Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Zararet e tė rinjve Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Zararet e tė rinjve Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Zararet e tė rinjve Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Zararet e tė rinjve Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Zararet e tė rinjve Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Zararet e tė rinjve Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Zararet e tė rinjve Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Zararet e tė rinjve Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Zararet e tė rinjve Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Zararet e tė rinjve Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Zararet e tė rinjve Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Zararet e tė rinjve Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Zararet e tė rinjve Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Zararet e tė rinjve Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Zararet e tė rinjve Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Zararet e tė rinjve

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Zararet e tė rinjve Empty Zararet e tė rinjve 08.09.08 10:18

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral





Prezantues: Muhamed El-ivedij



Falenderimet janė pėr Zotin, paqa dhe mėshira e Zotit, qofshin mbi profetin Muhamed a.s, familjen dhe shokėt e tij tė nderuar.

Nė emisionin e kaluar, folėm mbi zararet qė burojnė nga tė rinjtė dhe cėnimi i tė drejtave tė tjerėve prej tyre. Ajo qė ėshtė mė e keqe se kjo, ėshtė deklarimi dhe mburrja me kėto vepra dhe dukuri negative. Gjithashtu, thamė se faktorėt janė tė shumtė dhe tė ndėrlikuar.

Kėtė emision dua ta filloj me njė thėnie tė Profetit a.s, me tė cilin ai na mėson edukatėn dhe vlerat morale. Siē thamė dhe nė emisionin e kaluar, ne patjetėr qė duhet tė kemi njė referencė, e cila na frymėzon pėr vlerat pozitive dhe ato negative. Feja jonė ėshtė referenca mė e mirė nė kėtė aspekt, pasi ajo ėshtė fe e vlerave dhe e moralit.

Thotė Profeti a.s:”Unė jam dėrguar pėr tė plotėsuar moralet e larta.”

Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:”Besimi ėshtė gjashtėdhjetė e ca degė, mė e mira prej tyre ėshtė fjala “La ilahe il-la Allah” kurse mė e vogla ėshtė largimi i mbeturinave nga rruga. Turpi ėshtė degė e besimit.”

Ebu Dherri, e pyeti Profetin a.s njė ditė:”Cila nga veprat ėshtė mė e mirė para Zotit?” Profeti a.s iu pėrgjigj:”Tė besosh nė Zotin dhe tė luftosh nė udhėn e Tij.” Mė pas Ebu Dherri e pyet sėrish:”Cili ėshtė skllavi mė i pėrshtatshėm pėr t’i dhėnė lirinė?” Profeti a.s i thotė:”Mė i shtrenjti dhe mė i dobishmi pėr padronin.” Ebu Dherri pyeti:”Po nėse nuk kam skllav?” Profeti a.s i thotė:”T’i vish nė ndihmė njė tė humburi dhe nevojtari dhe tė pėrkrahėsh njė tė vobektė.” Mė pas, Ebu Dherri pyet njė pyetje me tė cilėn u hap derėn e tė mirave tė gjithė dashamirėsve tė sė mirės. Ai e pyeti Profetin a.s:”O i dėrguari i Zotit! Po sikur tė fishkem, tė venitem dhe tė mos mundem t’i kryej obligimet dhe tė mos e kem gjallėrinė pėr vepra tė mira si mė parė?” Profeti a.s i tha:”Tė mos u bėsh keq njerėzve – vini re, Profeti a.s nuk cilėsoi besimtarėt, muslimanėt, komshinjtė, farefisin... por pėrgjithėsoi – ėshtė sadaka pėr veten tėnde.”

Thjesht duke mos qenė i dėmshėm pėr tė tjerėt dhe shoqėrinė, ti o njeri shpėrblehesh. Me kėtė, shohim qė Profeti a.s e zgjeroi rrethin dhe konceptin e sadakasė.

Nė Sheriatin islam, muslimani ėshtė i obliguar tė respektojė detyrat kundrej Zotit tė tij dhe kundrejt njerėzve dhe llojit tė vet. Nė obligimet ndaj Tij, Zoti i madhėruar mund tė falė dhe tolerojė, por pėrsa u ket obligimeve kundrejt njerėzve duke i dėmtuar fizikisht dhe moralisht, duke cėnuar pasuritė, nderin, emrin dhe opinionin etj... Zoti nuk tė fal, gjersa tė tė falė vetė personi tė cilit i ke shkaktuar dėm.

Zararet e shumta qė shohim tė ndodhin duke cėnuar jetėn private tė njerėzve, ėshtė diēka dėshpėruese dhe shqetėsuese pėr tė gjithė ne.

Pėrveē sa pėrmendėm nė emisionin e kaluar, dua tė shtoj dhe njė rast tjetėr.

Njė funksionar nė policinė e qarkullimit rrugor, mė tha gjatė njė koknference mbi problemet e qarkullimit rrugor:”Gjatė orarit tė punės, vura re njė makinė tė ndaluar. Brenda makinės kishte fėmijė, tė cilėt papritur hodhėn njė qese tė mbushur me mbeturina nė rrugėn e pastėr. Unė u afrova dhe pashė qė brenda nė makinė ndodheshin dhe dy prindėrit e fėmijėve. Me edukatė, u thashė prindėrve:”Mė falni, por fėmijėt tuaj sapo hodhėn njė qese me mbeturina nė rrugė.” Menjėheė nėna e fėmijėve ndėrhyri dhe tha:”A nuk tė vjen turp qė e krahason veten me kėta fėmijė?!”

Kjo do tė thotė qė nėna e tyre e justifikonte atė qė bėnė fėmijėt e saj pak ēaste mė parė. Pėr tė nuk kishte problem dhe asnjė tė keqe se u ndot rruga dhe ambjenti. Pėrgjegjės pėr sjelljet dhe fenomenet negative qė janė pėrhapur mes tė rinjve dhe fėmijėve tanė, ėshtė e gjithė shoqėria.



Cilat janė ato tė fshehta qė e forcojnė dhe stimulojnė vullnetin e mirė?

Vullneti i mirė pėr t’a stimuluar njė tė ri qė tė kontrollojė sjelljet e tij, me qėllim qė tė jenė konform ligjeve tė Zotit dhe normave morale tė shoqėrisė, forcohet dhe konsolidohet me anė tė mbikqyrjes sė Zotit, reflektimit tė sjelljeve, edukimi i mirė, dashuria e shoqėrisė, respekti i vetes etj... Tė gjithė kėto faktorė, ndėrtojnė dhe formojnė njė rini tė pėrgjegjshme dhe tė moralshme.

Ndėrhyrje nga njė pjesmarrės nė takim:”Doja tė them se shumė prindėr dhe familje sillen nė mėnyrė shumė tė ashpėr nė ndėshkimin e fėmijėve tė tyre rebelė dhe kjo ndikon negativisht nė formimin e tyre.”

Dr. Muhamed El-Ivedij:”Kur fėmijė bėn ndonjė zarar tė madh, shkakton rrėmujė nė klubin ku ėshtė rregjistruar, shqetėson ndonjė familje nė treg, ngacmon vajzat nė shkollė etj... padyshim qė gjėra tė tillė i shqetėsojnė dhe i shokojnė prindėrit. Edhe pse shpesh herė gjenden para rasteve shokuese, prindėrit duhet tė dinė si tė komunikojnė me fėmijėt e tyre dhe tė gjejnė mėnyrėn mė tė mirė pėr t’i shtruar problemet. Por tė mos harrojmė, disa vepra dhe zarare tė fėmijėve, i vėnė nė pozitė tepėr tė vėshtirė prindėrit.

Unė do u rrėfej njė histori, tė cilėn e pėrmend Muhamed Arifi nė librin e tij:”A po kėrkon punė?” Nė kėtė histori, tregohet se pėrse ndonjėherė babai apo nėna, ndėrmarrin vendime tė paarsyeshme dhe tė pallogjikshme, madje ndonjėherė dhe kundėr parimeve dhe normave fetare.

Kjo histori, bėn fjalė pėr njė vajzė tejet tė pėrkėdhelur, tė cilės babai i kishte plotėsuar tė gjithė kushtet dhe i plotėsonte ēdo dėshirė. Shkollėn e mesme e pėrfundoi nė njė shkollė private dhe me tė pėrfunduar vitin e fundit, i kėrkoi babait t’i blente njė makinė. Babai refuzoi duke i thėnė se universitetin e kishin afėr shtėpisė dhe se pothuaj tė gjithė pjestarėt e familjes kishin makina dhe kushdo mund ta dėrgonte nė shkollė me makinėn e tij. Kur pa kundėrshtimin e babait, vajza kaloi nė planin B, njė ndėr planet e suksesshme. Lotėt e saj patjetėr qė do i preknin ndjenjat e babait. Kur pa lotėt e vajzės, babai ia plotėsoi menjėherė dėshirėn, edhe pse paratė pėr makinėn i morri borxh.

Me tė ardhur stina e verės, vajza i thotė babait:”O baba! Unė dhe disa shoqe tė besueshme, kemi rėnė dakort qė tė shkojmė nė Londėr pėr tė mėsuar mė mirė anglishten.”

Babai e refuzoi dhe u pėrpoq ta bindė me argumente fetare dhe logjikė, qė njė udhėtim i tillė ishte i pamenduar mirė dhe i panevojshėm. Menjėherė vajza filloi tė qajė.

Duke parė qė vajza e tij e kishte bėrė ves tė qarėt sa herė dėshironte t’i plotėsoheshin tekat, babai i tha:”Dakort o bija ime! Shko nė Londėr, por para se tė shkosh nė Londėr, le tė shkojmė familjerisht nė Meke, tė kryejmė Umren dhe pastaj mund tė shkosh ku tė duash.”

Vajza e gėzuar i pregatiti tė gjithė rrobat dhe gjėrat e duhura pėr nė Londėr. Pasi tė gjithė ishin gati, u nisėn me makinė pėr nė Meke. Gjatė rrugės, babai lė autostradėt dhe hyn nė njė rrugė tė pa asfaltuar, duke ēarė pėrmes shkretėtirės. Tė ēuditur familjarėt e pyetėn se ku po shkonin. Babai u tha:”Kemi disa tė afėrm, tė cilėt ka mbi dhjetė vite qė nuk i kemi parė.”

Para se tė udhėtonin, babai kishte folur nė telefon me njė familje tė njohur, tė cilėt banonin nė shkretėtirė dhe merreshin me ruajtjen dhe shtimin e deleve. Atyre u kishte kėrkuar qė djalin e tyre ta martojnė me vajzėn e tij dhe kishte caktuar me ta dhe ditėn e vizitės. Kėshtu, ata sapo ishin nisur pėr nė ēadrėn e dhėndrit, pa ditur gjė vajza dhe pjesa tjetėr e familjes.

Vajza ishte mėsuar tė udhėtojė me makinė luksoze, pėrdorte kremėrat mė tė shtrenjtė pėr lėkurėn e trupit, vendoste makiazh dhe rregullohej pothuaj ēdi ditė tek parrukierja. Kurse dhėndri qėndronte gjithė ditėn duke u marrė me bagėti, gjithė pluhur dhe djersė. Nė darkė i duhej tė mjelė delet, tė valojė qumėshtin dhe tė merret me pėrpunimin e tij.

Me tė arritur tek ēadrat, burrat hynė nė ēadėr me burrat kurse gratė me gratė. Pasi u ulėn, babai i vajzės i tha dhėndrit:”Ta kam dhėnė vajzėn si grua, sipas librit tė Zotit dhe traditės sė Profetit a.s.” Kurse dhėndri nga ana e tij tha:”E pranoj” dhe kėshtu tė dy palėt ranė dakort.

Kur gratė dolėn nga ēadra, vajza ishte tmerruar nga pluhuri dhe rrėmuja qė kishte parė brenda. Madje, u ruhej mushkonjave dhe trembej prej tyre si tė ishin luanė. Po ashtu doli dhe dhėndri beduin, me kaēurrela tė gjatė dhe gjithė djersė. Babai iu drejtua vajzės me fjalėt:”Tė trashėgohesh bija ime! Ky ėshtė burri yt.” Fillimisht kujtuan se po bėnin shaka, por kur vajza e kuptoi se nuk ishte shaka, filloi tė kapej pas rrobave tė nėnės dhe tė qajė me dėnese:”O mama! Ku po mė lini kėshtu?!” Nėna e vajzės iu drejtua babait:”A seriozisht e ke o filan?!” “Sigurisht qė seriozisht e kam - iu pėrgjigj ai – Lėre vajzėn tė mėsohet me jetėn!”

Familja hypėn pėrsėri nė makinė dhe u kthyen nė shtėpi, pasi kryen Umren.

Unė dua t’ju pyes juve tani:”Ky vendim i babait, ėshtė i llogjikshėm apo jo?”

Padyshim qė kjo qė bėri ky baba ėshtė diēka e gabuar. Njė vendim i tillė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me normat dhe ligjet e fesė. Por, shpesh herė janė fėmijėt atė qė i detyrojnė prindėrit tė ndėrmarrin vendime dhe ndėshkime tė papėrshtatshme, pėr tė kuruar zararet e tyre.

Ndėrhyrje nga njė i ri:”Unė jam i bindur se shoqėria e keqe janė faktori mė i rėndėsishėm pėr devijimin dhe zararet e dikujt.”

Dr. Muhamed El-Ivedij:”Ashtu ėshtė. Ajo qė e bėn njė tė ri tė devijojė dhe tė marrė rrugė tė keqe, janė shkaqe tė jashtme dhe tė brendshme.

Unė doja tė pėrqendrohem nė faktin se njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė e mbron njeriun nga devijimi dhe rruga e keqe, ėshtė besimi dhe ndjenja se Zoti e vėshtron nė ēdo ēast. Besimi shtohet me vepra tė mira dhe dobėsohet me gjynahe. Sa mė shumė tė shtohet dhe tė forcohet besimi, forcohet dhe qėndresa ndaj veprave tė kėqia dhe gjynaheve. Ne muslimanėt duhet ta adhurojmė dhe ta besojmė Zotin, njėlloj sikur e shohim, pasi edhe pse nuk e shohim, Ai na sheh neve.

Nėse unė dhe ti, qytetari dhe fshatari, inxhinieri dhe doktori, shitėsi dhe blerėsi... do e besonim dhe adhuronim Zotin, njėlloj sikur e shihnim me sy, vallė a do i shkonte mendja kujt pėr tė bėrė keq? A mund tė mashtrojė dhe dėmtojė tė tjerėt, dikush qė ėshtė i bindur se Fuqiploti dhe i Gjithėdituri e vėshtron?

Ne tė gjithė i frikėsohemi policit tė trafikut, nėse e kalojmė semaforin me dritė tė kuqe. Tė gjithė i frikėsohemi ligjit dhe shtetit, kur i thyejmė ligjet. Vallė ku ėshtė frika jonė nga Mbikqyrėsi suprem, qė vėshtron dhe ka nėn kontroll gjithēka?

Thotė Zoti nė Kuran:” A nuk e di ai se Allahu i sheh tė gjitha?!” (Alak: 14)

“Ai din pabesinė e syve dhe atė qė fshehin zemrat.”

Nėse njeriu do tė adhuronte Zotin sikur e shikon me sy, ai kurrė nuk do tė devijonte nga rruga e drejtė.

Njė nga faktorėt qė ndikojnė pėr devijimin e njė tė riu dhe shtimin e veprave tė ulėta, ėshtė shoqėria. Shoqėria e keqe gjithmonė tė nxit dhe kurajon pėr vepra tė ulėta. Fillimisht ata pėrpiqen tė ulin vlerėn e namazit dhe adhurimeve tė tjera.

Ditėn e Kijametit, kur tė zbulohet gjithēka, kur t’i njohėsh armiqtė nga miqtė, kur tė mos ketė mė komplimenta, kur gjithēka tė jetė e bardhė, njerėzit do tė pyesin dhe interesohen mbi shokėt dhe miqtė e tyrė tė kėsaj bote. Nė suren Saffat, Zoti pėrshkruan gjendjen e banorėve tė xhenetit, tė cilėt pyesin njėri-tjetrin pėr miqtė e kėsaj bote. Thotė Zoti nė Kuran:”Ata do t’i qasen njėri-tjetrit e do tė bisedojnė. Dhe njėri prej tyre dotė thotė:”Unė kam pasur njė shok, i cili mė thoshte:”Vallė, edhe ti je nga ata qė besojnė? Dhe se kur tė vdesim e tė bėhemi eshtra e pluhur, do tė japim llogari vėrtet?!” (Saffat: 50-53)

Ky ėshtė njė njeri, qė miqve tė tij nė xhenet, u tregon mbi shokun qė tallej me tė. Duke dashur qė ta dijė fundin e kėtij shoku, ai u thotė shokėve tė tij nė xhenet:”A doni ta shikoni ? (atė qė mė qortonte pėr shkak tė besimit tim)

Dhe ai do tė shikojė poshtė dhe do ta shohė atė nė mes tė Zjarrit flakėrues e do t’i thotė: “Pėr Allahun! Pėr pak mė shkatėrrove edhe mua.” (Saffat: 554-55)

Kjo ishte njė panoramė e shkurtėr mbi atė qė do tė ndodhė Ditėn e Kijametit, mes shokėve dhe miqve tė kėsaj bote.

Shoqėria e keqe ndikon negativisht nė lidhjet e tua me njerėzit e tjerė, familjen dhe tė afėrmit. Ata tė bėjnė tė rrezikshėm dhe gjithė tė meta. Ti bėhesh i padobishėm pėr fenė tėnde, pėr prindėrit dhe pėr shoqėrinė nė pėrgjithėsi.

Ne kemi nevojė qė t’i forcojmė lidhjet me librin e Zotit, ta lexojmė atė sa mė shpesh dhe tė karrikohemi me energjitė e tij. Njeriu ėshtė i dobėt dhe e ka tė vėshtirė t’u rezistojė tundimeve tė kėsaj bote, epsheve, shoqėrisė sė keqe...

Dy komponentėt mė tė rėndėsishėm pėr tė rregulluar sjelljet dhe pėr t’u rezistuar joshjeve, janė ndjenja e mbikqyrjes sė Zotit dhe shoqėria e mirė.

Ashtu siē kemi obligime pėr veten dhe familjen tonė, ne kemi obligime dhe detyra dhe pėr mbarė shoqėrinė ku jetojmė. Dhe njė nga kėto detyra ėshtė qė tė mos u sjellim probleme dhe trazira.

Le tė kujtojmė sėrish dialogun qė ndodhi mes Ebu Dherrit dhe Profetit a.s. Ai e pyeti Profetin a.s:”O i dėrguari i Zotit! Po sikur tė fishkem, tė venitem dhe tė mos mundem t’i kryej obligimet dhe tė mos e kem gjallėrinė pėr vepra tė mira si mė parė?” Profeti a.s i tha:”Tė mos u bėsh keq njerėzve, ėshtė sadaka pėr veten tėnde.”

Ne e kemi tė nevojshmė tė jemi pozitivė nė familje dhe nė shoqėri. Nėse nuk mundemi tė jemi produktivė dhe pozitivė, tė paktėn tė mos jemi negativė.

Zoti ju shpėrbleftė me tė mira dhe paqja e Tij qoftė me ju.

















https://dibra.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi