Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Qytete tė shqiperise Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Qytete tė shqiperise Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Qytete tė shqiperise Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Qytete tė shqiperise Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Qytete tė shqiperise Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Qytete tė shqiperise Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Qytete tė shqiperise Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Qytete tė shqiperise Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Qytete tė shqiperise Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Qytete tė shqiperise Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Qytete tė shqiperise Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Qytete tė shqiperise Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Qytete tė shqiperise Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Qytete tė shqiperise Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Qytete tė shqiperise Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Qytete tė shqiperise

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Qytete tė shqiperise Empty Qytete tė shqiperise 28.07.08 13:49

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Berati
Qytete tė shqiperise BashkiaberatQytete tė shqiperise 50px-AlbaniaBerat
Qytete tė shqiperise 280px-Berat
Statistika
Koordinatat40°42 V 19°57 L.
Popullsia
-dendėsia
55,500 banorė
10.317 banorė/km²
Sipėrfaqja2609m km²
Administrata
ShtetiShqipėria
RrethetBerat
Posta5000
Prefiksi telefonik+355 (032)
Faqe zyrtarePrefektura Beratit
Politika
KryetarFadil Nasufi
Partia udhėheqėsePartia Socialiste
Komunikacioni
Targa e automjeteveBR
BeratiEshtė qytet nė Shqipėrinė jugore.
Pak histori
Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme shqiptare pėrsa i pėrket historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė qytetit datojnė rreth shekullit tė IV-tė para erės sonė. Atėherė pjesė e krahinės sė
Desaretėve dhe njė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme ilire, qyteti kaloi disa kohė tė vėshtira gjatė luftės Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Nė vitin 216 para erės sonė Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndėrsa rreth vitit 200 tė erės sonė qyteti u morr nga Romakėt. Mesjeta ishte e errėt pėr Beratin. Nė vitet url=http://sq.wikipedia.org/wiki/860]860[/url] - 927 shikojmė invazionin e parė bullgarė. Gjatė invazionit tė dytė bullgar
qytetit i vihet emri Belgrade qė do tė thotė qytet i bardhė. Pas rėnies
sė Perandorisė Bizantine, Berati bėhet qendėr e rėndėsishme e Dioqezės
sė Epirit. Nė qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatė kėsaj periudhe krijohet edhe Pashallėku i Beratit.
Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija Ēelebi, vazhdoi rrugėn e tij nė Shqipėrinė e Jugut. Pas vizitės nė Ergiri (Gjirokastėr), ai udhėtoi pėr nė Tepelenė ku dy herė brenda njė dite ra nė pritėn e rebelėve nga Progonati. Pas Tepelenės, ai arrin nė qytetin
e Beratit, tė cilėn ai e quan me lavdėrim krahinėn hijerėndė tė Xhihadit. Berati i pėrshkruar nga Evlijai duket njė qytet me njė zhvillim tė lartė dhe me njė nivel tė mahnitshėm qytetėrimi



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 10.05.12 9:21, edituar 2 herė gjithsej (Reason for editing : berati. qyteti i beratit)

https://dibra.albanianforum.net

2Qytete tė shqiperise Empty Re: Qytete tė shqiperise 18.09.08 11:14

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

SHKODRA
Kryetar i Bashkisė sė Shkodrės ėshtė Lorenc Luka (aktualisht, Nentor 2007) i Partisė Demokratike, PD.
Vlen pėr tu pėrmendur se nė vitet 1990 ka hedhur hapin e parė nė ndėrrimin e sistemit. Kujtojmė kėtu demostradėn e parė: "Demostrada e Heshtur", nė nėtor tė 1990. Mė pas 13 dhjetori qė ishte rrėzimi i bustit tė Enver Hoxhės, 2 prilli 1991 ku u vranė 4 djem dhe u quajten "Dėshmorėt e Demokracisė", si dhe lindja e sindikatave tė pavarura
Ekonomia e Shkodrės
Shkodra ėshtė njė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme tregtare dhe turistike nė Shqipėri. Pėrsa i pėrket turizmit vlejne pėr t'u pėrmendur...
Kultura

Njė ndėr qytetet mė tė pasura me kulturė. Rreth viteve 1990 Shkodra
ishte njė ndėr pikat tregtare mė tė rendėsishme. Lulėzonte sidomos
tregtia me Venedikun (republika e venecias), dhe aty ky qytet importoi
kulturė perendimore.

Nė muzikė. Nė llojin e saj duken nuanca tė orientuara nga muzika
klasike, ko dallohet nė kėngėt e lehta shkodrane. Ndersa po nė ato vite
u theksua edhe nje zharg tjetėr qė quhet “Jare”. Kjo lloj muzike ėshtė
karakteristike dhe unike, gjendet vetėm nė Shkodėr dhe ruhet me
fanatizėm nga familjet shkodrane.
Ne diksion. Shumė fjalė u huazuan. Ndryshe nga qytetet e tjera tė
Shqipėrise qė pėrdorin vetėm (ose kryesisht) turqizmat, ne Shkodėr
pėrdoren edhe shumė fjalė me prejadhje italiane.
Nė Shkodėr nė vitin 1909 luhet ndeshja e parė e futbollit, nė
Shqipėri, ndėrmjet njė skuadre amatore tė asaj kohe dhė njė skuadre e
pėrbėrė nga garnizoni Austriak. Nė 1919 themelohet klubi i pare i nė
Shqipėri, i quajtur “Vllaznia”. Ndaj Shkodra quhet “Djepi i Futbollit”.
Humori, edhe pse nen censurėn e sistemit komunist, themlohet e para
resvitė komike e quajtur “Hosteni”.Aty spikat humoristi popullor
Shtejfen Palushi. Te tjere Artist tė medhenj si, Tano Banushi (atrist i
merituar), Paulin Preka, Zef Deda (kunati i shokut xhemal), Zyliha
Miloti... etj.
Nė letėrsi mund tė veēojme emra si: Migjeni (1911 - 1938), Gjergj Fishta (1871-1940)... etj
Transporti

Shkodra ndodhet rreth 100 km larg Tiranės, kryeqytetit tė
Shqipėrisė. Ajo ka dy akse qė e lidhin me Malin e Zi. Njėri ėshtė
Shkodėr-Hani i Hotit dhe tjetri ėshtė Shkodėr-Muriqan.Transporti publik
brenda qytetit mbulon linjėn Bahēallėk-Fermentim.Transporti u
udhėtarėve ndėrmjet qytetit tė Shkodrės dhe shumicės sė komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhėtarėve tė tipit furgon.

https://dibra.albanianforum.net

3Qytete tė shqiperise Empty Himara 18.09.08 11:22

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Himarė


Qytete tė shqiperise 280px-Himara_%2C_Shqip%C3%ABri
Statistika
Popullsia
-dendėsia
rreth 2000 banorė
5 banorė/km²
Sipėrfaqja500 km²
Administrata
ShtetiShqipėria
QarkuVlorė
Adresa e kuvenditKėshilli Bashkiak nė Himarė
Postasė shpejti
Prefiksi telefonik355-42
Faqe zyrtarehimara-al.com
Politika
KryetarSavo Prifti - Kryetar i Kėshillit Bashkiak tė Himarės
Partia udhėheqėseLidhje
partish: partia social demokrate, partia demokratike, partia
socialiste, partia pėr tė drejtat e njeriut, lėvizja socialiste pėr
integrim
Shoqata "Labėria" ka degen e vet me shumė anėtarė dhe me njė veprimtari tė gjėrė nė tėrė Himarėn

Himara (pa shquar: Himarė) ėshtė qytet nė jug-perėndim tė Shqipėrisė.
Historia
Emri Himarė e ka origjinėn nga fjala e vjetėr Shqipe e pėrdorur nė kėto anė "Hi(j) Marė" - "Eja Marė", qe ka tė bėje me ftesėn qė i bėhet njė vajze apo fqinje tė marrė pjesė nė njė gėzim familiar apo ti bashkohet nje grupi qė kėndon njė kėnge shumė-zėrėshe. Marė eshte emėr i njohur Shqip vajze nė Himarė, nė jug tė Shqipėrisė dhe nė veri tė saj. I ndėrtuar nė pjesėn jugore tė bregdetit shqiptar, qyteti i Himarės ka qenė gjithmonė qendėr e njė zone qė ka pėrfshirė jo vetėm fshatrat e jugut, por edhe Labėrinė e Kuveleshin. Ajo pėrmendet qė nė kohėt e lashta ku parardhėsit ishin fisi Ilir i Kaonėve, por historia moderne duket se fillon nė 1199, kur nė qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanė veriorė nuk mundėn ta mbanin pėr shumė kohė dhe nė shekullin e XIII zona e Himarės u pėrfshi nga Karli i Anzhuve nė atė qė ai e quajti Mbretėria e Arbėrisė. Zona ka qenė gjithmonė me njė popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinė nga ajo qė sot njihet si zona e Labėrisė dhe duke filluar qė nga shekulli i XV edhe me tė ardhur nga zonat e Mirditės dhe Krujės. Mė 1431 Himara u pėrfshi nga Perandoria Turke si njė krahine e Sanxhakut tė Shqipėrisė. Duke filluar qė nga shekulli i XVI, si pasojė e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi njė sėrė privilegjesh dhe njė lloj autonomie, qė e lejoi tė ruante fenė dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqėsisht, mungesa e rrugėve dhe zona malore krijoi vėshtirėsi nė komunikimin e saj me zonat e brėndshme tė vendit. Pervec gjuhes amėtare Shqipe, duke shfrytėzuar detin ata vendosėn lidhje tregtare me Greqinė e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojė e ketyre lidhjeve, filloi te pėrdorej edhe gjuha Greke e Italiane pėr qellime tregtare. Qė mė 1912 Himara kishte
ngritur flamurin e pavarėsisė dhe kishte dėrguar pėrfaqesinė e saj nė Vlorė.
Gjeografia
Himara pėrbėhet nga dhjetė fshatra: Himara, Palasa, Dhėrmi (nga Shqipja e vjetėr - Dhėri Mbi, Dhėr Mbi, Dhėr Mi, Dhėri Im), Vuno (nga Shqipja e vjetėr - Vėne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e vjetėr - Qėparė, Qė Para, Qė Par-o, Mė Parė), Kudhės (nga Shqipja e vjetėr - Kudhėr, Kudhėsi), Shėn Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetėr - Pi Ulur, Pij Ujė Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinė shtrihet nė jug-perėndim tė Shqipėrisė nė anė tė bregdetit tė detit Jon. Krahina e Himarės ka njė sipėrfaqe me gjatėsi rreth 50 km dhe gjėrėsi rreth 10 km. Rajoni ėshtė vėnd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina qė thepisen drejtpėrdrejt nė njė det tė kristaltė, dhe ėshtė njė vėnd detar me klimė mesdhetare. Himara bėn pjesė nė Rrethin e Vlorės.
Demografia
Himara
ka rreth 2000 banorė. Disa nga familjet e njohura dhe me vazhdimėsi tė hershme nė Himare janė familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me tė prurat e lėvizjes sė popullsisė pėr arsye ekonomike dhe sociale familje tė sapoardhura i janė bashkuar krahinės sė Himarės kėto kohėt e fundit. Familja Bollano pėr shėmbull ėshtė vendosur nė Himarė nė 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirėpret njerėz dhe familje nga cdo anė e Shqipėrisė, sepse Himara ėshtė e njohur pėr mikėpritjen e saj tė vecantė dhe bujare
Shqiptare.

Migracioni
Himariotėt kane emigruar nė vėnde tė ndryshme tė botės si nė SHBA, Itali (Piana degli Albanesi), France, etj. Kjo ka bėrė qė ata tė ndihmojne vėndlindjen dhe tė sjellin me vete dituritė dhe aftėsitė e fituara nė vėnde tė tjera.
Ekonomia
Himara ka tė zhvilluar turizmin, tregtinė, peshkimin, dhe sipėrmarrjen e mikėpritjes (hotele, restorante, bujtina - sidomos nė breg tė detit).
Kultura
Himara
ka njė kulturė te lashtė shqiptare. Dallohet sidomos pėr kėngėt me shumė zėra (polifonike), pėr vallet e shtruara dhe veshjet tradicionale nė raste gėzimesh. Po ashtu vajet e Himarės janė tė dėgjuara nė tėrė Shqipėrine e Jugut. Zhvillim nė Himarė ka edhe letėrsia dhe artet. Petro Marko - njė nga mjeshtrat e gjuhės dhe letėrsisė shqipe ishte nga Dhėrmiu i Himarės.
Himara ka hapur njė nga shkollat e para shqipe rreth vitit 1660-1661 (nga Onufėr Konstandini dhe Zef Skiroi), megjithė kushtet e rėnda tė pushtimit osman. Kjo e bėri Himarėn njė nga pioneret e para tė Rilindjes Shqiptare.
Politika
Himara drejtohet nga Kėshilli Bashkiak, Kryetar i Kėshillit Bashkiak ėshtė Z. Savo Prifti. Kėshilli Bashkiak ėshtė organi mė i lartė ligjvėnės dhe
qeverisės nė Himarė. Kryetar i Bashkisė per 2 vjet ėshtė V. Bollano. Mėnyra se si ai u zgjodh Kryetar i Bashkisė ka lėnė njė shije tė hidhur dhe njė ndjenjė frikėsimi nė popull, dhe flitet se procesi ka qėnė i manipuluar me ndėrhyrje nga jashtė, jo demokratik dhe i blerė e nuk pėrfaqėson vullnetin e lirė tė popullit tė Himarės. Kėtė e ka pohuar edhe Kėshilli Bashkiak i Himarės.
Njerėz qė jane dalluar nga Himara

  • Irakli
    Gjicali - Kryetar i Shoqatės sė Intelektualėve tė Himarės. Ka dhėnė ndihmesė tė cmuar nė nxjerrjen nė dritė tė ndihmesės sė vecantė qė ka dhėnė Himara nė historinė e Shqipėrisė, si dhe nė letėrsinė, kulturėn dhe shkencėn Shqiptare.
  • Prof. Dr. Paskal Milo - Kryetar i
    Partisė sė Demokracisė Sociale tė Shqipėrisė, deputet nė Parlamentin e Shqipėrisė dhe Profesor dhe Studiues i Historisė dhe Letėrsisė Shqipe dhe tė Huaj. Njohės i thellė i rrėnjėve historike Ilire tė krahinės sė Himarės.



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 10.05.12 9:47, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : himara, himara, Bashkia Himare)

https://dibra.albanianforum.net

4Qytete tė shqiperise Empty Elbasani 18.09.08 11:26

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Elbasani
Qytete tė shqiperise 100px-Amblema_elbasan


Elbasani (Shqipėri)

Qytete tė shqiperise 280px-Elbasan
Statistika
Koordinatat41°27' V 40°10' L
Popullsia
-dendėsia
120,000 banorė
93 banorė/km²
Sipėrfaqja1,290 km²
Administrata
ShtetiShqipėria
RrethetElbasan
Posta3000
Prefiksi telefonik+355 (0) 54
Faqe zyrtareBashkia e Elbasanit
Politika
KryetarQazim Sejdini
Partia udhėheqėsePartia Socialiste
Komunikacioni
Targa e automjeteveEL
AeroportiMother Tereza
IATA-Code:TIA
25 km nga qendra e Tiranės
redaktoni kutinė
Elbasani ėshtė qytet nė Shqipėri dhe njėherit qendėr e Prefekturės dhe rrethit me tė njėjtin emėr.
Qyteti
i Elbasanit ndodhet nė Shqipėrinė e Mesme. Ai shtrihet nė fushėn e
Elbasanit, nė krahun e djathtė tė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin,
i rrethuar nė lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogėl, nė veri dhe
veriperėndim nga kodrat e Ullishtave, nė perėndim nga pėrroi i
Zaranikės, nė jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Nė anėn perėndimore tė
qytetit kalon pėrroi i Zaranikės dhe nga lindja ai i Manazderies.
Elbasani ėshtė i vendosur midis gjerėsive gjeografike veriore 41° 27',
jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perėndimore 19° 03' dhe ndodhet nė
njė lartėsi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veēoritė
klimaterike tė kėsaj zone janė: dimėr i butė e me reshje dhe verė e
nxehtė dhe e thatė.
Elbasani ėshtė njė nga qytetet mė tė mėdha tė vendit me njė popullsi prej rreth 120.000 mijė banorėsh.
Historia
Historia
e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin II p.e.s. me
vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin II qyteti njihej me emrin
Skampa e mė vonė me emrin Skampini dhe ishte nė varėsinė administrative
tė Durrahut (Durrėsit). Duke qenė i vendosur nė kryqėzimin e rrugėve
Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme
kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qendėr urbane,
ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e
barbarėve, qyteti i Skampinit nuk pėrmendej mė dhe u shkatėrrua nga
bullgarėt dhe ostrogotėt gjatė migrimit sllavo-bullgar diku nga
shekulli VI-VII.
Elbasani u themelua nga turqit osman nė tė njėjtin
vend nė shekullin XV. Pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė
Krujės, sulltan Mehmeti II, rindėrtoi nė kthim nė vitin 1466 kalanė e
vjetėr, pėr ta pasur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Kalaja u ndėrtua
pėr vetėm 25 ditė dhe nė ndėrtimin e saj ndihmuan 150,000 njerėz.

hyrje tė kalasė, mbi njė pllakė, sulltani shkroi nė turqisht:
“Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani
han.” (Vura dorė, unė sulltan bir sulltanėsh, sulltan triumfues,
Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do tė thotė “vura dorė”.
Me kalimin e kohės rreth Kalasė u zhvillua qyteti i Elbasanit.

dokumentacionin e kohės dėshmohet se nė mesin e shekullit XVII Elbasani
kishte 2000 shtėpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi,
metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndėrrua nė
qendrėn e Islamit nė Shqipėri. Pėr shkak tė pozitės shumė tė favorshme
nė rrugėn Egnatia, Elbasani u kthye nė njė qendėr tregtie shumė tė
rėndėsishme. Pėrkrah tregtarėve vendas dhe turq nė qytet ishin ngulitur
edhe tregtarė grek dhe sllav.
Prodhimet e qytetit tė Elbasanit
gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Kėtė e dėshmon
fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare, njėra nė Paris nė vitin
1867 dhe tjetra nė Ēikago nė vitin 1894, krahas artikujve tė tjerė tė
artizanatit ekspozoi edhe pushkė, pistoleta dhe silahe tė prodhimit
shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se
Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i
vitit 1381, i pasuar nga tė tjerė nė periudha tė mėvonshme.
Nė kėtė
kohė Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me
pėrpjekjet qė bėnė Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr
pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare
Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i
abetares shqipe, i Dhjatės sė Re nė gegėrisht dhe toskėrisht, i
Gramatikės sė gjuhės shqipe sipas dialektit toskė (1882) dhe i Fjalorit
tė Gjuhės Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe.
Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare veēojmė Elbasanin
si pėrhapės tė mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes
sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan njė sėrė shoqėrish dhe
klubesh nga patriotėt elbasanas, tė cilėt detyrė kryesore kishin
pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.
Mė 2-9 shtator 1909 u thirr
Kongresi i Elbasanit, ndėr vendimet mė kryesore tė tė cilit qe hapja e
shkollės Normale, e cila u realizua mė 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i
Shoqėrisė Pėrparimi, e cila do tė mbėshteste financiarisht kėtė
shkollė. Kjo shkollė ka qenė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar
shqiptar.
Qyteti i Elbasanit konsiderohet si njė nga vatrat mė tė
rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe ēlirim kombėtar. Si pika kulmore
pėrmendim aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor
1912, si i pari qytet i Shqipėrisė, pjesėmarrjen aktive nė Luftėn e
Vlorės nė vitin 1920, nė Lėvizjen Demokratike Antifeudale tė vitit 1921
- 1924, si dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore.
Gjatė periudhės 1924 -1939
qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si
p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin
Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korēėn, Gramshin, Dibrėn, etj,
ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik.
Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa
objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke
vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e
degėve tė bankave shqiptare dhe tė huaja, tė cilat nxisnin prodhimin
bujqėsor e industrial tė Elbasanit.
Nė vitin 1945 nė Shqipėri u
vendos regjimi komunist. Si tė gjithė qytetet e tjerė tė Shqipėrisė
edhe Elbasani vuajti pėr 45 vjet represionin e egėr komunist qė donte
ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U
persekutuan personalitetet mė tė shquara tė qytetit tė Elbasanit. U vu
dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisė
sė re". Nė proceset demokratikė tė vitit 1990 edhe qytetarėt e
Elbasanit morėn pjesė aktive nė to. Personalitetet mė tė shquara tė
shekullit tė kaluar pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani,
Aleksandėr Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, Ibrahim
Hastopalli, etj.
Banja e vjetėr turke, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit ėshtė restauruar dhe pėrdoret sot si restorant

https://dibra.albanianforum.net

5Qytete tė shqiperise Empty Re: Qytete tė shqiperise 18.09.08 11:30

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kėlcyra ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore dhe pjesė e rrethit Pėrmet. Ajo shtrihet maleve Trebeshinė dhe Nemerckė[/url] dhe laget nga lumi Vjosė dhe Dėshnicė
Udha pėr nė Kėlcyrė, pasi shkėputet nga rruga Tepelenė-Gjirokastėr, lė nė tė djathtė rrėnojat e qytetit tė lashtė tė Antigonesė,
hyn nė Gryka_e_Kėlcyrės]grykėn[/url]
madhėshtore e tė mirėnjohur tė Kėlcyrės – nė kohėt e moēme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisė[/url] u preu rrugen romakėve tė Flaminit pėr nė Greqi
– ēan mes honesh tė thepisura dhe mbėrrin nė pikėn mė tė lartė tė
pllajės qė shtrihet mes Malit tė Trebeshinės e Nemėrēkės nė qytetin e
Kėlcyrės, i vendosur nė tė djathtė tė Vjosės, aty ku lumi i Dėshnicės
sė bashku me degėt e veta nis bashkėrrjedhjen me Vjosėn.
Origjina e emrit
Etimologia e toponimit Kėlcyrė vjen nga fjala e greqishtes sė lashtė Klisura, dhe pėrkthehet nė shqip "vend i mbyllur", pra Grykė.
Nga
fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan nė luftėrat kundėr
osmanėve qė po shkatėrronin vendin. Mirėpo ata nuk i rezistuan dot
valės tė dyndjes sė tyre, prandaj njė pjesė shkoi nė Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, qė shkroi mė 1510 ‘‘Histori e gjenealogjisė sė shtėpisė sė Muzakajve’’, kurse njė pjesė u pajtua me njohjen e suzerenitetit tė Sulltanit.
Themeluesi i fisit tė Klisurave mėtohet se ishte Teodori, trashėgimtari i tė cilit, Jakobi, u kthye nė fenė myslimane me emrin Jakup dhe nisi tė bėjė karrierė nė rradhėt e Perandorisė osmane.
Jakupi
nė vitet 30 tė shek. XV u vra nė luftėn kundėr hungarezėve
Pasardhėsit e tij qenė: Murati, Islami, Mahmudi, Veliu, Rizai, Islami,
Murati, gjyshi i Ali Pashė
Tepelenės[/url] e Muhameti, stėrgjyshi i Ali Kėlcyrės (shih
pemėn gjenealogjikėe).
Ali Pashė Tepelena kur Porta e Lartė i kishte duart e zėna me luftėn kundėr Austrisė e Rusisė (1789-1791), duke pėrfituar nga posti i Dervenxhi Bashisė
e me preteksin e vendosjes sė rendit, zaptoi edhe Klisuren. Mirėpo
Klisurat nuk iu nėnėshtruan dhe i nxorėn telashe gjersa Ali Pasha u
shtrėngua ta internojė familjen e tyre nė Artė, ndonėse kryezonja e
kėshtjellės, Hejbetulla hanėmi, ishte mbesa qė ai donte mė shumė.
Paskėtaj kėshtjella pėr dhjetė vjet u bė ndeja e garnizonit ushtarak tė
Ali Pashės.Qytete tė shqiperise 180px-Kalaja_e_ali_bej_kelcyres_resize Qytete tė shqiperise Magnify-clip
Kalaja e Ali bej Kėlcyrės
Kur mė 1822 Pashai i Janinės
u vra dhe mori fund sundimi i tij, tė internuarit u kthyen pėrsėri nė
Klisurė por kėshtjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte
shkatėrruar. Kėsisoj Islam beu, djali i parė i Muhamet beut, me tė
vėllezrit dhe nėna e tyre Hejbetulla hanėmi, vendosėn tė ndėrtojnė nė
pllajėn e Katundishtės njė kėshtjellė tė re. Fshatarėt qė ndėrkohė
kishin zėnė tokat e beut tė internuar, iu kundėrvunė haptas riselitjes
sė autoritetit tė tij. Mirėpo pas njė pėrleshjeje tė pėrgjakshme
fshatarėt u nėnėshtruan dhe Klisurat vendosėn sėrishmi sundimin
despotik tė familjes. Paskėtaj jeta e fshatarėve u ndėrthur deri dhe ne
ēastet mė intime me pushtetin e beut: kushdo qė do tė martohej mes
Klisurės dhe Pėrmetit,Zagorisė
(Rrėzėmalit)[/url], Qafės sė Kiēokut dhe Kokojkės, pra nė zonėn ku
shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhėndri duhet t’i sillte tė
parit tė bejlerėve njė dele, ndėrsa ky i dhuronte njė kallpak tė bardhė
me njė setėr tė shkurtėr tė qėndisur me fije ari (qė kishte kuptimin e
peshės dhe tė vlerės sė pushtetit tė beut).
Kėlcyrat ishin lidhur pėrmes krushqive me familjet mė tė shquara tė vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat,Vrionėt etj. Pinjollja
e fundit e familjes Kėlcyra ėshtė vajza e Ali Kėlcyrės, Hėna Kėlcyra
(Hanna Klisura), e lindur nė vitin 1935 nė Paris, ajo jeton nė Vjenė.
GjeografiaQytete tė shqiperise 235px-River_in_Albania Qytete tė shqiperise Magnify-clip
Lugina e vjosės nė grykėn e Kėlcyrės
Qytete tė shqiperise 235px-Lokalet_ne_gryke Qytete tė shqiperise Magnify-clip
Ujvara nė pikėn turistike
Klima
Pėrmeti pėrbėn njė nga zonat mė tė pėrshtatshme tė kultivimit tė hardhisė. Punishtja mė e madhe e verės nė kėtė rreth, ajo e Kėlcyrės, njeh njė prodhimtari tė madhe dhe cilėsore tė verės e rakisė, sigurisht jo tė pėrmasave tė dikurshme.
Sipas specialistėve tė vreshtarisė, nė rrethin e Pėrmetit mund tė kultivohen gati tė gjitha varietetet e rrushit si Muskati, Riesling, Merlot e deri te kultivime tė tjerė si Afuzali, Sulltanina
(rrush pa farė shumė i preferuar nga konsumatorėt) etj. Por, pa dyshim,
mė i pėrshtatshėm pėr klimėn e Permetit ėshtė varieteti Merlot.
Peisazhi turistik lumor e sportiv i vjosėsQytete tė shqiperise 180px-Uji_i_zi_resize Qytete tė shqiperise Magnify-clip
Burimi ujor Ujėt e Zi, afėr Grykės sė Kėlcyrės
Vend
pushimi nė tė cilin gjenden burime ujore malore tė cilat derdhen nė
lumin Vjosė nė formė ujrash, tė rrethuara nga njė masiv pemėsh.
Ėshtė
peizazh karakteristik ku ndėrthuren natyrshėm bimėsia barishtore,
drurėt pyjorė me bimėsinė higro – hidrofile qė gjendet pėrgjatė
burimeve ujore nė shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirė tė
gjitha tipet e bimėsisė. Gjatėsia e kėsaj lugine ėshtė 13 km dhe
gjerėsia 1 – 1.5 km.
Nė largėsinė rreth 3 km nga qyteti Kėlcyrės ndodhen Rrepet e Grykės,
objekt qė funksionon si pikė turistike. Peizazhi i drurėvė pyjorė i
harmonizuar me burime tė bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e
ekoturistike.
Pėrgjatė luginės Gryka e Kėlcyrės gjendet burimi ujor Ujėt e Zi,
qė ruan kaltėrsinė edhe kur pėrzihet me ujėrat e lumit Vjosė. Ky
peizazh ka vlera mjedisore tė pazevendėsueshme, tepėr ēlodhės dhe
rekreativ pėr vizitorėt. Frekuentohet nga vizitorė vendas dhe tė huaj.
Ekonomia
Kėlcyra
ėshtė varur gjithmonė nga cilėisa e lartė e frutave dhe rrushit me
prosperitetin e saj ekonomik, si qendėr pėr kultivimin e rakisė dhe
verės. Njė tjetėr mundėsi punėsimi pėr banorėt e Kėlcyrės ėshtė fabrika
e tullave.
Deri nė vitin '97
qyteti kishte njė zhvillim tė mirė shoqėroro-ekonomik, mirpo trazirat e
kėtij viti kanė lėnė pasoja nė kėtė drejtim. Kėshtu pas kėtyre
trazirave ka filluar tė vėrehet njė emigrim i tė rinjėve kryesisht
drejt Greqisė.
Ekonomia e Kėlcyrės bazohet kryesisht nė njė numėr tė
madh lokalesh dhe dyqanesh ushqimorė dhe dyqane rrobash. Mbėshtetės i
madh i ekonomise janė te ardhurat nga kurbeti.
Kėlcyra njihet edhe pėr prodhimin bujqėsor tė fshatrave pėrreth dhe pėr pazarin e madh qė organizojnė fshatarėt ditėn e djelė.
Merloti i famshėm i Pėrmetit
Qytete tė shqiperise 120px-Wine_grapes03 Qytete tė shqiperise Magnify-clip
Rrush i zi
Vetitė e kėtij varieteti si pėrmbajtja e lartė e alkoolit etilik,
vjetėrimi i shpejtė, pėrqindja e lartė e sheqerit dhe pėrmbajtja e
lartė e lėndėve ngjyruese, e bėjnė verėn e prodhuar tė Merlotit nga mė
tė degustuarat e mė tė preferuarat nė tė gjithė vendin dhe konkurruese
dinjitoze me verėrat e importit.
Pėr herė tė parė nė Shqipėri ky
varietet rrushi ka hyrė nė vitin 1959 dhe qė prej atij viti ai ka
gjetur njė pėrhapje tė gjerė nė rrethin e Pėrmetit, i cili zė edhe
vendin e parė nė Shqipėri pėr kultivimin e Merlotit.
Por, nėse nė
vitin 1988 nė rrethin e Pėrmetit mbillej 170 ha., vetėm 10 vjet mė
vonė, pra nė vitin 1998, kultivimi i kėtij varieteti ka zbritur nė
rreth 110 ha.
Sipas inspektorėve tė bujqėsisė pranė Prefekturės sė
Gjirokastrės, nėse do tė arrihet futja e rrethit tė Pėrmetit nė
projektet e IFAD2,
atėherė vreshtaria nė kėtė rreth do tė njohė njė zhvillim tė madh dhe
do t'ia rikthejė kėsaj zone traditėn dhe emrin e dikurshėm tė pijeve
cilėsore.
Demografia
Popullsia e Kėlcyrės ėshtė
e pėrbėrė kryesisht nga vendas dhe tė ardhur nga fshatrat pėrreth. Bie
ne sy migrimi i madh drejt qėndres sė shqiperise dhe kryesisht drejt
Tiranes. Tjetėr emigrim ėshtė ai i djemve tė rinj nė Greqi kryesisht
pėr arsye ekonomike. Shume te tjere kane emigruar ne USA te ndihmuar nga llotaria amerikane e pervitshme.

ditėt e sotme vėrehet njė tendencė nė rritje e fshatrave pėrreth pėr tė
banuar ne Kelcyre duke e parė ate si pikėn ku mund tė kenė edhe bujqėsi
por edhe tė jetojnė nė njė qytet me histori dhe traditė.
Kultura

vetmet institucione qė ofronin njė jetė kulturore nė Kėlcyrė ishin
bilioteka e qytetit dhe njė kinema, tė cilat mbijetuan deri nė vitin
1997...
Tradita
Pastertia e amvisave kelcyrjote dhe konsumi i shumte i pijeve alkoholike nga burrat jane nder karakteristikat me te njohu
Objekte fetareQytete tė shqiperise 240px-Kisha_e_Kelcyres_02

  • Kisha e Kėlcyrės
  • Teqeja nė Kėlcyrė
  • Xhamia nė dalje tek tabela
  • Manastiri i "Shėn Kollit" ne Gryken e Kėlcyrės
  • Kisha e "Kristoforit" nė Malėshove
  • Kisha e "Qelovės" nė Mbrezhdan
  • Teqeja e Sukės
  • Personalitete
  • Ali Kėlcyra
  • Niko Tyto
  • Musa Fratari
  • Sporti

https://dibra.albanianforum.net

6Qytete tė shqiperise Empty Lezha 18.09.08 11:32

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Lezha ėshtė qytet nė Shqipėrinė veriore. Lezha ndodhet nė njė
pozicion gjeografik shumė tė favorshėm pėr sa i perket klimės saj
bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo mė shumė se 8 km.
Pak histori
Lezha nder mote
Lezha si qytet dhe biostrukture perfaqeson dicka shume te
rendesishme dhe te vecante. Nga pikepamja gjeometrike dhe ekologjike,
Lezha, perben nje kaleidoskop te mrekullueshem te natyres, gati njelloj
principate te pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet
arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti, perbejne nje unitet te
spikatur. Ne kete kuptim, Lezha, eshte e preferuara e shekujve, nje
sinteze e vepres se natyres dhe te njerezve me nje vesk te ndritshem te
historise dhe te artit. Ne portat e Lezhes mund te hysh pa trokitur,
dhe duke e njohur fytyren dhe thelbin e saj, vetem mund te magjepsesh
pambarimisht.
Lezha eshte nje grishje e perhershme dhe nje estetike e gjalle e
sendeve dhe qyteterimit iliro-shqiptar, nje stacion diturak i
mijevjecareve dhe i kenaqesive te vecanta te banoreve dhe te
udhetareve. Cdo tregim mitologjik per Lezhen i paraprin historise se
saj plot motive dhe kontraste nga me te ndryshmet. Jo me kot,
kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, ne shek.XII, e quan
Lezhen nje qytet te ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha
anet. Nuk eshte thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu cdo shikues
mund ta veshtroje Lezhen ne lartesine e historise se saj, ne ajrin e
shekujve si te dale nga frymemarjet poetike te poetit Mjeda, qe ka
shkruar mrekullisht dhe poetikisht per Lezhen. Ne Lezhe, nga te kater
anet, te rrethojne metaforat e historise. Cdo njeri jeton midis tyre
dhe ketu qendron vete sekreti i mbijeteses.
Historia e njerit prej qyteteve me te vjeter te Shqiperise
Nuk mund te gabonte Ana Komnena, ne shek.XII, kur e quan Lezhen nje
qytet te ngritur ne ajer, qe mund te shihet nga te gjitha anet. Jo me
shume sesa metafore, Lezha eshte nje qytet, ku jane perplasur dallget e
pafundme te historise se Shqiperise. Atje ka qene Cezari, dhe po atje,
Skendeerbeu, u kerkoi besen princerve shqiptare. Duke iu "larguar"
Krishtit , zbulimi me i madh arkeologjik i epokes se bronxit, eshte
gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronxi, shumica te vogla, te
tipit kelt dhe te tjerat me te medha te tipit "dalmato-adriatikas". Ky
thesar u gjet ne Torovica, 13 km ne Veri te Lezhes. Per historianet,
Lezha, si qytet me hershmerine e saj, perfaqeson nje qerthull te nje
fisi ilir, prej te cilit trashegonte emrin e tij "Lissitan". Ka nje
rimekembje te Lezhes ne fillimin e shek.VI. Keshtjella e Lezhes eshte
ne listen e rindertimeve te medha te Perandorit ilir Justiniani i Madh
dhe permendet ne librin e Prokopit te Qezarese...
Qytete tė shqiperise 300px-Lezhe

https://dibra.albanianforum.net

7Qytete tė shqiperise Empty Tirana 18.09.08 11:37

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Qytete tė shqiperise 800px-10
Tirana
natėn.Regjistrimi i tokave tė qytetit u bė nėn pushtimin otoman nė
vitet 1431-1432. Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha nga
fshati Mullet, i cili ne fillim ndėrtoi njė xhami, njė furrė pjekje dhe
njė hamam. Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani
nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe
e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe rrugės sė
Elbasanit. (Lexoni dhe kėtu)
Si kryeqytet i pėrkohshėm Tirana u
shpall mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e
mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925. Nė vitin 1990 Tirana numėronte
vetėm 244.200 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjitha
anėt e tjera tė vendit pėrdrejt kryeqytetit, tė cilėt shpresojnė tė
gjejnė aty punė dhe jetė me tė mirė, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė
rreth 830.000 banorė. Tirana, siē quhet dhe nga vendasit Zemra e
Shqipėrisė, ėshtė qyteti qė lulėzon dhe zhvillohet mė shpejt, ai ėshtė
tepėr ritmik dhe ofron mundėsi tė shumllojshme aktiviteti jo vetėm pėr
banorėt vendas, por edhe atyre tė huaj.
Emri "Tirana"
Ekzistojnė tre hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...
Tiranė
mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta
greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte
formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet
pėrreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė
shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle
tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit tė parė para lindjes sė
Krishtit, e cila mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani
bizantin Prokop (shek.VI), e quan kėshtjella e Tirkanit.
Tirana
vjen nga Greqishtja e Vjetėr Tyros qė do tė thotė bulmet. Nė fushėn e
Tiranės, bėhej tregėtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.
Tirana
ose Tirōnė, siē quhet nė dialektin e vendit, e ka origjinėn nga mėnyra
se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke qenė se popullsia e
vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet e zonės pėrreth
atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė rōnė" (tė rėnė). Edhe sot, nė
gjuhėn e pėrditshme, pėr familjet qė vijnė nga zonat malore pėrdoret
shprehja "kanė rėnė (psh) nė Durrės" (apo diku tjetėr). (J.N. Priska)
Pėr herė tė parė emri i Tiranės pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.
Kiti
Njė
pamje e sheshit Skėnderbej.Kiti ka Universitetin e Tiranės (1957),
Institutin e Agrokulturės (1951), Akademinė e Shkencave (1972),
Bibliotekėn Kombėtare (1922), si dhe shumė muze, midis tė cilėve Muzeu
i Kulturės Kombėtare, Muzeu i Shkencave tė Natyrės (1948), Muzeu i
Arkeologjisė (1948) si dhe Muzeu i Historisė Kombėtare (1981). Tek Kiti
gjendet edhe aeroporti i vetėm ndėrkombėtar dhe qendra tė shumta
kulturore. Nė vitin 2000 qendra e Kitit, nga Korpusi Qendror i
Universitetit dhe deri te Sheshi Skėnderbej, u shpall Ansambėl Kulturor
me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Kiti ėshtė dhe
qendra kryesore e Qarkut tė Tiranės dhe e Rrethit me tė njėjtin emėr.
Gjeografia
Tirana
ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartėsia mesatare e fushės sė
Tiranės ėshtė 521 m, kurse dy malet mė tė larta rrėz tė cilėve shtrihet
janė Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m
Qyteti
gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik nė perėndim. Nga jugu
dhe perėndimi rrethohet nga kodra relativisht tė ulta, kurse nga ana
veriperėndimore Tirana shtrihet mbi njė zonė tė rrafshėt.

periferinė veriore kalon lumi i Tiranės. Disa kilometra mė tutje nga
ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipėrfaqja e qytetit tė Tiranės ėshtė
rreth 31 km², ndėrsa sipėrfaqja e gjithė rrethit ėshtė 1288 km² dhe
pėrfshin katėr qendra: Tiranėn, Vorėn, Krrabėn dhe Kamzėn si dhe 150
fshatra.
Qendrėn e Tiranės e pėrshkon pėrroi i Lanės i cili nė
grykėderdhje bashkohet me lumin Ishėm. Nė Tiranė mbizotėron njė klimė
subtropikale-mesdhetare me rreshje dimėrore dhe me temperatura mesatare
vjetore nė korrik + 24° Celsius dhe nė janar +7° Celsius.
Tirana
ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe
nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin. Politikė
Qė nga
tetori i vitit 2000 kryetar i bashkisė se Tiranės ėshtė piktori dhe
lojtari i dikurshėm i basketbollit, si dhe pėr njė kohė tė shkurtėr
ministėr i kulturės, rinisė dhe sportit, Edi Rama. Nė tetor tė vitit
2003 ai u rizgjodh sėrish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhėsit e tij
tė viteve 90' ishin kryebashkiakėt Sali Kelmendi (1992-96) dhe Albert
Brojka (1996-2000) tė Partisė Demokratike (PD).
Ekonomia
Tirana
ėshtė qendra mė e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr tu pėrmendur
janė industria e lehtė dhe ushqimore si dhe industria ndėrtimore, por
edhe industria e ndėrtimit tė makinerive apo ajo e tekstileve dhe e
pėrpunimit tė qelqit. Si nė tė gjithė vendin ashtu edhe kryeqyteti i
Shqipėrisė ndodhet nė njė periudhė tranzicioni. Pas rrėzimit tė
diktaturės komuniste shumė vepra tė dikurshme industriale kanė dalė
pjesėrisht jashtė pėrdorimit dhe nuk funksionojnė rregullisht. Por
ndėrkohė po merren masa tė shpejta pėr rimėkėmbjen dhe vėnjen sa mė tė
shpejtė nė punė tė veprave ekzistuese dhe tė reja. Shumica e popullsisė
janė sot tė punėsuar nė sektorin e tregėtisė dhe atė tė ndėrtimit, nė
sektorin e shėrbimeve publike, atė turistik dhe si punonjės tė shtetit.
Transporti
Transporti rrugor
Tirana
ndodhet rreth 40 km larg portit mė tė rėndėsishėm tė vendit, qė ndodhet
nė Durrės. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradė. Nga
Tirana udhėtojnė pėrditė autobuzė pėr nė qytetet mė tė rėndėsishme tė
vendit.
Transporti hekurudhor
Trena pasagjerėsh tė Hekurudhės sė
Shqipėrisė udhėtojnė gjithashtu rregullisht pėr nė qytetet e Durrėsit
dhe me tej pėr nė Vlorė si dhe pėr nė Pogradec dhe pėr nė Shkodėr.
Transporti ajror

Rinas gjendet Aeroporti Ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", i cili ėshtė rreth
25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranėn direkt me
metropolat e Evropės Perendimore, Evropėn Lindore dhe prej andej me
mbarė botėn. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje tė
jashtėzakonshme. Autobuzėt, makina tė shumta private dhe automjete tė
rėnda transporti qarkullojnė nė mbarė vendin. Perveē kėsaj ėshtė
planifikuar dhe ndėrtimi i njė linje hekurudhore, mbi tė cilėn do tė
qarkullojė treni ekspres nga Tirana pėr nė aeroport dhe anasjelltas.
Trivia

Njė pamje e Muzeut Historik KombėtarTirana ndodhet 110 m mbi nivelin e
detit. Temperaturat mesatare vjetore janė : nė korrik + 24° celsius dhe
nė Janar +7° celsius. Nė vit bie 1200 mm shi.
Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
Tirana
u themelua mė 1614 nga Sulejman Pashe Bargjini, me origjinė nga fshati
Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam. Dy
shekuj mė vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
Ekzistojnė kater hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė.
Tiranė
mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta
greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte
formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet
pėrreth.
Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė
shpat tė malit tė Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle
tė lashtė qė daton fillimin datonne fillimin e shekullit te pare para
lindjes sė Krishtit, e cila mendohet te kete qenė keshtjella qe
historiani bizantin Prokop (shek. VI), e quan kėshtjella e Tirkanit
Tiranė
vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, nė kujtim tė njė fitoreje tė
korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) nė krye tė ushtrisė
turke gjatė fushatės nė Persi.
Njė gojėdhėnė tiranase thotė se
emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga njė plakė qė takoi nė vendin
ku do tė ngrinte qytetin. Pyetjes sė Sulejman Pashės se ēfarė po bėnte,
plaka iu pėrgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mėndafsh)
Ka dhe njė
teori tė pestė, ku Tirana ose Tirōnė, siē quhet nė dialektin e vendit,
e ka origjinėn nga mėnyra se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke
qenė se popullsia e vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet
e zonės pėrreth atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė rōnė" (tė rėnė).
Edhe sot, nė gjuhėn e pėrditshme, pėr familjet qė vijnė nga zonat
malore pėrdoret shprehja "janė tė rėnė (psh) nė Durrės" (apo diku
tjetėr). (J.N. Priska)
Lagjja e parė e Tiranės ishte ajo e Bamit.
Xhamia
nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi tė
ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua
mė 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr
tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.
Kulla e Sahatit u
fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me
ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga
familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat
modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė
Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) daton nė shekullin XVIII.
Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
Kalaja
e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para
Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin
e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
Mali i Dajtit, nė lindje tė Tiranės ėshtė 1612 m i lartė.
Tirana
u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i
Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.
Rruga e Durrėsit ėshtė hapur me 1922 dhe quhej «Nėna Mbretėreshė». Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtepi e kopshte.
Godina
ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si
Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.

Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė
tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive,
Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
Bulevardi
«Dėshmorėt e Kombit» ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi
Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek
Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
Pallati i Kulturės, ku
ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u
pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe
tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.
Monumenti i
Skėnderbeut i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit nė
bashkėpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e 500
vjetorit te vdekjes sė heroit kombėtar
Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat « Dėshmorėt e Kombit » mė 1971.
Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet « Shqipėria ».
Qendra
Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988.
«Piramida» u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e
Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
Ne shek. XVII, Tirana
kishte reth 4000 banorė. Nė vitin 1920 – 17.000 banorė. 1938 – 25.000
banorė.1945 – 40.000 banorė. 1990 – 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja
masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt Metropolit,
e ka ēuar popullsinė e Tiranės mbi 700.000 banorė.

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi