Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Rrjert11Rruga e Arberit, nje korridor gjitheshqiptar Rruga e Arbrit ka qenė rrugė evjetėr mė rėndėsi krahas rrugės Egnatia.Ajo njihet si rruga Durrės – Fusha e Arbėrit (Tiranė) –Mat – Dibėr. Kjo rrugė kalonte nėpėr territorin e shtetit tė Arbėrit, qė siē dihet nga historia shtrihej nga Mirdita e sotme, pėrfshinte Matin, Ēermenikėn, Tomadhen, Benden, fushėn e Tiranės e tė Krujės dhe deri nė Elbasan, pa pėrfshirė njė brez bregdetar ne tė dy anėt e qytetit tė Durrėsit.

Kjo rrugė njihet qė nė shekullin e parė nė kohėn e romakėve. Por nė Mesjetė mori rėndėsi edhe me ndėrhyrjen e venedikasve, ajo edhe rinovohej herė mbas here, duke ndėrtuar mure mbrojtėse, ura tė stilit venecian etj. Rruga pėr arsye tė thyerjeve tė terrenit shfrytėzohej pėr karvane dhe atje ku ishte e pėrshtatshme shfrytėzohej me karro tė tėrhequra me kafshė (kuaj e qe).

Kjo rrugė shėrbente nė mėnyrė tė veēantė pėr tregtinė me Venedikun, Raguzėn, Romėn etj., me vendet lindore tė Adriatikut. Pėr kėtė dėshmojnė edhe dy dokumente tė vjetra: E para nė fillim tė shekullit tė XIII-tė, ku Dhimitri “Princi i madh i Arbrit” garanton kalim tė sigurt nė tokat e tij, pra nėpėr rrugėn e Arbrit. E dyta ėshtė e vitit 1429, e cila ėshtė firmosur nga Gjon Kastrioti dhe bijtė e tij, ku figuron dhe Gjergj Kastrioti.

Rruga e Arbrit ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė kohėn e Gjon Kastriotit dhe birit tė tij Skėnderbeut. Kjo rrugė qė kalonte afėr kalasė sė Petralbės, nė Gur tė Bardhė, lidhte kėtė kala tė rėndė sishme mė kalanė e Stelushit, me atė tė Sfetigradit, tė Petrelės dhe atė tė Krujės.

Rruga e Arbrit fillon nė Durrės, kalon nėpėr fushėn e Tiranės, nė Shkallė tė Tujanit, nė fshatin Bastar dilte nė Qafė Murrizė, kalon nėpėr Xibėr, nė Qafė Shkallė dhe dilte tė Pazari i Urės nė Klos dhe nėpėr Klos katund dilte nė Qafė Buall – Bulqizė – Vau i Drinit – Gjoricė – Dibėr – Shkup. Kjo rrugė ka vazhduar deri nė 1932, kur ėshtė hapur rruga automobilistike Krujė Burrel. Qė nė atė kohė nuk ėshtė pėrdorur mė dhe kalldrėmet dhe gjurma e rrugės ėshtė prishur.

Qyteti i Tiranės pas vitit 1922 kur filloi tė rritet, rrugėn qė vazhdonte nė atė tė vjetrėn e emėroi Rruga e Dibrės dhe nė atė emėr ėshtė dhe sot. Ndėrsa rruga nga jashtė rrethinave tė qytetit tė Tiranės; Rrapi i Treshit – Brar – Qafė Murizė – Qafė Buall – Dibėr quhet Rruga e Arbėrit. Leverdia qė ka kjo rrugė ėshtė se shkurton distancėn rreth 100 km, ndėrtohet sipas parametrave kohorė, pėrmirėson jetesėn e 1.5 milion banorėve, lidh popullsinė e Maqedonisė Perėndimore e Kosovėn me portet e Durrėsit dhe tė Shėngjinit Lezhė, me Malin e Zi, Bosnjė-Hercegovinė e Kroacinė, duke pėrtėrirė traditat e tregtisė e tė bashkėpunimit mė shtetet qė pėrbėnin Jugosllavinė.

Hapja e kėsaj rruge ėshtė miratuar nga Kėshilli Kombėtar i Rrugėve qė nė vitin 2004 dhe ka filluar punimet vitin e kaluar nė segmentin Ura e Ēernecit deri nė Bulqizė, si dhe ka pėrfunduar projekti Bulqizė – Ura e Vashės nė Gur tė Bardhė, si dhe vazhdon puna pėr projektin Ura e Vashės – Qafė Murrizė – Tiranė.

Kėshtu plotėsohen kėrkesat dhe dėshirat e tėrė banorėve tė kėtyre trevave. Ne gėzohemi shumė pėr kėtė zhvillim tė rėndėsishėm nė favor tė zhvillimit ekonomik kulturor tė vendit. Por mendojmė se disa probleme qė kanė tė bėjnė me kėto zhvillime tė shihen ma mirė, ma me pėrgjegjėsi, ma me perspektivė dhe nė kompleks me njėra tjetrėn.

Sot nė Shqipėri janė dhjetėfishuar automjetet, ėshtė dhjetėfishuar sasia e mallrave dhe ka lėvizje tė dendur prandaj elementi i parė i zhvillimit ėshtė rruga. Ekonomia e tregut sot kėrkon tė kesh njė strategji tė hartuar me shumė kujdes, ku tė merren parasysh se cili korridor rrugor do tė kompletohet mė parė me transversalet e tij, cilat nga kėto kanė ma tepėr leverdi ekonomike, politike, turistike etj., dhe tė punohet pėr tė zbatuar dhe jo tė ndryshohen planet sa herė ndėrrohen qeveritė, siē ėshtė edhe rasti i prishjes sė hekurudhės Milot - Rrėshen.

Kėshtu vendi ynė do tė ketė perspektivė tė madhe nė shfrytėzimin e resurseve si tė mineraleve, prodhimeve bujqėsore, blegtorale, pyjore, turizmin malor qė ėshtė nga ma tė pėrshtatshmit, sepse nga Tirana shkon pėr njė orė nė plazh, ashtu si mund tė shkosh pėr klimė tė freskėt nė Qaf- Shtamė ose Qafė Murrizė etj., nėse rrugėt do tė ishin tė pėrshtatshme.

Rruga e Arbrit, me degėzimet e saj, do tė krijojė mundėsi pėr gjallėrimin e bujqėsisė dhe tė industrisė, pėr mundėsinė turistike dhe lėvizjes sė njerėzve, si dhe pėr tė pėrmirėsuar aksesin ekonomik tė dibranėve dhe tė shqiptarėve nė atė anė tė kufirit deri nė Shkup, pėr tė cilėn- ato janė shumė tė nevojshme. Kjo do tė mundėsojė zhvillimin e tregut, zhvillimin ekonomik, marrėdhėniet midis trevave shqiptare, stabilitetin social e kulturor tė gjithė rajoneve tė Shqipėrisė.

Duke e ditur se zona e Matit, Bulqizės, Dibrės etj. janė vende me pasuri nėntokėsore, sidomos kromeve, rregullimi i rrugėve do tė mundėsojė interesin e investitorėve tė huaj pėr tė shfrytėzuar mineralet e pėr tė hapur vende pune. Ky korridor rrugor Dibėr – Qaf Buall – Qafė Murrizė – Tiranė nuk do tė kishte tė plotė vlerėn e saj nė rast se traseja e saj nuk do tė kalonte nė qytetin e Klosit. Prandaj mendojmė dhe propozojmė qė tė rishikohet projekti i segmentit Bulqizė – Ura e Vashės, duke marrė parasysh shfrytėzimin e tunelit tė tranverbangut qė ėshtė hapur nė Klos dhe prej kėndej tė vazhdojė projekti siē mund tė jetė ma i pėrshtatshėm e ma i leverdishėm. Pra tė shfrytėzohen qindra metra tunel dhe tė lidhet qyteti i Klosit me rrugėn e re.

Qyteza e Klosit nyje e rėndėsishme rrugore pėr gjithė zonėn verilindore. Klosi ka qenė nyje e vjetėr rrugore qė nė kohėn e Ilirėve. Aty bėhej pazari i Urės, qė Hahn dhe udhėtarė tė tjerė tė huaj e kanė vlerėsuar si njė nyje tregtare midis trevave tė Tiranės, Krujės, Matit, Dibrės e mė gjerė.

Ne jemi tė mendimit qė tė ripunohet strategjia rrugore duke pasur pėr bazė edhe si qendėr Klosin, nga ku mund tė nisin rrugė tė shkurtra pėr nė qendra tė rėndėsishme si nė portin e Shėngjinit, nė Liqenet e Lurės, nė Peshkopi, nė Rrėshen e nė shumė qendra rurale e ekonomike. Kjo mund tė arrihet duke rikonstruktuar rrugėt ekzistuese dhe duke hapur rrugė tė reja nėpėr vende tė pėrshtatshme dhe mė leverdi ekonomike.

Rikonstruksioni i rrugės Klos – Shoshaj – Rrėshen (takimi me rrugėn Rrėshen – Morinė). Kjo rrugė do tė kishte leverdishme tė madhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe pėr vetė Maqedoninė e cila mund tė shfrytėzonte kėtė rrugė (Blatė – Klos – Shėngjin) pėr tė shfrytėzuar portin e Shėngjinit, pėr tė shkuar nė Mal tė Zi, Kosovė e nė zona tė tjera. Shteti maqedonas shfrytėzon pėr tregti portin e Selanikut qė ėshtė 100 km mė larg se porti i Shėngjinit.

Duke ndėrtuar njė rrugė Klos – Cerujė – Patin , Qafė Burrel – Qafė Murrė – Guri i Vashės, Liqenet e Lurės, bėhet e mundshme ndėrtimi dhe vėnia nė efiēencė e qendrės turistike tė liqeneve tė Lurės dhe tė zonave turistike tė tjera tė cilat mund tė bahen ma tė mirat nė Evropė dhe mund tė konkurrojnė me sukses turizmin alpinistik, malore e klimaterik.

Kjo zonė ka objekte shumė tė rėndėsishme historike, sidomos pėr historinė e Kastriotėve, Arbėrve etj. Krijohen mundėsi tė mira pėr shfrytėzimin e mineraleve tė kromit, bakrit e pyjeve dhe lidhjen e fshatrave tė thella me qendrat rurale e qytetare tė rėndėsishme.

Nė Klos mund tė ndėrtohen e tė vendosen agjenci tė shumta tregtare, informacioni, tė ndėrtohet infrastrukturė pėr ruajtjen e shpėrndarjen e mallrave si nė veri dhe nė jug e tj. Kjo qendėr forcon lidhjet midis shqiptarėve e maqedonasve, forcon marrėdhėniet midis dy kombeve, paqen e mirėkuptimin e ndėrveprimin ndėrmjet palėve.

Gjithashtu ringjall traditėn e vjetėr qindravjeēare tė bashkėpunimit e bashkėjetesės midis shqiptarėve e maqedonasve. Dikur nė kohė tė vjetra Durrėsi ka pasur si fqinj qytetin e Dibrės, midis kėtyre qyteteve tė vjetėr bėhej tregti dhe zhvillohej qytetėrimi qė na mundohemi ta ringjallim.

Natyrisht ka vėshtirėsi ndėrtimi i kėtij korridori dhe kėrkon fonde, por ėshtė plotėsisht i mundur dhe i a vlen qė ēdo shqiptar tė sakrifikojė, qoftė kjo edhe pėrmes ndonjė takse tė lehtė. Kjo do tė shkurtonte ndjeshėm kohėn e udhėtimit dhe do tė rriste fitimet, nga shkurtimi i kohės, kursimi i karburantit, amortizimi i automjeteve. Fitimet nga kjo janė 50 % pėr ēdo vit tė ekonomisė shqiptarėve. Specialistėt kėtė e kuptojnė fare mirė por nuk kanė ngritur zėrin, nuk shpalosin ide e propozime tė qarta.

Korridori i rrugės sė Arbrit bashkė me rikonstruksionin e rrugės tashmė tė vjetėr Klos – Shoshaj – Rrėshen – Milot, do tė pėrmirėsojė dukshėm gjendjen e keqe ekonomike tė zonės verilindore Mirditė, Mat e Dibėr dhe nė kompleks me rrugėn e re Rrėshen – Kalimash – Qaf Morinė do tė ishte njė rilindje e krejt zonave verilindore tė vendit tonė, qė pėr nga sipėrfaqja pėrfaqėsojnė 1/3 e krejt territorit tė vendit.

Mos interesimi i duhur i qeverisė tonė pėr Korridorin 8 ka bėrė qė ky shans i madh me tė vėrtetė tė humbė, duke bėrė tė mundur ngecjen nė vend tė ekonomisė e zhvillimit. Zyrtarėt pėrkatės nuk e kanė pasur dhe as e kanė tė qartė se ēdo tė thotė zhvillim rrugor i vendit ē’janė tė mirat qė na sjellin korridoret ndėrballkanike e Ndėrevropiane. Nė rast se krerėt e dikastereve nuk janė specialistė tė kėtyre fushave, atėherė ato duhet tė thithin mendimin e specialistėve tė mirėfilltė qė vendi ynė ka me bollėk dhe shumė tė zot e tė pėrkushtuar, por ata nuk i pyet njeri. Politika e ka vėnė nė dukje rėndėsinė e rrugėve nė Shqipėri dhe ka plot 17 vjet qė hidhen fjalė nė ajėr, jepen variante, propozime nga mediet deri dhe nė absurditet si hapja e tunelit Durrės – Bari, apo Fush-Krujė – Burrel. Por konkretisht siē po lexoni edhe nė faqet kėtu mė sipėr nuk ėshtė bėrė sa u bė nė 10 vjet tė monarkisė sė Ahmet Zogut, 80 vjet ma parė kur shkėmbinjtė hapeshin me vare e qysqia. Kurse sot zhvillimi i teknikės rrugorė ka arritur perfeksionimin mė tė lartė. Punimet rrugore pėr gėrmim e betonim sot janė gjėrat mė tė thjeshta dhe vetėm kėrkojnė fondet pėrkatėse mbasi nuk ka ndonjė vėshtirėsi teknologjike tė sofistikuar.

Tė mos hapėsh rrugė sot nė shekullin e XXI ėshtė pazotėsi, dembelizėm dhe anti-zhvillim. Sot ėshtė duke u kryer njė punė shembullore pėr ndėrtimin e rrugės Rrėshen – Kalimash – Morinė dhe kjo duhet konsideruar si njė aksion i madh mbarėkombėtar e nuk duhet tė hiqet vėmendja nė realizimin e lėnien e punėve, sepse kjo rrugė siē ėshtė thėnė ėshtė shpresa e kombit shqiptar. Por jo vetėm kjo, por dhe korridore tė tjera si ai me Maqedoninė, me qytetet bregdetare shqiptare me zonat e brendshme tė Shqipėrisė, do tė bėjnė qė vendi ynė tė shkojė nė Evropė me dinjitet. Specialist ushtarak nė shėrbimin Studiues i Gjeografise



Edituar pėr herė tė fundit nga Dibrani_84 nė 11.05.12 13:46, edituar 11 herė gjithsej (Reason for editing : Dibra.Peshkopia.Dibra Peshkopia.Dibra e Madhe.)

https://dibra.albanianforum.net

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi