė
armėve, qė pėrbėjnė nė kėtė kohė gjetjet mė tė shumta nėpėr nekropolet
nė krahasim me zbukurimet. Megjithatė, nuk pati ndonjė pėrparim, nė
fushėn e zejtarisė sė prodhimit qeramik, madje importi e dobėsoi pėr
njė kohė kėtė degė tė zejtarisė ilire.
Ndėrkaq nė fushėn e ndėrtimeve ndodh njė revolucion i vėrtetė.
Mjeshtrat e ndėrtimit shquhen nė shek. IV pėr aftėsitė e tyre
arkitektonike e teknike dhe pėr njohuritė e thella nė fushėn e artit tė
fortifikimeve, qė i zbatonin nė nivelin mė tė pėrparuar tė kohės, ashtu
si nė shumė vise tė tjera tė botės mesdhetare. Muret rrethuese tė
qyteteve tė ndėrtuara nė stilin poligonal janė dėshmia mė e qartė e
arritjeve nė kėtė fushė.
Tė dhėnat pėr bujqėsinė dhe blegtorinė e ilirėve pėr shek. IV janė tė varfra. Autorėt bashkėkohės, si Aristoteli,
Skymni, Ariani etj., nuk bėjnė tjetėr veēse pėrsėrisin Hekateun, pėr
shkak tė njohjes ende tė pamjaftueshme tė Ilirisė ; megjithatė Iliria
pėr autorėt grekė ishte vendi i njė bujqėsie e blegtorie tė zhvilluar,
tokat pjellore tė sė cilės shfrytėzoheshin vende-vende nė mėnyrė
intensive dhe qė krahas kulturave bujqėsore (rritja e ullirit,
kopshtaria e bletaria), nė kullotat e pasura rritnin bagėti tė mira tė
racės.
Tė dhėnat arkeologjike i vėrtetojnė kėto njoftime. Parmenda e paraqitur nė buzėt e njė pitosi gjetur nė fushėn e Korēės,
si dhe figurat simbolike tė paraqitura nė monedhat e Dyrrahut e tė
Apolonisė, apo nė monumentet varrimore tė kohės, si kalliri i grurit,
dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollėkut,
simbol i pjellorisė dhe i begatisė, u bėjnė jehonė pasurive tė tokės
ilire dhe zhvillimit qė kishin marrė bujqėsia e blegtoria ilire nė kėtė
kohė.

https://dibra.albanianforum.net

15Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:20

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Tregtia

Tregtia ilire nė antikė

Si rrjedhim i zhvillimit tė zejtarisė dhe tė degėve
tė tjera tė ekonomisė ilire u zgjeruan shkėmbimet dhe tregtia. Gjetjet
arkeologjike dėshmojnė pėr njė shtrirje tė gjerė tė prodhimeve tė
zejtarisė ilire. Tipat standardė tė armėve, tė zbukurimeve dhe tė enėve
prej balte qė pėrsėriten nė gjetjet nga njė krahinė nė tjetrėn,
dėshmojnė pėr marrėdhėnie intensive midis popullsisė sė krahinave tė
ndryshme dhe pėr njė zhvillim tė konsiderueshėm tė kėmbimeve midis
tyre. Njė zhvillim mė tė gjerė morėn nė kėtė kohė shkėmbimet me botėn
greke. Jo mė kot pasuritė minerale dhe disa prodhime bujqėsore tėrhoqėn
vėmendjen e autorėve antikė tė kėsaj kohe. Duket se kėto prodhime ishin
ndėr artikujt kryesorė tė eksportit ilir. Njė vend me rėndėsi zinin
kėmbimet me kolonitė greke tė bregdetit Adriatik dhe qytetet e
Halkidės, tė cilat merrnin nga Damastioni argjendin pėr prerjen e
monedhave tė tyre, kurse nga tokat e afėrta tė Atintanisė serėn, qė u
duhej pėr ndėrtimin e anijeve dhe lyerjen e enėve tė transportit.
Kundrejt tyre ilirėt merrnin prodhime luksi tė artizanatit grek, midis
tė tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve tė Dyrrahut e tė
Apolonisė, enėt e kėtyre qendrave janė gjetje jo tė rralla nė
vendbanimet e zonės bregdetare. Por ato fillojnė tė duken mė dendur
edhe nė krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe
nė luginėn e mesme tė Drinit, nė afėrsi tė Kukėsit e tė Krumės. Kėto
prodhime arrijnė kėtu nėpėrmjet rrugėve tregtare tė shkelura qysh nė
shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikėnisje si nga qendrat
e bregut Adriatik, ashtu edhe tė Egjeut. Monedhat e argjendit pėrdoren
gjerėsisht si ekuivalent shkėmbimi. Nė krahinat bregdetare gjejnė njė
pėrhapje tė madhe monedhat e Dyrrahut e tė Apolonisė, kurse nė ato tė
brendshme dhe lindore monedha e Damastionit. Gjetjet e deritanishme
tregojnė se kjo monedhė qarkulloi nė njė zonė tė gjerė qė pėrfshinte
krahinėn e diestėve, penestėve dhe pjesėrisht atė tė lynkestėve. Prerja
dhe hedhja nė treg e monedhave nga njė qytet ilir si Damastioni ėshtė
njė fakt me rėndėsi tė veēantė. Ai tregon se tani, nė pjesėn e parė tė
shek. IV p.e.sonė, krahas Dyrrahut dhe Apolonisė, tė cilat me monedhat
e tyre, qysh nga shek.V p.e.sonė kishin mbuluar krahinat e afėrta tė
ultėsirės bregdetare dhe i kishin tėrhequr ato nė orbitėn e
marrėdhėnieve skllavopronare, njė qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u
bė qendėr e rėndėsishme ekonomike e krahinave tė brendshme. Ai hodhi nė
treg monedhėn e vet dhe me kėtė shėnoi shtrirjen e mėtejshme tė
sistemit monetar nė krahinat e brendshme tė Ilirisė Jugore. Ekonomia
monetare theu kėshtu dhe nė kėtė pjesė tė Ilirisė ekonominė e
prapambetur natyrore, pėr t’i hapur rrugėn njė sistemi tė ri ekonomik,
skllavopronarisė.




Shoqėria skllavopronare ilire nė antikė

Me lindjen e qyteteve u krijua edhe njė popullsi
qytetare, e cila mė parė nuk njihej. Burimet nuk e bėjnė tė qartė
pėrbėrjen dhe karakterin e kėsaj popullsie, por meqė qytetet ishin
qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre pėrbėhej nga
masa e gjerė e prodhuesve zejtarė, bujq e blegtorė, nga pronarėt e
punishteve zejtare, tregtarėt dhe aristokracia e vjetėr fisnore qė
pėrbėnte parinė e qytetit. Si e tillė, popullsia e qytetit paraqitej e
diferencuar nė shtresa shoqėrore, me interesa tė ndryshme. Prej tyre,
pronarėt e punishteve dhe tregtarėt formonin shtresėn e re tė pasuruar,
e cila zhvendos pėrfundimisht nė plan tė dytė aristokracinė e vjetėr
fisnore. Si qendra ekonomike e politike mė vete qytetet i rrethonte njė
popullsi fshatare e lidhur me ta nėpėrmjet interesave ekonomikė tė
ndėrsjelltė. Nė burimet kėto popullsi njihen akoma si fise tė mėdha apo
tė vogla, por fisi nuk ka mė kuptimin e tij klasik. Vetė dukja e
qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave janė elemente qė nuk
pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkėsisė njė pėrmbajtje tė re
nga pikėpamja e marrėdhėnieve ekonomike e shoqėrore

https://dibra.albanianforum.net

16Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:21

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Bardhyli


Bardhyli

Shekulli i ri, i katėrt, i gjen pėrsėri ilirėt nė
konflikt me fqinjėt e tyre maqedonė pėr ēėshtjen e Lynkestisė. Nė vitet
e fundit tė sundimit tė mbretit maqedon, Arhelaut, nė kapėrcyell tė
shekullit, u zhvillua njė luftė e re midis ilirėve dhe maqedonėve pėr
kėtė krahinė. Nė kėtė luftė mbreti i lynkestėve, Arrabeu, kishte si
aleat mbretin Syra. Aristoteli, qė e pėrmend kėtė fakt, nuk e cilėson
origjinėn etnike tė Syras, por burimet e tjera e bėjnė tė qartė se ai
ishte mbreti i ilirėve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka tė ngjarė ta
ketė zanafillėn e saj nė ngjarjet e vitit 423 p.e.sonė dhe duket se ka
qenė pėrforcuar me njė martesė dinastike midis Syras dhe njė vajze tė
Arrabeut. Rezultatet e kėsaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e
mėpastajme tregojnė se nuk ndodhi ndonjė ndryshim nė gjendjen
ekzistuese. Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sonė), shėnoi pėr
Maqedoninė fillimin e njė periudhe trazirash qė zgjatėn katėr dekada me
radhė. Kontradiktat e brendshme qė u bėnė shkak pėr kėtė vrasje dhe pėr
intrigat e mėvonshme dinastike, krijuan rast pėr hapjen e konflikteve
midis Maqedonisė dhe fqinjėve tė saj. Nė fillim tė sundimit tė Amyntas
II, qė pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti njė
zgjidhje. Martesa e Amyntas me njė bijė tė mbretit Syra, tė quajtur
Eurydike, qė ishte nė tė njėjtėn kohė edhe mbesė e Arrabeut, fsheh nė
vetvete faktin qė midis ilirėve e maqedonėve ishte arritur njė
marrėveshje pajtimi pėr ēėshtjen e lynkestėve. Por kjo gjendje nuk
zgjati shumė. Ilirėt, interesat e tė cilėve ishin ndeshur prej kohėsh
me ato tė Maqedonisė nė Lynkesti, ishin tė interesuar pėr dobėsimin e
mėtejshėm tė Maqedonisė dhe jo pėr pajtim. Rasti i volitshėm pėr ta
arritur kėtė qėllim paraqitet pikėrisht tani, qė Maqedoninė e kishte
pushtuar vala e turbullirave tė brendshme. Nė vitin 393 p.e.sonė,
ilirėt u dyndėn nė Maqedoni, pushtuan njė pjesė tė saj dhe pasi dėbuan
Amyntėn, vendosėn nė fron njė farė Argeu, qė thuhet se zbriste prej
dinastisė sė lynkestėve. Nėn presionin e pushtimit ilir, njė pjesė e
tokave tė Maqedonisė Lindore me pėlqimin e mbretit tė rrėzuar hyri nė
Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua nė Thesali dhe vetėm pas dy
vjetėsh mėrgimi, ai mundi tė kthehej nė vend me ndihmėn e thesalėve, tė
cilėt preferonin mė mirė sundimin e tij se atė tė Argeut qė pėrkrahej
nga ilirėt. Paqen me ilirėt ai qe detyruar ta blinte me njė tribut
vjetor qė do t’ua paguante atyre. Rrethanat nė tė cilat ndodhi ky
ndryshim nė marrėdhėniet e vendosura sė fundi midis ilirėve dhe
maqedonėve nuk janė tė qarta. Dihet vetėm se ngjarjet e mėpastajme nuk
janė tė lidhura me Syran, por me emrin e njė mbreti tė ri ilir, tė
quajtur Bardhyl. Megjithėse emri i tij shfaqet nė burimet shumė mė
vonė, nė ngjarjet e vitit 359 p.e.sonė, prapė se prapė duket se ai i
udhėhiqte ilirėt shumė kohė pėrpara. Sipas kėtyre burimeve Bardhyli
jetoi njė kohė tė gjatė dhe kur u ndesh me Filipin II (359 p.e.sonė),
ose pak mė vonė, ishte nė njė moshė tė thyer, 90 vjeēare. Interes tė
veēantė lidhur me figurėn e tij kanė lajmet qė e paraqesin si njė mbret
me prejardhje tė ulėt, nė fillim qymyrxhi e pastaj kryengritės (latro),
qė e pat fituar pushtetin me forcė dhe qė gėzonte simpatinė e
luftėtarėve, meqenėse nė ndarjen e plaēkės ishte i drejtė e i paanshėm.
Kėto njoftime e paraqesin atė jo si njė trashėgimtar tė Syras, por si
njė pėrmbysės tė tij. Vetėm duke pranuar kėtė fakt, mund t’i jepet njė
shpjegim ndryshimit qė ndodhi nė marrėdhėniet e ilirėve me maqedonėt nė
vitin 393 p.e.sonė. Duket se nė Iliri forca tė reja, nė tė cilat rol tė
rėndėsishėm ka pasur Bardhyli, e kundėrshtuan marrėveshjen me Amyntėn
II, rrėzuan Syrėn dhe invaduan Maqedoninė. Pra, duhet tė ketė qenė
Bardhyli ai qė udhėhoqi ilirėt nė fushatėn e vitit 393 p.e.sonė kundėr
Amyntės dhe e detyroi atė t’i paguante tribut vjetor. Qe pėrsėri ai qė
theu pėrpjekjet e Aleksandrit II nė vitin 369 dhe tė Perdikės III mė
360 p.e.sonė pėr t’u ēliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikės
pėrfundoi me dėshtim tė plotė. Ai mbeti nė fushėn e betejės sė bashku
me 4 000 maqedonė tė tjerė. Kjo qe humbja mė e rėndė qė pėsuan
maqedonėt nė vargun e pėrpjekjeve tė tyre pėr t’u ēliruar nga ilirėt.
Gjatė gjysmės sė parė tė shek. IV p.e.sonė burimet pėrmendin edhe njė
ngjarje tjetėr me rėndėsi. Nė vitin 385 p.e.sonė ilirėt pėrfunduan njė
aleancė me tiranin e Syrakuzės, Dionizin. Ndėrmjetės pėr kėtė u bė
mbreti i molosėve, Alketa, i cili qe dėbuar nga vendi i tij prej
partisė filospartane dhe qe strehuar nė Sirakuzė. Qėllimi i
marrėveshjes ishte rivendosja e Alketės nė fronin molos. Tė dyja palėt
qenė tė interesuara pėr kėtė, sepse ilirėve kjo aleancė u siguronte
dobėsimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht tė atij maqedon nė Epir,
kurse Dionizit i jepte mundėsi tė forconte pozitat e tregtisė
sirakuzane nė brigjet e Adriatikut e tė Jonit. Nė tregimin e tij
Diodori vinte nė dukje se Dionizi u dėrgoi ilirėve njė ndihmė ushtarake
prej 2 000 vetash dhe 5 000 armė “meqenėse ilirėt ishin nė luftė”. Por
nuk thotė se me cilėt luftonin ilirėt nė kėtė kohė. Ėshtė supozuar se
Diodori e ka fjalėn pėr luftėn qė pėrfundoi me dėbimin e Amyntės, por
kjo ngjarje me tė drejtė ėshtė datuar nė vitin 393 dhe jo mė 385. Nuk
qėndron as pikėpamja se ilirėt qenė duke luftuar me molosėt, kur
Dionizi u dėrgoi ndihmėn dhe se ky e shfrytėzoi kėtė luftė vetėm pėr tė
kthyer Alketėn. Vetė Diodori e ka sqaruar kėtė fakt kur pohon se ilirėt
hynė nė Epir pasi u erdhi kjo ndihmė dhe “pasi mblodhėn njė fuqi tė
madhe”. Nė kėtė rast duhet tė jetė fjala pėr faktin se ilirėt ishin nė
gjendje lufte pothuajse tė pandėrprerė me fqinjėt e tyre, maqedonėt.
Ndihma ushtarake e Dionizit duket se i lehtėsonte pak ilirėt nga kjo
barrė. Ky fakt dhe pjesėmarrja aktive nė aksion kundėr molosėve pėr tė
sjellė nė fronin e tyre Alketėn e vuri Sirakuzėn nė pozitėn e aleatit
tė ilirėve kundėr armiqve tradicionalė tė tyre, maqedonėve. Megjithatė
forcat kryesore nė kėtė aksion ishin ato ilire; ushtarėve tė Dionizit
nuk iu caktua ndonjė rol i pavarur, pėrkundrazi Diodori thotė se
“ushtrinė qė u erdhi nė ndihmė ilirėt e pėrzien me trupat e tyre”.
Ndėrmarrja pėrfundoi me sukses tė plotė. Nė betejėn e rreptė qė u
zhvillua ilirėt dolėn fitues dhe molosėt lanė nė fushėn e luftės shumė
tė vrarė. Ndihma qė u dėrguan spartanėt nuk u solli ndonjė dobi
molosėve dhe Alketa zuri pėrsėri fronin e vet nė Mbretėrinė Molose. Kjo
ngjarje sqaron politikėn qė Bardhyli ndiqte me fqinjėt perėndimorė. Me
sa duket, aleanca me Syrakuzėn ishte pėr tė njė mbėshtetje e shėndoshė
nė luftėn kundėr Maqedonisė.

https://dibra.albanianforum.net

17Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:22

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Marrėdhėniet Iliro-MaqedonaseNė vitin 359 Maqedonia mundi tė dalė pėrsėri nė fushė tė betejės
kundėr ilirėve, por tani ajo e kishte kapėrcyer gjendjen e kaosit tė
brendshėm politik dhe kishte mėnjanuar rrezikun e sulmit nga
kundėrshtarėt e tjerė. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushatėn kundėr Mbretėrisė Ilire pasi ishte pajtuar me Athinėn
dhe kishte larguar rrezikun trak e paion. I ēliruar, nė kėtė mėnyrė,
Filipi u sul kundėr ilirėve me njė ushtri tė madhe, tė pėrbėrė prej 10
000 kėmbėsorėsh tė armatosur rėndė dhe 600 kalorėsish. Bardhyli i doli
pėrpara armikut me njė ushtri po kaq tė madhe, 10 000 kėmbėsorė tė
zgjedhur dhe 500 kalorės. Megjithatė, mbreti plak e ēmoi kėtė radhė tė pafavorshme ndeshjen e armatosur me maqedonėt
dhe bėri pėrpjekje pėr marrėveshje. Ai i propozoi Filipit paqe, me
kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet qė kishin nė zotėrim nė atė
kohė; Filipi nuk e pranoi dhe kėrkoi qė ilirėt t’i lironin tė gjitha
qytetet qė i kishin pushtuar Maqedonisė. Meqenėse nuk u arrit
marrėveshja, filloi pėrleshja. Tė dy ushtritė u ndeshėn me ashpėrsi tė
madhe. Ushtria
ilire i pėrballoi pėr mjaft kohė sulmet e armikut. Goditjeve tė
falangės maqedone Bardhyli u kundėrvuri formacionin luftarak me radhė
tė shtrėnguara nė trajtė kuadrati. “Nė krye, - shkruan Diodori, - fitorja
nuk anoi as nga njėra, as nga tjetra palė, dhe kėshtu vazhdoi pėr njė
kohė tė gjatė, sepse tė dy ushtritė luftuan me njė trimėri tė rrallė.
Nga tė dy anėt u vranė shumė veta dhe ca mė shumė u plagosėn
”.
Megjithėse maqedonėt e fituan mė nė fund betejėn, Filipi II i
Maēedonisė e pa se nuk qe nė gjendje ta ndiqte armikun. Mė vonė ilirėt
dėrguan pėrfaqėsues dhe pėrfunduan paqen, pasi liruan tė gjitha qytetet
e Maqedonisė qė kishin pushtuar. Diodori bėn tė qartė edhe faktin se
pėr cilat toka ishte fjala, kur thotė se, pasi i vuri nėn zotėrimin e
tij gjithė banorėt gjer nė liqenin Lyhnid,
Filipi u kthye nė Maqedoni. Me kėtė betejė, ai zgjidhi pėrfundimisht
ēėshtjen e Lynkestisė dhe e ndryshoi gjendjen nė kufijtė perėndimorė nė
favor tė Maqedonisė. Nė kushtet e krijuara rishtas ilirėt u pėrpoqėn tė
dilnin nga gjendja e krijuar duke kėrkuar aleatė kundėr Maqedonisė. Nė
vitet e fundit tė jetės sė tij Bardhyli u drejtua nė jug, kundėr molosėve,
tė cilėt ndėrkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qė t’i shkėpuste
nga ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi nė
njė qėndresė tė fortė dhe u detyrua tė tėrhiqej. Nė vitin 356 p.e.sonė
ky synim u pėrsėrit nė pėrpjekjen pėr njė aleancė tė gjerė
antimaqedone. Kėtė ngjarje Diodori e pėrshkruan kėshtu: “tre
mbretėr, ai i Trakisė, i Paionisė dhe i Ilirisė, ishin bashkuar pėr tė
sulmuar Filipin. Kėta mbretėr fqinjė e shikonin tėrė smirė rritjen e
fuqisė sė Filipit dhe duke qenė se nuk ishin aq tė fortė pėr ta luftuar
veēmas, u lidhėn ndėrmjet tyre me shpresė qė t’ia arrinin mė lehtė
qėllimit”. Por ata ishin tė zėnė me grumbullimin e ushtrisė, kur ai i
zuri nė befasi dhe i theu para se tė bashkonin forcat e tyre
. Ky
lajm vėrtetohet edhe me njė mbishkrim atik, qė pėrkujton pėrfundimin e
njė koalicioni midis Athinės dhe tre mbretėrve tė pėrmendur mė lart. Nė
kėtė akt zyrtar mbreti i ilirėve quhet Grabo.
Midis mendimeve tė ndryshme qė janė shfaqur rreth figurės sė tij, duket
mė i pranueshėm supozimi sipas tė cilit Grabo ka qenė pasardhės i
Bardhylit, qė nė kėtė kohė duhet tė ketė vdekur. Frenimi qė arriti t’u
bėnte ilirėve nuk e kėnaqte Filipin. Ai nuk e ndiente veten tė qetė
sidomos kur lufta pėr vendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi
kėrkonte gjithė energjitė dhe forcat e tij. Pėr t’u siguruar nga sulmet
e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kėtė shtet nė pozita
mbrojtjeje. Prandaj, nė vitin 344 p.e.sonė, e sulmoi pėrsėri Ilirinė me
njė ushtri tė fortė. Kėtė radhė ilirėt udhėhiqeshin nga mbreti Pleurati(Pleuratos).
Ata i bėnė njė qėndresė tė ashpėr dhe i shkaktuan armikut humbje tė
rėnda. Vetė Filipi mbeti i plagosur dhe nė fushėn e betejės ranė shumė
nga rrethi i tij i afėrm. Megjithatė, ai mundi tė hyjė nė Iliri dhe tė
pushtojė disa qytete, tė cilat mė vonė i fortifikoi dhe vendosi nė to garnizone.
Pasi shkretoi vendin, Filipi u kthye nė Maqedoni me plaēkė tė madhe. Nė
burimet nuk thuhet se deri ku mundi tė ketė arritur dhe pėr cilėn pjesė
tė vendit ėshtė fjala kur flitet pėr qytetet e pushtuara, por dihet nga
pohimet e Isokratit se nė bregdet nuk mundi tė dalė. Ka tė ngjarė qė ai tė ketė vėnė dorė mbi njė pjesė tė krahinės sė banuar nga fisi i dasaretėve dhe si kufi tė kenė shėrbyer ato qė nė burimet quhen malet e Ilirisė ose tė taulantėve dhe qė mund tė identifikohen me vargun e maleve tė Polisit, tė Kamjes dhe tė Ostrovicės.

Kryengritja e 335 para eres sone

Pas vdekjes sė Filipit II(336 p.e.r), ilirėt e krahinave tė
nėnshtruara ngritėn krye nė vitin 335 p.e.sonė kundėr pasardhėsit tė
tij, Aleksandri ose Leka i Madh, kur ky ndodhej larg vendit, duke
luftuar me tribalėt dhe popullsi tė tjera veriore. Kėtu Aleksandrit i erdhi lajmi i kėsaj lėvizjeje nė Iliri. Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkėputur prej tij dhe me tė ishte bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilirėve taulantė. Si mėsoi se Kliti kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij kundėr kėtij qyteti. Rufi dhe Ariani
qė bėjnė fjalė pėr kėtė ngjarje, pėrshkruajnė me hollėsi pozicionin e
qytetit, vendosjen e forcave kundėrshtare dhe stratagjemat qė pėrdorėn
tė dyja palėt. Sipas tyre Pelioni ishte njė qytet i Dasaretisė, buzė lumit Eordai, dhe mė i forti nė kėtė vend. Ushtria ilire
ishte ndarė nė dy pjesė: garnizoni qė mbronte qytetin dhe repartet e
lėvizshme qė kishin zėnė rrugėt dhe majat pėrqark tij. Aleksandri
vendosi t’i shkėpusė lidhjet midis tyre; ngriti lėmin pranė qytetit dhe filloi ndėrtimin e njė muri qė do tė pengonte garnizonin tė dilte pėr tė marrė pjesė nė luftimet e jashtme. Mbėrritja e befasishme e Glaukisė
me njė ushtri taulantėsh e vuri ushtrinė maqedone nė pozitė tė vėshtirė
dhe vetėm nė sajė tė njė manovre tė shpejtė, Aleksandri mundi tė
tėrhiqte pa humbje tė mėdha trupat e veta. Por ilirėt nuk ditėn ta
shfrytėzonin fitoren. Duke besuar nė njė sukses tė plotė, ata e lanė
ushtrinė e tyre pranė Pelionit nė shkujdesje. Kjo i dha mundėsi
Aleksandrit, qė tri ditė pas tėrheqjes, tė kthehej fshehtas pėrsėri nė
fushėn e betejės dhe ta godiste natėn ushtrinė ilire. Pasi pėsoi humbje
tė mėdha, masa kryesore e ushtrisė ilire u tėrhoq nė malet e
taulantėve. Vetė Kliti, pas dėshtimit tė kryengritjes u mėrgua nė
vendin e taulantėve, ndėrsa garnizoni u largua duke i vėnė zjarrin
qytetit. Deri nė prag tė kryengritjes duket se Kliti sundonte nė
mbretėrinė e tij tė dobėsuar, duke njohur sovranitetin e mbretit
maqedon. Kjo tė paktėn mund tė nėnkuptohet nga shprehja e Arianit qė
thotė se ai “u shkėput” prej Aleksandrit, kur e njoftuan pėr fillimin e
kryengritjes. Por nė burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qė
u vendos nė kėtė pjesė tė Ilirisė pas largimit tė Klitit. Aleksandri
duket se u kėnaq me rivendosjen e gjendjes sė mėparshme nė kėtė pjesė
tė shtetit tė tij dhe nuk e vazhdoi mė tej konfliktin me ilirėt;
telashe tė tjera e prisnin nė Greqi. Taulantėt, tė cilėt Filipi nuk
kishte mundur t’i shkelte, paraqiten nė kėtė konflikt si njė fuqi mė
vete dhe me njė mbret tė tyre. Tokat e kėtij fisi pėrbėnin siē duket
atė pjesė tė Mbretėrisė Ilire qė kishte mbetur e pavarur.

https://dibra.albanianforum.net

18Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:24

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Organizimi politik i Ilirise


Organizimi politik i Ilirisė nė antikė

Shumė shpejt pasi pajtoi fqinjėt veriorė dhe
Greqinė, Maqedonia u drejtua nga lindja duke e lėnė tė qetė shtetin
ilir. Fqinjėsia me Maqedoninė nuk pėrbėnte mė atė rrezik serioz dhe
ilirėt u munduan ta shfrytėzonin gjendjen e krijuar pėr rimėkėmbjen e
shtetit tė tyre. Rufi njofton pėr trazira tė reja nė Iliri, por duket
se ato nuk patėn sukses, sepse nė vitin 323 p.e.sonė, kur u bė ndarja e
perandorisė sė Aleksandrit, njė pjesė e ilirėve ishte ende nėn sundimin
e Antipatrit, qė u bė mbret i Maqedonisė, i Greqisė, i Ilirisė, i
Epirit dhe i popullsive tė tjera tė pushtuara nė Ballkan. Gjendja e
turbullt qė u krijua nė perandori pas vdekjes sė Aleksandrit dhe
shthurjes sė perandorisė sė tij krijoi kushte mė tė pėrshtatshme pėr
ēlirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqtė e Maqedonisė,
Glaukia, mbret i taulantėve, arriti t’i ēlirojė kėto toka dhe t’i
bashkojė me mbretėrinė e tij. Duket se pas kėsaj ai mori edhe titullin
“mbret i ilirėve” nė vend tė titullit tė mėparshėm “mbret i
taulantėve”. Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimėkėmbi
shtetin ilir, Glaukia u pėrpoq tė dobėsonte ndikimin maqedon nė Epir.
Pėr kėtė qėllim ai u afrua me mbretin e molosėve, Ajakidin dhe u martua
me Berojėn, njė bijė nga dera mbretėrore molose. Nė kėtė politikė ai u
ndesh me tė birin e Antipatrit, Kasandrin, qė pas shumė pėrpjekjesh
ishte vendosur nė krye tė Maqedonisė. Nė vitin 317 p.e.sonė, Kasandri
rrėzoi nga froni molos aleatin e Glaukisė, Ajakidin, i cili kishte
ndėrhyrė nė grindjet e brendshme pėr fronin maqedon, duke marrė anėn e
Olimbisė, nėnės sė Aleksandrit. Nė kėtė kohė Glaukia mori nėn mbrojtje
dhe mbajti nė pallatin e tij birin e mbretit tė rrėzuar, Pirron
dyvjeēar. Me gjithė kėrkesat kėmbėngulėse tė Kasandrit, Glaukia nuk e
dorėzoi Pirron; ai nuk e bėri kėtė as kur mbreti maqedon i premtoi si
shpėrblim shumėn e madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kėrcėnoi me
luftė.

Sovraniteti i Dyrrahut dhe Apolonisė
Iliret 200px-Apollonia_pamjeIliret Magnify-clip

Apollonia
Sovraniteti i Dyrrahut dhe Apolonisė nė antikė








Tre vjet mbas kėsaj ngjarjeje, nė vitin 314, Kasandri, duke u nisur nga Epiri, sulmoi nga deti Apoloninė,
pastaj Dyrrahun dhe u fut nė Iliri. Nė kėtė luftė Glaukia u mund dhe
Kasandri u bė zot i dy qyteteve tė mėdha tė Adriatikut. Trazirat
politike e detyruan tė kthehej nė Greqi pasi la kėtu garnizone tė
fuqishme. Njė vit mė vonė, mė 313 p.e.sonė, Glaukia rrethoi Apoloninė,
por pa sukses. Sipas Diodorit, me ndėrmjetėsinė e spartanėve ai pranoi
tė heqė rrethimin dhe tė pėrfundojė njė traktat paqeje me apoloniatėt.
Kushtet e paqes nuk dihen dhe as qė bėhej fjalė pėr vendosjen e ndonjė
forcė maqedone nė qytet; por ngjarjet e mėpastajme, tė vitit 312
p.e.sonė, tregojnė se tė dy qytetet mbroheshin nga garnizonet maqedone.
Nė kėtė vit apoloniatėt dhe dyrrahasit ngritėn krye dhe i dėbuan forcat
e Kasandrit nga qytetet e tyre. Njė rol tė veēantė u atribuon Diodori
nė kėtė ngjarje korkyrasve, tė cilėt kishin ardhur pėr ndihmė. Sipas
tij ata “ēliruan Apoloninė dhe Dyrrahun ia dorėzuan Glaukisė, mbretit
tė ilirėve”. Burimet nuk japin njė pėrgjigje tė drejtpėrdrejtė pėr
ēėshtjet se pėrse korkyrasit ua dorėzuan Dyrrahun ilirėve, cili ishte
roli i ilirėve nė kėtė ngjarje, cilat kishin qenė raportet e tyre me
Dyrrahun dhe ē’raporte u vendosėn me Apoloninė. Megjithatė nuk ėshtė
vėshtirė tė kuptohet se korkyrasit nė kėtė rast vepruan si aleatė jo
vetėm tė apoloniatėve dhe tė dyrrahasve, por edhe tė ilirėve. Dalja e
Maqedonisė nė brigjet e Adriatikut cenonte interesat ekonomikė e
politikė si tė shtetit ilir, ashtu edhe tė Dyrrahut, Apolonisė e tė
Korkyrės, prandaj ato u bashkuan kundėr rrezikut maqedon. Dy qytetet e
mėdha ishin, siē duket, pėr ruajtjen e marrėdhėnieve tė vjetra me
shtetin ilir dhe nuk dėshironin t’i nėnshtroheshin me dhunė mbretit tė
Maqedonisė. Dyrrahu duket se kishte qenė para kėsaj nė duart e ilirėve
ose kishte njohur sovranitetin e mbretit ilir. Kundėrshtimi qė i bėnė
apoloniatėt Glaukisė mė 313 p.e.sonė tregon pėr njė mbizotėrim tė
pėrkohshėm nė kėtė qytet tė njė grupi promaqedon, i cili mė vonė u
pėrmbys nga kryengritja e qytetarėve qė dėbuan forcat e Kasandrit.
Mbreti maqedon u shpejtua tė vijė me forcat e tij pėrsėri para mureve
tė Apolonisė pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme. Diodori pohon se
“apoloniatėt ishin lidhur me ilirėt”. Megjithatė, nuk dihet nėse ishte
kjo njė aleancė e thjeshtė ushtarake apo diēka mė tepėr, por duhet
nėnkuptuar se ilirėve u ishte caktuar njė rol i dorės sė parė qėkurse
forcat qė mbronin qytetin “ishin mė tė mėdha” se ato maqedone. Kasandri
u thye keqas dhe u detyrua tė largohej, pasi kishte humbur njė pjesė tė
mirė tė ushtrisė. Pėrpjekjet e tij pėr t’u ngulur nė Ilirinė bregdetare
dėshtuan dhe pas kėsaj ai nuk provoi mė tė kthehej nė kėto anė.
Luftėrat me Kasandrin tregojnė se fuqia e shtetit ilir ishte rritur aq
shumė saqė ai mundi tė matej me sukses me Maqedoninė pėr zotėrimin e
bregdetit Adriatik. Qytetet e mėdha tė kėtij bregdeti prej kohėsh
kishin njohur sovranitetin e mbretit ilir; tė paktėn mbi Dyrrahun ishte
vendosur ky sovranitet, por qė nga viti 312 p.e.sonė edhe ndikimi mbi
Apoloninė nuk duhet tė ketė qenė mė i vogėl, megjithėse pozita juridike
e kėtij qyteti ndaj shtetit ilir formalisht mund tė ketė qenė pak e
ndryshme nga ajo e Dyrrahut. Pas fitores mbi Kasandrin dhe forcimit tė
pozitės sė tij nė Dyrrah e nė Apoloni, Glaukia u mor me pėrgatitjen e
ekspeditės qė do tė vinte Pirron nė fronin molos. Nuk ishte
zemėrgjerėsia ndaj tij, as lidhjet qė kishte me tė nėpėrmjet sė shoqes,
Berojės, bijė nga dera molose, ato qė e shtynė Glaukinė nė kėtė
ndėrmarrje tė guximshme. Epiri nė kėtė kohė ishte pika mė nevralgjike e
kontaktit dhe hallka mė e rėndėsishme nė kontradiktat iliro-maqedone.
Glaukia duhej ta shkėpuste kėtė vend nga ndikimi maqedon dhe t’i
rikthente shtetit ilir aleatin e humbur. Pėr kėtė qėllim, nė vitin 309
p.e.sonė, nė krye tė njė ushtrie tė madhe, ai hyri nė Epir dhe pasi
mposhti kundėrshtimin e grupit promaqedon qė pėrfaqėsohej nga mbreti
Alketa (ungji i Pirros), vuri nė krye tė shtetit molos 12-vjeēarin
Pirro. Me kėtė akt konflikti me Maqedoninė u zgjidh nė favor tė
ilirėve. Veprimtaria politike dhe ushtarake e Glaukisė pėr rimėkėmbjen
e forcimin e pozitave tė shtetit ilir u kurorėzua me sukses. Gjatė
sundimit tė Glaukisė, shteti ilir jetoi ditė lavdie; ai u bė njė shtet
i fuqishėm, duke pėrfshirė nė gjirin e tij edhe qytetet Dyrrah e
Apoloni. Ai ishte e vetmja forcė serioze qė iu kundėrvu Maqedonisė nė
kėtė pjesė tė Ballkanit, dhe u bė njė faktor i rėndėsishėm qė ushtroi
njė ndikim tė fuqishėm nė ngjarjet politike tė kohės.

https://dibra.albanianforum.net

19Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:24

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Forcimi i pushtetit mbretėror ilir nė antikė

Nė vitin 302 p.e.sonė Glaukia ishte ende nė krye tė
shtetit ilir. Pas kėsaj date ai nuk pėrmendet mė. Periudha qė pason
ėshtė mjaft e errėt dhe njihet vetėm nėpėrmjet burimeve tė
fragmentuara, por ndonjėherė tepėr tė rėndėsishme. Rreth vitit 295
p.e.sonė si mbret i ilirėve pėrmendet Bardhyli i ri. Rrethanat nė tė
cilat ai u gjend nė krye tė shtetit ilir dhe marrėdhėniet e tij me
Glaukinė, tė cilin e zėvendėsoi, janė tė paqarta. Njė lidhje martesore
e paraqet Bardhylin si aleat tė Pirros. Plutarku thotė se pas vdekjes
sė gruas sė parė, Antigonės, Pirroja “u martua me shumė gra, pėr arsye
politike dhe pėr tė rritur fuqinė e tij”. Njė ndėr to ishte edhe
Brikena, bija e Bardhylit, mbretit tė ilirėve. Historiani romak Justini
dhe shkrimtari romak i shek. I Frontini njoftojnė nga ana e tyre pėr
njė fushatė tė Pirros kundėr ilirėve, nė tė cilėn ai kishte dalė
fitimtar dhe kishte pushtuar edhe qytetin qė ishte kryeqendra e tyre,
pa na thėnė emrin e tij. Edhe historiani grek i shek. II Apiani,
gjithashtu, i bėn jehonė kėsaj ngjarjeje, duke thėnė se Pirroja
zotėronte njė pjesė tė Ilirisė gjatė bregdetit Jon. Tė gjitha kėto
burime nuk e pėrcaktojnė, megjithatė, se deri ku u shtri sundimi i
mbretit molos mbi tokat ilire dhe si ndodhi qė ai i rritur nė oborrin e
Glaukisė ndėrhyri me forcė nė shtetin e tij. Pas gjithė kėtyre
ngjarjeve fshihet njė grindje e brendshme midis trashėgimtarėve apo
pretendentėve pėr fronin e Glaukisė, e cila u shfrytėzua nga Pirroja.
Por nuk ėshtė pėr t’u pėrjashtuar edhe pikėpamja sipas sė cilės
Bardhyli i ri tė ketė qenė njė pinjoll i Bardhylit I, qė vjen nė fuqi
me ndihmėn e Pirros, duke i lėshuar kėtij tė fundit njė pjesė tė
Mbretėrisė Ilire. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet se si Pirroja u bė
zot i krahinave perėndimore tė Mbretėrisė Ilire, ndofta edhe i
Apolonisė, kurse Bardhylit i la krahinat lindore rreth liqenit Lyhnid,
ose nė perėndim tė tij. Por pushtimi i tokave ilire prej Pirros dhe
sundimi i Bardhylit tė ri si “mbret i lirėve” mbi njė pjesė tė shtetit
ilir nuk duhet tė kenė zgjatur shumė. Pasazhi i Apianit qė thotė se
kėto toka i trashėguan dhe pasardhėsit e Pirros bie nė kundėrshtim me
zhvillimin e ngjarjeve tė mėpastajme. Grindjet e brendshme pėr
trashėgimin e fronit tė Glaukisė duket se u kapėrcyen shpejt. Nė
prologun e librit XXIV tė historianit latin Trogut bėhet fjalė pėr
“luftėn qė Ptolemeu e Kerouni (mbret i Maqedonisė) bėnė me Monunin ilir
dhe Ptolemeun, tė birin e Lysimahut”. Ky lajm qė i takon njė ngjarjeje
tė vitit 280 p.e.sonė flet pėr njė sundimtar ilir qė ndėrhyn nė
grindjet pėr fronin maqedon si aleat i pretendentit tjetėr, birit tė
Lysimahut. Sipas renditjes sė Trogut, Monuni ėshtė kundėrshtar i parė i
Keraunit dhe mund tė supozohet edhe iniciator i kėsaj lufte. Sidoqoftė
ky Monun duhet tė ishte sundimtar i njė vendi, kufijtė e tė cilit
takonin me Maqedoninė. Supozimi se ai ishte njė mbret dardan, sot ėshtė
zhvleftėsuar duke i lėnė vend mendimit se nė rastin konkret kemi tė
bėjmė me njė sundimtar tė shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij
bėhet mė e qartė nėpėrmjet njė monedhe tė Dyrrahut. Kjo ėshtė njė
tridrahme, e cila mban simbolet e njohura tė tridrahmes sė mėparshme
autonome tė Dyrrahut; nė faqe ka njė lopė duke e pirė viēi, nė shpinė
njė katror tė mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej sė parės
monedha e re ka njė peshė mė tė vogėl (10,3-10,5 gr. nė vend tė
10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendės ????? apo ??? ka edhe emrin e
mbretit (??S???OS ?????????) dhe njė nofull derri mbi lopėn, qė
mungojnė nė tridrahmat e vjetra. Nė njė variant tjetėr monedhave tė
Monunit u ėshtė hequr legjenda e shkurtuar e qytetit dhe ėshtė
zėvendėsuar me njė heshtė. Kėto tridrahme janė datuar me tė drejtė pas
vitit 300 p.e.sonė dhe pėrputhen si kohė me Monunin e pėrmendur prej
Trogut. Njoftimi i Trogut dhe prerja e kėsaj monedhe dėshmojnė se me
gjithė tronditjen qė kishte pėsuar shteti ilir mbas vdekjes sė Glaukisė
nga ndėrhyrja e Pirros, Monuni kishte mundur tė rimėkėmbte shtetin e
tij nė tė gjithė territorin e dikurshėm, prej brigjeve tė Adriatikut
deri nė kufi tė Maqedonisė. Si duket, ai pėrfitoi nga largimi i Pirros
pėr nė Itali pėr t’i rikthyer shtetit tė vet tokat e pushtuara.
Pushteti i tij mbi Dyrrahun ishte rritur. Duke vėnė dorė mbi punishten
e monedhave, ai i thelloi mė shumė se paraardhėsi i tij marrėdhėniet me
kėtė qytet. Varianti i fundit i prerjeve tė Monunit tregon se mbreti
ilir duhet ta ketė ndjerė veten mjaft tė fortė qysh se hoqi prej kėsaj
monedhe emrin e shkurtuar tė Dyrrahut. Nuk dihet se si kanė qenė
marrėdhėniet e tij me Apoloninė, por s’ka ndonjė arsye pėr t’i
konsideruar tė ndryshme. Edhe ky qytet duhet tė ketė njohur
sovranitetin e plotė tė mbretit ilir, duke iu nėnshtruar atij si
Dyrrahu politikisht dhe ekonomikisht. Pasardhės i Monunit dhe i fundit
prej dinastisė sė Glaukisė ka qenė Mytili. Edhe pėr tė si traditė
letrare kemi vetėm njė njoftim tė shkurtėr nė prologun e librit XXV tė
Trogut ku thuhet se “... i biri i tij /Pirros/, Aleksandri bėri me
Mytilin luftėn ilire”. Njė monedhė bronzi e prerė edhe kjo nė punishten
e Dyrrahut vėrteton plotėsisht natyrėn historike tė personit tė
Mytilit. Kjo monedhė, e cila ka si simbole kryet e Herakliut nė faqe
dhe armėt karakteristike tė kėtij heroi (harkun, mėzdragun dhe millin)
nė shpinė, ndryshon prej prototipit tė vet, sepse nė vend tė nėpunėsit
monetar tė Dyrrahut atė e siglon kėtė radhė mbreti Mytil
(??S???OS ???????), i cili ka hequr pėrveē kėsaj nga monedha edhe
legjendėn e qytetit. Vetė kėto tė dhėna tė monedhės tregojnė se Mytili
ishte zoti i Dyrrahut dhe ushtronte mbi kėtė qytet po atė pushtet qė
kishte edhe paraardhėsi i tij Monuni. Monedha ėshtė tepėr e rrallė, gjė
qė tregon se sundimi i tij ka qenė i shkurtėr. Lufta midis Mytilit dhe
Aleksandrit, pėr tė cilėn bėnte fjalė Trogu, i takon vitit 270
p.e.sonė. Pėr fat tė keq nuk ėshtė ruajtur ndonjė njoftim i saktė mbi
shkaqet dhe pėrfundimet e kėsaj lufte, gjė qė ka dhėnė shkas edhe pėr
supozime tė ndryshme. Mendimi se ajo pėrfundoi nė favor tė Aleksandrit
dhe se ky u bė pėrsėri zot i krahinave jugore tė shtetit ilir, madje
edhe i Apolonisė, u referohet Frontinit dhe Apianit. Njė shqyrtim mė i
kujdesshėm i njoftimeve tė tyre tregon se kėto pėrfundime nuk janė
plotėsisht tė drejta. Ėshtė e vėrtetė se Frontini, qė plotėson Trogun,
bėn fjalė pėr njė ndeshje nė tė cilėn Aleksandri mundi ilirėt, por
pėrleshja zhvillohet nė tokėn epirote dhe nga ky lajm nuk del se ai
pushtoi qoftė edhe ndonjė pjesė nga tokat e shtetit ilir. Sa pėr
njoftimin e Apianit, ai ka karakter tepėr tė pėrgjithshėm dhe as ky dhe
as ndonjė autor tjetėr nuk paraqesin prova se Apolonia ka qenė nėn
sundimin e ndonjė mbreti epirot.

https://dibra.albanianforum.net

20Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:25

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Fuqizimi i skllavopronarisė nė ilirin antike

Periudha midis viteve 335-230 p.e.sonė ėshtė koha e
shtrirjes sė mėtejshme tė jetės qytetare nė Iliri, e zhvillimit tė
vrullshėm dhe e lulėzimit tė qytetit ilir. Ajo pėrputhet me fuqizimin
mė tė madh tė shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veēanėrisht nė
krahinat e ultėsirės bregdetare, nė shpinė tė Dyrrahut e Apolonisė,
zonė qė pėrbėnte tani qendrėn e shtetit ilir. Pėr Damastionin dhe
qytetet e tjera tė brendshme nė burimet nuk bėhet mė fjalė. Duket se
pas hyrjes sė disa krahinave lindore nė pėrbėrjen e shtetit maqedon,
kėto qytete e humbėn rėndėsinė qė kishin nė kuadrin e shtetit ilir.
Qytete tė tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janė ndėr ato
qytete tė vjetra, qė u rritėn e u zhvilluan dhe luajtėn nė kėtė kohė
njė rol tė dorės sė parė. Krahas tyre lindėn nė kėtė zonė edhe njė varg
qytetesh tė reja, si Dimli, Olympe (Mavrovė-Vlorė), Gurzeza (Cakran),
Antipatrea, qytetet nė Zgėrdhesh (Albanopoli ?), nė Gradishtėn e
Belshit, nė Selcėn e Poshtme, nė Irmaj etj., tė panjohura mė parė. Qė
nga kjo kohė jeta qytetare shtrihet edhe nė krahinat bregdetare nė veri
tė lumit Mat. Qendrat e para urbane nė kėto anė, Lisi, Skodra, Meteoni,
Ulqini, Rizoni etj., lindėn vetėm nė fundin e shek. IV - fillimin e
shek. III p.e.sonė. Por nė krahinat e brendshme tė luginės sė Matit e
tė Drinit tė mesėm nuk ka ende dėshmi tė qendrave urbane dhe duket se
jeta qytetare kėtu nuk u zhvillua. Qytetet e reja si edhe mė parė, zėnė
njė vend qendror midis njė krahine tė pasur nga pikėpamja ekonomike dhe
lidhen me rrugėt mė tė rėndėsishme tė komunikacionit tokėsor e detar.
Procesi i lindjes sė tyre ndjek nė pėrgjithėsi rrugėn e njohur tė
zhvillimit tė mėtejshėm tė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė
hekurit, por nė disa raste si nė Dimale, Olympe, Selcė e Poshtme etj.,
qyteti lind mbi njė truall tė ri. Karakteristikė e veēantė e qyteteve
nė veri tė lumit Mat ėshtė se ato janė tė kthyera me fytyrė nga deti.
Pėr ndėrtimin e tyre janė zgjedhur gjiret e futura apo grykat e
lumenjve, vende tė lidhura me detin, por edhe tė mbrojtura nga rreziqet
dhe tė papriturat e tij. Pamja e pėrgjithshme urbanistike nuk ėshtė e
njėjtė pėr tė gjitha qytetet ilire tė kėsaj kohe. Ato dallohen sipas
madhėsisė dhe rolit ekonomik e politik tė tyre: ka qendra tė mėdha
qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi
etj., ka edhe qendra mė tė vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi,
Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Ēuka e Ajtojt etj. Njė
kategori tjetėr formojnė qendrat me fizionomi qytetare, por me
funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi,
Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj. Duke u mbėshtetur nė
kushtet e terrenit dhe tė rrethanave nė tė cilat lindi dhe u zhvillua
qyteti ilir mund tė veēohen tre tipa qytetesh. Tipin e parė e pėrbėjnė
ato qytete, tė cilat kanė njė akropol nė majė dhe qytetin poshtė tij.
Tė tilla janė Lisi, Zgėrdheshi dhe ndonjė qendėr tjetėr qė u ndėrtuan
nė faqe kodrash. Qendrat e vjetra qė u dhanė jetė kėtyre qyteteve zinin
mė parė majat e kodrave. Me kalimin e kohės kufijtė e ngushtė tė kėtyre
qendrave u kapėrcyen dhe qyteti u shtri nėpėr faqet e kodrave. Kur u
forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipėrfaqen e re me mure
mbrojtėse, duke i zgjatur ato nė vijim tė mureve ekzistuese tė
vendbanimit tė mėparshėm; muri i poshtėm i qendrės sė vjetėr u kthye nė
kėtė rast nė njė mur tė brendshėm tė tėrthortė, qė ndante qytetin nė dy
pjesė: nė atė tė sipėrm - akropolin, dhe nė atė pėrfund tij - qytetin e
poshtėm. Nė Lis, ky tip qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm, duke
krijuar njė ndarje tė tretė, qytetin e mesėm, qė veēohej prej pjesėve
tė tjera tė qytetit me njė mur tė dytė tė brendshėm. Qendra e vjetėr e
tyre ishte ndėrtuar mbi pllajėn e vogėl tė njė kodre tė veēuar me faqe
tė thepisura, prandaj qyteti u zhvillua kėtu rreth e qark qendrės sė
vjetėr. U krijua kėshtu njė tip qyteti me akropolin nė mes dhe qytetin
rreth tij. Qytetet e kėtij tipi duket se nuk kishin njė mur tė jashtėm
rrethues pėr lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetėm me fortifikimin e
akropolit. Ndryshe prej kėtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale,
Margėlliēi, Irmaj etj., u ngritėn mbi kodra qė kishin njė syprinė
kryesisht tė rrafshtė me kurrize e thyerje tė buta. Kėto qytete qė
lindėn mbi njė truall tė ri duket se nuk kanė pasur akropol dhe
territoret e tyre rrethoheshin me njė mur tė vetėm. Ato pėrbėjnė tipin
e tretė tė qyteteve ilire. Prej qyteteve tė vjetra Bylisi ndoqi njė
rrugė tė veēantė nė zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi tė cilėn
ishte ngritur qyteti i vjetėr, nė fund tė shek. IV nuk i plotėsonte mė
nevojat e zgjerimit tė kėsaj qendre. I vetmi vend qė paraqiste kushte
mė tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej
Klosit, ku filluan tė vendosen qytetarėt, duke i dhėnė jetė njė
vendbanimi tė ri. Qė nga kjo kohė tė dyja qendrat u zhvilluan
paralelisht si dy pjesė tė veēanta, por tė ndėrlidhura, tė njė
dyqytetshi, ku i riu fitoi epėrsinė dhe u bė mė pėrfaqėsuesi. I parė mė
vete Bylisi ka tė gjitha tiparet e qyteteve tė tipit tė tretė, pa
akropol. por sė bashku me Klosin ai pėrbėn njė kategori tė veēantė
qyteti. Pavarėsisht nga klasifikimet e ndryshme qė mund t’u bėhen
qyteteve ilire, trajtimi i tyre urbanistik u pėrgjigjej disa kėrkesave
themelore, siē ishin vendosja e qendrės sė banuar nė njė terren jo tė
sheshtė, rrethimi i saj me mure, ndarja e territorit brenda mureve nė
tri pjesė kryesore, pėr banim, pėr veprimtari shoqėrore e mbrojtje dhe
krijimi sipas kushteve tė terrenit, i unitetit midis agorasė dhe
komplekseve tė banimit. Njė nga kriteret bazė tė qytetit ilir tė asaj
kohe ishte modelimi sipas vijės sė jashtme i mureve rrethuese, traseja
e tė cilėve shfrytėzon sa mė mirė mundėsitė mbrojtėse tė terrenit. Nė
kėtė sistem fortifikimi muret e qendrave tė vjetra tė epokės sė hekurit
shfrytėzoheshin vetėm pjesėrisht. Qytetet e ngritėn mbrojtjen e tyre
mbi njė bazė krejt tė re qė u pėrgjigjej nivelit dhe kėrkesave tė
kohės. Muret rrethuese tė Lisit dhe tė Shkodrės u ndėrtuan nė stilin e
njohur trapezoidal-poligonal, kurse ato tė Bylisit, Dimales,
Margėlliēit, Irmajt e tė Zgėrdheshit, ndiqnin stilin kuadratik. Kėto
ishin mure tė fuqishme tė ndėrtuara me blloqe tė mėdha e tė skalitura
me njė trashėsi prej 2,70-3,50 m dhe qė nė kohėn e vet arrinin njė
lartėsi prej 10-12 m. Ato pėrforcohen tani me kulla tė shumta. Nė qoftė
se vendbanimet e para kishin njė ose dy porta, qytetet qė kanė tani njė
jetė mė tė dendur dhe lėvizje tė madhe kanė porta tė shumta, tė mėdha e
tė vogla, pėr tė lehtėsuar hyrjen e daljen e qytetarėve. Meqenėse
portat pėrbėnin pikat mė tė prekshme, mbrojtjes sė tyre i kushtohej njė
kujdes i veēantė. Ato zakonisht vendoseshin midis dy kullave dhe nė
rastin kur mbroheshin nga njė e tillė e vetme, atėherė kulla ngrihej nė
anėn e djathtė tė hyrjes, me qėllim qė tė shfrytėzohej krahu i zbuluar
i armikut. Nuk njihet ende nė masėn e duhur ndėrtimi i brendshėm i
kėtyre qyteteve, por edhe ato tė dhėna tė pakta qė kemi dėshmojnė se
ato janė ndėrtuar sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohėse nė Greqi,
Maqedoni dhe nė Epir, nė bazė tė parimeve urbanistike tė njohura tė
kohės helenistike. Pėrveē ndarjeve tė mėdha, akropolit dhe qytetit tė
mesėm e tė poshtėm, nė kėto qytete dallohet edhe pjesa ku ndodheshin
sheshi publik dhe tregu i qytetit. Skodra e Lisi dhe qytete tė tjera tė
ngritura buzė detit apo lumenjve, kishin edhe skelat e tyre. Rrugėt
ishin njė element themelor urbanistik qė e ndanin qytetin nė insola, qė
niseshin nga hyrjet kryesore apo tė dyta, pėrshkonin qytetin nė
drejtime tė ndryshme dhe lidhnin nė mėnyrė organike pjesėt pėrbėrėse tė
tij. Vendet mė nė dukshme janė pėrdorur nė qytetet ilire pėr ndėrtimin
e godinave tė rėndėsishme shoqėrore. Vende tė tilla zinin tempujt,
teatrot, portikėt, stadiumi nė Bylis, Amantie, Dimale etj., varret
monumentale nė Selcė tė Poshtme etj. Kur terreni ishte i pjerrėt, ai
sistemohej pėr nevoja tė ndėrtimeve qytetare me anė tarracash. Njė
kujdes i veēantė i kushtohej pajisjes sė qytetit me kanale kulluese, tė
cilat shkarkonin ujėrat jashtė mureve rrethuese. Furnizimi me ujė tė
pijshėm mbėshtetej kryesisht nė sterat dhe rezervuaret qė ndėrtoheshin
brenda qytetit ose nė trashėsinė e mureve rrethuese. Njė ide mbi
madhėsinė e qyteteve ilire e japin hapėsira qė ato zinin dhe perimetri
i mureve tė tyre rrethuese. Kėshtu, Lisi zinte njė sipėrfaqe prej rreth
20 ha dhe muret e tij kishin njė gjatėsi prej 2 200 m; Bylisi shtrihej
mbi njė sipėrfaqe prej 28 ha, ndėrsa muret ishin 25 550 m tė gjatė,
kurse Klosi kishte pushtuar nė kodrėn e vet 18 ha tokė, qė rrethoheshin
prej muresh me njė gjatėsi prej 1 850 m. Nuk dimė shtrirjen e saktė tė
Skodrės, por duket se ka qenė pak mė e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e
tjera, si Antipatrea, Dimale, Zgėrdheshi kishin njė madhėsi mesatare:
sipėrfaqja e shtrirjes sė tyre arrinte deri nė 10-15 ha, kurse muret
perimetrale nuk i kalonin tė 1 400 m. Njė grup i tretė qytetesh, si
Irmaj, Margėlliēi etj., ishin mė tė vegjėl; muret e tyre ishin nėn 1
400 m tė gjatė dhe rrethonin sipėrfaqe tė vogla prej 5-7 ha. Megjithėse
qytetet e kėsaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese (jashtė tyre
gjejmė dendur gjurmė banesash, tempuj e ndėrtime tė tjera),
prapėseprapė truallin kryesor tė qytetit e pėrbėnte territori brenda
mureve rrethuese. Muret rrethuese dhe godinat shoqėrore qė janė ruajtur
dėshmojnė se ndėrtimet e tyre u nėnshtroheshin parimeve tė njohura tė
urbanistikės antike. Vetėm ndėrtues tė aftė dhe me njohuri tė thella
teknike mund tė zgjidhnin detyrat e ndėrlikuara qė paraqisnin ndėrtimet
mbrojtėse dhe ato me karakter publik e privat, nė atė shkallė tė gjerė
dhe nė atė nivel tė lartė qė njohin qytetet ilire qė nga fundi i shek.
IV deri nė mesin e shek. III. Jeta dhe kėrkesat e kohės i pėrgatitėn
kėta ndėrtues midis vetė popullsisė ilire. Realizimi i kėtyre
ndėrtimeve ishte vepėr e njė shoqėrie skllavopronare qė kishte
mundėsitė e organizimit dhe tė sigurimit tė materialeve pėr njė
veprimtari kaq tė gjerė ndėrtuese. Procesi i shndėrrimit tė disa
qendrave tė fortifikuara tė epokės sė hekurit nė qytete nuk pėrfshin
dhe as qė mund tė pėrfshinte tė gjitha kėto qendra. Midis tyre u veēuan
dhe u kthyen nė qytete vetėm ato qė kishin njė pozitė gjeografike tė
pėrshtatshme pėr njė zhvillim mė tė lartė. Pjesa tjetėr, mė e madhja e
tyre, ruajti pamjen e dikurshme me njė jetė ekonomike tė kufizuar.
Nevojat e mbrojtjes dhe tė tregtisė bėnė, nga ana tjetėr, qė krahas
kėtyre qendrave tė lindin nė rrugėt e komunikacionit ose rreth qyteteve
edhe njė varg vendbanimesh tė vogla, tė fortifikuara, me funksione
ushtarake e administrative. Tė tilla mund tė konsiderohen kalaja e
Xibrit nė Mat, e cila zinte njė pikė kyēe nė rrugėn qė tė ēonte prej
Dyrrahut nė krahinat e brendshme lindore nėpėr Shkallėn e Tujanit -
Qafė Murrizė - Dibėr - Maqedoni; qyteza e Shkamit nė rrugėn e Krrabės,
kulla e Kamunaut nė Sulovė, nė rrugėn qė lidhte ultėsirėn bregdetare
pas Apolonisė me luginėn e Devollit; pikėvrojtimi i Rabies nė
Mallakastėr, nė rrugėn qė ndjek krahun e djathtė tė Vjosės e tė tjera
si kėto, tė cilat gjenden pa pėrjashtim nė tė gjitha rrugėt e dorės sė
dytė qė pėrshkonin truallin e vendit tonė. Tek autorėt antikė dhe nė
burimet epigrafike kėto qendra pėrmenden si kėshtjella apo fortesa
rreth qyteteve me termat castellum apo peripolia. Ato janė nė funksion
tė qyteteve qoftė nga pikėpamja strategjike dhe administrative, qoftė
nga ajo ekonomike. E para duket nė vendosjen e tyre pranė qafave ose
rrugėve qė tė ēojnė drejt qytetit, duke krijuar njė kurorė
fortifikimesh nė zonėn gjeografike ku qyteti mbizotėron me ekonominė e
vet. E dyta shprehet nė faktin se ato mė tepėr konsumojnė prodhimet e
qytetit sesa prodhojnė vetė.

Dyrrahu dhe Apollonia

https://dibra.albanianforum.net

21Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:26

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Dyrrahu dhe Apollonia

Pėrfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisė nė gjirin e
shtetit ilir pati pasoja tė rėndėsishme si pėr jetėn e kėtyre qyteteve,
ashtu edhe pėr vetė shtetin ilir. Tė dhėnat arkeologjike tregojnė se
qysh nga ēereku i fundit tė shek. IV p.e.sonė, lidhjet e kėtyre
qyteteve me botėn ilire bėhen mė tė dendura dhe mė tė drejtpėrdrejta.
Tregtisė sė Dyrrahut dhe tė Apolonisė iu hapėn lirisht rrugėt e gjera
tė tregut ilir. Qė nga kjo kohė nė krahinat e brendshme ilire fillojnė
tė depėrtojnė me lehtėsi prodhimet e zejtarisė sė zhvilluar tė tyre.
Nėpėrmjet kėtyre qyteteve, nė Iliri hynin mallrat e importit, midis tė
cilave vendin mė tė rėndėsishėm e zinin ato qė vinin nga brigjet e
pėrtejme tė Adriatikut. Dyrrahu dhe Apolonia fillojnė tė hedhin nė treg
monedha tė reja argjendi, ndėr tė cilat pėrhapje tė gjerė merr drahma e
argjendtė e kėtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht pėr
tregtinė me botėn ilire, prandaj edhe me tė drejtė ėshtė pagėzuar
“drahma ilire”. Shfaqje e re e kėsaj kohe ėshtė prerja nga kėto qytete
e monedhave tė bronzit. Vėnia nė qarkullim dhe pranimi nė masė, siē
tregojnė gjetjet, i kėtyre monedhave me vleftė shumė herė mė tė vogėl
se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar nė
njė shkallė tė gjerė nė Iliri. Gjatė kėsaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia
jetojnė njė periudhė tė vėrtetė lulėzimi. Ndėrtimet mė tė rėndėsishme e
mė monumentale nė kėto qytete i pėrkasin periudhės pas mesit tė shek.
IV p.e.sonė. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botėn
ilire u lejuan tė ndėrtonin mure tė fuqishme mbrojtėse, qė pėrfshinin
nė gjirin e tyre sipėrfaqe shumė mė tė mėdha nga ato qė njihnin mė
parė, tė ngrinin tregje e sheshe publike, shėtitore, tempuj, gjimnaze e
godina tė mėdha administrative. Njė dukuri e re filloi tė pėrshkojė dhe
tė ndryshojė nė njė drejtim tė caktuar jetėn shoqėrore tė kėtyre
qyteteve dhe pėrbėrjen e mėparshme etnike tė tyre. Emrat ilirė qė janė
gjetur vitet e fundit mbi gurėt e varreve tė zbuluara nė nekropolin e
Dyrrahut, pėrbėjnė mbi 1/3 e tėrėsisė sė emrave tė njohur nė kėtė qytet
nga monumentet epigrafike. Kėto emra dėshmojnė praninė nė masė tė
popullsisė ilire nė to. Emrat ilirė tė prytanėve dhe tė nėpunėsve
monetarė qė gjenden nė tė dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe
bronzi dhe emrat nė vulat e tjegullave tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė,
tregojnė se popullsia ilire kishte njė peshė me rėndėsi nė jetėn
ekonomike, dhe kishte siguruar tė drejta qytetare tė plota deri nė
zėnien e posteve mė tė larta nė jetėn administrative e politike tė
qytetit. Midis emrave tė shumtė ishin edhe kėta: ??????,
Ge?????, ?a????, ?aa???da?, ???ta???, ?????????, ???t??, pėr
Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj., pėr Apoloninė. Kėshtu qysh nga fundi i
shek. IV p.e.sonė, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik tė
njė kolonie, mbasi popullsia e tyre pėrbėhet nė njė pėrqindje tė madhe
edhe nga ilirėt. Procesi i ilirizimit tė kėtyre qyteteve, rezultat i
shtrirjes sė sovranitetit ilir mbi to, ushtroi njė ndikim tė thellė mbi
gjithė jetėn sociale-politike e kulturore tė Ilirisė nė shekujt e
mėpastajmė. Rezultati i kėtij procesi qe shkėputja e plotė e Dyrrahut
dhe e Apolonisė nga qytetet mėmė dhe integrimi i tyre i plotė nė jetėn
ekonomike e politike tė shtetit ilir. Kėtė integrim e favorizonte
pėrputhja e interesave tė tyre ekonomike e politike me ato tė shtetit
ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinė
ekonomike tė kėtyre qyteteve tė mėdha, kurse skllavopronarėt e Dyrrahut
dhe tė Apolonisė pushtetin e fuqishėm tė sundimtarėve ilirė mbi njė
krahinė shumė mė tė gjerė se sa territoret e ngushta tė qyteteve-shtete
tė tyre me pasuri dhe treg tė gjerė. Rezultati u arrit, siē tregojnė
faktet, sado tė pakta, nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr politike, mjaft tė
ndėrlikuar, ku u pėrzien edhe fuqi tė jashtme, por edhe si rrjedhojė e
njė domosdoshmėrie tė diktuar nga kushtet objektive tė kohės. Rėnia e dinastisė sė Glaukisė

Pas luftės sė fundit tė Mytilit kundėr Aleksandrit
II tė Epirit, nė vitin 270, nuk flitet mė nė burimet pėr shtetin ilir.
Duke zbritur drejt vitit 230 dalin tė dhėna tė reja mbi kėtė shtet.
Megjithėse nė vėshtrimin e parė kjo duket si njė periudhė e errėt, ajo
pėrbėn nė vetvete njė faqe me shumė interes nė historinė ilire. Gjatė
gjysmė shekulli, qė nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte
mundur t’i bėnte ballė me sukses agresionit tė Kasandrit dhe mė pas tė
Pirros e pasardhėsit tė tij. Tė gjithė kėta kishin dėshtuar nė
ndėrmarrjet e tyre dhe mė nė fund qenė detyruar tė hiqnin dorė prej
Ilirisė. Ndėrkaq gjendja nė Greqi mbetej e paqėndrueshme. Sundimtarėt
maqedonė, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendėn tėrėsisht
tė angazhuar nė teatrin grek tė veprimeve politike e ushtarake pėr tė
ruajtur hegjemoninė e Maqedonisė nė kėto anė. Pėr shtetin ilir kjo qe
njė periudhė qetėsie nė marrėdhėniet me fqinjėt, veēanėrisht me
Maqedoninė, dhe me kėtė duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por
nuk qe Gonata ai qė “diti, siē pretendohet, t’u imponojė paqen fqinjėve
veriperėndimorė”. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr njė gjė tė tillė. Nė
qoftė se midis Ilirisė dhe Maqedonisė nuk pati nė kėtė kohė ndonjė
konflikt, kjo duhet shpjeguar mė tepėr me faktin se ilirėt, tė lodhur
nga luftėrat e deriatėhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kėrkuan t’i
shfrytėzonin vėshtirėsitė e Maqedonisė nė interes tė tyre. Ndėrkaq ka
tė ngjarė qė nga mesi i shek. III p.e.sonė ose pak mė parė shteti ilir
tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė
cilave nuk njihen mirė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i
qyteteve tė veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn
pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė
ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė
e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė zėvendėsimin e dinastisė
sunduese tė Glaukisė me atė tė Agronit dhe nė shkėputjen e dy qyteteve
tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, tė Dyrrahut e tė Apolonisė, nga
shteti ilir. Epiri

Nė periudhėn antike treva qė nga malet e Llogarasė
dhe tė Kudhėsit me rrjedhjen e mesme tė Vjosės nė veri dhe deri nė
gjirin e Ambrakisė dhe nė kufijtė e Etolisė nė jug, qė nga malet e
Pindit nė lindje e deri tek brigjet e detit Jon nė perėndim, pėrbėnte
njė njėsi gjeografike-politike mė vete tė formuar historikisht dhe tė
njohur me emrin Epir, nga greqishtja e vjetėr Apeiros qė do tė thotė
stere, tokė. Me fjalėn Epir autorėt grekė nėnkuptonin nė fillim ēdo
vend kontinental pėrballė ishujve. Po me kėtė kuptim, p.sh., Homeri e
quan Akarnaninė Epir, gjithashtu mė vonė edhe Tukididi. Kėshtu i quanin
edhe brigjet pėrkundrejt tyre banorėt e ishujve tė Jonit, duke u nisur
nga pozita e vet ishullore. Ky emėr i pėrdorur nė fillim si njė emėr i
pėrgjithshėm pėr tė caktuar pozitėn kontinentale tė krahinės etnikisht
ilire, qė ndodhej pėrballė tyre, u shndėrrua mė vonė nė njė nocion tė
pėrveēėm gjeografik, qė i atribuohej njė krahine tė veēantė me kufijtė
pak a shumė tė pėrcaktuar historikisht. Nė kėtė kuptim emri Epir
ndeshet pėr tė parėn herė tek shkrimtari grek i fundit tė shek. VI
p.e.sonė, Hekateu, kur thotė se Oriku ėshtė liman i Epirit, dhe pak mė
vonė tek Pindari, i cili e quan Epirin “tė famshėm me hapėsira kodrash
tė shkėlqyeshme ... qė fillojnė nga Dodona e deri nė brigjet e Jonit”.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė, me transformimin e bashkėsisė
molose nė njė shtet tė ri federativ, tė quajtur epirot, qė pėrfshinte
pjesėn mė tė madhe tė popullsisė sė kėtij territori duke pasur njė
nėnshtetėsi tė vetme, epirote, emri Epir merr tani njė kuptim tė
pėrcaktuar qartė politik. Shkrimtari grek i shek. IV p.e.sonė numėron
nė kėtė kohė nė Epir vetėm 14 fise, por nga burimet e tjera
historike-epigrafike rezulton qė ky numėr tė ketė qenė shumė mė i madh.
Nga fiset mė kryesore ilire, tė cilat luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė
historinė politike tė kėsaj krahine, pėrmenden sidomos thesprotėt,
kaonėt, molosėt etj. Ndėrmjet kėtyre fiseve ndodhnin luftėra tė
vazhdueshme pėr epėrsi territoriale dhe politike dhe kishte njė prirje
pėr separatizėm midis sundimtarėve tė veēantė tė tyre. Kjo gjendje
vazhdoi tė paktėn deri nė fillim tė shek. IV p.e.sonė, kur mbretėrit
molosė arritėn t’u imponohen shumė prej fiseve fqinje epirote dhe tė
krijonin njė mbretėri tė fuqishme, me bazė federative, qė autorėt grekė
e quanin Koinon tė molosėve. Si rezultat i zhvillimit tė mėparshėm
ekonomiko-shoqėror, nė shek.V p.e.sonė nė Epir ishin krijuar tė gjitha
premisat pėr lindjen e formacioneve tė hershme shtetėrore. Diferencimi
social, sidomos tek fiset ekonomikisht mė tė pėrparuara tė kėsaj
krahine, siē ishin molosėt, kaonėt, thesprotėt etj., pasqyrohet qartė
nė burimet historike qė nė shek. VIII-VII p.e.sonė, por tani ai merr
pėrpjesėtime mė tė gjera. Aristokracia epirote e tokės dhe e bagėtive,
kishte arritur t’u impononte pushtetin e vet prodhuesve tė vegjėl
fshatarė dhe tė shfrytėzonte pėr interesat e saja ekonomike punėn e
shtresave tė tjera e tė skllevėrve. Nė duart e kėsaj aristokracie ishin
grumbulluar tashmė pasuri tė mėdha qė i mundėsonin asaj tė hynte nė
marrėdhėnie tė ngushta me shoqėrinė antike tė Greqisė. Nė gjysmėn e
dytė tė shek.V p.e.sonė, nė Epir ekzistonin edhe shtresa tė tjera;
pėrveē aristokracisė sė tokės, ishte fuqizuar edhe shtresa e zejtarėve
e tregtarėve. Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim paraqitet njė mbishkrim
i vitit 427/426 zbuluar nė sanktuarin e Poseidonit nė Tenarė, sipas tė
cilit njė farė Eskrioni, epirotas, liron skllavin e tij, Herakleid,
duke ia kushtuar kėtė akt hyut tė detrave. Sipas pėrmbajtjes dhe
vendgjetjes sė mbishkrimit Eskrioni duhej tė kishte qenė pikėrisht
njėri nga pėrfaqėsuesit e tregtarėve skllavopronarė epirotas tė lidhur
me tregtinė detare. Kjo ėshtė prova mė e hershme epigrafike, qė dėshmon
pėr ekzistencėn e institucionit tė skllavėrisė nė Epir tė paktėn qė nga
gjysma e dytė e shek. V p.e.sonė. Mbi bazėn e kėtij diferencimi tė
brendshėm dhe tė luftės sė vazhdueshme qė bėnin sundimtarėt e fiseve tė
veēanta pėr nėnshtrimin e fqinjėve tė tyre, nė Epir lindėn njė tok
federatash, sistemi politik i tė cilave mbėshtetej nė bashkimin e njė
grupi fisesh tė federuara tė quajtura koine. Mė herėt kėto bashkėsi u
krijuan rreth fiseve ekonomikisht dhe politikisht mė tė fuqishme tė
Epirit, si tek thesprotėt, kaonėt dhe molosėt. Ashtu siē paraqiten nė
mesin e shek.V, ato ndryshonin midis tyre jo vetėm nga madhėsia dhe
rėndėsia politike, por edhe nga struktura e tyre organizative. Sipas
njė lajmi tė Tukididit, i cili u referohet viteve tė para tė luftės sė
Peloponezit, Koinonet e kaonėve dhe tė thesprotėve nuk e njihnin
pushtetin e mbretit. Nė krye tė tyre qėndronin dy magjistratė mė tė
lartė ekzekutivė tė quajtur nė traditėn historike, prostatė, tė cilėt
zgjidheshin ēdo vit nga rrethet aristokratike tė fisit qė kryesonte
Koinonin. Molosėt, ndryshe nga dy koinonet e para, sundoheshin nga
mbretėr, pushteti i tė cilėve tanimė ishte bėrė i trashėgueshėm.
Tukididi pėrmend qė nė vitin 470 p.e.sonė njė mbret molos Admetin, qė i
dha strehim politik gjeneralit grek Themistokliut tė dėbuar me
ostrakizėm nga Greqia. Sipas pėrshkrimit tė kėsaj ngjarjeje, Admeti
paraqitet si njė sundimtar me origjinė fisnike, i fuqishėm dhe me
influencė deri nė rrethet qeveritare tė Athinės. Pėr veprimtarinė
politike tė federatave tė Epirit burimet historike heshtin pothuajse
fare. Ato i shohim tė dalin nė skenėn e historisė vetėm nė kohėn e
luftės sė Peloponezit, kur ushtritė e kaonėve, tė thesprotėve, tė
molosėve etj., me sundimtarėt e tyre nė krye, marrin pjesė nė anėn e
Spartės nė ekspeditėn luftarake kundėr qytetit Strato tė Akarnanisė.
Midis kėtyre bashkėsive tė veēanta rolin mė tė rėndėsishėm dhe aktiv nė
historinė politike tė vendit filloi ta luajė Mbretėria e Molosėve. Nė
qoftė se deri nė fundin e shek. V p.e.sonė kėto bashkėsi vepronin tė
veēuara dhe nė konflikte tė brendshme me njėra-tjetrėn, tani ėshtė
Mbretėria Molose ajo qė do tė marrė iniciativėn pėr tė zgjeruar
pushtetin e saj dhe pėr ta vėnė Epirin nė rrugėn e bashkimit tė tij
politiko-ushtarak.

https://dibra.albanianforum.net

22Iliret Empty Re: Iliret 15.09.08 14:28

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Koinoni (lidhja) e molosėve

Nga fundi i shek.V dhe sidomos gjatė shek. IV
p.e.sonė, nė Epir vihet re njė zhvillim i mėtejshėm i ekonomisė nė tė
gjitha degėt e saj: nė bujqėsi, blegtori, e sidomos nė zejtari;
zhvillohet prodhimi i mallrave, zgjerohen lidhjet tregtare etj. Nė Epir
shfaqet tani njė faktor shumė i rėndėsishėm qė luan njė rol tė ndjeshėm
nė zhvillimin e mėtejshėm, ky ėshtė qyteti epirot. Kėshtu nė fundin e
shek. V dhe nė gjysmėn e parė tė shek. IV, sipas tė dhėnave burimore
historike dhe arkeologjike, lindin qytetet Kasope, nė krahinėn e
Kasopisė nė skajin jugperėndimor tė Epirit dhe Elea afėr Velianit nė
krahinėn Eleatis tė Thesprotisė. Nė Epirin Qendror lindin qytetet
Passaron (Gardhiqi), kryeqendra tradicionale e shtetit tė molosėve dhe
qyteti i Kastrisė qė identifikohet me Euremenin ose Tekmonin antik. Nė
gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė urbanizimi nė Epir mori
pėrpjesėtime mė tė mėdha dhe rritet akoma mė shumė pesha e tij nė
zhvillimin ekonomik dhe politik tė vendit. Lindin qytete tė reja, midis
tė cilave nė Thesproti, Elina (Dymokastro), Kutēi dhe Gitana (Gumani)
qė sipas Tit-Livit, duhet tė ishte qendra kryesore e Koinonit tė
thesprotėve; nė Kaoni, Teqeja e Melanit, Himara, Foinike (Finiqi), qė
ishte qyteti mė i madh dhe mė i fortė i Kaonisė dhe kryeqendra e saj.
Qytetet e Epirit, ashtu sikurse dhe ato tė Ilirisė, ishin tė
fortifikuara me mure tė fuqishme prej blloqesh shumėkėndėshe ose tė
ndėrthurura me teknikė muraturash trapezoidale apo kuadratike sipas
kushteve tė veēanta tė terrenit ose tė guroreve. Pėr pėrforcimin e
mureve ngriheshin kulla nė vendet mė tė atakueshme nga armiku. Nė
sistemet mė tė hershme fortifikuese kėto kulla mungonin ose ishin
dukuri tė rralla. Vetėm nga gjysma e dytė e shek. IV, ato hynė nė
pėrdorim tė gjerė si njė komponent i nevojshėm dhe i domosdoshėm nė
kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm tė teknikės luftarake. Mėnyra antike
e prodhimit i dha njė hov tė menjėhershėm prodhimit zejtar dhe sidomos
atyre degėve qė lidheshin me ndėrtimet. Brenda mureve mbrojtėse tė
kėtyre qyteteve kishte muratorė, gurskalitės, farkėtarė, poēarė,
tjegullabėrės, arkitektė etj. Zhvillimi i degėve tė ndryshme tė
zejtarisė dhe shtimi i prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale nxitėn dhe
mė tej zgjerimin e tregtisė brendapėrbrenda, me kolonitė helene tė
bregut tė Jonit dhe sidomos me krahinat fqinje mesdhetare. Kjo e fundit
zhvillohej mė tepėr pėrmes trafikut detar, tė pėrcaktuar nga vetė
pozicioni i favorshėm bregdetar i krahinave, megjithėse funksiononin nė
kėtė drejtim dhe rrugėt tokėsore. Nė qoftė se deri nė shek. V p.e.sonė
Epiri lidhjet ekonomike i mbante kryesisht me Korinthin dhe kolonitė e
tij nė brigjet e Jonit, nga fundi i kėtij shekulli ai filloi tė
orientohet edhe nga Athina. Tani janė mallrat e prodhimit atik, ata qė
mbizotėrojnė nė tregjet e Epirit. Prej kėtej Athina si kėmbim tėrhiqte
prodhime bujqėsore e sidomos blegtorale, lėkura, lėndė druri etj., pėr
tė cilat ajo kishte gjithnjė nevojė. Nė zhvillimin e tregtisė detare
rol tė veēantė luanin edhe portet detare nė brigjet e Kaonisė, si
Onkesmi, Himara, Butrinti etj. Zgjerimi dhe intensifikimi i tregtisė
ēoi nga ana e vet nė shtimin progresiv tė prodhimit tė mallrave, bėri
tė nevojshme lindjen dhe qarkullimin e monedhės autonome. Nė fillim
ishte Lidhja e Molosėve ajo qė hedh e para nė treg monedhėn e vet
(rreth viteve 400 p.e.sonė). Kėto ishin monedha kryesisht prej bronzi,
megjithėse pati nė kėtė kohė edhe prerje jetėshkurtėr dhe tė kufizuar
monedhash prej argjendi. Mė vonė filluan tė presin monedha edhe qytete
tė veēanta dhe nė fund tė shek. IV edhe shteti federativ i epirotėve. Tharypa

Nė ēerekun e fundit tė shek. V p.e.sonė shtetin e
molosėve e kryesonte Tharypa (423-385 p.e.sonė), i cili, sipas njė
lajmi tė Tukididit, e trashėgoi fronin mbretėror tė babait nė njė moshė
tė mitur duke pasur pėr njė kohė si tutor Sabylintin, prijėsin e
atintanėve. Tradita historike i atribuon kėtij sundimtari njė seri
reformash tė karakterit ekonomik, ushtarak dhe kulturor, tė cilat ēuan
nė zgjerimin dhe nė forcimin e mėtejshėm tė Mbretėrisė Molose. Nė radhė
tė parė ato prekėn formėn e hershme tė qeverisjes dhe legjislacionin e
vjetėr tė vendit. Kuvendi i popullit si organ i trashėguar nga rendi i
komunės primitive, mori tani pėrmbajtje tė re. Nė organet drejtuese tė
shtetit, rol tė rėndėsishėm fillon tė luajė prostati, funksionari mė i
lartė i shtetit pas mbretit. Ky zgjidhej pėr ēdo vit nė Kuvendin e
Popullit nga rrethet aristokratike, tė cilat ushtronin fuqishėm
autoritetin e tyre nė kuvend. Duke qėndruar pranė mbretit, si mbrojtės
i ligjeve tė vendit, prostati nė fakt e kufizonte shumė pushtetin
mbretėror, dhe me kėtė ai ruante tė palėkundshme pozitat e
aristokracisė nė veprimtarinė politike tė shtetit. Kjo formė e kufizuar
e pushtetit qendror nga aristokracia e tokės, si edhe ligjėrimi i tė
drejtave tė tjera tė saj, i japin Mbretėrisė Molose atributet e njė
shteti me mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor. Mbretėria Molose qė
nė fillim tė veprimtarisė sė saj politike tėrhoqi vėmendjen e shteteve
fqinje tė Mesdheut dhe sidomos tė Athinės dhe tė Spartės, tė cilat sapo
kishin nisur midis tyre konfliktin e armatosur pėr supremaci ekonomike
dhe politike nė Greqi. Nė kėtė konflikt historikisht tė njohur si Lufta
e Peloponezit dhe qė, siē dihet, zgjati me ndėrprerje tė vogla plot 28
vjet (432-404 p.e.sonė) dhe pati pasoja tė rėnda pėr Greqinė, tė dyja
palėt ndėrluftuese bėnė pėrpjekje qė tė siguronin pėrkrahjen e shtetit
tė ri tė molosėve, meqė territori i tij zinte njė pozicion mjaft tė
favorshėm strategjik me rrugėn midis brigjeve veriperėndimore tė
Greqisė dhe tė Maqedonisė e Thesalisė. Nė fillim ishte Sparta ajo qė
ushtroi ndikimin e saj mbi shtetin molos. Nė vitin 429 p.e.sonė,
molosėt i ofrojnė asaj deri ndihmėn ushtarake, duke dėrguar
kontingjente tė konsiderueshme luftėtarėsh pėr pushtimin e qytetit
Stratos tė Akarnanisė. Mirėpo edhe pas kėsaj fushate tė pasuksesshme, e
cila synonte tė dobėsonte ndikimin e Athinės nė kėtė zonė kufitare tė
Epirit, diplomacia athinjote nuk hoqi dorė nga pėrpjekjet e saj pėr tė
pėrmirėsuar marrėdhėniet me shtetin e molosėve. Ajo kishte shumė nevojė
pėr pėrkrahjen e kėtij shteti tė ri energjik nė qendėr tė Epirit.
Pėrmes territorit tė tij Athina mund tė kontrollonte nga shpina
maqedonėt e paqėndrueshėm tė Perdikės si dhe thesalėt, me tė cilėt ajo
sapo kishte krijuar lidhje miqėsore pas kryengritjes sė lynkestėve (433
p.e.sonė). Nga ana tjetėr, me kėto marrėdhėnie Athina synonte tė kishte
edhe pėrfitime ekonomike. Se sa rėndėsi i jepte Athina lidhjeve me
shtetin molos, kėtė e tregon dhe fakti se ajo nė kėtė kohė merr
pėrsipėr edukimin e Tharipės sė vogėl nė njė nga shkollat e Athinės dhe
e pret atė mė vonė nė Athinė me nderime tė veēanta duke e regjistruar
si qytetar nderi. Pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė mira me Athinėn
ishte i interesuar gjithashtu edhe vetė shteti i molosėve, i cili
kėrkonte tė siguronte pėrkrahje pėr politikėn e zgjerimit territorial
qė projektoi Tharypa, tė cilėn ai filloi ta realizonte nė vitet e
fundit tė jetės sė tij. Kėto marrėdhėnie tė ngushta ekonomike dhe
politike me Athinėn i hapėn rrugė depėrtimit tė ndikimit tė qytetėrimit
helen, i cili u shfaq nė strukturėn organizative tė shtetit, nė
ndėrtimet, nė pėrdorimin e gjuhės dhe tė shkrimit grek nė rrethet e
aristokracisė dhe tė administratės shtetėrore, nė trajtimin tipologjik
dhe metrologjik tė monedhave tė para molose sipas prototipave tė
monedhės atike tė fundit tė shek.V dhe fillimit tė shek. IV p.e.sonė.
Ky ndikim do tė shfaqet gjithashtu dhe nė jetėn kulturore e artistike,
qendra e sė cilės bėhen qytetet. Nė Passaron, p.sh., mendohet tė jetė
ftuar dramaturgu i shquar grek Euripidi, pėr tė vėnė nė skenė
tragjedinė e tij “Andromaka”, ku lavdėrohej origjina dinastike e
mbretėrve molosė. Kjo vepėr ndikoi shumė nė kultivimin e mitit
gjenealogjik tė molosėve, sipas tė cilit zanafilla e tyre i referohet
tani Molosit, biri i Neoptolemit tė Akilit dhe i Andromakės, tė vesė sė
Hektorit, qė pas shkatėrrimit tė Trojės erdhėn dhe u vendosėn nė Epir.
Lidhja molose

Struktura e saj organizative Gjatė sundimit tė
Alketės, birit tė Tharypės, shteti molos mori zhvillim tė mėtejshėm.
Nuk ėshtė pėrcaktuar me saktėsi se nė ē’kohė dhe nė ē’rrethana e
trashėgoi fronin. Dihet se nė vitin 385 p.e.sonė ai gjendej i strehuar
politik tek Dionizi, tirani i Sirakuzės. Nė burimet historike nuk jepen
as motivet qė e shtynė Alketėn tė braktiste fronin. Ka mundėsi qė ky,
duke dashur tė vazhdonte politikėn e aleancės me Athinėn, nė njė kohė
kur kjo kishte pėsuar tashmė humbje ushtarake dhe diplomatike nga
Sparta, tė ketė ndeshur nė kundėrshtimin e partisė filospartane. Nė
kėtė kohė kjo filloi tė aktivizohej shumė, sidomos pas fitoreve tė
Agesilaut nė Akarnani (389-388 p.e.sonė), qė i hapėn rrugėn Spartės pėr
tė shtrirė ndikimin e vet jo vetėm nė Greqinė Veriperėndimore, por edhe
nė Epir. Dionizi qė ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht pėr tė
vendosur njė kontroll efektiv nė detin Adriatik dhe mbi rrugėt qė tė
ēonin pėr nė Epir, e mirėpriti Alketėn dhe e ndihmoi atė qė tė
rikthehej nė fronin e humbur. Me kėtė mėnyrė tirani i Sirakuzės synonte
tė siguronte njė aleat tė ri, qė do tė pėrkrahte pikėsynimet e tij
politike dhe tregtare nė brigjet e Ilirisė dhe tė Epirit. Pėr kėtė
qėllim nė vitin 385 p.e.sonė, Dionizi bėri njė marrėveshje me Alketėn
pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė territorin e shtetit tė molosėve duke i
siguruar njė ndihmė efektive nė kontingjente luftarake dhe armatime. Ky
sulm i papritur i forcave tė bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi
molosėve rreth 15 000 tė vrarė sipas Diodorit tė Sicilisė. Pėrforcimet
qė u dėrgoi Sparta molosėve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre tė
vėshtirė. Siē duket, ajo nuk u angazhua aq shumė nė kėtė luftė, pasi
nuk ishte e interesuar tė hynte nė konflikt me Dionizin. Kėshtu ky
aksion i nxitur prej tiranit tė Sirakuzės pėrfundoi me sukses dhe me
rivendosjen e Alketės nė krye tė shtetit molos. Pasi pėrforcoi pozitat
brendapėrbrenda mbretėrisė, Alketa vazhdoi politikėn e zgjerimit
territorial tė shtetit tė tij tė filluar qė nė kohėn e Tharypės,
rivendosi marrėdhėniet e ndėrprera pėr pak kohė, me Athinėn. Nė vitin
377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dytė detare tė Athinės, duke lehtėsuar
veprimet e saj luftarake kundėr Spartės nė pellgun e Jonit. Nė vitin
372 p.e.sonė Alketa i dha mundėsi njė reparti prej 600 pelltastėsh tė
Stesiklit, tė kalonin nėpėr territorin molos dhe tė lidheshin nė
Korkyrė pėrmes bregut tė Epirit. Me politikėn e tij ekspansioniste,
Alketa arriti tė shtrijė sovranitetin e vet mbi njė territor tė
konsiderueshėm tė Epirit. Sipas njė mbishkrimi dekretor tė viteve
370-368 p.e.sonė kufijtė e Mbretėrisė Molose qė trashėgoi nė kėtė kohė
i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin nė lindje deri nė Hestiotiden
perėndimore, nė verilindje deri nė kufijtė e Orestides nė luginėn e
sipėrme tė Haliakmonit dhe nė veriperėndim pėrmes njė rripi toke deri
nė kufijtė e Parauejes nė rrjedhjen e mesme tė Vjosės. Molosėt dolėn nė
det siē duket nė zonėn e Kestrinės, nė veri tė lumit Kalama (Thiamis).
Nga perėndimi pas aneksimit tė Dodonės nė fund tė shek. V p.e.sonė,
molosėt e shtrinė kontrollin e tyre deri tek lugina e sipėrme e
Aheronit. Kjo shtrirje territoriale e Mbretėrisė Molose nė kohėn e
Alketės, duket se pėrputhet plotėsisht me cilėsimin qė i bėn kėtij
sundimtari Polidami i Fardales nė njė fjalim tė transmetuar nga
historiani e gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan atė “sundimtar suprem
tė Epirit”. Kėto tė dhėna burimore dhe epigrafike tregojnė se nė kohėn
e kėtij sundimtari dhe tė pasardhėsit tė tij kishte avancuar mjaft
procesi i bashkimit politik tė popullsive tė veēanta tė Epirit, proces
ky qė ēoi nė krijimin e organizimit mė tė gjerė shtetėror qė njihet me
emrin Lidhja e Molosėve. Duke gjykuar nga tė dhėnat mbishkrimore tė
kėsaj periudhe, nė kėtė Lidhje pėrveē molosėve bėnin pjesė edhe shumė
popullsi tė tjera epirote, si tripolitėt, kelaithėt, paialėt, arktanėt,
genoait, ethenestėt, onopernėt, etj. Kėto grupe tė veēanta etnike
merrnin pjesė nė qeverisjen e kėsaj lidhjeje pėrmes pėrfaqėsuesve tė
zgjedhur tė tyre, tė cilėt nė dekretet mbishkrimore quhen demiorgė ose
synarhontė. Njė mėnyrė e tillė qeverisjeje, i jepte kėtij formacioni tė
ri shtetėror karakter federativ, por nėn hegjemoninė e molosėve.

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi