Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Mesjeta Shqiptare

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:15

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

SHQIPĖRIA NĖ PERANDORINĖ
BIZANTINE

(SHEK. V - X)

1. SHQIPTARĖT DHE NDRYSHIMET
ETNO-POLITIKE E SHOQĖRORE-EKONOMIKE NĖ MESJETĖN E
HERSHME

Shqipėria dhe Bizanti
Pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė,
mė 395, trevat iliro-shqiptare hynė nė pėrbėrje
tė Perandorisė Bizantine, siē quhet zakonisht pas
kėsaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik tė
kryeqytetit tė saj, Bizant, qė pėr nder tė Konstandinit
tė Madh u quajt Konstandinopojė.
Ashtu siē i kishin dhėnė nė shek. III-IV Perandorisė
Romake njė numėr perandorėsh e gjeneralėsh tė
shquar, po ashtu gjatė periudhės sė hershme bizantine
(shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanė Perandorisė
Bizantine disa perandorė, ndėr tė cilėt shquhen
nė mėnyrė tė veēantė Anastasi I
nga Durrėsi (491-518) dhe Justiniani I nga Taurisium i Shkupit
(527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara nė administratėn
civile e ushtarake, kėta dy perandorė pėrgatitėn
kalimin nga antikiteti nė mesjetė dhe hodhėn bazat
e asaj qė do tė ishte perandoria mė jetėgjatė
nė historinė e qytetėrimit mesdhetar.
Pozicioni skajor nė kufi me Italinė, me tė cilėn
interesat e Bizantit mbetėn deri nė fund tė lidhura
ngushtė, pėrcaktoi rolin e jashtėzakonshėm tė
trevave iliro-shqiptare nė kuadrin e Perandorisė Bizantine.
Ato u kthyen nė njė nyje komunikimi tė Lindjes me
Perėndimin dhe anasjelltas. Njė rol tė tillė
e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme
gjatė bregdetit tė Adriatikut e tė Jonit ose e arterieve
rrugore qė fillonin prej tyre dhe zgjateshin nė thellėsi
tė Gadishullit duke lidhur bregdetin me qendra tė tilla
tė rėndėsishme, si Nishin, Shkupin, Ohrin, Sofjen,
Kosturin, Selanikun, Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn.
Ashtu si nė shekujt e lashtėsisė, rruga Egnatia vazhdoi
ta luante rolin si vija kryesore e komunikimit midis provincave
tė Perandorisė nė rrafshin perėndim-lindje.
Pėrgjatė traktit perėndimor tė rrugės Egnatia
(Durrės-Apoloni-Peqin-Ohėr) janė zhvilluar disa nga
betejat mė tė pėrgjakshme tė historisė
bizantine. Perandorėt bizantinė i kushtuan vėmendje
tė veēantė mbrojtjes strategjike tė trevave
iliro-shqiptare. Perandori Justiniani, sipas biografit tė tij,
Prokopit tė Cezaresė, ndėrtoi nga e para apo rimėkėmbi
168 kėshtjella nė katėr provincat ilire: tė
Dardanisė, Prevalit dhe tė dy Epirėve. Nga ana e
tij, Anastasi I e rrethoi qytetin e tij tė lindjes, Durrėsin
me mure madhėshtore qė shihen ende sot. Veē Durrėsit,
pikėmbėshtetje tė pushtetit bizantin nė Shqipėri
pėrbėnin Tivari, Shkodra, Lezha, Kruja, Dibra, Prizreni,
Shkupi, Berati, Devolli, Kolonja, Adrianopoja etj. Mbrojtja e tyre
dhe e territorit nė juridiksionin e tyre, u ishte besuar forcave
e komandantėve vendas. Trupa ushtarake iliro-shqiptare shėrbenin
gjithashtu nė vise tė tjera tė Perandorisė,
sa nė Lindje aq edhe nė Perėndim. Nė kohėn
e perandorit Justinian, ushtarė iliro-shqiptarė shėrbenin
nė ushtrinė bizantine me qėndrim nė Itali. Nė
njė nga mbishkrimet e asaj kohe tė gjetura nė Itali,
bėhet fjalė pėr “numrin e madh tė ilirėve”
(numerus felix Illyricianorum). Edhe nė shekujt e mėvonshėm,
reparte nga trevat iliro-shqiptare shėrbenin nė provincat
bizantine tė Italisė e nė provinca tė tjera
nė Evropė e Azi.
Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri
Shqipėria ėshtė pėrcaktuar si njė nga vendet
mesdhetare, ku krishterimi depėrtoi qysh nė shekujt e
parė. Autori i shek. VI, Kosmas, i pėrfshin iliro-shqiptarėt
nė grupin e popujve qė nė kohėn e tij kishin
pėrqafuar krishterimin. Durrėsi, Nikopoja ishin qendrat
kryesore bregdetare, nga ku feja e re u pėrhap pastaj nė
thellėsi tė katėr provincave ilire: tė Prevalit,
Dardanisė, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr.
Qė nė shekujt e parė tė erės sė re,
nė qendrat urbane tė kėtyre trevave pėrmenden
bashkėsitė e para tė krishtera, si dhe ngrihen ndėrtesat
e para tė kultit tė ri. Tė tilla ndėrtesa, bazilika
e pagėzimore (baptistere) tė shek. IV-VI, ruhen edhe sot
pjesėrisht nė rrethet Durrės, Shkodėr, Lezhė,
Mat, Apoloni, Elbasan, Dibėr, Ohėr, Tiranė, Vlorė,
Gjirokastėr, Sarandė, Butrint e akoma mė nė
jug.
Hershmėrinė e krishtėrimit shqiptar e provojnė
gjithashtu njė sėrė emrash vendesh qė u referohen
martirėve tė parė tė Lindjes, kulti i tė
cilėve ka qenė i pėrhapur nė shek. IV-VI. Tė
tilla janė toponimet Shirgj (Shėn Sergj), Shubak (Shėn
Baku), Shėndekla (Shėn Tekla), Shėn Vlashi, qė
ndeshen nė Shkodėr, Durrės, Himarė e deri poshtė
nė Ēamėri (Shėn Vlash, Shėn Tekla). Tė
lidhur me kultin e martirėve nė fjalė si dhe me historinė
e hershme tė krishterimit, janė toponime tė tilla
tė huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafė (vend nė
Siri, ku u varros Shėn Baku e Shėn Serxhi), Barbullush
(Barbalista, vend buzė Eufratit, ku u masakrua Shėn Baku),
Sebaste, Jeriko.
Persekutimet e mėdha kundėr tė krishterėve regjistruan
edhe nė Shqipėri martirė tė shumtė, kulti
i tė cilėve u ruajt nė shekuj. Mė tė shquarit
ndėr kėta martirė janė Shėn Asti, peshkop
i Durrėsit, Shėn Terini nga Butrinti, Shėn Donati,
peshkop i Evrojės (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania
etj. Po nė kėtė kohė nė toponomastikėn
e vendit futen emra tė krishterė tė tipit Shėngjin,
Shėn Gjergj, Shupal (Shėn Pal), Shmil (Shėn Mėhill),
Shėn Koll apo Shėn Nik (Shėn Nikollė), Shėmri
(Shėn Mėri), Shėndėlli (Shėn Ilia), Shėngjergj,
Shtish - Shėn Matish (Shėn Matheu), Shingjon, Shėgjun
(Shėn Gjon), Shėn Ndreu etj., etj. Tė gjithė
kėta emra bėjnė pjesė nė fondin e hershėm
tė toponomastikės sė krishterė (shek. I-VII).
Tė tilla toponime, qė nė Ballkan nė njė
masė e nė njė shtrirje tė tillė gjenden
vetėm nė trevat shqiptare, lidhen gjithsesi me periudhėn
para vendosjes sė sllavėve nė shek. VI-VII. Pėrhapja
e tyre sa nė viset bregdetare, aq edhe nė viset e thella
malore larg bregdetit, ėshtė njė e dhėnė
mė shumė qė provon se kėto hapėsira mbetėn
nė thelb tė paprekura nga ngulimet e sllavėve paganė
dhe se edhe pas dyndjeve sllave tė shek. VI-VII, popullsia
vendase autoktone u ruajt e paprekur nė pjesėn mė
tė madhe tė Ilirisė sė Jugut.
Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr mbytjen e fesė
sė re, krishterimi u afirmua nė Shqipėri nė
mėnyrė pėrfundimtare. Pas persekutimeve tė mėdha
tė shek. IV, burimet historike flasin pėr njė strukturė
kishtare mjaft tė konsoliduar. Ajo ishte e organizuar mbi bazėn
e provincave administrative tė epokės sė Dioklecianit.
Nė qendrėn e ēdo province ndodhej kisha mitropolitane
dhe aty e kishte selinė kryepeshkopi. Nėn juridiksionin
e kėtij tė fundit ndodheshin peshkopėt e dioqezave
vartėse (sufragane). Kėshtu, nė katėr qendrat
kryesore kishtare nė trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat
e Shkodrės (Prevali), Justiniana Prima (Dardania), Durrėsi
(Epiri i Ri), Nikopoja (Epiri i Vjetėr). Kryepeshkopi i Shkodrės
kishte nėn varėsi 3 peshkopata vartėse (sufragane),
ai i Shkupit 5, i Durrėsit 8 dhe i Nikopojės 9. Me pėrhapjen
e krishterimit nė viset e brendshme, numri i peshkopatave sa
vinte e rritej. Kėshtu, nė shek. X mitropolia e Durrėsit
kishte tashmė 14 peshkopata vartėse (sufragane) mes tė
cilave: Tivari, Licini (Ulqini), Shkodra, Drishti, Dioklea (Genta),
Pulti, Elisoni (Lezha), Kruja, Stefaniaka, Kunavia, Cėrniku.
Siē shihet, nė atė kohė juridiksioni i mitropolisė
sė Durrėsit ishte shtrirė drejt veriut duke pėrfshirė
brenda saj provincėn e dikurshme tė Prevalit. Siē
ndodhte shpesh, njė pėrhapje e tillė e pushtetit
fetar kishte pasuar shtrirjen nė atė drejtim tė juridiksionit
politiko-administrativ tė Durrėsit (krijimi i temės
sė Durrėsit nė shek. IX). Kryepeshkopėt kishin
pėr detyrė tė emėronin, tė shkarkonin,
tė transferonin e tė shuguronin peshkopėt e juridiksionit
tė tyre. Pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme qė
kishin tė bėnin me administratėn kishtare tė
provincės sė tij, kryepeshkopi thėrriste periodikisht
sinodin provincial. Nga ana e tyre, kryepeshkopėt, tė
shoqėruar herė-herė edhe nga peshkopė tė
dalluar, merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku mblidheshin
pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė klerit
tė botės sė krishterė, pėr tė diskutuar
mbi problemet e dogmės dhe tė organizimit kishtar. Kėshtu,
nė Koncilin e famshėm tė Nikesė, mė 431,
mitropoliti i Durrėsit i shoqėruar nga sufraganėt
e tij, nėnshkroi aktin pėrfundimtar qė dėnonte
herezinė nestoriane. Nė Koncilin tjetėr tė rėndėsishėm,
nė atė tė Kalcedonisė tė vitit 451, ku
u zgjidhėn pėrfundimisht grindjet dogmatike mbi natyrėn
e Krishtit, morėn pjesė edhe Lluka, mitropolit i Durrėsit,
Evandri, peshkop i Dioklesė dhe Euzebi, peshkop i Apolonisė.

https://dibra.albanianforum.net

2shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Re: Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:18

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Organizimi kishtar i trevave shqiptare
Nė pikėpamje tė organizimit tė pėrgjithshėm
kishtar, kisha shqiptare ishte nė varėsi tė Papės
sė Romės. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet nė
trevat shqiptare nėpėrmjet mėkėmbėsit (vikarit)
tė tij tė pėrgjithshėm, me seli nė Selanik.
Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojės
u pėrpoq t’i vėrė nė varėsinė
e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romės e Konstandinopojės
pėr hegjemoni kishtare nė Shqipėri (nė kishėn
e Ilirikut) doli veēanėrisht nė pah gjatė
sė ashtuquajturės “Kriza akaciane” (484-519).
Me atė rast, peshkopėt iliro-shqiptarė konfirmuan
besnikėrinė e tyre ndaj Romės. Veēanėrisht
tė vendosur nė komunionin me Papėn ishin kleri i
provincave tė Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe
Prevalit. Kurse nė provincėn e Epirit tė Ri qėndrimi
qe i pavendosur. Sipas raporteve tė tė dėrguarit
tė papės Hormisda, mė 519, populli dhe kleri i Skampės
apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikė tė vendosur tė
Papatit, ndėrkohė qė peshkopė tė tjerė
tė provincės kishtare tė Epirit tė Ri, midis
tyre edhe kryepeshkopi i Durrėsit, anonin nga Patriarkati i
Konstandinopojės. Perandori Anastasi I (491-518), me origjinė
nga Durrėsi, ndikoi nga ana e tij pėr tė forcuar
lidhjet e mitropolisė sė Durrėsit me Patriarkatin
e Konstandinopojės. Gjithsesi, perandori tjetėr bizantin
me origjinė iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu
juridiksionin e Romės mbi kishėn e Ilirikut, aq mė
tepėr qė, nėn sundimin e tij, Italia u bashkua me
Perandorinė Bizantine dhe kontrolli i Perandorit pėrfshiu
edhe territoret nėn juridiksionin e Papės sė Romės.
Nėn sundimin e tij u krijua edhe njė vikariat i dytė
nė Justiniana Prima (Shkup), qė mori nėn juridiksion
provincat kishtare tė Dardanisė dhe tė Prevalit.
Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr vazhduan tė varen nga vikariati
i Selanikut. Ndryshe nga bashkėpatrioti i tij nga Durrėsi,
perandori Anastas, qė u pėrpoq t’i shkėpuste
lidhjet e episkopatit tė Ilirikut me Romėn dhe ta vendoste
atė nėn juridiksionin e Konstandinopojės, Justiniani
rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave tė Ilirikut me Papėn
e Romės, duke u vėnė fre ambicieve tė Patriarkut
tė Konstandinopojės pėr t’i shtėnė
ato nė dorė.

Ndryshimet politike qė ndodhėn nė trevat shqiptare
dhe nė krejt rajonin nė shek. VI-X, u shoqėruan me
ndryshime tė rėndėsishme edhe nė kuadrin e organizimit
kishtar. Nė pėrfundim tė dyndjeve tė popujve,
njė sėrė qendrash peshkopate u rrėnuan dhe nuk
pėrmenden mė; tė tilla qenė: Onkezmi, Skampa,
Amantia, ndėrkohė qė tė tjera seli peshkopate
shfaqen pėr herė tė parė: Cerniku, Deja, Kruja,
Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.
Nė kohėn e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane
e Nikopojės (Epiri i Vjetėr) u zhvendos mė nė
jug, nė Naupakt, ajo e Dardanisė nga Shkupi kaloi nė
Ohėr, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi nė
Tivar.
Por ngjarja mė e madhe nė kuadrin e organizimit kishtar
tė trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit
bizantin ikonoklast, Leoni III, pėr t’i hequr peshkopatat
shqiptare nga varėsia e Papės sė Romės dhe pėr
t’i kaluar ato nėn juridiksionin e Patriarkut tė
Konstandinopojės. Tashmė njė pjesė e mirė
e Italisė bashkė me Romėn ndodhej nėn sundimin
e frankėve, rivalė tė rreptė tė bizantinėve,
kėshtu qė pushoi sė vepruari edhe ndikimi i perandorit
bizantin mbi Papėn e Romės.

Gjithsesi, edhe pas kėsaj date vazhdoi ndikimi i Romės
nė njė varg dioqezash tė Shqipėrisė sė
Epėrme, nė Preval e Dardani nė mėnyrė tė
veēantė. Nė kėtė drejtim luajtėn
rol lidhjet gjithnjė tė gjalla ekonomike, tregtare e kulturore
midis dy brigjeve tė Adriatikut (atė kohė Italia
e Jugut ishte gjithmonė provincė bizantine). Por njė
rol tė veēantė nė ruajtjen e lidhjeve kishtare
me Romėn luajtėn manastiret e mėdha tė urdhrit
tė Shėn Benediktit, qė shfaqen nė trevat shqiptare
qė prej shek. VI dhe qė vazhduan tė mbijetojnė
pėrgjatė gjithė mesjetės.
Dyndjet e popujve, ngulimet sllave nė Ballkan

Nėn sundimin e Dioklecianit e mė tej tė Konstandinit,
Perandoria Romake iu pėrshtat njė organizimi tė ri
administrativ. Njėsia mė e madhe administrative u bė
prefektura, qė pėrmbante disa dioqeza, tė cilat nga
ana e tyre ishin tė ndara nė njė numėr edhe
mė tė madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura
praetorio per Illyricum), pėrfshinte dioqezat e Dakisė
e tė Maqedonisė.

Nė kėtė tė fundit bėnin pjesė pronvincat
e Prevalit, Dardanisė, Epirit tė Vjetėr dhe Epirit
tė Ri, qė pėrfaqėsonin hapėsirėn gjeografike
tė banuar nga pasardhėsit e ilirėve, shqiptarėt,
pėrgjatė gjithė mesjetės e deri nė kohėt
e reja. Funksionari mė i lartė i prefekturės sė
Ilirikut, prefekti i pretorit pėr Ilirikun, e kishte selinė
e vet nė Selanik. Po kėtu ndodhej edhe selia e kryetarit
tė kishės sė kėsaj prefekture.

Ndonėse nuk ndodhej nė kushtet e dėshpėruara
ku e kishte zhytur kriza e thellė ekonomike, shoqėrore
e politike pjesėn perėndimore tė Perandorisė
Romake, edhe Perandoria Romake e Lindjes po i vuante pasojat e krizės
sė kapėrcimit tė dy epokave. Brishtėsia e strukturave
tė saj shtetėrore e ushtarake doli nė pah gjatė
ballafaqimit me dyndjet e popujve gjatė shek. IV-VII.

Megjithėse nuk pėrkonin me drejtimin kryesor tė dyndjes
sė popujve, trevat shqiptare nuk mbetėn tėrėsisht
jashtė tyre. Inkursionet e gotėve, gotėve tė
lindjes (ostrogotėve) dhe atyre tė perėndimit (vizigotėve)
aty nga fundi i shek. IV prekėn edhe trevat iliro-shqiptare.

Popujt qė u dyndėn dhe invaduan Ballkanin shkaktuan dėme
e rrėnime tė mėdha nė tė cilat u futėn.
Pėr periudhėn e “dyndjes sė popujve”
burimet e shkruara janė mjaft tė rralla dhe pėrbėhen
nga kronikat bizantine. Historianėt qė janė marrė
me kėtė periudhė e kanė shpeshherė tė
vėshtirė t’i akordojnė kėto burime midis
tyre. Edhe materiali tjetėr burimor, arkeologjik ėshtė
i pamjaftueshėm.
Sipas burimeve tashmė tė njohura vizigotėt, pas betejės
sė Adrianopojės tė vitit 378, arritėn deri nė
brigjet e Adriatikut. Nė marrėveshje me perandorin Theodhosi
I, e me kusht qė tė kryenin shėrbimin ushtarak, ata
u lejuan tė vendoseshin nė pjesėn veriore e perėndimore
tė Gadishullit Ballkanik, dhe ndėrprenė pėr
njė kohė sulmet e tyre. Dyndjet e “barbarėve”
vazhduan edhe pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė
dy pjesė tė veēanta, nė atė tė lindjes
dhe nė atė tė perėndimit (395).

Tė dyja pjesėt e perandorisė u detyruan pėr
njė kohė tė gjatė t’u bėnin ballė
sulmeve e invazionit tė “barbarėve”. Pėr
pjesėn lindore tė Perandorisė, atė Bizantine,
njė rrezik tė madh pėrbėnin asokohe gotėt
e perėndimit qė ishin vendosur nė Gadishullin Ballkanik.
Prijėsat e tyre kishin arritur tė zinin poste tė
larta si komandantė tė besėlidhur - foederati, sikurse
u quajtėn “barbarėt”. Kėta tė fundit
ishin tė pakėnaqur nga marrėdhėniet me perandorinė.
I pari u ngrit Alariku, prijėsi i vizigotėve, me pretekstin
se nuk u ishin paguar rrogat e premtuara si tė besėlidhur.
Me forcat e Alarikut u bashkuan edhe gotė tė tjerė
tė vendosur nė krahina tė ndryshme tė Ballkanit;
kryengritėsit filluan plaēkitjen e Greqisė dhe
tė trevave iliro-shqiptare. Perandoria Bizantine mundi tė
dalė nga kjo gjendje, pas paqes qė bėri me Alarikun
nė vitin 398, duke lejuar vendosjen e ushtrive gote nė
krahinat jugperėndimore tė Gadishullit si tė besėlidhur
dhe duke e emėruar prijėsin e tyre si kryekomandant tė
ushtrive bizantine nė Ilirik. Pas 10 vjetėve Alariku me
vizigotėt u largua pėr nė Itali, ku nė vitin
410 pushtoi Romėn.
Sulmet e gotėve shkaktuan njė rėnie tė mėtejshme
tė ekonomisė fshatare e qytetare, shkretimin e shumė
krahinave. Ja si e ka pėrshkruar gjendjen Hieronimi nga Stridoni
i Dalmacisė: “Mė vjen tė rrėnqethėt
kur mendoj tė tregoj shkatėrrimet nė kohėn tonė,
ka mė tepėr se 12 vjet qė gjaku shkon rrėke.
Gotėt, sarmatėt, alanėt, markomanėt shkretojnė,
shkatėrrojnė dhe plaēkitin Trakinė, Maqedoninė,
Thesalinė, Dakinė, Akajen, Epirin dhe gjithė Panoninė.
Kudo dhunė, kudo psherėtima, kudo fytyra e tmerrshme e
vdekjes; pėr kėtė dėshmitare ėshtė
Iliria, dėshmitare ėshtė Trakia, dėshmitar ėshtė
edhe vendi ku kam lerė, ku ēdo gjė u shkatėrrua,
pėrveē qiellit e tokės, ferrave dhe pyjeve tė
dendura”.

Afėrsisht, nė mesin e shek. V Gadishullin Ballkanik e
sulmuan hunėt tė komanduar nga Atila, duke shfrytėzuar
rastin qė ushtria bizantine ishte e zėnė nė
luftė me vandalėt. Brenda pak vjetėve ai pushtoi
e grabiti shumė qytete tė trevave iliro-shqiptare, nė
mėnyrė tė veēantė, Dardaninė. Burimet
bashkėkohėse e pėrshkruajnė Dardaninė si
njė vend tė shkretuar. Me vdekjen e Atilės federata
hune u prish dhe kėshtu pushuan sulmet e tyre kundėr Perandorisė
Bizantine.
Nė vitin 479, trevat iliro-shqiptare tė pėrfshira
nė provincėn e Epirit tė Ri, u goditėn nga sulmi
mė i rėndė i ostrogotėve tė udhėhequr
nga Teodoriku. Ostrogotėt, rreth 50 mijė veta, ndėr
tė cilėt 10 mijė luftėtarė, u lėshuan
nga vendbanimet e tyre provizore nė Traki dhe nėpėrmjet
rrugės Egnatia depėrtuan deri nė viset bregdetare
pranė Durrėsit. Vetė kjo qendėr e rėndėsishme
ra nė duar tė ostrogotėve. Perandoria Bizantine bėri
ē'qe e mundur pėr t'i larguar tė porsaardhurit
nga ato treva, qė ishin tė njė rėndėsie
strategjike tė jashtėzakonshme pėr perandorinė.
Nė fakt ostrogotėt shumė shpejt u detyruan tė
tėrhiqeshin prej andej.

Nė periudhėn midis viteve 500-517 hordhi hunėsh tė
nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, pėrshkuan viset ballkanike
deri nė Epir e Thesali, duke shkretuar gjithė vendin.
Bregdeti i Shqipėrisė vuajti nė atė kohė
edhe nga sulme tė ostrogotėve tė organizuara nga
Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit tė shek.
Gjithsesi, pas kalimit tė ostrogotėve nė perėndim
(488), nė pjesėn lindore tė Perandorisė intensiteti
i sulmeve tė “barbarėve” u ul ndjeshėm.
Kjo gjendje qetėsie relative do tė zgjaste deri nė
dhjetėvjeēarėt e parė tė shek.VI, kur
nė kufijtė veriorė u shfaqėn popuj tė rinj:
bullgarėt, avarėt, antėt, gepidėt, e mbi tė
gjitha sllavėt. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh nė
kohėn e sundimit tė perandorit Justinian. Rreth vitit
548 njė turmė e madhe sllavėsh plaēkiti e
shkretoi disa provinca, duke depėrtuar deri nė afėrsi
tė Durrėsit. Komandantėt ushtarakė tė Justinianit
nuk guxuan t'i futnin trupat e tyre nė luftim dhe u mjaftuan
t'i ndiqnin nga larg veprimet e sllavėve. Inkursionet sllave
u pėrsėritėn thuajse rregullisht edhe nė vitet
pasardhėse.
Me qėllim qė tė frenonte zbritjet e “barbarėve”
nga kufijtė veriorė, perandori Justinian me origjinė
nga Taurisium i Dardanisė, mė i madhi i perandorėve
tė periudhės sė hershme bizantine, i kushtoi vėmendje
ngritjes sė njė sistemi fortifikatash nė disa breza,
qė fillonte nga vija kufitare e Danubit, nė veri, dhe
zhvillohej valė-valė duke zbritur nė drejtim tė
jugut. Sipas Prokopit tė Cezaresė, historian i oborrit
tė Justinianit, vetėm nė atdheun e tij, nė Dardani,
perandori bizantin meremetoi 61 kėshtjella dhe ndėrtoi
nga themelet 8 kėshtjella tė tjera. Njė ndėr
kėto kėshtjella, e quajtur pėr nder tė tij Justiniana
Prima (Shkupi), u ngrit nė vendlindjen e perandorit, Taurisium.
Numri i kėshtjellave tė ndėrtuara nė tė
katėr provincat e Ilirisė sė Jugut arriti nė
168.
Por kėto masa mundėn t'i frenojnė vetėm pėrkohėsisht
sulmet e popujve “barbarė”. Kėto u bėnė
edhe mė kėrcėnuese, kur me sllavėt u bashkuan
edhe avarėt, njė popull luftarak nomad. Pas vdekjes sė
Justinianit (565), hordhitė sllave shpeshherė sė
bashku me avarėt ose tė prira prej tyre, u lėshuan
nė drejtim tė jugut. Rrugėt e rrahura prej tyre zbrisnin
nga rrjedha e Danubit nė drejtim tė jugut e juglindjes,
ku synonin tė godisnin qendra tė tilla, si Selanikun,
Adrianopojėn e vetė Konstandinopojėn. Mė 586
Selaniku u rrethua nga sllavėt, tė cilėt e vazhduan
marshimin e tyre nė jug, deri nė Peloponez.
Por sulmi mė i fuqishėm avaro-sllav nė Ilirik qe
ai i vitit 609. Hordhitė sllave shkretuan vise tė tėra
nė Maqedoni, Thesali, Beoci e deri nė Peloponez, prej
nga arritėn me anije edhe nė ishujt e Egjeut e deri nė
Azinė e Vogėl. Nga kjo valė u prekėn edhe provincat
e Dardanisė e tė Epirit tė Vjetėr. Atė
kohė Selaniku pėsoi rrethimin mė tė gjatė
tė tij. Nė qytet erdhėn dhe u strehuan edhe tė
ikur nga viset mė veriore, ndėr tė cilėt edhe
nga Nishi.

https://dibra.albanianforum.net

3shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Re: Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:21

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Pėrvijimi i hapėsirės shqiptare
mesjetė
Qė nė shek. VII-VIII situata etnike nė Ballkan u
stabilizua dhe nuk pėrmenden mė dyndje popujsh. Kjo gjendje
etnike e shekujve tė hershėm tė mesjetės, nė
atė qė u konstitua si atdheu mesjetar i shqiptarėve
(Albania-Arbėria), mbeti nė thelb e pandryshuar edhe nė
shekujt e mėvonshėm, kur nuk ka njoftime pėr dyndje
tė reja popujsh, nėse pėrjashtohen nė shek.
VIII-IX inkursionet episodike nė brigjet shqiptare
arabėve tė Sicilisė, tė cilėt gjithsesi
nuk u vendosėn nė kėto anė. Kronikat e vjetra
serbe qė pėrshkruajnė ekspansionin e shtetit serb
tė Rashės nė Kosovė e nė Diokle (Gentė)
nė shek. XII, bėjnė tė njohur se serbėt
gjetėn nė ato treva njė popullsi qė ato e quajnė
tė huaj (barbare), ndėrkohė qė burime tė
tjera qoftė serbe, raguzane ose perėndimore, flasin nė
mėnyrė mė eksplicite pėr shqiptarė (Arbanasi,
Arbanenses) nė ato treva. Karvanet e tregtarėve qė
nė shek. XIII-XV niseshin nga Raguza (Dubrovniku) e nėpėrmjet
Breskovės e Rudnikut (Sanxhak) mbėrrinin nė Trepēė
e nė Novobėrdė, kalonin nėpėr vende tė
banuara nga shqiptarė e ku flitej gjuha shqipe (lingua albanesca).

Shtrirja nė kėto treva e shtetit serb tė Stefan Nemanjės,
nė ēerekun e fundit tė shek. XII, solli aty elementė
sllavė, qė erdhėn dhe iu shtuan grupeve tė tjera
sllave tė kohėve tė kolonizimit tė parė
sllav (shek. VI-VII). Nė Diokle, krahas popullsive shqiptare
edhe atyre sllave, nė disa nga qytetet e bregdetit mbijetonin
edhe grupe tė vogla popullsish tė romanizuara, tė
pėrmendura edhe nga historiani-perandor Konstandin Porfirogjeneti
(shek. X). Pėr rrjedhojė, nė shek. XIV Dioklea-Genta
(Zeta), veēanėrisht ana e sipėrme e saj, u shfaqej
tė huajve si njė vend "me popuj e fe tė ndryshme".
Gjithsesi, gjatė gjithė mesjetės krahina e bashkėsi
tė tėra, si Kuēi, Markajt (Markoviēėt),
Pastroviēėt, Piprėt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt)
etj., njihen si shqiptare.

Marrėdhėniet e diokleasve me popullsitė tashmė
sllave nė veri tė tyre, me trivunėt dhe kanalitėt,
u shprehėn edhe nė ndikime politike tė ndėrsjella.
Kėshtu, aty nga mesi i shek. XI Dioklea kishte njė sundimtar,
Stefan Vojisllavin, qė pas ēdo gjase ishte sllav. Nė
fakt, historiani bashkėkohės bizantin, Kekaumenos, e cilėson
atė “trivunas serb”, duke dėshmuar faktin
se ai ishte i huaj nė Diokle.

Nė drejtim tė jugut popullsitė shqiptare shtriheshin
nė Epirin e Vjetėr (tema e Nikopojės). Kjo trevė
i pėrjetoi mė butė tronditjet etnike tė fillimeve
tė mesjetės. Burimet vėrtet tė rralla greko-bizantine
tė shek. VII-XII vazhdojnė traditėn e kohėve
antike, duke i cilėsuar banorėt e Epirit si "ilirė"
ose "barbarofonė", pra, qė flasin gjuhė
tė huaj. Nga ai moment edhe kėtu filloi tė pėrdoret
termi "arbėreshė" (arbanenses, arbanitai) me
tė cilin tashmė thirreshin pasardhėsit e ilirėve
tė lashtė. Burime bizantine tė shek XIV, si "Panegjiriku
i Manuel Paleologut" apo historiani Joan Kantakuzeni, ndėrsa
e cilėsojnė si shqiptare popullsinė e Epirit, nuk
mungojnė tė saktėsojnė se shqiptarėt epiriotė
tė kohėve tė tyre janė pasardhėsit e fiseve
tė dikurshme tė tesprotėve, kaonėve e molosėve.

Trevat e Epirit ishin ato nga ku mė sė shumti e pati prejardhjen
vala e madhe e shtegtimeve shqiptare e shek. XIV-XV drejt Greqisė.
Megjithatė, edhe pas kėsaj hemorragjie tė madhe,
regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI konfirmojnė praninė
e njė popullsie tė madhe e kompakte shqiptare
gjithė shtrirjen e Epirit.

Nė kuadrin e trevave shqiptare, Arbri (Arbanon-Arbanum-Raban)
zinte nė mesjetė njė vend tė veēantė.
I vendosur nė qendėr tė tyre, nė hapėsirėn
e pėrfshirė mes Lezhės-Dibrės-Ohrit-Vlorės,
dhe i pėrshkruar mes pėr mes nga boshti i rrugės
strategjike Egnatia, Arbri u bė bėrthama e trojeve shqiptare
nė tė cilėn nė mėnyrė mė konsekuente
e intensive u zhvilluan proceset ekonomike, politike, kulturore
e psikologjike, qė plazmuan qenien historike tė kombit
shqiptar. Me tė drejtė, studiues si M. Shuflai, K. Jireēek,
G. Prinzig, M. Angold, e kanė vlerėsuar kėtė
territor si "bėrthamėn e trojeve shqiptare".

Emri i vendit, Arbėr, dhe i banorėve tė tij, arbėreshė,
trashėgohej nga kohėt antike. Nė fakt, nė shek.
II tė erės sonė, gjeografi aleksandrin Ptolemeu,
njoftonte praninė nė kėto territore tė njė
fisi me emrin albanoi dhe tė kryeqendrės sė tyre,
Albanopolis. Kėta etnonimė iu trashėguan vendit dhe
banorėve tė tij edhe nė mesjetė. Dhe falė
rolit qendror qė Arbri dhe arbrit luajtėn nė fatet
historike tė universit shqiptar, kėta emra etnikė
u shtrinė dora-dorės edhe nė viset e tjera nė
veri, nė jug e nė lindje tė tyre, ku banonte e njėjta
popullsi.

Tashmė nė shek. XIII, Shqipėri (Albania) dhe shqiptarė
(Albanenses) quheshin trevat dhe popullsitė nga kufijtė
e Dioklesė (Gentės) e deri nė gjirin e Prevezės.
Udhėtarėt e huaj dallojnė nė tė gjithė
kėtė shtrirje njė popullsi me tipare etno-kulturore
unitare.
Shqiptarėt e hershėm dhe “Kultura e Komanit”
Nė vitin 1898 u ra nė gjurmė tė njė varreze
tė madhe, pranė Kalasė sė Dalmaces, nė
fshatin Koman tė Pukės. Nė vazhdim u zbulua njė
numėr i madh varrezash tė ngjashme, rreth 30, tė
pėrhapura kryesisht nė Shqipėrinė e Veriut e
nė atė tė Mesme. Shpėrndarja gjeografike, tipologjia,
inventari dhe kronologjia e njėjtė e kėtyre varrezave
i ka shtyrė studiuesit tė identifikojnė nė to
kulturėn e hershme mesjetare shqiptare, tė quajtur "Kultura
e Komanit" (shek. VI-VIII). Nė vitet e fundit zbulime
tė "Kulturės sė Komanit" janė bėrė
edhe nė Shqipėrinė e Jugut si dhe pėrtej kufijve
shtetėrorė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Maqedoni
e nė Greqi.
"Kultura e Komanit" ėshtė kultura e njė
populli qė nė shek. VI-VIII ishte nė kapėrcyell
tė dy epokave, nga ajo e vonė antike, nė periudhėn
e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari
i armėve, i veglave tė punės dhe i stolive, me praninė
e elementėve tė shumtė tė simbolikės ilire,
e lidhin "Kulturėn e Komanit" me tė kaluarėn
ilire tė kėtyre trojeve dhe me banorėt e lashtė
tė tyre, ilirėt.
Por, pėrveē elementėve tė vazhdimėsisė
ilire, "Kultura e Komanit" pėrmban edhe elementė
tė rinj, qė lidhen me periudhėn e hershme bizantine.
Durrėsi, baza mė e rėndėsishme e Perandorisė
Bizantine nė perėndim, ishte qendra nga ku nė thellėsi
tė trevave shqiptare mbėrrinin importet dhe, nė pėrgjithėsi,
ndikimet bizantine. Kėto tė fundit shquhen qartė
nė disa grupe stolish, si tokėza rripi, brosha tė
praruara, vathė etj. Por, mbi tė gjitha, ndikimi bizantin
materializohet nė elementė tė artit, pra dhe tė
besimit kristian. Tė tillė janė vathėt me motive
palloi, skena tė Eukarestisė ose unaza me formula e lutje
tė krishtera.
Ndėrkohė qė nė shumė nga stolitė e
gjetura nė varrezat e "Kulturės sė Komanit"
dallohet qartė mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor),
prania edhe e motiveve kristiane dėshmon se bartėsit e
"Kulturės sė Komanit" kishin pėrqafuar,
ose ishin duke pėrqafuar, besimin e krishterė. Nė
kėtė kohė, pra nė shek. VI-VIII, krishterimi,
i pėrhapur nga qendrat urbane, si Durrėsi, Shkodra, Ohri
etj., kishte mundur tė depėrtonte edhe nė zonat e
brendshme rurale, ku dėshmohet "Kultura e Komanit".
"Kultura e Komanit", qoftė nė trashėgiminė
e saj tė kulturės sė lashtė ilire, qoftė
me elementet e reja tė periudhės sė hershme bizantine
e, nė fund, me shenjat e qarta tė besimit tė krishterė,
ėshtė specifike pėr hapėsirėn ku dėshmohen
shqiptarėt nė mesjetė. Ajo i dallon nė mėnyrė
tė qartė, bartėsit e saj, shqiptarėt, nga fqinjėt
e tyre tė rinj e tė vjetėr, sllavėt e grekėt.

https://dibra.albanianforum.net

4shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Re: Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:22

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

RURALIZIMI I JETĖS
NĖ MESJETĖN E HERSHME
Kushtet natyrore
Tabloja mjaft e larmishme e kushteve natyrore pėrcaktoi nė
njė shkallė tė madhe ndarjen e trevave shqiptare
nė disa rajone bujqėsore me drejtime e karakteristika
tė ndryshme tė prodhimit.

Dallohej pa dyshim nė kėtė drejtim ajo qė historiania
bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, e quan "fusha ilirike"
dhe qė njėsohej me ultėsirėn perėndimore
shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqėsore dhe qytetet ndėr
mė tė begatat e Shqipėrisė mesjetare. Kėto
vise ofronin kushte tė pėrshtatshme pėr zhvillimin
e njė bujqėsie intensive dhe pėr zbatimin e njė
agroteknike tė pėrparuar. I tillė ishte rajoni i
Shkodrės, ai i Durrėsit (fusha e Skurrisė etj.),
zona e Karavastasė si pjesė e fushės sė Myzeqesė
(Myzakia=vendi i Muzakėve) dhe treva tejet e begatė e
Vagenetisė (Ēamėrisė) nė skajin jugor.
I gjithė ky rajon karakterizohej nga njė pjellori relativisht
e lartė e tokės dhe qė deri nė shek. XIV nuk
ishte prekur ende nga dukuria e moēalizimit, qė erdhi
si rezultat i shpyllėzimeve masive dhe i braktisjes sė
tokave nė prag tė pushtimit osman. Drithėrat (gruri,
elbi, meli) pėrbėnin produktin kryesor tė kėtyre
zonave. Por po aq tė dėgjuara ishin prodhimet e kopshtarisė,
vreshtarisė e tė blegtorisė. Kultura e ullirit kishte
pėrhapje mjaft tė gjerė, duke u shtrirė nė
veri deri nė rrethinat e Ulqinit, tė Shkodrės e tė
Drishtit, ndėrsa kultura e mėndafshit (serikultura) qe
e pėrqendruar nė zonėn e Shkodrės, Vlorės,
Beratit e tė Kėlcyrės.

Nė tė gjithė ultėsirėn perėndimore
shqiptare, ku dikur kishin lulėzuar latifondet e mėdha,
edhe nė kushtet e reja prona e madhe tokėsore vazhdoi
tė ekzistonte nė zotėrim tė personave laikė
apo tė institucioneve fetare. Kėto tė fundit dalin
qė herėt si grumbulluese fondesh tė mėdha tokėsore.
Qė nė shek. VI bėhet fjalė pėr prona tė
mėdha tė kishės (patrimonia) nė zonėn e
Shkodrės (tė Prevalitanisė). Njė pjesė
e mirė e kėtyre, bashkė me toka tė tjera, figurojnė
mė vonė si pronė e manastireve tė mėdha,
katolike e ortodokse, tė atij rajoni. Njėlloj tė
pasura me toka ishin edhe manastiret dhe peshkopatat e zonės
sė Durrėsit, ato tė Beratit apo tė Vagenetisė
nė jug.

Njėkohėsisht me institucionet fetare, fonde tė mėdha
tokash figurojnė nė pronėsi tė personave laikė,
qė i pėrkisnin aristokracisė vendase por qė,
nė ndonjė rast, ishin edhe fisnikė tė huaj.
Prania e kėtyre tė fundit, dhe nė pėrgjithėsi
kontaktet qė bregdeti i Adriatikut dhe ai i Jonit patėn
me Italinė, bėnė qė marrėdhėniet agrare
tė ndikoheshin aty nga modeli perėndimor i feudalizmit.
Nė dokumentet e shek. XIII-XV, qė kanė tė bėjnė
me kėto treva, ndeshet vazhdimisht njė terminologji qė
flet pėr praninė aty tė institucioneve feudale, tipike
perėndimore, siē qe feudi (feudum), vasaliteti (vassallagium),
betimi (juramentum), mbrojtja feudale (protectio), imuniteti (immunitas)
etj.

Rajone tė zhvilluara dhe dendėsisht tė banuara qenė
edhe ato tė rrafshnaltave ose luginave tė brendshme tė
Kosovės, Dibrės, Ohrit, Korēės, Devollit,
Matit, Kėlcyrės, Drinit etj. Kėto pėrshkoheshin
nga njė rrjetė e dendur rrugėsh komunikimi dhe nuk
pėrbėnin kurrsesi enklava tė izoluara. Edhe kėtu,
ashtu si nė ultėsirėn bregdetare perėndimore,
procesi i pėrqendrimit tė tokave nė pak duar ndodhi
shpejt dhe pjesa mė e madhe e fondit tokėsor ndahej mes
njė grupi pronarėsh tė mėdhenj ose institucioneve
fetare. Kėto treva qenė nė Shqipėri trevat ku
gjeti pėrhapjen klasike feudalizmi i tipit bizantin, i mishėruar
nė institucionin e pronies.

Sė fundi, rajoni i tretė ishte ai i malėsive dhe
i zonave tė thella, qė zinte njė pjesė tė
mirė tė territorit. Kėtu peshėn kryesore nė
veprimtarinė ekonomike e zinte blegtoria, kurse kultivimi i
arave kufizohej nė lugina e nė ngastra tė ngushta
tė hapura me mund nė sipėrfaqet e pjerrėta apo
nė pyjet. Karakteristikė e kėtyre zonave ishte mobiliteti
(lėvizshmėria) periodike e njė pjese tė popullsisė
tė lidhur kryekėput me ekonominė blegtorale dhe qė
pėrcaktohej nga ndėrrimi i kullotave, nga mali nė
verė, nė fushat bregdetare gjatė stinės sė
dimrit (tranzumanca). Ndonėse banesa e qėndrueshme e blegtorėve
ndodhej nė katundin malor, ndodhte shpesh qė, gjatė
shtegtimit me bagėtitė e tyre drejt fushave bregdetare,
nė dimėr, ata tė merrnin me vete edhe familjet, me
tė cilat sistemoheshin pėrkohėsisht nė kasolle
tė ngritura kryesisht me dru e kashtė. Jo rrallė
kjo popullsi blegtorale, e vendosur pėrkohėsisht gjatė
muajve tė dimrit nė zonat fushore bregdetare, ngulej aty
nė mėnyrė tė qėndrueshme, duke sjellė
ndryshime tė rėndėsishme nė strukturėn
dhe shpėrndarjen e popullsisė. Nga ana tjetėr, me
zhvendosjet e saj tė pandėrprera nga fusha nė mal
e anasjelltas, kjo popullsi blegtore bėhej njė faktor
ndėrlidhės midis sektorėve tė ndryshėm
tė popullsisė shqiptare duke kontribuar nė homogjenizimin
e saj. Kėshtu, norma, doke dhe institucione tė kahershme
shqiptare, tė ruajtura nė malėsi nė format e
tyre tė pastra, me kohė zbritėn dhe depėrtuan
edhe nė shoqėrinė shqiptare tė zonave fushore
bregdetare dhe tė qyteteve, ndėrkohė qė praktika
dhe institucione tė shoqėrisė "sė qytetėruar"
arritėn deri nė viset mė tė largėta malore,
duke ndikuar nė zhvillimet ekonomike, shoqėrore, politike
e kulturore tė tyre.

https://dibra.albanianforum.net

5shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Re: Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:23

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Marrėdhėniet e pronės nė fshatin shqiptar
nė shek. VIII-X.


Bashkėsia fshatare dhe ngastrat ushtarake

Kalimi nė periudhėn e mesjetės edhe nė Shqipėri
e zhvendosi qendrėn e gravitetit ekonomik nė fshat, ku
qe pėrqendruar edhe masa dėrrmuese e popullsisė.
Funksioni ekonomik i qyteteve u rrudh dhe kėto, duke pėrjashtuar
Durrėsin edhe ndonjė tjetėr, pėrgjithėsisht
mbijetuan si qendra administrativo-ushtarake e peshkopale. Disa
syresh, si Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Onkezmi, Euroia etj.,
pushuan sė ekzistuari si qendra tė banuara qė nė
tė dalė tė periudhės antike.

Qeliza jetėsore e shoqėrisė shqiptare u bė bashkėsia
fshatare, njė grupim njerėzish i organizuar mbi bazėn
e njė territori tė pėrbashkėt dhe tė interesave
tė pėrbashkėt. Lidhjet e gjakut te bashkėsia
fshatare ruajnė deri diku rėndėsinė e tyre,
por ato nuk janė mė kryesore, si dikur nė bashkėsinė
fisnore. Organizimi nė bashkėsi e kapėrcente nė
ndonjė rast kuadrin e njė vendbanimi fshatar, duke pėrfshirė
disa tė tilla. Kėshtu lindėn bashkimet krahinore,
qė u njohėn si tė tilla edhe nė kuadrin e organizimit
administrativ e kishtar bizantin. Duke filluar nga shek. VIII, tė
tilla nė trevat shqiptare pėrmėnden: Kunavia, Stefaniaka,
Pulti, Devolli, Kolonja, Himara, Vagenetia.

Organizimi dhe funksionimi i bashkėsive fshatare nė Perandorinė
Bizantine nė fazėn e hershme (shek. VII-VIII) pasqyrohet
nė njė dokument juridik tė kohės, nė tė
ashtuquajturin "Ligji bujqėsor" (nomos georgikos).
Ligji nė fjalė kishte vlerė pėr tė gjitha
territoret ballkanike tė Perandorisė Bizantine dhe, nė
kėtė kuadėr, edhe pėr trojet shqiptare. Mjaft
norma dhe institucione, qė gjejnė pasqyrim nė "Ligjin
bujqėsor", u futėn nė tė drejtėn dokesore
dhe si tė tilla mbijetuan deri nė kohėt e reja nė
fshatin shqiptar.

Ėshtė e qartė qė "Ligji bujqėsor"
pasqyron gjendjen e bashkėsive fshatare nė fazėn
e shpėrbėrjes, kur prona private po karakterizonte gjithnjė
e mė shumė marrėdhėniet e pronės.

Fshatarėt, tė cilėt jo rastėsisht quhen aty
"zot" (kyrios), kishin tokėn e tyre arė, vreshtat,
kopshtet, qė, sė bashku me shtėpinė dhe me bagėtitė,
pėrbėnin pasurinė kryesore vetjake tė familjes
fshatare. Mullinjtė, dhe shpeshherė edhe pyjet, ishin
pronė e individėve tė veēantė. Si pronė
vetjake, arat, vreshtat, kopshtet, bagėtia etj., mund tė
trashėgoheshin, tė shkėmbeheshin, tė ndaheshin,
tė jepeshin me qira, tė liheshin peng, madje mė vonė
edhe tė shiteshin, veē brendapėrbrenda bashkėsisė.
Pra, siē shihet, qė nė kohėn e "Ligjit
bujqėsor" ekzistonin premisat ligjore pėr polarizimin
shoqėror nė gjirin e bashkėsisė, nėpėrmjet
grumbullimit tė mjeteve e pasurive nė pak duar.

Dhunimi ēfarėdo i pronės individuale ndėshkohej
me masa qė shkonin nga zhdėmtimi e deri nė dėnime
tė ashpra trupore, si me rrahje, damkosje me hekur tė
nxehtė, me verbim apo me prerjen e dorės. S'ka dyshim
qė ndėshkime tė tilla tė vrazhda pasqyrojnė
ndikimin qė ushtroi mbi tė drejtėn bizantine e drejta
dokesore e popujve barbarė, qė erdhėn e u vendosėn
nė territorin bizantin nė shek. V-VII.

Me gjithė konsolidimin e pronės individuale, dispozitat
e "Ligjit bujqėsor" tregojnė se, nė kohėn
e veprimit tė tij, pronėsia e pėrbashkėt nuk
ishte zhdukur pėrfundimisht. Kullotat, pyjet, ujėrat,
tokat djerrė, vazhdonin tė ishin pronė e bashkėsisė
dhe tė administroheshin nga kjo. Bashkėsia kishte njė
fond tokash tė lira e tė papunuara, qė herė
pas here ua ndante sipas nevojave anėtarėve tė bashkėsisė
duke zbatuar sistemin e shortit (kleros). Njė mbeturinė
e kohėve, kur tokat ishin pasuri e pėrbashkėt, ishte
edhe sistemi i "arave tė hapura", sipas tė cilit,
me pėrfundimin e korrjeve, bagėtitė mund tė
kullosnin lirisht nė ngastrat e njėrit apo tjetrit. Po
ashtu, arat e braktisura, pas njė afati tė caktuar, i
ktheheshin pėrsėri bashkėsisė. Kjo mund t`i
pėrdorte pėr tė kompensuar anėtarėt e bashkėsisė
qė kishin nevojė pėr ngastra tė reja shtesė
ose qė dėshironin tė ndėrronin tokėn e
mėparshme. Bashkėsia, gjithashtu, kujdesej pėr veprimtari
me interes tė pėrbashkėt, pėr shfrytėzimin
e ujrave, pėr pajtimin e barinjve qė kullotnin tufat e
fshatit dhe qė i shoqėronin ato nė shtegtimet nga
kullotat verore nė ato dimėrore, pėr pajtimin e mjeshtėrve
zejtarė qė kryenin punime pėr nevoja tė bashkėsisė
dhe tė anėtarėve tė veēantė tė
saj.

Njėsi bazė shoqėrore e bashkėsisė ishte
familja e madhe patriarkale, qė bashkonte disa breza dhe qė
drejtohej nga mė plaku. Tė parėt e familjeve, pjesėtarė
tė bashkėsisė, formonin "kėshillin e pleqve",
i cili trajtonte dhe zgjidhte nė bazė tė dokeve,
tė gjitha problemet qė kishin tė bėnin me marrėdhėniet
e brendshme tė bashkėsisė, si dhe me marrėdhėniet
e saj me bashkėsitė fqinje dhe me pushtetin qendror.

Gjithsesi, bashkėsia fshatare pasqyron periudhėn e pasigurisė,
qė karakterizoi kalimin nga koha e vjetėr nė kohėn
e mesme, tė shoqėruar me pėrmbysje tė mėdha
ekonomike, shoqėrore, etnike e kulturore. Duke u ofruar mbrojtje
dhe solidaritet antarėve tė saj, bashkėsia fshatare
pėrfaqėsonte njė zgjidhje tė pėrshtatshme
pėr pėrballimin e kushteve tė reja.

Por ajo, siē lėnė tė kuptohet edhe vetė
nenet e "Ligjit bujqėsor", mbetej njė formė
organizimi shoqėror kalimtare drejt shoqėrisė feudale.
Farėt e diferencimit shoqėror janė tė dukshme
nė tė. Dokumente tė shek. VIII-X provojnė se
nė gjirin e bashkėsive qe diferencuar shtresa e "tė
fuqishmėve" (dynatoi) apo e "tė mėdhenjve"
(megistanes). Inventari arkeologjik i varrezave tė ndryshme
tė gjetura nė vendin tonė, dhe qė i pėrkasin
kėsaj periudhe tė vėnies nė lėvizje tė
procesit tė feudalizimit, ofron nga ana e tij prova tė
prekshme, materiale, tė diferencimit shoqėror qė
po pėrvijohej nė shoqėrinė shqiptare.

Krahas varreve me objekte tė ēmuara, si unaza floriri,
monedha e pajisje luftarake, gjenden mė sė shumti edhe
varre me inventar tė varfėr, ku qenė varrosur ata
qė nė "Ligjin bujqėsor" quhen "tė
skamurit" (aporoi). Kėta punonin ngastrat e tė tjerėve
dhe jepnin pėr kėta tė dhjetėn e prodhimit ose
punonin si rrogtarė tė thjeshtė (mistotė).

Pėrveē faktorėve tė brendshėm, nė
diferencimin shoqėror nė gjirin e bashkėsive ndikoi
dhe shteti. Duke e konsideruar bashkėsinė njė njėsi
fiskale, pėrveēse njėsi administrative, shteti
mblidhte prej tyre rregullisht detyrime, tė cilat rėndonin
jo njėlloj mbi anėtarėt e bashkėsisė. Pėr
t`u shpėtuar tatimeve, tė varfėrit e gjenin shpesh
herė rrugėzgjidhjen nė shitjen apo braktisjen e ngastrave
tė tyre.

Megjithatė, njė gjė e tillė nuk sillte zvogėlimin
e sasisė sė rentės, qė i jepej shtetit nga bashkėsia,
sepse ky zbatonte sistemin e garancisė kolektive (alelengyon),
sipas tė cilit bashkėsia paguante edhe pėr ata anėtarė
qė nuk qenė nė gjendje tė paguanin ose qė
kishin braktisur ngastrat e tyre ose ua kishin shitur tė tjerėve.
Nė kėtė rast tė fundit, me qėllim qė
tė mos prishej homogjeniteti i bashkėsisė, ligji
pėrcaktonte se tė drejtėn pėr blerjen e njė
ngastre tė njė anėtari tė bashkėsisė
e kishte sė pari fqinji i tij e pastaj njė pjesėtar
ēfarėdo i saj. Kjo normė, qė synonte tė
pengonte depėrtimin e pronarėve tė huaj nė bashkėsi,
quhej e drejta e parablerjes (protimesis).

Nė kohėn ku nė Bizant sunduan perandorėt e "dinastisė
maqedone", shek. IX-XI, njohėn njė pėrhapje
tė gjerė tė ashtuquajturat "ngastra ushtarake"
(stratiotika ktemata). Kėto shteti bizantin ua shpėrndante
bujqve me kusht qė kėta tė kryenin shėrbimin
ushtarak. Sistemi i "pronave ushtarake" njohu pėrhapje
tė gjerė nė kohėn e riorganizimit politiko-administrativ
tė Perandorisė Bizantine dhe tė ndarjes sė territorit
tė saj nė provinca ushtarake (tema). Sistemi i temave,
themeli ekonomik e shoqėror i tė cilit ishte prona e vogėl
e bujkut-ushtar (stratiotit), u bė shtylla kurrizore e shtetit
dhe e ushtrisė bizantine. Ndaj perandorėt bizantinė
bėnė tė pamundurėn pėr t`i ruajtur tė
paprekura "ngastrat ushtarake" nga sulmi i pronarėve
tė mėdhenj. Por nėse pėr njė farė
kohė ata ia arritėn kėtij qėllimi, duke nxjerrė
edhe legjislacion tė posaēėm nė mbrojtje tė
pronės sė vogėl, me kalimin e kohės u pa qartė
se procesi i gllabėrimit tė ngastrave tė vogla ishte
i pandalshėm. Rrėnimi i kėtyre tė fundit, qofshin
ato prona tė stratiotėve apo tė anėtarėve
tė bashkėsive fshatare, shkaktoi fillimin e njė krize
tė gjatė e tė pandalshme ekonomike, financiare e
ushtarake qė pėrfundoi nė fund tė fundit me
vetė shembjen e Perandorisė Bizantine.

https://dibra.albanianforum.net

6shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Re: Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:24

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

ORGANIZIMI SHTETĖROR
DHE JETA POLITIKE

Regjimi i Temave nė Shqipėri.

Tema e Durrėsit

Ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizantine, Shqipėria
i humbi lidhjet e drejtpėrdrejta me Perandorinė pas dyndjes
e kolonizimit sllav nė Ballkan. Strukturat shtetėrore-administrative
nuk funksiononin mė, ndėrkohė qė nė qytete
apo jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė
qeverisjes. Nė qendrat e mėdha, si p.sh. nė Durrės,
fillon e bėhet fjalė pėr njerėz me ndikim e
pushtet, pėrfaqėsues tė aristokracisė vendase
(arkondėt), tė cilėt luajnė rol gjithnjė
e mė tė dukshėm nė zhvillimet politike tė
vendit. Vetė pushteti bizantin, duke mos qenė nė
gjendje tė vendoste njė kontroll tė fortė nė
provincat e tij tė skajshme perėndimore, u detyrua tė
zbatonte kėtu forma specifike organizimi e marrėdhėniesh,
forma nė tė cilat elementėt lokalė ishin shumė
tė rėndėsishėm. Shembull tipik tė kėtyre
marrėdhėnieve tė reja pėrbėn nė kėtė
kohė Durrėsi dhe treva e tij (Epiri i Ri). Nė shek.
VII-VIII treva e Durrėsit pėrfaqėsonte njė arkondat,
ku pushteti dhe autoriteti ushtrohej nga arkondėt vendas. Kėta
ishin bartės tė autonomisė lokale dhe tė vetėqeverisjes.
Deri nė fillim tė shek. IX, Durrėsi dhe gjithė
prapatoka e tij kaluan njė fazė vetėqeverisjeje dhe
autonomie. Arkondė tė tillė, me atribute pushteti,
ndeshen nė tė njėjtėn kohė edhe gjetkė,
si nė Vageneti (Ēamėri), nė Kolonjė etj.

Zbehja e rrezikut arab, nė lindje, dhe keqėsimi i situatės
nė zotėrimet bizantine nė Ballkanin Perėndimor
dhe nė Italinė e Jugut, si rezultat i sulmeve tė
sllavėve e tė frankėve, e shtyu Perandorinė
Bizantine tė kalojė nė njė organizim tė
ri administrativ nė kėto treva, nė atė tė
temave.

Dihet se regjimi i temave, ose i provincave ushtarake, filloi tė
zbatohej qė nga shek. VII nė viset me emergjencė
ushtarake. Ai bazohej nė thelb nė rekrutimin e njė
ushtrie vendase nė radhėt e fshatarėsisė sė
lirė, e cila nė kėmbim tė tokės, ofronte
shėrbimin ushtarak. Nė krye tė temės qėndronte
strategu i emėruar drejtpėrdrejt nga perandori bizantin,
i cili pėrqendronte nė duart e tij si pushtetin ushtarak,
ashtu edhe atė civil. Pas tij vinin funksionarė vartės,
si pretori, nėnstrategėt, kartularėt, klisarkėt
etj.

Ndėr kėto ofiqe, pretori dhe kartulari kishin karakter
civil: pretori merrej me shqyrtimin e ēėshtjeve gjyqėsore
dhe dėrgohej nga pushteti qendror, kurse kartulari kryente
detyrat e sekretarit tė strategut. Ndėr detyrat e tij
kryesore ishte ndjekja e procesit tė rekrutimit tė trupave
ushtarake, ajo e problemeve financiare tė kancelarisė
etj. Nėnstrategėt e klisarkėt, qė dėshmohen
si pjesėtarė tė hierarkisė drejtuese nė
Temėn e Durrėsit, kryenin detyra kryekėput ushtarake
nė njėsitė pėrbėrėse tė Temės
apo nė sektorėt me rėndėsi tė posaēme
strategjike, siē qenė klisurat (ngushticat) qė
kontrollonin lėvizjet nė rrugėkalimet kryesore.

Nė shek. X nė krye tė Temės sė Durrėsit
gjejmė njė katepan qė kishte nė juridiksion
edhe zotėrimet bizantine tė Puljes (Itali). Nė shek.
XI komandanti i Temės sė Durrėsit thirret tashmė
me titullin dukė.

Organizimi i ri i temave synonte tė konsolidonte forcėn
ushtarake bizantine nėpėrmjet krijimit tė njė
ushtrie qė rekrutohej nė vend nga radhėt e stratiotėve
ose bujqve ushtarė, qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit
tė njė parcele toke kundrejt kryerjes sė shėrbimit
ushtarak. Mjaft tė dhėna historike provojnė se, nė
fakt, forcat ushtarake tė strategut tė Durrėsit pėrfaqėsoheshin
nga rekrutėt vendas (enkoroi dynameis).

Themelimi i Temės sė Durrėsit bie me siguri nė
dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. IX. Si
terminus ante quem mund tė konsiderohet njė letėr
e vitit 826 e patrikut tė Konstandinopojės, Teodor Studiti,
pėr kryepeshkopin e Durrėsit, Antonin, ku bėhet fjalė
pikėrisht edhe pėr njė funksionar laik, Thomanė,
nė atė kohė me detyrėn e hipatit e tė kartularit
nė Durrės.

Juridiksioni i Temės sė Durrėsit shtrihej prej Tivari
nė veri, nė Gjirin e Vlorės nė jug e nė
njė thellėsi drejt lindjes, qė kapte rrjedhėn
e lumit Drin. Territoret e tjera shqiptare, qė dilnin jashtė
kuadrit tė Temės sė Durrėsit, u pėrfshinė
nė temat fqinje tė Nikopojės, qė shtrihej nė
kufijtė e provincės sė dikurshme tė Epirit tė
Vjetėr, tė Selanikut, e cila kishte nėn juridiksionin
edhe viset e Kosovės e tė Maqedonisė Perėndimore,
dhe tė Dalmacisė. Tė gjitha kėto tema u krijuan
gjatė shek. IX. Vonė, nė vitet e para tė shek.
XI, nė viset e Maqedonisė Perėndimore u krijua njė
temė e re, qendra e sė cilės ishte Shkupi.

Tema e Durrėsit ishte nė qendėr tė sistemit
mbrojtės bizantin nė zotėrimet e perėndimit.
Kjo ėshtė arsyeja qė, nė raste tė veēanta,
nėn urdhrat e strategut tė Durrėsit viheshin edhe
forcat ushtarake tė temave fqinje, pėrfshirė ato
tė Italisė bizantine. Si rregull, veprimtaria e ushtrisė
sė temės pėrmblidhej brenda kufijve tė temės
pėrkatėse. Por, nė raste tė veēanta,
ushtria apo reparte tė veēanta tė ushtrisė
sė temės dėrgoheshin tė vepronin edhe nė
fronte tė tjera, siē ndodhte, p.sh. me luftėtarė
nga Tema e Durrėsit qė dėrgoheshin tė luftonin
nė Italinė e Jugut.

Njė karakteristikė dalluese pėr temėn e Durrėsit
ishte roli i madh qė elementi vendės shqiptar luante nė
strukturat administrative e ushtarake tė saj. Ushtria e temės
bazohej nė rekrutėt vendas. Nga ana tjetėr, edhe
elementė tė aristokracisė vendase luanin njė
rol tė rėndėsishėm duke u integruar nė
sistemin e temės e duke luajtur shpeshherė njė rol
parėsor nė drejtimin e saj. Njė rol tė tillė
ka luajtur p.sh. gjatė shek. X-XI familja e Krisilėve
nga Durrėsi. Pinjollė tė saj u nderuan deri me titujt
e lartė proteuon apo patric nga pushteti bizantin. Nė
vitet e fundit tė shek. X e nė fillimet e shek. XI, fati
i vetė qytetit tė Durrėsit e rrethinės sė
tij ishte nė duart e fisnikut Gjon Krisili, i cili ia dorėzoi
njė herė qytetin carit Samuel e ca vjet mė vonė
ia kaloi atė perandorit bizantin Bazili II. Aty nga viti 1040
i biri i Gjonit arriti tė emėrohej nga perandori bizantin
komandant i ushtrisė sė Temės sė Durrėsit
dhe i forcave lokale qė do tė shkonin tė shtronin
Dioklenė, qė kishte ngritur krye kundėr sundimit
bizantin. Pinjollė nga familje fisnike shqiptare tė Temės
sė Durrėsit, si Skurra, Vrana, Arianiti, Muzaka etj.,
arritėn tė zinin poste tė rėndėsishme nė
administratėn e Temės. Madje, ndonjė syresh ngjiti
shkallėt e karrierės edhe nė administratėn qendrore.

Duke lėnė mėnjanė brezin bregdetar tė Adriatikut,
bėrthamėn e Temės sė Durrėsit e pėrbėnte
vendi i Arbrit (greq. Al(r) banon, lat. Al (r) banum, sllav. Raban),
me njė fjalė treva e pėrfshirė midis Lezhės,
Vlorės, Ohrit e Dibrės. Vendi i Arbrit pėrfaqėsonte
mbėshtetjen kryesore tė Temės sė Durrėsit.
Prej andej vinin kontingjentet kryesore ushtarake tė Temės.
Rėndėsia e Arbrit ishte e tillė qė, nė
njė moment tė caktuar, tema e Durrėsit filloi tė
quhej "Tema e Durrėsit dhe e Arbrit". Njė emėrtim
i tillė veē rėndėsisė shprehte edhe individualitetin
dhe pavarėsinė e kėsaj krahine brenda kuadrit tė
temės sė Durrėsit. Nė fakt, Arbri ishte treva
ku mė tepėr se nė ēdo trevė tjetėr
shqiptare, proceset politike kishin ēuar qė herėt
nė krijimin e njė autonomie relative ndaj pushtetit bizantin.

Autori bizantin i shek. XI, Mihal Ataliati, e ka fjalėn pikėrisht
pėr trevėn e Arbrit kur thotė se marrėdhėniet
e shqiptarėve (Albanoi) me pushtetin bizantin ishin ndėrtuar
mbi bazėn e sistemit tė izopolitisė. Por nuk pėrjashtohet
qė pohimi i tij tė vlejė, ku mė shumė e
ku mė pak, edhe pėr treva tė tjera shqiptare. Sistemi
i izopolitisė ishte njė sistem i privilegjuar marrėdhėniesh
tė njė komuniteti tė caktuar me pushtetin bizantin.
Nė thelb ai pėrfaqėsonte njė lloj statusi federimi,
qė Perandoria Bizantine u akordonte popujve dhe bashkėsive
tė tjera, me tė cilat i lidhte feja dhe pėrbashkėsia
e interesave. Statusi i izopolitisė iu akordua nga Bizanti
pėr ca kohė edhe Venedikut. Izopolitia nėnkuptonte
njohjen e njė autonomie tė gjerė, pėrjashtimin
nga taksat e detyrimet kryesore, si dhe privilegje tė tjera.
Detyrimi kryesor i parashikuar nga njė sistem i tillė
kishte tė bėnte me furnizimin me trupa ushtarake, tė
drejtuara nga komandantė vendas, qė viheshin nė dispozicion
tė strategut bizantin (nė rastin tonė tė strategut
tė Durrėsit) nė rast fushatash ushtarake.

Tė pėrfshira nė ushtrinė bizantine, trupat e
Arbrit vepronin jo vetėm nė Temėn e Durrėsit,
por edhe jashtė saj, si edhe nė vende tė tjera, Maqedoni,
Greqi, Itali etj. Gjithsesi ato pėrbėnin njė strukturė
tė veēantė, qė dallohej nga masa tjetėr
e ushtrisė bizantine. Forca ushtarake, qė treva e Arbrit
arrinte tė nxirrte nė shekujt e mesjetės sė
hershme, pėrbėnte edhe bazėn e statusit tė veēantė
autonom qė ai gėzoi nė marrėdhėniet me
Perandorinė Bizantine.
Lufta kundėr ikonave dhe efektet e saj nė Shqipėri

Nė kohėn e sundimit tė Leonit III (717-741), Perandoria
Bizantine u pėrfshi nga njė konflikt i ashpėr i brendshėm
fetar. Nė thelb tė tij qėndronte interpretimi i ndryshėm
qė i bėhej rolit qė kishin imazhet e shenjta (ikonat)
kishin nė besimin e krishterė. Duke filluar nga koha e
Justinianit kulti i ikonave tė shenjtorėve (ikonolatria)
njohu njė pėrhapje aq tė gjerė nė kishėn
bizantine, saqė u kthye nė njė nga format kryesore
tė shprehjes sė ndjenjės fetare. Kishat e manastiret
u mbushėn aso kohe me ikona shenjtorėsh tė ēmuara
e tė kushtueshme, duke u bėrė njėherėsh
tregues i luksit dhe i pasurisė nė tė cilin notonin
kleri dhe institucionet fetare. Njė gjė e tillė ushqente
pakėnaqėsi nė njė masė tė gjerė
njerėzish tė ēdo niveli shoqėror, tė
cilėt mendonin se kisha duhej tė ishte si nė kohėn
e apostujve, e varfėr dhe e virtytshme. Nga ana tjetėr,
nuk mungonin edhe nė vetė gjirin e kishės prirje
kundėr kultit tė ikonave, sipas tė cilave njė
kult i tillė s’kishte asgjė tė pėrbashkėt
me krishterimin, si fe krejtėsisht shpirtėrore. Kėto
prirje ishin mė tė forta nė provincat lindore tė
Bizantit, tokė gjithnjė pjellore pėr lėvizje
fetare, ku vazhdonin tė mbijetonin mbeturina tė monofizizmit
dhe ku atė kohė po forcohej dhe po shtrihej sekti i pavlikanėve,
qė luftonte kundėr ēdo forme kulti fetar.

Mė nė fund, lufta kundėr kultit tė ikonave ishte
rezultat i ndikimit qė ushtronin mbi krishterimin bizantin
feja islame dhe ajo hebraike, me tė cilat Bizanti ishte nė
kontakt tė vazhdueshėm. Tė dyja kėto fe janė
prerazi kundėr ēdo forme tė riprodhimit nė
figurė tė shenjtorėve tė vet. Nė kėtė
mėnyrė, lufta kundėr kultit tė ikonave (ikonoklastia)
kishte rrėnjė tė thella fetare, kulturore e shoqėrore.

Perandor Leoni III, duke ndėrmarrė hapur betejėn
kundėr kultit tė ikonave, synonte nė radhė tė
parė tė afirmonte fuqinė e pushtetit qendror mbi
pushtetin e pakufizuar tė institucioneve fetare si dhe mbi
provincat, veēanėrisht ato periferike, qė jo rastėsisht
u rreshtuan nė krahun e adhuruesve tė ikonave. Ikonoklastia
ndeshi nė kundėrshtim tė ashpėr nė provincat
bizantine tė Italisė e tė Ilirikut, qė ishin
nėn juridiksionin kishtar tė Papės sė Romės.
Megjithatė edhe kėtu ikonoklastia nuk mungoi tė bėjė
pėr vete pėrkrahėsit e vet. Kėshtu, nga dy letra
qė teologu i njohur bizantin, Teodor Studiti, i dėrgoi
nė vitet 820, kryepeshkopit tė Durrėsit, Antonit,
dhe njė murgu tjetėr po nga Durrėsi, Dionisit, mėsohet
se ikonoklastia ishte pėrqafuar nė atė dioqezė
edhe nga pėrfaqėsues tė klerit rregullar (murgjit),
tė cilėt pėrgjithėsisht qenė kundėrshtarėt
mė tė rreptė tė saj.

Nuk ka prova se lufta e ikonave do tė ketė marrė
nė trevat shqiptare format e ashpra qė pati nė pjesė
tė tjera tė Perandorisė Bizantine. Megjithatė,
nė kuadrin e saj ndodhi njė ngjarje me rėndėsi
tė madhe pėr zhvillimet jo vetėm kishtare, por edhe
pėr ato politike nė trevat shqiptare. Perandori ikonoklast
Leoni III i shkėputi ato nga juridiksioni i Papės sė
Romės dhe i vuri nėn varėsinė e drejtpėrdrejtė
tė Patriarkatit tė Konstandinopojės (732). Ky hap,
i shoqėruar edhe me krijimin, nė fillim tė shek.
IX, tė temės bizantine tė Durrėsit e asaj tė
Nikopojės, ndikoi sė tepėrmi nė forcimin e kontrollit
tė pushtetit qendror nė kėto provinca perėndimore
tė Perandorisė.

https://dibra.albanianforum.net

7shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Re: Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:25

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Trevat shqiptare dhe Mbretėria Bullgare (shek. IX-X)
Njė ndėr arsyet kryesore tė krijimit tė Temės
sė Durrėsit nė gjysmėn e parė tė shek.
IX kishte qenė pėrballimi i presionit sllav, pėrkatėsisht
i atij bullgar. Qė nga fundi i shek. VII, nga shkrirja e fiseve
sllave dhe atyre bullgare (me origjinė turke), u krijua midis
Danubit e maleve Ballkan shteti i parė ballkanik sllav, Mbretėria
Bullgare, e cila shumė shpejt u bė njė rrezik i madh
pėr Perandorinė Bizantine. Aty nga mesi i shek. IX shteti
bullgar i kishte shtrirė kufijtė e tij nė Maqedoni
dhe, nėn mbretin Boris (852-879), pėrfshiu edhe brezin
midis lumit Devoll e Vjosė. Kėshtjellat e Devollit dhe
e Pulkeropolit (Beratit) u bėnė baza tė pushtetit
bullgar nė kėto anė. Nė vitin 864 Borisi pėrqafoi
sė bashku me popullin e vet, fenė e krishterė, duke
marrė emrin Mihal. Feja e re i dha kohezionin e duhur shtetit
sllavo-bullgar dhe i lejoi atij shtrirjen e mėtejshme nė
territoret bizantine. Nė kohėn e Simeonit (894-927), Bullgaria
arriti shtrirjen e saj mė tė gjerė. Me pėrjashtim
tė Durrėsit e tė Shkodrės, Simeoni pushtoi krejt
viset nė Shqipėrinė Qendrore e tė Poshtme. Nė
jug ai mori Vlorėn e njė pjesė tė mirė
tė Temės sė Nikopojės. Nė vitin 913 perandori
bizantin Konstandini VII u detyrua t'i njihte Simeonit titullin
“Perandor i Bullgarisė” dhe tė martohej me
njė vajzė tė carit bullgar. Ndėrkohė prej
vitesh Perandoria Bizantine ishte e detyruar t'u paguante bullgarėve
njė haraē tė pėrvitshėm.

Por paqja bullgaro-bizantine nuk vazhdoi gjatė. Nė vitet
qė ndoqėn ushtritė e Simeonit sulmuan Durrėsin
dhe shkretuan rrethinat e tij. Mė 918 bullgarėt u shtynė
nė jug nėpėr Temėn e Nikopojės dhe mbėrritėn
nė Gjirin e Korintit.
Gjithsesi ėndrra e car Simeonit, pėr tė krijuar njė
perandori bullgare nė vend tė asaj bizantine, pėrfundoi
me vdekjen e papritur tė tij mė 27 maj 927. Trashėgimtarėt
e tij, Pjetri e Borisi, nuk ishin nė lartėsinė e
Simeonit dhe u detyruan tė njihnin, kush mė shumė
e kush mė pak, sovranitetin bizantin.

Pushtimi bullgar la shenja tė dukshme edhe nė trevat shqiptare,
sidomos nė korridorin qė zgjatej nėpėr luginėn
e lumit Devoll e deri nė bregdet, ku ai vazhdoi tė ruhet
deri nė fillimet e shek. XI. Nė krye tė krahinave
tė veēanta kėtu u vunė bujarė bullgarė,
tė cilėt shpeshherė sollėn me vete njerėzit
e tyre, pėrfshirė edhe klerikė bullgarė, qė
ndihmuan pėr depėrtimin e njė kulture sllavo-bizantine
nė kėto treva. Nė gjysmėn e dytė tė
shek. IX nė zonėn e Ohrit, Korēės, Devollit,
Beratit zhvilloi aktivitetin e tij misionar Klementi i Ohrit, dishepull
i Cirilit e Metodit, i cili punoi pėr vite me radhė pėr
hapjen e shkollave e tė kishave sllave. Nga kjo kohė trevat
midis rrjedhės sė Devollit e tė Vjosės u pėrfshinė
nė ndikimin kishtar e kulturor tė Ohrit, tė cilin
bullgarėt e kthyen nė qendėr tė Patriarkatit
tė pavarur bullgar. Me pushtimin bullgar tė shek. IX-X
lidhet edhe lulėzimi i disa qendrave tė rėndėsishme
ushtarako-administrative e kishtare, siē ishin Devolli, Glavinica
(Ballshi) etj. Nė bazilikėn madhėshtore tė Ballshit
u gjet nė fillimet e shek. XX edhe njė mbishkrim i gdhendur,
qė kujtonte kthimin e Boris-Mihalit dhe tė popullit bullgar
nė fenė e krishterė mė 864.

Pas disa dekadash nėnshtrimi ndaj Perandorisė Bizantine,
si rezultat i njė kryengritjeje antibizantine qė pati
pėr epiqendėr Maqedoninė, nė fronin bullgar
erdhi car Samueli (976-1014). Nėn sundimin e tij, qendra e
shtetit bullgar u zhvendos nga lindja, Preslavi, nė Prespė
e nė Ohėr. Nė kėtė kuadėr trevat shqiptare
morėn njė rėndėsi tė dorės sė
parė dhe u pėrfshinė pėr sė afėrmi
nė konfliktin e gjatė midis Samuelit dhe Perandorisė
Bizantine. Car Samueli bashkoi nėn sundimin e tij krejt Maqedoninė
deri nė Selanik, trevėn e vjetėr bullgare midis Danubit
dhe vargmaleve Ballkan, si dhe Thesalinė, Temat e Nikopojės
e tė Durrėsit, si dhe Dioklenė e Rashėn nė
Veri. Nėn sundimin e tij u rimėkėmb Patriarkati i
pavarur bullgar, i cili vendosi pėrfundimisht selinė nė
Ohėr, kryeqendra e Samuelit.
Dėshmitė historike tregojnė se car Samueli nuk synoi
tė sjellė njė pėrmbysje nė strukturat administrativo-ushtarake
tė trevave shqiptare tė pushtuara prej tij. Kėshtu,
nė Diokle, ai la nė pushtet princin Gjon Vladimir, tė
cilit pėr mė tepėr i ofroi dorėn e vajzės
sė tij, Kozarės. Nė Durrės, pas vitit 997, Samueli
nuk i preku privilegjet dhe pushtetin e parisė sė qytetit,
qė pėrfaqėsohej nga familja e fuqishme e Krisilėve.
Gjon Krisili, proteuon i qytetit, e kishte favorizuar kalimin e
qytetit nė duart e Samuelit. Aleanca e carit bullgar me Krisilėt
e parinė durrsake u vulos edhe me martesėn e tij me tė
bijėn e Gjon Krisilit. Nė trevėn e Vlorės e
tė Beratit, Samueli ia besoi komandėn pinjollit tė
njė familjeje fisnike vendase, Elinagėr Frėngut.
Po kėshtu veproi nė Devoll, Kolonjė, Vageneti e gjetkė.
Shtrirja e pushtetit tė Samuelit nė kėto vende u
lehtėsua edhe pėr faktin se ai zbatoi njė sistem
tė ri detyrimesh ndaj fshatarėsisė, i cili mbėshtetej
mbi kontributet nė natyrė e nė lehtėsira tė
tjera.
Kundėrshtar i car Samuelit, qė nė fillim tė
sundimit tė tij, ishte perandori i ri bizantin, Bazili II,
i mbiquajtur "Bullgarovrasėsi", (976-1025). Pėrpjekja
e parė serioze e tij pėr tė goditur perandorinė
e Samuelit pėrfundoi me disfatė mė 986 nė afėrsi
tė Sofjes (Serdika). Pas kėsaj, perandor Bazili II kėrkoi
tė gjejė aleatė nė vetė trevat e pushtuara
nga cari bullgar. Nė vitin 1001 shpėrtheu kundėrofensiva
e madhe bizantine e Bazilit II.

Nė vitin 1004 Shkupi u kthye nė duart e bizantinėve
e pas njė viti, si rezultat i njė marrėveshjeje tė
fshehtė me proteuonin Gjon Krisili, edhe Durrėsi iu dorėzua
perandorit Bazili II. Qeveritari i vėnė aty nga Samueli,
Torona, dhėndėr i carit bullgar, u arratis nė oborrin
bizantin. Me anė premtimesh e tė marrėveshjeve paraprake,
Bazili II arriti tė bėjė pėr vete edhe qeveritarė
e fisnikė tė tjerė lokalė nė Berat e nė
Devoll. Pak nga pak rrethi u shtrėngua rrotull Ohrit, kryeqendrės
sė Samuelit. Nė qershor 1014, Bazili II i shkaktoi njė
disfatė tė rėndė ushtrisė bullgare nė
ngushticat e malit Belashik, nė rrjedhėn e sipėrme
tė Strumės. Rreth 15 000 luftėtarė tė Samuelit
u zunė robė. Vetė Samueli i shpėtoi me vėshtirėsi
kapjes dhe u strehua nė kėshtjellėn e Pėrlepit.
Bazili II urdhėroi tė verbohen robėrit bullgarė
dhe t'i dėrgoheshin carit tė tyre nė Pėrlep.
Pamja makabėr e kėsaj ushtrie tė verbėr e tmerroi
Samuelin qė vdiq nė vend (6 tetor 1014).
Vdekja e Samuelit shoqėroi edhe shpėrbėrjen e perandorisė
ballkanike tė tij. Ivan Vladislavi (1015-1018) u pėrpoq
tė vendoste pėrsėri hegjemoninė bullgare nė
provincat perėndimore tė Dioklesė, Durrėsit
e tė Nikopojės. Por, nė shkurt tė vitit 1018,
gjatė njė sulmi mbi Durrės, cari i fundit i Perandorisė
Bullgare mbeti i vrarė. Pas kėsaj, Bazili hyri triumfues
nė Ohėr, ndėrkohė qė ushtria e tij i shuajti
vatrat e fundit tė qėndresės bullgare nė lartėsitė
e Tomorrit, nė Vlorė e nė Thesali.
Pavarėsisht nga egėrsia me tė cilėn Bazili II
asgjėsoi Perandorinė Bullgare ndaj vendeve e popullsive,
qė futi pėrsėri nėn sundimin bizantin, ai ndoqi
njė politikė tė matur. Kėshtu, ai la kėtu
nė fuqi edhe paskėtaj sistemin e detyrimeve nė natyrė,
tė vendosur gjatė sundimit bullgar. Bujqit edhe paskėtaj
i detyroheshin shtetit njė mod grurė, njė mod miell
dhe njė shtambė verė. Patriarkati i Ohrit vėrtet
u ul prej tij nė shkallėn e kryepeshkopatės, por
edhe kėshtu Bazili II i njohu kėsaj njė sėrė
privilegjesh qė kisha e Ohrit i kishte fituar nė kohėn
e sundimit bullgar. Po kėshtu nuk u prek juridiksioni i kryepeshkopatės
sė Ohrit, e cila me gjithė protestat e kryepeshkopatave
fqinje, veēanėrisht asaj tė Durrėsit, vazhdoi
tė ketė nė varėsi mjaft peshkopata qė s'kishin
qenė sufragane tė sajat dhe qė ishin bėrė
tė tilla nėn sundimin bullgar. Kėto tė fundit
perandori Bazili II i pajisi me toka e bujq me anė diplomash
tė veēanta. Me toka, privilegje, tituj dhe me ofiqe
Bazili II pajisi edhe ata krerė shqiptarė, qė gjatė
luftėrave me Samuelin kishin qėndruar nė krah tė
tij. Njėrit prej tyre, patricit David Arianiti, qė llogaritej
ndėr komandatėt mė tė shquar tė tij nė
betejat me bullgarėt, perandori i besoi postin e rėndėsishėm
e delikat tė strategut tė Temės sė porsakrijuar
tė Shkupit. Kjo Temė sė bashku me Temėn tjetėr
tė Paradunavit (Bullgari) kishin pėr detyrė tė
kontrollonin territoret e mbretėrisė sė dikurshme
bullgare dhe tė shtypnin qė nė embrion ēdo
pėrpjekje tė re pėr shkėputje nga Bizanti.
Nė krye tė Temės sė Durrėsit, pikėmbėshtetja
kryesore e bizantinėve nė bregdetin Adriatik, u vu njė
dukė, njėlloj si nė Temėn e Selanikut, gjė
qė nėnvizonte rėndėsinė e veēantė
tė saj. Po kėshtu u veprua mė vonė edhe me Temėn
e Shkupit.

https://dibra.albanianforum.net

8shqiptare - Mesjeta Shqiptare Empty Re: Mesjeta Shqiptare 18.09.08 12:28

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kryengritjet e mėdha antibizantine tė shek.
XI

Bazili II ishte perandori i fundit i dinastisė maqedone qė
mundi tė ruajė ekuilibrin e brendshėm shoqėror
e politik midis interesave tė shtetit, atyre tė aristokracisė
feudale dhe tė fshatarėsisė sė lirė, si
dhe tė stratiotėve qė pėrbėnin shtyllėn
kurrizore tė shtetit bizantin. Me vdekjen e tij (1018) ky ekuilibėr
u prish: aristokracia feudale, civile apo ushtarake filloi t'i rrisė
nė mėnyrė tė pakontrolluar pronat e veta duke
gllabėruar pronėn e vogėl. Pronarėt e vegjėl
e humbėn pak nga pak statusin e mėparshėm tė
lirisė dhe u kthyen nė fshatarė tė varur. Pėr
njė kohė tė gjatė shteti bizantin, e nė
radhė tė parė perandorėt e dinastisė maqedone
(shek. IX-XI) ishin pėrpjekur t'i vinin fre procesit tė
krijimit tė pronės sė madhe dhe tė zhdukjes
sė pronės sė vogėl tė fshatarit. Fshatari
i lirė si dhe stratioti, qė merrte nga shteti njė
parcelė toke kundrejt pėrmbushjes sė detyrimit fiskal
e atij ushtarak, kishin pėrfaqėsuar pėr shumė
kohė burimin kryesor tė tė ardhurave tė arkės
perandorake dhe njėherėsh elementin bazė tė
ushtrisė bizantine. Por nė kushtet e reja qė u krijuan
pas vdekjes sė Bazilit II, pronarėt e vegjėl u gjendėn
pėrballė njė sulmi tė dyfishtė: tė
aristokracisė feudale tė tokės, nga njėra anė,
dhe tė shtetit bizantin qė rėndoi nė mėnyrė
galopante barrėn e taksave nė dėm tė tyre. Pėr
rrjedhojė u krijua njė gjendje shpėrthyese, e cila
jo rastėsisht arriti kulmet e saj nė territoret ballkanike
tė goditura rėndė nga luftėrat e fundit bullgaro-bizantine.
Nė vitin 1040 shpėrtheu kėtu njė kryengritje
e fuqishme kundėr pushtetit qendror e udhėhequr nga Pjetėr
Deljani, njė bujar bullgar qė e mbante veten pėr
nip tė car Samuelit dhe qė e shpalli sakaq veten car.
Kryengritja prej Beogradit u pėrhap me shpejtėsi drejt
Nishit e Shkupit. Strategu bizantin i Durrėsit, Bazil Sinadeni,
mblodhi ushtarakė tė temės sė tij dhe shpejtoi
t'u zėrė rrugėn kryengritėsve tė Pjetėr
Deljanit "pėrpara se e keqja tė pėrhapej",
siē shprehet kronisti Johan Skilice qė pėrshkruan
kėtė ngjarje. Por revolta preku edhe vetė radhėt
e ushtrisė sė Temės sė Durrėsit dhe njė
ushtarak me emrin Tihomir ngriti flamurin e kryengritjes nė
zonėn e Dibrės, ku ishin dislokuar forcat e strategut
tė Durrėsit. Kėtu kryengritėsit i arriti Pjetėr
Deljani me tė vetėt. Forcat e kryengritėsve u bashkuan
nėn drejtimin e Pjetėr Deljanit, qė ndėrkohė
kishte hequr qafe Tihomirin. Paskėtaj forcat kryengritėse
iu drejtuan Durrėsit, tė cilin e morėn, dhe mė
tej morėn Selanikun. Flakėt e kryengritjes pėrfshinė
sakaq edhe temėn e Nikopojės, popullsia e sė cilės
ishte tejet e pakėnaqur nga arbitrariteti i nėpunėsve
perandorakė. Bizantinėt mundėn tė mbanin kėtu
vetėm kėshtjellėn e Naupaktit mbi Gjirin e Korintit.
Megjithatė, si rezultat i kontradiktave qė vazhduan tė
ekzistojnė nė gjirin e drejtuesve tė kryengritjes
edhe pas vrasjes sė Tihomirit, lėvizja u shua mė
shpejt nga ēka pritej po tė kihen parasysh pėrmasat
e saj. Kėtu luajti rolin e vet edhe njė djalė i carit
bullgar Ivan Vladisllav, Alusiani, qė u arratis nga Konstandinopoja
ku mbahej rob dhe u bashkua me kryengritėsit. Pasi eliminoi
Pjetėr Dejlanin, Alusiani u vu nė krye tė kryengritėsve.
Por pas njė beteje tė pasuksesshme me trupat perandorake,
Alusiani iu dorėzua perandorit bizantin duke shpejtuar kėshtu
edhe fundin e kryengritjes. Megjithatė kryengritja e madhe
e vitit 1040-1041 ishte sinjali i parė i fuqishėm i tensioneve
shoqėrore qė do tė mbėrthenin Perandorinė
Bizantine. Nė tė njėjtėn kohė, ajo qe njė
tregues i hendekut tė madh qė ishte krijuar ndėrkohė
midis pushtetit qendror bizantin dhe provincave perėndimore
tė tij, ku bėnin pjesė edhe trevat shqiptare.

Rreth 30 vjet pas kryengritjes sė Pjetėr Dejlanit, njė
tjetėr lėvizje shpėrtheu nė Kosovė, nga
ku u hap me shpejtėsi nė viset fqinje. Kryengritėsit
kėrkuan t'i printe princi i Dioklesė, Mihali, i cili dėrgoi
pėr kėtė qėllim tė birin, Konstandin Bodinin.
Nė Prizren kryengritėsit e shpallėn Bodinin mbret
tė tyre. Me Bodinin u bashkua edhe paria e Shkupit me kreun
e saj, Gjergj Vojtehu, i cili erdhi vetė nė Prizren. Nė
Prizren kryengritėsit thyen keqas edhe forcat e dukės
bizantin tė Shkupit, qė u dėrguan kundėr tyre.
Pas kėsaj kryengritėsit morėn Nishin, Ohrin, Devollin
dhe vetėm nė Kostur forcat e riorganizuara bizantine mundėn
tė thyenin grupin kryesor tė kryengritėsve. Pjesa
tjetėr e kryengritėsve, me "mbretin" Bodin,
ishte pėrqendruar nė Nish. Nė pėrpjekje pėr
tė sulmuar e pėr tė pushtuar Shkupin, forcat e Bodinit
u thyen keq nga ushtria bizantine e dėrguar me ngut nga perandori
bizantin "pėr tė shuar flakėn, pėrpara
se ajo tė merrte dhenė", siē ėshtė
shprehur njė kronist bizantin, dėshmitar i ngjarjes.

Gjatė betejės Bodini u zu rob dhe u dėrgua nė
Konstandinopojė ku u mbyll nė manastirin e Serxhit e tė
Bakut derisa i ati i tij, Mihali i Dioklesė, organizoi arratisjen
e kthimin e tij nė atdhe.

Marrėdhėniet e Perandorisė Bizantine me Bodinin e
Dioklesė vazhduan edhe mė tej tė tensionuara. Pas
betejės sė vitit 1082 nė rrethinat e Durrėsit,
kur Bodini nuk u erdhi nė ndihmė ushtrive bizantine tė
angazhuara nė njė betejė vendimtare me normanėt
e Robert Guiskardit, princi i Dioklesė i shfaqi hapur ambicjet
pėr ta shtrirė sundimin e vet sa nė viset e Dalmacisė,
nė veri, aq edhe nė territoret e Temės sė Durrėsit,
nė jug. Madje, sipas Kronikės sė Priftit tė
Dioklesė, pėr njė periudhė tė shkurtėr
Bodini mundi tė pushtojė dhe tė mbajė temėn
nė fjalė, sė bashku me kryeqendrėn e saj, Durrėsin
(tulit atque obtinuit totam terram Duracinorum et ipsam civitatem
Durachium). Perandori bizantin, Aleksi I Komneni, dėrgoi atėherė
si strateg tė Durrėsit njė kunatin e tij, Johan Duka,
i cili rifitoi kontrollin mbi Temėn e Durrėsit dhe e mbajti
Bodinin larg territoreve tė saj.

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi