Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Said Najdeni - "Hoxhė Voka" Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Said Najdeni - "Hoxhė Voka"

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

"Nuk vuaj pėr para e pėr grada por pėr komb e atdhe"
Said Najdeni - "Hoxhė Voka Rilindja Kombėtare Shqiptare ishte njė lėvizje e gjerė politike e kulturore qė
synonte ēlirimin e tė gjitha tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre nė njė shtet tė vetėm e tė pavarur, si edhe zhvillimin e gjuhės, tė arsimit e tė kulturės kombėtare. Ajo pėrfshin njė epokė tė tėrė historike qė filloi nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX (1830) dhe mbaroi mė 1912 me Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė

Nė pėrputhje me kushtet historike tė Shqipėrisė, rilindėsit tanė pėrpunuan edhe programin kombėtar tė Rilindjes, i cili pėrmbante: ēlirimin e Shqipėrisė dhe formimin e shtetit kombėtar shqiptar, mbrojtjen e tokave shqiptare nga rreziku i copėtimit, pėrhapjen e arsimit e tė kulturės nė gjuhėn amtare dhe zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Rilindėsit e parė dhe pasuesit e tyre u bėnė ideologė tė ēlirimit kombėtar dhe mėsues, hartuan tekste shkollore, si dhe vepra shkencore e letrare. Me shkrimet e tyre, ata u pėrpoqėn tė shtonin dashurinė pėr atdheun dhe pėr gjuhėn amtare. Ata i dhanė mė shumė rėndėsi sidomos lėvrimit tė gjuhės amtare mbi bazėn e njė alfabeti tė pėrbashkėt dhe pėrhapjes sė shkollės shqipe, si mjete jo vetėm pėr tė nxjerrė vendin nga pa dituria dhe nga errėsira, por edhe pėr tė afirmuar botėrisht individualitetin e vetėqenies kombėtare tė popullit shqiptar.
Kėsaj plejade apo mė mirė tė themi armate tė Lėvizjes sė Rilindjes Kombėtare i takon edhe Sait Najdeni nga Dibra, i cili njihet edhe si Hoxhė Voka apo Hoxhė Vogli. Se kush ishte ai, dhe se sa u mundua dhe sakrifikoi pėr gjithė ēka ishte nė interesin kombėtarė do tė shohim nė vijim tė kėtij shkrimi. Ndonėse jam i bindur se ky shkrim por edhe shkrimet tjera qė janė shkruar deri mė tani pėr personalitetin e kėtij hoxhe veprimtar tė pa kursyer, nuk do tė mund tė pėrfshijnė opusin e gjerė tė lėvizjeve dhe aktiviteteve tė tija nė pėrgjithėsi.

Said I. Najdeni, rilindės, patriot, atdhetar, dhe veprimtar i shquar i ēėshtjes kombėtare, lindi nė Dibėr tė Madhe nė vitin 1864. Ishte biri i Islam dhe Esma Najdenit qė rridhnin nga njė familje zejtare. Arsimin fillor dhe atė plotor Saidi i kreu me sukses nė vendlindje nė vitin 1882, ndėrkaq qė inteligjenca dhe zgjuarsia e tij bėnė qė babai i tij me dėshirė dhe vullnet tė madh pėr ta shkolluar tė birin sa mė shumė e dėrgoi sė pari nė Edrene e mė pas nė Stamboll, ku Saidi me sukses i pėrfundon studimet e larta teologjike nė medresenė e Hajdar pashės.

Gjatė studimeve tė tija nė Stamboll, edhe pse ishte i ri, Saidi pati fatin qė tė takohej me Naim e Sami Frashėrin, dhe Ismail Qemajlin, tė cilėt ia forcuan vendosmėrinė pėr t'iu kushtuar me tėrė energjinė dhe potencialin intelektual dhe moralin e karakterin e lartė njerėzor qė kishte, idealit tė ēėshtjes kombėtare, qė edhe popullit tė tij sikurse popujve tė tjerė tė iu mundėsohet arsimimi dhe shkollimi nė gjuhėn amtare. Gjatė shkollimit tė tij nė Stamboll nė medresenė e Hajdar Pashės, Saidi u njoh dhe lidhi njė shoqėri shumė tė afėrt me hafėz Ibrahim Mitrovicėn tė cilin e pati shokė tė medresesė, i cili po ashtu mė vonė u dallua me aktivitetin dhe veprimtarin e tij pėr ēėshtjen kombėtare. Nė Stamboll asokohe zhvillohej njė veprimtari mjaftė e gjerė propagandistike pėr ēėshtjen kombėtare, ku krerėt e Rilindjes dhe tė Lėvizjes kombėtare shtėpitė e veta i kishin kthyer nė klube nė tė cilat mbaheshin dhe dėgjoheshin ligjėrata mbi historinė dhe kulturėn kombėtare, ku nxiteshin dhe frymėzoheshin kuadrot tė reja pėr veprim kombėtar. Njė vizitor i shpeshtė i kėtyre shtėpive ka qenė edhe vetė Saidi. I ushqyer nga gjithė ajo qė shihte, qė dėgjonte, dhe qė perceptonte nė Stamboll sikurse qė shprehet studiuesi i njohur dr. Mahmur Hysa nė njė shkrim tė tij tė veēantė kushtuar Said Najdenit, ai mundohej tė njėjtėn gjė ta zbatojė edhe nė Dibėr. Kjo vėrehej qartė ngase, sa herė qė vinte Saidi nė Dibėr gjatė pushimeve shkollore, bėnte propagandė pėr mendimet dhe idetė e rilindėseve.
Pas kryerjes sė shkollimit nė Stamboll nė vitin 1888, qė sapo ishte bėrė njė vit pasi ishte hapur shkolla e parė shqipe nė Korēė, Saidi i urtė dhe i dashur, punėtor i pa lodhur dhe trim, i frymėzuar pėr idealin kombėtar, u kthye nė atdhe ku iu pėrvesh me zell ēėshtjes kombėtare. Saidi morri me vete njė sasi tė madhe abetaresh tė Shoqėrisė sė Stambollit (1879), dhe ato tė Samiut (1886), me dėshirėn e flaktė qė tė hap nė vendlindje shkollėn e parė shqipe, por pa lejen e autoriteteve sepse e dinte se ata nuk do ta lejonin.
Dhe nė tė njėjtin vit mė 1888 me pėrpjekje tė mėdha dhe guxim tė pa shoq, i vetėdijshėm pėr rrezikun qė mund ti kanosej, Saidi arriti qė nė shtėpinė e vet ta hap shkollėn e parė shqipe e cila punonte nė fshehtėsi. Aso kohe shtypi i kohės pėr Dibrėn shkruante: "Si nė vende tė tjera, edhe kėtu nė Dibėr zuri me hy dashuria e mėmėdheut bashkė me tė gjuhės! Sot nė Dibėr kemi shumė zotėri pleq tė ndershėm qė pėrpiqen pėr pavarėsinė e gjuhės shqipe...i madh e i vogėl thėrrasin: me gjuhė ruhet mėmėdheu, me shkollė mirėsohet kombi!" Nė kėtė shkollė tė cilin e udhėhiqte Said Najdeni pėrveē elementeve tė para tė shkrim-leximit me alfabetin e Stambollit, mėsohej diēka edhe nga matematika, nga shkencat natyrore, mėsime fetare, bisedohej pėr tema nga historia e kultura kombėtare, bisedohej pėr veprimtarin e Stambollit, pėr ngjarjet mė aktuale etj. Nxėnės tė parė tė kėsaj shkolle ishin fėmijėt e patriotėve dibranė, tė cilėt mė vonė u bėnė luftėtarė tė ēėshtjes kombėtare, pėrhapės tė librit shqiptarė, mėsues tė shkollave shqipe, ithtarė tė alfabetit shqip etj. Dibranėt Said Najdenin e quanin Hoxhė Voka, ndonjėherė Hoxhė Vogėl, me ēka sikur donin tė tregonin se fjala e tij iu ngrohte zemrat dhe iu ndriēonte mendjet, duke ngjallur tek ta dashurinė pėr atdheun, pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe.

Mirėpo duhet ditur se ēdo herė e mė tepėr veprimtaria e kėsaj shkolle vinte duke u vėshtirėsuar, sepse ishte e pa mundur qė mos tė zbulohej nga autoritet osmane, aq mė tepėr pse ajo bėri njė jehonė tė madhe nė opinion. Ndėrkaq qė autoritet turke dhe ata pro turke Hoxhė Vokėn filluan ta akuzojnė, si njeri qė dėshiron ta helmojė rininė dhe ta largojė atė nga rruga e fesė, duke e njollosur se "hoxha ėshtė prishur nga feja", "ėshtė kaur" etj., andaj e shpallėn si tė pa fe, dhe shkuan aq larg sa qė nuk e lejonin tė falej nė xhami. Hoxhė Voka i menēur, i vendosur, plot energji, elan dhe guxim, ishte zotuar se ēfarė do qė i del pėrpara nuk do tė mundet ta shmangi nga rruga e interesit kombėtar, dhe pėr akuza tė tilla nuk ia ndiente fort veshi, ndėrkaq qė ai kishte si udhėrrėfyese pėr besimtarėt fjalėt: "Myslimanėt e vėrtet duhet tė dinė se feja islame urdhėnon me e dashur atdheun", dhe "Pėr mėmėdhenė duhet me qenė shėrbėtorė, njeriu sa dashuri tė ketė nė mėmėdhenė, aq dashuri ka nė fenė".

Kjo shkollė punoi vetėm njė vit, sepse atė e mbyllėn autoritetet pushtuese. Megjithatė shkolla edhe pse punoi vetėm njė vit, ajo gjatė jetės sė saj, sado qė tė shkurtėr, pati njė jehonė tė madhe nė popull dhe ndikoi mjaft nė zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare. Me mbylljen e kėsaj shkolle, masat represive u shtuan dhe u ashpėrsuan edhe mė tepėr ndaj librave shqipe dhe kulturės shqiptare. Autoritetet osmane Hoxhė Najdenit i ofruan punė nė administratėn turke, por ai e zgjodhi dhe eci nė rrugė tjetėr, siē kishte thėnė edhe vetė: "Nuk vuaj pėr para e pėr grada, por pėr komb e atdhe. Unė dua tė fitoj liri me i mėsua kėtij populli gjuhėn shqipe, qė ta njeh veten e tij e tė pėrpiqet pėr vetvete".

Rrugėn qė e kishte filluar hoxhė Najdeni, edhe pse ishte e rrezikshme, tek ai gjithnjė e mė shumė ngjallej dashuria dhe ndėrgjegjja. Veprimtarin dhe aktivitetin ai nuk e pushoi, dhe pa marrė parasysh pėr pasojat qė mund ti ketė, Saidi pėrsėri e rihapi shkollėn nė vitin 1893, duke i pajisur nxėnėsit me tekste shkollore libra dhe fletore tė cilat i sillnin tregtarėt dibranė dhe patriotėt siē ishin Selim Rusi dhe Kadri Fishta. Ndėrsa njė ndihmesė tė veēantė me libra, gazeta dhe revista nė gjuhėn shqipe pėr shkollėn e Dibrės dha edhe Josif Bageri, njė patriot shqiptar nga Reka e Dibrės, i cili kishte emigruar herėt nga vendi i tij dhe kishte gjetur strehim nė Bullgari, prej nga zhvillonte njė aktivitet tė gjerė politik, me tė cilin mbante kontakte Said Hoxha. Me rihapjen e kėsaj shkolle, interesimi pėr mėsim nė gjuhėn shqipe vinte gjithnjė duke u shtuar, kėshtu qė numri i nxėnėsve prej 9 tashti kishte arritur nė 26. Pėr mbajtjen nė kėmbė tė kėsaj shkolle paraqiteshin pengesa dhe vėshtirėsi tė mėdha, por ato nuk arritėn ta zmbrapsin Said Najdenin nga rruga qė e kishte nisur.

Shkolla shqipe nė Dibėr dhe nė disa fshatra nė rrethinė dhe librat shqip, qė qarkullonin gati nė ēdo shtėpi nxitėn armiqtė qė shkollat t'i mbyllnin, librat tė ndalohen dhe Hoxhė Voka tė ndiqet nga pushteti. Kėshtu qė shkolla e Dibrės sėrish pas njė vit pune pėr herė tė dytė u mbyllė me1894. Shkollat u mbyllėn por jo edhe ideja, kėshillat, dhe frymėzimi i Hoxhės qė ndikonte edhe nė rrethanat politike. Nė kėtė mėnyrė dhe nė kėto kushte dhe rrethana Hoxhė Saidi, ndiente nevojėn pėr tė kontaktuar drejtpėrdrejti me krerėt dhe veprimtarėt e lėvizjes shqiptare tė Stambollit qė t'i njoftoj me gjendjen nė Dibėr e cila ishte mjaft kritike. Ashtu qė nė vitin 1895 Saidi bashkė me shokun e tij tė medresesė hafėz Ibrahim Mitrovicėn marrin rrugėn pėr nė Stamboll. Autoritetet turke e ndoqėn lėvizjen e tyre dhe i arrestuan nė burgun e Edrenesė, ku ndodheshin tė burgosur patriot tė tjerė shqiptarė si Haxhi Zeka dhe Hamdi Ohri. Tė dytin gjyqi turk e kishte dėnuar me 5 vjet burg pėr veprimtarin antiturke. Hamdiu ishte mėsues i shqipes nė Ohėr, ndėrkaq qė ai veprimtarin e tij nuk e ndalte as nė burg, dhe nė qelinė e burgut kishte organizuar kursin e gjuhės shqipe, tė cilin e ndiqnin fshehurazi shumė shqiptarė tė burgosur. Nga ky burg shumė shqiptarė dolėn tė mėsuar me shkrim dhe lexim shqip. Hamdiu pas lirimit nga burgu, pėrsėri nė shtėpinė e vet hapi njė shkollė shqipe ku arriti tė mbledhė 80 nxėnės, ndėrsa autoritetet turke nuk mundėn ta kuptojnė punėn e kėsaj shkolle, e cila megjithatė nuk mundi tė qėndrojė kohė tė gjatė. Saidin dhe hafėz Ibrahimin i dėnuan me nga 15 muaj burgim tė rėndė dhe tė mundimshėm. I linin pa bukė pa ujė dhe nė terr. Njėmbėdhjetė muaj i mbajtėn pa i pyetur fare pėr asgjė. Gjatė qėndrimit nė burg Saidi kishte qėndisur njė flamur tė cilin mė vonė e nxirrte nė dasma. Publicisti, veprimtari e demokrati shqiptar Shahin Kolonja, interesohej pėr tė burgosurit shqiptar nė burgun e Edrenesė tė cilėt edhe shumė shpesh i vizitonte, dhe arrinte qė nė burg atyre t'u fut libra shqipe.
Njė fjalė e urtė popullore thotė; "Pėsimi ėshtė mėsim", kjo i shėrbeu Hoxhė Saidit si moto nė veprimtarinė e tij tė mėtutjeshme, e qė ai tani doli nga burgu moralisht mė i fortė, mė i vendosur, dhe mė i mobilizuar. Me tė kthyer nė Dibėr nga burgu i Edrenesė, Hoxhė Voka vazhdoi punėn. Ai e dinte se prezenca e tij nė Dibėr ishte mė se e nevojshme, por nuk qėndroi aty nga se mendonte se mė me interes kishte me qenė po ti vizitonte qendrat tjera tė lėvizjes kombėtare qė tė pėrcjellė pėrvojat nga atje dhe tė pėrfitojė mė shumė. Si pikė e parė Saidi vizitoi vilajetet shqiptare tė Shkodrės, Manastirit, Kosovės dhe tė Janinės. Nėpėr kėto vende Hoxhė Voka pati rastin qė tė takohet dhe tė bisedojė gjerė e gjatė pėr ēėshtjen e lėvizjes kombėtare me personalitete dhe patriot tė rėndėsishėm si pėr shembull, Dervish Hima, Sotir Kolea, Nuredin Xhema, Dedė Karbunara etj. Me qėllime tė njėjta Saidi mė vonė vizitojė edhe ngulimet apo kolonit shqiptare nė Itali (nė Shėn Mitėr Koronė, Bari, Napoli, Romė), Bullgari dhe Rumani. Ndėrsa me ftesėn qė ia bėri Ismail Qemali nė pėrmes mikut tė tij Xhafer efendi Peshtanit ai shkoi dy here edhe nė Stamboll.

Gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė, Hoxha pėr njė kohė ishte mysafir nė shtėpinė e Hafėz Ibrahimit, shokut tė tij tė ngushtė, me tė cilin organizonin dhe mbanin fjalime nė tė cilat flisnin pėr ēėshtjen e shtrirjes sė lėvizjes, pėr ēlirimin e vendit, pėr armiqtė e shumtė qė e rrethonin vendin etj. Hoxhė Voka me kėtė rast nė fjalimet e tija kishte theksuar mbarimin e luftės greko-turke e cila asgjė tė re nuk u kishte sjellė shqiptarėve, por pėrkundrazi i kishte dėrmuar edhe mė shumė, (fjala ėshtė pėr luftėn greko-turke, prill-maj 1897, qė zgjati njė muaj, SH.V.). Pėr kėtė propagandė autoritetet osmane nė Shkup e arrestojnė Hoxhė Vokėn. Mirėpo falė shokėve dhe miqve tė cilėt intervenuan nė Stamboll pėr lirimin e tij nga burgu, ai nuk qėndroi shumė i arrestuar. Si dorėzon pėr lirimin e tij nga burgu kishte hyrė Zejnel agė Shkupi. Autoritet osmane lirimin e tij nga burgu e kushtėzuan qė Hoxhė Voka tė qėndroi nė Dibėr e jo nė Stamboll.

Pėrkundėr ndjekjeve arrestimeve, vėshtirėsive tė ndryshme dhe pengesave qė i paraqiteshin, e para se gjithash shėndetit e cila kishte filluar ta dobėsoj, ai nuk e shihte tė arsyeshme qė ta ndėrpret aktivitetin e tij. Nė Dibėr nė fushėn Qernanica diku qėndron Kėrnanica me iniciativėn e Saidit u organizua njė kuvend i ngjashėm me atė tė Lidhjes Shqiptare tė Pejės tė janarit 1899 tė kryesuar nga Haxhi Zeka. Ky Kuvend punimet e saja i filloi me njė miting tė madh dhe tė hapur mė 27 shkurt 1899 ku morėn pjesė 1000-1500 vetė, varet sipas burimeve. Nė te pėrveē kadive, e myftinjve kishte edhe qytetarė, zanatlinj, tregtarė, fshatarė dhe persona tė cilėt deri atėherė kishin qenė tė mbyllur nga gjakmarrja. Kuvendi i Dibrės i kishte kaluar edhe caqet lokale tė kėtij sanxhaku dhe ishte kthyer nė njė mbledhje tė pėrgjithshme shqiptare, nė tė cilėn kishin marrė pjesė delegatė edhe nga vise tjera tė Shqipėrisė sė Veriut dhe tė Mesme. Kuvendit iu dėrguan gjithashtu letra nga Gjakova, Gucia, Prizreni, Shkodra dhe nga qytete tjera, nė tė cilat shprehej solidariteti i popullsisė sė kėtyre viseve me shqiptarėt e Dibrės dhe Kuvendin e organizuar prej tyre. Nė organizimin e kėtij kuvendi njė ndihmesė tė madhe dha edhe Said Hoxha.

Me qė nė njėrėn nga vendimet e Kuvendit tė Dibrės ishte edhe hapja e shkollave shqipe nė territorin e Dibrės, Hoxhė Voka nuk ndeji duarkryq, por menjėherė iu vėrsul angazhimit, dhe pasi qė nė Dibėr tani mė veē e kishte njė rreth pėrkrahėsish e sidomos duke e pasur mbėshtetjen e Xhemal Pashės, Sali bej Dohoshishtit dhe tė Abdurahman Salihut, hapi nė vitin 1900 pėr herė tė tretė njė shkollė tė vogėl pėr mėsimin e gjuhės amtare. Kjo shkollė pati njė rėndėsi tė veēantė pėr zonėn e Dibrės. Nxėnėsit vijuan tė pėrhapin mėsimet dhe kėshillat e Hoxhė Saitit. Por kjo shkollė sėrish shumė shpejtė u detyrua tė mbyllet nga autoritetet turke. Sidoqoftė ajo pėr njė kohė shumė tė shkurtė sa funksionoj arriti qė t'i jap frytet e saja.

Lėvizjet dhe angazhimet e mėdha pa i dhėnė vetit pushim, tė Said Najdenit pėr ēdo gjė qė ishte nė interes tė kombit filluan me tė madhe t'ia keqėsojnė shėndetin edhe ashtu mjaft tė dobėt qė e kishte, tek i cili tani mė kishin filluar tė paraqiten shenjat e para tė tuberkulozit, pėr ē'gjė prindėrit e tij qysh edhe mė herėt kishin filluar tė brengosen me ē'rast babai i tij Islami kot ishte munduar ta kėshillonte qė tė hekė dorė nga kėto lėvizje dhe angazhime. Ndėrkaq qė Hoxhė Voka i drejtohej babait me kėto fjalė: "Po shkon Shqipėria, babė, po shkon nderi i shqiptarit e shqiptari rrinė nė gjumė e s'e din se ēėshtja qėndron deri nė kėtė shkallė. Po tė ndjej o babė, po mė kėshillon me shpėtua jetėn time. Po ē'vleftė ka jeta ime kur asht tue vdek i tanė njė komb!...Nji pėr kėtė qėllim o babė unė po vuaj e po pėrpiqem bashkė me shokėt e mij...

Nė vitin 1903, Hoxhė Vogli ndėrmori njė udhėtim tė vėshtirė, por tė nevojshėm pėr ēėshtjen kombėtare nė Tripoli, ku do tė hartohej programi pėr njė kryengritje shqiptare. Nė kėtė mbledhje Sait Hoxha pėrfaqėsonte Dibrėn dhe Kosovėn, Refik Toptani Shkodrėn, simboli i pavarėsisė babėloku Ismail Qemali pėrfaqėsonte Janinėn. Mbledhja kryesohej nga Xhemajl Pasha. Lajmi pėr kėtė takim tė pėrfaqėsuesve shqiptar e kishte tronditur Stambollin, e cila menjėherė ndėrmori aksionin e saj pėr ndjekjen e pjesėmarrėsve tė tyre. Hoxha me ndihmėn e shokėve arriti tė kthehet nė Tiranė. Por ky udhėtim ia kishte keqėsuar me tė madhe shėndetin, me ē'rast ai kthehet pėrsėri nė Dibėr, ku ra nė shtrat dhe nuk arriti tė ēohet mė. Pėr sėmundjen e tij na informon edhe Ismail Qemali nė kujtimet e veta kur thotė: "Njė nga miqtė e mi mė tė vjetėr shqiptarė, Saaid Efendi me rastin qė shkonte nė Tripoli, erdhi tė konsultohej nė Romė, pėr tė patur njė marrėveshje me Mareshal Rexhep Pashėn. U kthye pas pak kohėsh nga Tripoli shumė i vrarė, nga njė sėmundje qė e shqetėsonte prej kohėsh. U bė njė konsultė me mjekėt mė tė mirė tė Romės, por ishte njė sėmundje e pa shėrueshme. Arriti tė marrė pak forca, dhe shkoi nė qytetin e tij tė lindjes nė Dibėr, ku vdiq pak ditė mė vonė." Gjatė kthimit tė tij pėr nė atdhe i kishte ndihmuar shumė Refik Toptani, nė shtėpinė e tė cilit Hoxhė Voka i lodhur dhe i sėmur rėndė i kalon dy ditė, dhe pastaj fshehurazi me tre kuaj qė i siguroi vetė Refi Topatani nisen pėr nė Dibėr ku arrin pas katėr ditėsh. Pas njė kohe shumė tė shkurtė mė 21 nėntor 1903, idealisti dhe punėtori i pa lodhur pėr tė mirėn dhe pėrparimin e kombit tė vetė Hoxhė Said Najdeni nė moshė mjaft tė re 39 vjeēare ndėrroi jetė.

Nė momentet e fundit tė jetės, para se t'i pushoi edhe pėr pak qaste rrahja e zemrės, Hoxhė Saidi kishte lėnė kėtė porosi: "Pa fituar Shqipėria lirinė, mos mė vini gurė mbi varrin tim. Pasi tė fitohet liria tė m'i vini gurėt duke i shkruar shqip. Mbi ta tė vini njė flamur." Pra siē po shihet Saidi nuk e humbte shpresėn se do tė vijė dita kur edhe zogu edhe bilbili do tė kėndojnė lirisht shqip. Hoxhė Voka prej gjuhėve tė huaja fliste turqisht, arabisht dhe frėngjisht.

Me rastin e vdekjes sė Said Hoxhės nėpėr gazetat e kohės u botuan artikuj nga njerėz qė e njohėn dhe i ēmuan pėrpjekjet e tij pėr ēėshtjen kombėtare, me ē'rast ne do ti veēojmė disa. Kristo Luarasi do tė shkruajė: " Nė fund tė motit 1903 vdiq nė Dibėr shqiptari me zemėr e me mend Said Hoxha...Ish njeri i matur, me vetia tė mira dhe do t'i kish bėrė shumė shėrbime kombit sikur tė kish rrojtur akoma." Nikolla Naēo do tė shkruaj: "Me tė keqe tė madhe mėsuam vdekjen e atdhetarit tėnd Said Dibrani njė shqiptari tė vėrtetė, njė tė madhi ushtar tė pa lodhur tė Shqipėrisė." Kurse Sotir Kolea duke e portretizuar personalitetin e Hoxhės do tė shkruajė: "I butė e i urtė, fjalė e gojė mjaltė, me zemėr tė gjerė dhe tė thellė. Said efendiu qe atdhetar i rrallė, i pjellė e i lindur pėr punė propagande sė cilės i qe dhėnė me mish e me shpirt." Ndėrsa Shahin Kolonja njeriu i cili i ndihmoi hoxhės shumė, gjatė vuajtjes sė dėnimit me burg nė Stamboll do tė theksoja: "Said Efendi
Dibrani pėrhapi mendime tė pėlqyera e bėri punė tė mirė, po guvernė e fėlliqur e ndiqte si >Firauni Musanė> dhe kishte urdhėruar ta bėnin syrgjyn...Said Efendiu ishte shqiptarė i vėrtetė, i stolisur me vetia tė mira e me urtėsi, me mish e me shpirt pėr mbarėvajtjen e Atdheut."

Delegatėt e Kongresit tė Dibrės (1909) nė mesin e tė cilėve ishin edhe Aqif, Pasha, Mutesim Kėllėēi, Sadik Pasha, Islam Vrioni, Qenani Abdyli, Prenē Xhelali, Dervish Biēaku, Dervish Hima, dr. Ibrahim Temo, dhe Hafėz Ali Korēa e vizituan varrin e tij dhe mbajtėn fjalime.
Dijetari dhe atdhetari i shquar hafėz Ali Korēa, pėr kėtė rast ka shkruar njė kujtim pėr Said Najdenin: "Njė kujtim pėr tė ndjerin Hoxha Sait Vokėn: Atė ditė qė do tė ndahemi prej Dibrės, vizituam varrin e ndritur tė tė ndjerit hoxhė Sait Vokės. I ndjeri Sait pati qenė njė nga idealistėt e vjetėr, ėshtė pėrpjekur tepėr pėr shkronjat shqipe, pati shkruar edhe njė libėr me titull . I mjeri ka vuajtur, por edhe ka vdekur i tuberkolizuar nė rrugė tė atdhetarizmit."

Prej veprave qė na kanė mbet nga ky rilindės janė dy: "Fe rrėfenjėsja e myslimanėve", botuar nė shtypshkronjėn Mrothėria nė Sofje nė vitin 1900, qė ka 64 faqe dhe e dyta ėshtė "Abetare e gjuhės shqipe ndė tė folė gegėnisht", botuar po nė Sofje mė 1900, por pa emėr tė autorit, pra anonime me 16 faqe. E para ėshtė njė vepėr fetare e mbėshtetur nė parimet Kur'anore, qė janė tė detyrueshme pėr tė gjithė besimtarėt myslimanė. Ky pėrfaqėson njė manual fetar, por me mjaft tė dhėna patriotike dhe filozofike. Ai pranon dy dituri: atė fetare dhe atė tė mendjes, tė cilat, duke u mbėshtetur nė Kur'an, nuk i kundėrvihen njėra-tjetrės. Nuk e mohon rolin qė luan feja nė ndėrtimin moral-etik tė njeriut, por e mban edhe mendimin se feja nuk e pengon njeriun tė ketė dashuri ndaj atdheut... dhe nėse shqiptari e pranon alfabetin latin nuk bėn kurrfarė mėkati, sepse mund tė mbetet pėrsėri besimtar i devotshėm. Dituria pėr tė ėshtė njė armė e fuqishme, qė mėkon ndėrgjegjen kombėtare, qė e njeh njeriun me shumė tė dhėna, i jep atij pavarėsi dhe e bėnė tė barabartė me tė tjerėt. Parulla e Hoxhė Najdenit ishte: "Qė shqiptarėt tė shpėtojnė nga rreziku, ka vetėm njė rrugė: me u zgjua kombi, me mėsue gjuhėn e tij, me i dalė zot vetes."

Nė shenjė nderi dhe respekti sot nė qytetin e Dibrės njė shkollė mbanė emrin e kėtij patrioti dhe veprimtari tė pa harruar.

https://dibra.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi