Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Republike e KOSOVES Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Republike e KOSOVES Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Republike e KOSOVES Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Republike e KOSOVES Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Republike e KOSOVES Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Republike e KOSOVES Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Republike e KOSOVES Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Republike e KOSOVES Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Republike e KOSOVES Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Republike e KOSOVES Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Republike e KOSOVES Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Republike e KOSOVES Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Republike e KOSOVES Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Republike e KOSOVES Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Republike e KOSOVES Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Republike e KOSOVES

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Republike e KOSOVES Empty Republike e KOSOVES 28.07.08 15:17

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Republika e Kosovės
Republika Kosova




Republike e KOSOVES 125px-Flag_of_Kosovo.svgRepublike e KOSOVES 85px-Coat_of_arms_of_Kosovo.svg
FlamuriStema
Moto Kombėtare:
Republike e KOSOVES 280px-Europe_location_KOS



Gjuhėshqipja, serbishtja
gjuhė rajonale: turqishtja, boshnjakishtja, romishtja, goranishtja
KryeqytetiPrishtina
SistemiRepublikė parlamentare
PresidentFatmir Sejdiu
KryeministėrHashim Thaēi
Sipėrfaqja
- ujore
10,887 km² - ( -ta )
% - ( -ta )
Popullsia
Dendėsia
2 127 000 (2007) - ( -ta)
175 b. / km² - ( -ta)
ValutaEuro
Zona kohoreUTC + 01:00, verės + 02:00
Pavarėsia
nga
17 shkurt 2008 - (shpallur)
Festa nacionale28 nėntori (Shqipėria/Dita e flamurit)(Kosova/Dita e Shqiptarėve)
Nė OKB nga
Himni kombėtarHymni i Kosovės
Prefiksi telefonik+381
redakto





Kosova (shkurt: KS, KOS), zyrtarisht Republika e Kosovės ėshtė shtet nė jugperėndim tė Ballkanit dhe kufizohet nė veri me Serbinė, nė jug me Maqedoninė dhe nė perėndim me Republikėn e Shqipėrisė dhe Malin e Zi.

Histori
Historia e Kosovės
Republike e KOSOVES 130px-Dardania



Dardania
Mesjeta
Per. Osmane
Shqipėria
Jugosllavia
Republika
UNMIK
Kosova
Historia e Kosovės
Paleoliti dhe Neoliti
Trualli i banuar sot nga shqiptarėt, ku bėn pjesė edhe territori i
sotėm i Kosovės, filloi tė popullohej shumė herėt, qė nė epokėn e
paleolitit (gurit tė vjetėr), mbi 100 000 vjet mė parė. Janė tė njohura
njė numėr i madh vendbanimesh tė tilla nė territorin e sotėm tė
Kosovės, siē janė shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella tė
tjera mė tė vogla.
Popullimi i territorit tė sotėm tė Kosovės u rrit shumė nė periudhėn
neolitike. Njerėzit filluan tė braktisin shpellat dhe tė
pėrqendroheshin nė vende tė hapura.

Ilirėt dhe fisi dardan


Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik.
Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropologjike ilirėt
i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė
Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre.
Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera.
Dardanėt ishin fisi mė i madh Ilir
qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin qendror, kryesisht
nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe
galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni.
Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehetarė shumė tė mirė,
blegtorė dhe tregtarė tė njohur.
Mbretėria Dardane

Emėrtimi Dardania,Etimologjia e emėrvendit Demastion, Mbretėria e Dardanisė

Nė shek.IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė
territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė
e saj shkonin nė veri deri t qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė
Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit.
Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari.
Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun. Rolin kryesor nė mbretėri e
luajti fisi i dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė
tjera, ndėr tė cilat njohin galabrėt dhe thunatėt. Mbretėria Dardane
kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar shumė mirė.
Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjithė sė bashku
nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqeshin me radhė tė shtrėnguara,
duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plagosurit e tyre. Forca e
kėsaj ushtrie u tregua sidomos nė shek.III p.K., kur dardanėt qenė nė
gjendje tė mbroheshin nga dyndjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt
zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė
ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme.
Nė mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė
dardane u pėrpoqėn tė shtrinin kufijtė e tyre deri nė brigjet e
Adriatikut, duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretėreshės
Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati
sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u
detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kufijtė e
mėparshėm. Pas kėsaj Longari i drejtoi ushtritė e tij nė jug dhe
pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijve tė
Maqedonisė.
Rreth vitit 21 p.e.s.
luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, aq
sa mbeti i vrarė nė betejė edhe mbreti maqedonas Demetri II. Pas
vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė Maqedoni, derisa
Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti
maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.e.s.,
dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ushtritė maqedonase u
detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhe pėr tė pėrforcuar kufijtė
veriorė pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi). Nė
vitin 216 p.K. ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm
ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20 000 robėr. Ata zbritėn deri nė
fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga
kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar
atyre humbje tė rėnda nė ushtri. Nė vitin 200 p.K. mbretėrit dardanė
Longar e Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė, lidhėn aleancė
me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme
tė reja nė jug tė kufirit tė tyre. Dardanėt nuk i pushuan luftėrat pėr
tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė
dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuar
Maqedoninė.
Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve pėr shumė vjet me ashpėrsi
shumė tė madhe, nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte
pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danub.
Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanėt
i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, cila ishte kthyer
tashmė nė provincė romake.
Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtritė pushtuese romake. Megjithėkėtė nė vitin 97 p.e.s.
romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė
tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtėrinė forcat dhe u shkaktuan
humbje tė rėnda romakėve. Pas luftėrave tė gjata me romakėt, nga fundi
i shek.I p.e.s. dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn
varėsinė e plotė tė Romės.

Kosova pas shkatėrrimit tė Perandorisė Perėndimore Romake
Shqiptarėt e hershėm tė mesjetės dolėn nga kaosi i shkatėrrimit te
Perandorisė Perėndimore Romake si pasardhės tė fiseve tė dardanėve dhe
feonėve, qė jetuan ne Ilirinė e Sipėrme dhe Trakė, deri nė kohėt e
pushtimeve masive tė gotėve gjerman, qė u zhvilluan nė trojet shqiptare
gjatė shekullit tė katėrt tė erės sonė. Nė fund tė shekullit tė
gjashtė, trako dhe ilirėt u ē vendosėn nga dyndjet e avarėve, antėve
dhe fiseve bullgare turko - ugrike tė sllavizuarva. Nė mesin e
shekullit VII, perandor Herakli i II-tė ftoi fiset gjysmė tė egra tė
sorbianėve (serbe) dhe khrobates? (hrvati, kroatėt) nga Kiskarpathia,
tė cilėt tė udhėhequr nga prijėsit e tyre pushtuan territoret e
Silezisė sė sotme dhe tė Polonisė Jugore, vende qė ishin braktisur nga
vandalėt gjermanė dhe ostrogotėt. Perandori bizantin i vendosi sllavėt
edhe nė Ballkanin Perėndimor si mbrojtės tė Kostandinopojės nga avarėt.
Ndarja perėndim-lindje e per. Romake
ndarja e parė nė rite

https://dibra.albanianforum.net

2Republike e KOSOVES Empty Re: Republike e KOSOVES 03.10.08 17:10

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kosova nėn sundimin bizantin
Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, mė 395, trevat
iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje tė Perandorisė Bizantine, siē quhet
zakonisht pas kėsaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik
tė kryeqytetit tė saj, Bizant, qė pėr nder tė Konstandinit tė Madh u
quajt Kostandinopojė. Ashtu siē i kishin dhėnė Perandorisė Romake njė
numėr perandorėsh e gjeneralėsh tė shquar, po ashtu gjatė periudhės sė
hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė
Perandorisė Bizantine disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen nė mėnyrė
tė veēantė Anastasi I nga Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga
Taurisium i Shkupit (527-565).
Gjatė sundimit bizantin, filloi edhe pėrhapja nė masė e krishterimit
nė provincėn e Dardanisė. Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve
regjistruan edhe nė provincėn dardane martirė tė shumtė, kulti i tė
cilėve u ruajt nė shekuj. Nga martirėt mė tė shquar ishin edhe Lauri
dhe Flori nga Dardania. Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė
sė re, krishterimi u afirmua nė Dardani nė mėnyrė pėrfundimtare. Pas
persekutimeve tė mėdha tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė
strukturė kishtare mjaft tė konsoliduar. Nė Justiana Prima, qytet
dardan, ndodhej kisha metropolitane e Dardanisė, ku ishte i vendosur
kryepeshkopi. Peshkopata e Shkupit ishte nėn varėsinė e Kishės
Metropolitane tė Shkodrės.
Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit, Perandoria
Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri administrativ. Njėsia mė e
madhe administrative u bė prefektura. Prefektura e Ilirikut
(praefectura praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė e
tė Maqedonisė. Nė dioqezėn e Maqedonisė, bėnin pjesė pronvincat e
Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit tė Ri, qė pėrfaqėsonin
hapėsirėn gjeografike tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt,
pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt e reja. Funksionari mė i lartė
i prefekturės sė Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte
selinė e vet nė Selanik.
Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunėt
tė komanduar nga Atila. Brenda pak vjetėve ai pushtoi e grabiti shumė
qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė, Dardanin. Me
qėllim qė tė frenonte zbritjet e “barbarėve” nga kufijtė veriorė,
perandori Justinian me origjinė nga Taurisium i Dardanisė, i kushtoi
vėmendje ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza, qė
fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe zhvillohej valė-valė
duke zbritur nė drejtim tė jugut. Vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani,
perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi nga themelet 8
kėshtjella tė tjera. Njė ndėr kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė
tij Justiniana Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit,
Taurisium.
Ndryshe nga popujt e tjerė, dyndjet e sllavėve nė Ballkan u
shoqėruan me njė dukuri tė re, atė tė ngulimeve. Nė vendet e shkelura
prej tyre, sllavėt u ngulėn duke formuar tė ashtuquajturat "Sklavini"
(vende tė sllavėve). Nė fund tė shek.VI e fillim tė shek. VII, Sklavini
tė tilla ishin formuar nė Maqedoni, Traki, Thesali, Beoti e, nė njė
numėr mjaft tė madh, nė Peloponez. Nė fillim tė shek.VII, perandor
Herakli lejoi vendosjen e dy fiseve tė mėdha sllave, tė kroatėve dhe tė
serbėve. Kėta tė fundit zunė vendet e pėrshkuara nga lumenjtė Lim e
Drina e sipėrme bashkė me Pivėn e Tarėn, luginėn e Ibrit dhe rrjedhėn e
sipėrme tė Moravės perėndimore. Nė jug dhe nė perėndim serbet
kufizoheshin me diokletė si dhe me trebinjėt e zaklumėt sllavė.
Bėrthamėn e vendeve ku u vendosėn serbet e pėrbėnte krahina e Rashės,
nė veri tė Novi-Pazarit tė sotėm. Nė jug arrinin deri nė burimet e
lumit Lim. Gjithsesi, burimet historike tė mesjetės sė hershme, ndėrsa
flasin pėr krijimin e zonave kompakte tė sllavizuara (sklavini) nė
viset fqinje tė Dalmacisė, Rashės, Maqedonisė, Peloponezit etj., nuk
pėrmendin ekzistencėn e tė tillave nė katėr provincat e Ilirikut
Perėndimor.
Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u stabilizua dhe nuk
pėrmenden mė dyndje popujsh. Kjo gjendje etnike e shekujve tė hershėm
tė mesjetės, nė atė qė u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarėve
(Albania-Arbėria), mbeti nė thelb e pandryshuar edhe nė shekujt e
mėvonshėm. Karavanet e tregtarėve qė nė shek. XIII-XV niseshin nga
Raguza (Dubrovniku) e nėpėrmjet Breskovės e Rudnikut (Sanxhak)
mbėrrinin nė Trepēė e nė Novobėrdė, kalonin nėpėr vende tė banuara nga
shqiptarė e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).
Nė vitin 1054, kur u bė ndarja e kishave, trojet shqiptare qė
pėrfshinin ish provincėn e Dardanisė, nė pjesė tė madhe kaluan nė
kuadėr tė Kishės Katolike. Katolicizmi mbeti feja dominuese pėr disa
shekuj.
Shkėputja nga Bizanti dhe ekspansioni sllav
Derisa ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjė e mė
shumė me elementin vendas, u krijuan kushtet per ndarjen nga Bizanti.
Por tokat shqiptare tė Dardanisė, ishin shumė tėrheqėse pėr shtetin e
fuqishėm serb, qė u krijua nė fillim tė shek. XIII. Dardania ra
tėrėsisht nėn sundimin serb, nė kohėn e sundimit tė mbretit serb,
Stefan Dushanit (1331-1355). Mė pas i njėjti fat ishte edhe i tė gjitha
tokave shqiptare.
Duke filluar nga shek. XIII, mbretėrit serbė nga dinastia Nemanja
punuan pėr ta zhvendosur epiqendrėn e shtetit tė tyre nga Rasha nė
drejtim tė viseve tė pasura tė Kosovės e tė Gentės. Qytetet e kėtyre tė
fundit, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bėnė nė kohė tė
ndryshme seli tė oborrit serb. Njė tjetėr qendėr e rėndėsishme e
Kosovės, Peja, prej mesit tė shek. XIII u kthye nė qendėr tė kishės
autoqefale serbe. Zhvendosja e qendrave tė gravitetit tė shtetit serb
drejt jugut u shoqėrua me dukuri tė tjera tė natyrės shoqėrore e
etnike, tė cilat qenė mė tė dukshme nė Kosovė. Njė pjesė e
aristokracisė vendase u ē'pronėsuar e u zėvendėsua nga aristokracia
serbe e tokės, laike e sidomos fetare. Duke filluar nga gjysma e dytė e
shek. XIII serbizohen kishat e manastiret e Kosovės dhe ndėrtohen shumė
syresh, tė cilat u pajisėn me fonde tė mėdha tokėsore. Nė kohėn e
sundimit tė Stefan Dushanit, manastiret, tashmė tė serbizuara, tė
Deēanit, Greēanicės, Banjskės, Kryeėngjėllit, manastiri i Hilandarit nė
Malin Athos e krahas tyre peshkopatat e Pejės, Prizrenit etj.,
zotėronin njė pjesė tė konsiderueshme tė fshatrave tė Kosovės e tė
viseve tė tjera veriore shqiptare.
Shtrirja e shtetit serb nė drejtim tė Kosovės u shoqėrua edhe me
ardhjen kėtu tė kolonėve tė rinj nga territoret e Serbisė sė mirėfilltė
(Rashės). Tė porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura (selishtė)
ose u vendosėn nė pronat e pėrvetėsuara rishtazi nga feudalėt apo
kishat e manastiret serbe. Krahas kolonizimit, mbretėrit serbė, e nė
veēanti car Stefan Dushani, zbatuan njė politikė qė synonte asimilimin
e popullsive shqiptare tė viseve tė pushtuara. Si mė tė efektshme nė
kėtė drejtim u zgjodhėn represioni dhe persekutimet nė lėmin fetar.
Kapituj tė tėrė tė kodit tė Stefan Dushanit dhe urdhėresa tė veēanta tė
carit serb parashikonin masa tė rrepta, si sekuestrim tė pasurisė,
damkosje, dėbim e deri dėnim me vdekje pėr tė krishterėt katolikė e
ortodoksė, qė nuk pranonin tė konvertoheshin nė ortodoksinė serbe e nuk
ripagėzoheshin duke marrė emra sllavė. Masa tė tilla goditnin nė radhė
tė parė popullsitė shqiptare tė besimit katolik. Ato pėrcaktuan
pėrhapjen e fenomenit tė sllavizimit fetar-onomastik nė shtresa tė
caktuara tė popullsisė shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė midis shek.
XIII-XIV, krahas shqiptarėve gjithsesi tė shumtė, qė mbanin emra, si
Gjin, Dedė, Gjon, Progon, Llesh, gjenden nė kėto treva edhe shqiptarė
tė tjerė, tė cilėsuar nga vetė dokumentacioni si tė tillė, qė mbanin
emra sllavė ose qė i ishin pėrshtatur onomastikės sllave. Emra, si
Pribisllav, Radomir, Vladislav apo mbiemrat Vogliē, Kuqeviē, Flokovci,
Gjinovci etj., dėshmojnė se nė kėtė kohė (gjysma e parė e shek. XIV)
njė pjesė e popullsisė shqiptare tė trevave veriore, nėn presionin e
dhunshėm tė pushtuesve serbė, gjendej nė njė fazė kalimtare tė njė
asimilimi kulturor e fetar. Nė mjaft treva ky proces asimilimi u
ndėrpre nė kushtet e reja qė u krijuan me shkatėrrimin e shtetit serb e
mbėrritjen e turqve osmanė (gjysma e dytė e shek. XIV). Pikėrisht nė
kėtė kohė vihet re aty njė kthim i popullsisė nė onomastikėn
karakteristike shqiptare. Megjithatė, nė njė pjesė tė territoreve nė
fjalė, sidomos nė zona tė veēanta tė Gentės (Zetės), procesi i
sllavizimit vazhdoi edhe paskėtaj duke ēuar gradualisht nė asimilimin
kulturor dhe etnik tė bashkėsive tė tjera shqiptare.
Pushtimi serb i Stefan Dushanit, i ngarkuar me pasoja tė rėnda
ekonomike, shoqėrore e etnike, ndeshi nė qėndresėn e ashpėr tė
popullsisė shqiptare. Qė nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan
Dushanit, nė trevat veriperėndimore shpėrtheu njė kryengritje
antiserbe, nė krye tė sė cilės u vu bujari Dhimitėr Suma (1332).
Zgjerimi i saj e nxiti kryepeshkopin e Tivarit, Guljelmin e Adės, tė
projektonte organizimin e njė kryqėzate tė Perėndimit kundėr serbėve, e
cila do tė mbėshtetej nė kontributin vendimtar tė kryengritėsve
shqiptarė tė zonave tė veriut. Nė kėtė mėnyrė qė nga Genta e Kosova
deri poshtė nė Epir lindėn ose u ringjallėn formacione politike tė
dyerve mė tė shquara shqiptare, Balshėt, Gropajt, Topiajt, Matrėngėt,
Muzakėt, Zenebishėt, Bua-Shpatat etj.

https://dibra.albanianforum.net

3Republike e KOSOVES Empty Re: Republike e KOSOVES 03.10.08 17:13

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

[size=12]Kosova nė prag tė pushtimit Osman
Familja Balshaj ishte me origjinė nga qyteza e Balėz, nė afėrsi tė
qytetit tė Shkodrės. Edhe kjo familje ka qenė e shpronėsuar dhe
keqtrajtuar gjatė sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit tė shek. XIV,
tre vėllezėrit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunė kėtė
familje nė ballė tė politikės dhe tė proceseve shtetformuese shqiptare,
duke shfrytėzuar edhe momentin e pėrshtatshėm qė pasoi vdekjen e car
Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisė sė tij, vėllezėrit Balshaj
iu vunė punės pėr ta kthyer Gentėn (Zetėn), ashtu si Dioklenė e dikurshme, nė njė shtet tė pavarur nga mbretėria serbe. Balshajt morrėn
nėn kontrollin e tyre territorin e Kosovės sė sotme dhe shtrin sundimin
e tyre deri nė Vlorė. Rreth vitit 1375, vėllezėrit Balsha pėr herė tė
parė kishin bashkuar nė njė zotėrim tė vetėm pjesėn mė tė madhe tė
trojeve shqiptare. Nė vitin 1385, pas njė depėrtimi tė ushtrisė osmane
nė krye me Hajredin Pashėn, territori i Kosovės, nė pjesėn mė tė madhe,
ra nė dorė tė princėrve sllavė, vasalė tė sulltanit.
Ndėrsa shteti i Balshajve rrudhej, dinastitė tjera shqiptare shtrin sundimin e tyre nė territorin e Kosovės. Mė tė njohurat nga kėto dinasti ishin dinastia e Dukagjinėve, Spanėve dhe Kastriotėve.
Pushtimi i Kosovės nga Perandoria Osmane 1385 - 1479
Fillimi i pushtimit osman nė KosovėSulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e viseve shqiptare nisėn nė
mesin e viteve 80 tė shek. XIV. Tė udhėhequra nga bejlerbeu i Rumelisė,
Timurtash Pasha, nė vitin 1385 ushtritė osmane, u futėn nė Shqipėri dhe
pushtuan qytetet e Shtipit, tė Prilepit, tė Manastirit dhe tė Kosturit.
Nė vitin 1386 osmanėt pushtuan Nishin. Knjazi serb i Rashės, Llazari
Hrebelanoviēi mori nismėn dhe ftoi sundimtarėt e tjerė ballkanas qė tė
bashkonin forcat e tyre pėr tė ndalur marshimin osman. Thirrjes sė tij
iu pėrgjigjėn disa prej sundimtarėve shqiptarė, si Gjergji II Balsha,
sundimtar i Shkodrės, Teodor II Muzaka, zot i Beratit dhe i Myzeqesė,
Dhimitėr Jonima, zot i trevave pėrgjatė rrugės tregtare Lezhė-Prizren,
Andrea Gropa, zot i Ohrit dhe i rajoneve rreth tij, sundimtarė tė
Shqipėrisė sė Poshtme etj. Me ta u bashkuan edhe sundimtarė tė tjerė
ballkanas si dhe sundimtari i Kosovės Vuk Mlladenoviqi, qė zakonisht
njihet me mbiemrin Brankoviēi (Vuk Brankoviēi). Zotėrimet familjare i
kishte nė pjesėn veriore tė Drenicės dhe tė Fushė-Dardanisė. Trupat
shqiptare kishin njė peshė tė rėndėsishme nė forcat e koalicionit
ballkanik. Kronikat osmane, qė pėrshkruajnė kėtė ngjarje, theksojnė
numrin e madh tė ushtrisė sė Gjergjit II Balsha dhe e cilėsojnė atė si
njėrin prej tre sundimtarėve kryesorė tė koalicionit antiosman, krahas
knjazit Lazar dhe vojvodės Vllatko Vukoviqit, komandant i ushtrisė sė
mbretit Tvėrtko I tė Bosnjės.
Nė qershor tė vitit 1389 ushtritė e koalicionit ballkanik u bashkuan nė Fushė-Dardani (Fushė-Kosovė). Nė ēastin e fillimit tė betejės, V. Brankoviēi i largoi trupat e veta nga koalicioni. Mė 15 qershor
ballkanasit zhvilluan njė betejė tė pėrgjakshme me forcat osmane tė
komanduara nga sulltan Murati I. Pas disa sukseseve tė para tė ushtrive
tė koalicionit, fitorja nė kėtė betejė anoi pėrfundimisht nga osmanėt,
por me humbje njerėzore tė mėdha nga tė dyja palėt. Gjatė zhvillimit tė
betejės vritet sulltan Muratin I. Beteja e Fushė-Dardanisė la mbresa tė
fuqishme te shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt i pėrjetėsuan ato nė kėngė
popullore.
Disfata e koalicionit ballkanik nė betejėn e Fushė-Dardanisė tė
vitit 1389 pati rrjedhime tė rėnda pėr popujt e Gadishullit tė
Ballkanit. Pushtuesit osmanė e kthyen nė vasal tė tyre sundimtarin e
Kosovės, Vukė Brankoviēin, tė cilin, nė fillim tė vitit 1392, e
detyruan t'u dorėzonte Shkupin, e mė pas Zveēanin (kėshtjellė pranė
Mitrovicės) etj.
[b]Fillet e pėrhapjes sė Islamit

Nė kushtet e mungesės sė njė kishe kombėtare shqiptare, qė do tė
ndikonte shumė nė ruajtjen e unitetit fetar te shqiptarėt, njė pjesė e
konsiderueshme e fisnikėrisė dhe e shtresave tė tjera, qė jetonin nė
Shkup, Manastir dhe nė qytete tė tjera tė Kosovės, filluan tė
pėrqafonin masivisht Islamin.
Konvertimi nė Islam i shqiptarėve i shkėputi shumė prej tyre nga
ndikimi i kishave ortodokse sllave e greke (qė liturgjinė e mbanin nė
gjuhėn sllave dhe greke), duke ndėrprerė kėshtu vrullin e procesit
shekullor tė sllavizimit e tė greqizimit tė shqiptarėve. Gjithashtu
islamizimi u dha mundėsi shqiptarėve qė tė integroheshin nė jetėn e
Perandorisė Osmane dhe tė ruanin, deri nė njė farė mase, pozitat e tyre ekonomike e politike.

Rezistenca ndaj pushtimit osman
Derisa pushtuesi osman shtrihej nė tokat shqiptare, njė pjesė e
fisnikėrisė, arriti tė ruante zotėrimet duke u shndėrruar nė vasalė tė
Sulltanit. Megjithatė, nė vitin 1443, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (i biri i Gjon Kastriotit), i ndihmuar nga vėllai i madh Stanisha, mori kėshtjellėn e Krujės dhe me kėtė e filloi kryengritjen e pėrgjithshme, e cila rezultoi mė vonė nė krijimin e shtetit shqiptar. Skėnderbeu, morri nėn kontroll edhe
rajonin malor nė jug tė Shkupit dhe me kėtė edhe rrugėn Shkup - Kėrēovė.
As fisnikėt e tjerė nuk qėndruan duarkryq. Familja Spani mori
kėshtjellėn e Pazarit tė Ri dhe atė tė Zveēanit, ndėrsa Dukagjinėt e
morėn Pejėn. Stefan Gjurashi, u zgjerua dhe vendosi qendrėn e tij nė
Zhabiak. Pėr njė kohė tė shkurtėr fisnikėt shqiptar morėn nėn sundim
Rrafshin e Dukagjinit, Drenicėn, krahinat e Plavės e tė Gucisė, tė
Jeliēės (Sanxhakut), tė Gentės (Zeta) e tė tjerė. Kulmi i kėtyre
pėrpjekjeve ishte Besėlidhja Shqiptare e Lezhės me 2 mars 1444,
qė bashkoi fisnikėt nėn drejtimin e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut.
Aty morėn pjesė, pėrveē Kastriotėve edhe familjet e mėdha si: Arianitėt, Topiajt, Balshajt, Dukagjinėt, Spanėt, Zahariasit, Muzakajt, Gropajt, Dushmanėt, Gjurashėt (Cėrnojeviqėt) etj.
Nė vitin 1479, dhjetė vite pas vdekjes sė Skėnderbeut, tė gjitha trojet shqiptare, ranė nėn sundimin osman.
Kosova nėn Perandorinė Osmane shek.XV - shek.XVIII
Vendosja e sistemit tė timarit dhe ēifligjeve Zgjerimi i Perandorisė Osmane, bėri tė nevojshėm ndryshimin eorganizimit tė saj shtetėror. Nė pėrfundim tė kėtij riorganizimi, territoret e gjithė perandorisė u ndanė nė 32 ejalete, qė ishin njėsi mė tė vogla administrative. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u
pėrfshinė nė tri ejalete: ejaleti i Bosnjės nė veri tė gadishullit,
ejaleti i Rumelisė nė qendėr dhe ejaleti i Detit nė ishujt e detit Egje
dhe nė njė pjesė tė bregdetit jugor. Ēdo ejalet u nda nė njė numėr
sanxhakėsh. Territoret e Shqipėrisė bėnin pjesė nė ejaletin e Rumelisė.
Ato u ndanė nė disa sanxhakė. Numri, shtrirja dhe emėrtimi i tyre ka
ndryshuar herė pas here. Sanxhakut tė Shkodrės, tė cilit mė 1499 i
ishin shtuar krahina tė Malit tė Zi dhe nė fillim tė shek. XVI edhe
krahina tė Rrafshit tė Dukagjinit, iu shkėput krahina e Gjakovės, qė i
kaloi sanxhakut tė Dukagjinit; sanxhakut tė Vlorės iu shkėputėn
krahinat e Delvinės dhe tė Ēamėrisė, me tė cilat u krijua sanxhaku i
Delvinės. Sanxhakėt e Elbasanit, tė Ohrit, tė Dukagjinit, tė Prizrenit,
tė Vuēiternės, tė Shkupit dhe tė Janinės mbetėn siē ishin mė parė. Ēdo
sanxhak ishte njė unitet administrativ e ushtarak qė pėrfshinte
timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake pėrkatėse.
Kosova, gjatė kėsaj periudhe, njohu njė zhvillim tė madh ekonomik. Klasa kryesore sunduese, ishte klasa ushtarake, pėr tė cilėn punonte klasa punėtore qė quhej raja. Nga gjysma e dytė e shek. XVIII, krahas bejlerėve si pronarė ēifligjesh dalin tregtarė, veēanėrisht nė qytetin e Shkodrės. Nė fund tė shek. XVIII u dalluan familje tė mėdha ēifligare, si: Begollajt nė Pejė, Rrotullarėt nė Prizren, e tė tjerė.Nė shek. XVII-XVIII edhe pronat e institucioneve fetare myslimane e tė krishtera morėn formėn e ēifligjeve. Ato u zgjeruan nė radhė tė parė nga dhurimet e shtetit dhe tė besimtarėve.Rezistenca ndaj pushtimit osman - pushtimi i pėrkohshėm austriak Kryengritjet e shumta tė organizuara nė trojet shqiptare, gjetėn
deri diku solidarizim edhe nė trojet shqiptare tė Kosovės. Gjatė viteve 1670-1680, banorėt e sanxhaqeve tė Prizrenit dhe Dukagjinit, u solidarizuan me sanxhaqet e tjera shqiptare, nė mosmbledhjen e taksave tė shtetit osman.
Njė pjesė e banorėve, pėrkrahu edhe ushtrinė austriake e cila filloi
pushtimin e trojeve shqiptare, duke e mposhtur ushtrinė osmane.
Angazhimi i shqiptarėve nė anėn e austriakėve u bė mė i dukshėm nė
pranverėn e vitit 1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit
austriak vendosi tė pushtonte Nishin dhe nėpėrmjet Prokupjes tė kalonte nė Kosovė. Nėpėrmjet Prizrenit dhe Kukėsit, ai desh tė dilte nė Shkodėr e nė detin Adriatik pėr tė ndarė Bosnjėn e Hercegovinėn nga Porta e
Lartė. Me njė thirrje tė veēantė konti i Badenit ftoi popujt e
Ballkanit pėr t’u bashkuar me ushtrinė e tij. Kur forcat ushtarake hynė nė tokat ballkanike, nė to u pėrfshinė serbė, bullgarė, grekė e
shqiptarė. Nė afėrsi tė Nishit u zhvillua njė betejė e ashpėr (24
shtator 1689), e cila pėrfundoi me fitoren e austriakėve.
Pas kėsaj fitoreje njė pjesė e ushtrisė austriake nė krye me
gjeneral Pikolominin u nis pėr nė Kosovė, ku u prit nga shqiptarėt. Kur Pikolomini hyri nė Prishtinė, shqiptarėt e Kosovės deklaruan se ishin me perandorin. Pikolomini tė njėjtėn situatė ndeshi edhe nė Prizren. Banorėt e qytetit i dolėn pėrpara dhe e pritėn me nderime. Rreth 5 000 shqiptarė me kryepeshkopin e tyre, Pjetėr Bogdanin,
e pėrshėndetėn me breshėri tė shtėnash. Burimet austriake, angleze e papale pohojnė se pranė Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarė. Sipas njė pėrllogaritjeje 5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga
Peja, 6 000 nga Klina dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.
Shqiptarė tė tjerė tė palidhur me ushtrinė austriake vazhdonin
kryengritjen. Kur forcat austriake hynė nė Prizren, 3 000 kryengritės
shqiptarė morėn Pejėn. Sapo gjenerali Pikolomini kaloi nė Shkup (25
tetor 1689), shqiptarėt shprehėn gatishmėrinė pėr tė hyrė nėn mbrojtjen e austriakėve. Njė grup kryengritės u nis drejt Tetovės pėr tė pastruar krahinėn nga forcat osmane, qė ndeshėn nė rezistencė nė Kaēanik. Ndėrkohė forca tatare nga Krimea hynė nė Prishtinė, por u thyen nga shqiptarėt e Prishtinės.
Sipas burimeve osmane me austriakėt ishin bashkuar: Peja, Prizreni,Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuēiterna, Kosova (Belasica), Jenipazari (Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Ēiēaku, Plevla, Jagodina, Kumanova etj. Pas vdekjes sė gjeneral Pikolominit (nėntor 1689), shqiptarėt nuk u trajtuan si duhet nga austriakėt dhe u larguan nga ushtria austriake.
Si pasojė osmanėt rikthyen sundimin nė tokat e Kosovės. Nė fillim ra
Prishtina, mė vonė Prizreni, Peja.Me ushtrinė austriake u larguan nga Kosova shumė kryengritės, besnikė tė Austrisė. Dokumentet e komandės sė lartė ushtarake tregojnė se nga forcat qė u vunė pėrkrah forcave austriake, dy grupe ishin mė kryesorėt: shqiptarėt dhe “serbėt”, por faktor dominues ishin shqiptarėt. Nė kėtė rast kryengritėsit e Kosovės, qė u bashkuan me austriakėt dhe qė u shpėrngulėn mė pas, ishin thuajse tė gjithė shqiptarė
]
Republike e KOSOVES 280px-VilajetiKosova_emertimet

Pėrhapja e fesė Islame
Fisnikėria shqiptare, ishte e para qė provoi dukurinė e kalimit nė Islam. Pasi e pranonin vasalitetin osman, bijtė e tyre islamizoheshin,
pasi qė tė njėjtit edukoheshin pranė oborrit tė sulltanit nė Stamboll.Sipas regjistrimit tė viteve 1431-1432, Sanxhaku Shqiptar kishte 335 timare, nga tė cilat 279 udhėhiqeshin nga myslimanė. Depėrtimi nė shkallė tė gjerė i fesė islame nė radhėt e popullit..shqiptar gjeti shprehje pikėsėpari nė qytete. Por, qė nga vitet 80 tė shek. XV, feja e re ka nisur tė “zbresė” nga parėsia e islamizuar nė masėn e popullsisė qytetare tė krishterė, pėr tė vazhduar mė pas edhe nė fshatra. Me 1468,tetova kishte 41 shtėpi myslimane (15%). Nė vitin 1485, Peja kishte 23 shtėpi myslimane. Me 1487, Vuēiterna kishte 33 shtėpi myslimane (31%), Prishtina 51 shtėpi myslimane (17%).
Procesi i islamizimit gjatė shek. XVI ishte nė ngjitje tė pandėrprerė. Feja e re kishte shėnuar sukses tė madh nė qytete tė rėndėsishme: Peja (90%), Vuēiterna (80%), Tetova (71%), Kėrēova (65,5%), Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Novobėrda (37%), Trepēa (me nga 21%), Janieva (14%). Nga shqyrtimi i ritmeve tė procesit tė islamizimit tė popullsisė qytetare shqiptare gjatė shek. XV-XVI, del se dinamika e kėtij procesi paraqitej veēanėrisht e shpejtė nė qytetet
e Kosovės. Njė gjė e tillė shpjegohet, midis tė tjerash, me rrethanat
politike tė veēanta qė ekzistonin nė Kosovė nė momentet e vendosjes sė
sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovės ndodhej kėsaj kohe nėn
sundimin politik tė shtetit serb, ndėrsa pushtetin fetar kėtu e
ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejės. Pėr rrjedhojė, likuidimi i
sundimit serb dhe dobėsimi i pozitave tė kishės serbe me vendosjen e
sundimit osman, u dha rast banorėve tė krahinės qė t’i shpėtonin
ndikimit tė kishės sė lartpėrmendur, duke pėrqafuar fenė islame si njė
nga mjetet e shprehjes sė dallimit tė tyre etnik nga serbėt.
Nė trojet shqiptare nė fundin e shek. XVI pėrqindja e islamizimit tė
qyteteve kapte shifrėn 49%, ndėrsa ajo e fshatrave arrinte vetėm nė
rreth 17%. Duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin pėr
braktisje masive tė fesė sė krishterė dhe pėrqafimit tė Islamit edhe
nga popullsia fshatare.



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 04.02.09 15:49, edituar 2 herė gjithsej

https://dibra.albanianforum.net

4Republike e KOSOVES Empty Re: Republike e KOSOVES 04.02.09 15:34

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kosova ndodhet ne pjesen qendrore te Ballkanit. Ne jug perendim kufizohet nga Shqiperia ne perendim, nga lindla me Malin e Zi, ne veri me Serbine dhe
ne Lindje dhe jugperendim me Maqedonine.Territori shtrihet brenda gjatesive gjeografike 41° 50’ 58’’ dhe 43° 15’ 42’’ dhe brenda gjeresise gjeografike 20° 01’ 30’’ dhe 21° 48’ 02’’Kosova ze nje siperfaqe afersisht 10,900 km² dhe eshte i karakterizuar nga nje lartesi mesatare 800 m mbi nivelin e detit, po duke treguar ndryshime vertikale te relievit dhe morfologjise. Keto ndryshime morfologjike
jane si pasoje e ndertimit gjeologjik. Pika me e ulet e Kosoves ndodhet
ne luginen e Lumit Drini i Bardhe, ne kufi me Shqiperine dhe arrin
lartesine 297 m mbi nivelin e detit. Pika me e larte ndodhet ne jug te
Kosoves – ne Djeravice – 2 565 m e larte.
Republike e KOSOVES About_kosovo_village
Nje pamje nga Kosova
Nga pikepamja gjeografike, Kosova eshte e ndare ne dy njesi te medha te
sheshta rajonale sipas ĒAVOLLI – t: Pjesa veri – lindore eshte quajtur
si “Rrafshi i Kosoves”, pjesa jug – perendimore eshte quajtur “Rrafshi
i Dikagjinit. Ato jane te karakterizuara nga kushte te veēanta
klimatike – gjeografike. Per shembull, shume nen njesi si Drenica,
Novobėrda dhe Gollaku, Fusha e Kosovės, Fusha e Moravės, Podujevė etj
jane te dalluara nga te tjeret.Kufiri midis Rrafshit te Dukagjinit dhe Rrafshit te Kosoves formon siperfaqen e ndarjes midis pellgut te detit Adriatik ne njeren ane dhe nen anen tjeter pellgu i Detit te Zi dhe i detit Egje.Kosova eshte e rrethuar nga shume vargje malore te larte. Pjesa veriore eshte e zene nga malet e Kopaonikut (mbi 2000 m), qe jane karakterizuar nga
nje veprimtari abrazive, lumore dhe akullnajore. Ne pjeset jugore dhe
jug – perendimore te Kosoves ne kufi me Maqedonine ndodhet Malet e
Sharrit (mbi 2500 m). Pjesa perendimore e Kosoves (kufiri me Shqiperine) perfshin pjeset e Alpeve Shqiptare si dhe Malet e Mokres (kufiri me Malin e Zi). Keto zona jene te karakterizuara nga materiale shkembore, Male te larte dhe gryka te thella.
Republike e KOSOVES Landscape12
Nje lugine ne male
Nepjesen qendrore te Kosoves, ne perendim dhe jug perendim te Prishtines,
ndodhen vargjet malore Bjeshkeve te Ēiēavices, te Goleshit, Carralevės
dhe Milanovces te cilet jane te karakterizuara nga forma karstike,
lumore dhe akullnajore duke u ngritur me lartesi mbi 1000 m.Pjesa
e Kosoves, qe eshte e karakterizuar nga siperfaqe te rrafshta, ze nje
siperfaqe afersisht 36 % te territorit te vendit. Keto pellgje jane te
karakterizuar nga lartesi midis 400 dhe 700 m mbi nivelin e deti
Republike e KOSOVES Kosovo_geography
Modeli i lartesive te Kosoves

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi