Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

KOMUNA MARGEGAJ

2 posters

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty KOMUNA MARGEGAJ 29.10.08 10:30

sander



KOMUNA MARGEGAJ.
ROLI I POZITES GJEOGRAFIKE DHE I KUSHTEVE NATYRORE TE ZHVILLIMIT SOCIAL-EKONOMIK TE KOMUNES MARGEGAJ
Komuna Markgegaj shrtihet ne veriperendim te rrethit te Tropojes. Ne veri kufizohet me Republiken e Malit te Zi, ne jug me komunen Bujan e qytetin e Bajran Currit,ne perendim me rrethin e Shkodres dhe ne lindje me komunet Tropoje Fshat e Llugaj. Emri Margegaj vjen nga emri i nje fisi qe banonte ne kete fshat pra Mark Gega. Kjo komune shtrihet ne Qarkun e Kukesit dhe ne Krahinen Malore Veriore. Kjo komune ka 10 fshatraqe jane:Dragobi,Valbone,Rragam,Cerem,Bradoshnice qe jane ne zonen e alpeve,Margegaj,Kocanaj,Shoshan,Paqe dhe Fushe Lumi shrihen ne zonen e fushes. Ka nje siperfaqe 269.4 km2. Ne kete komune ndodhet nje vendbanim i hershem ne fshatin Shoshan qe quhet Gryka e Qytetit. Ne kete fshat jane rrenojat e nje qyteze ilire.ka lartesi mbi nivelin e detit nga 250-2698 m Jezerca. Tipi i venbanimit eshte gjatesor pergjate lugines. Banoret e venbanimit kane lidhje gjaku ne mes tyre. Distanca ne mes lagjeve eshte 0.6 km. Distanca midis shtepive eshte 100. Shtepite jane te ndertuara me gure dhe me tulle. Shtepite jane 2 kateshe te tipit kulle, por me vone eshte i adoptuar me ndertime moderne. Ne paisjet e brendshme alternohen tradita orientale me moderne europiane. Shtepite jane te rrethuara me mure dhe me gardh, por kane edhe bahēe ose kopsht. Per sa i perket distances se komunes me qytetin ajo kufizohet, dhe qendra e komunes larg qytetit eshte 3 km. Distanca nga kufiri me Kosoven eshte 10 km, kurse me Malin e Zi eshte zone kufitare . Rruga nacionale kalon mes per mes komunes duke perbere nje element pozitiv per zhvillimin e kesaj komune.
Ndikimi i kushteve natyrore ne zhvillimin rural.
Relievi paraqet 2 pamje te ndryshme ;
Zona malore paraqitet me maja qe lartesohen ne form kullash deri ne 2698 m lartesi (Jezerca ) shume te thepisura shpesh me pamje fasadash qe bien pingul mbi luginen e Valbones, por te veshura me drure e me cirqe te luginave me bore te perjetshme.
Zona fushore paraqet pamjen e tarracave lumore dhe zbret deri ne 250 m. Ne keto tarraca vendosen fshatrat; shoshan, koēanaj, paqe dhe fushlumi. Pasurite me te medha natyrore konsiderohen zhvillimi me prespektive te turizmit.Burimet e konsiderushme jane lende drusore, polimetale, boksidet etj. Pyje te tera ahu, bredhi dhe pishe veshin gjith shpatet e kesaj lugine deri ne lartesine 2000 m. Bimet medicionale dhe ato aromatike jane nje burim i konsiderueshem te ardhurash per banoret e kesaj zone.
Kjo zone ka klime mesdhetare paramalore dhe malore. Per vleresimin e saj ajo konsiderohet e shendetshme. Reshjet bien kryesisht ne stinen e vjeshtes. Ka reshje debore rreth 10 ditč. Trashsia e bores shkon nga 50-60 deri ne 150 cm. Periudha me reshje bore zgjat nga dhjetori deri ne muajin shkurt. Per sa i perket orteqeve ato jane te rralle dhe kane shkaktuar deme si; bllokim rrugesh, nderprerje te energjise elektrike etj. Bresheri bie ne stinen e veres deri ne 5 ditč dhe ka shkaktuar deme te kulturave bujqesore. Ngricat
jane nje fenomen i njohur dhe shfaqen ne dhjetor deri ne fund te marsit. Per nga burimet hidrike kjo zone eshte e pasur dhe pershkohet nga lumi i Valbones dhe deget e saj. Ky uje perdoret kryesisht per ujitje siē eshte kanali i Krasniqes qe ujit nje pjese te mire te tokave. Pasuri hidrografike konsiderohet burimi i Shoshanit ( burim ujor me i madhi ne ballkan ). Ne kete fshat eshte ndertuar ujesjellesi qe furnizon qytetin e B.Currit dhe pjesen me te madhe te fshatrave te komunes Margegaj. Kurse ne fshatin Valbone ku buron lumi i Valbones eshte ndertuar fabrika qe amballozhon ujin me te njejtin emer ‘VALBONA’.
Tokat jane te kafejta, te hijta kafe, te murrme pyjore dhe livadhore malore. Per sa i perket flores dhe faunes eshte mjaft i larmishem. Diferencimet e medha mbi nivelin e detit ne mes te zones fushore e cila eshte ( 300m ) dhe asaj malore (mbi 2000m ), majave shume te larta dhe luginave te thella, ekspozimit te shpateve ndaj rrezatimit diellor, perberjes gelqerore te shkembinjeve, burimeve te shumta ujore dhe mikroklimave qe krijohen, krijojn kushte ideale per shumllojshmerine e biodiversitetit. Ne zonen fushore kultivohen mollet, kumbullat, qershite, pjeshket, arrat, rrushi etj. Ne brezin dushqeve mbreteron geshtenja e cila eshte me e madhja ne ballkan, qe nis nga fierza kalon neper komunen margegaj dhe vijon deri ne Peje te Kosoves. Bliret gershetohen me frasherat, panjat dhe lajthia. Ne qafmalet gjendet meshtekna, retuza bime e cila eshte eshte karakteristike per zonen e tundres e cila eshte endemike. Siperfaqen me te madhe ze druri i ahut. Lartesite i zene pishat si ajo e bute dhe e zeze, bredhi i bardhe dhe i zi. Kullotat alpine i zene bimet e familjes gramore ku lulet formojne qylyma te vertet shumngjyrshe. Fauna eshte mjaft e larmishme, ne pershtatjen me ambjentin e bimesise. Majat e shveshura e kullotat alpine i popullon dhia e eger, ate te pishave dhe te ahut i popullon riqerbulli, ariu, macja e eger, ujku, dhelpra, lepuri, nusja e lales, derri i eger etj. Ne ate te dushqeve gjendet shqarthi, baldosa, ketri. Nga shpendet ndeshen gjeli i eger, sokolet e bjeshkeve, qukapiket laraman, dallendyshet, shqiponja etj. Lumenjte i popullojne lunderza dhe kater llojet e troftave.

KAPITULLI II

VEĒORITE E ZHVILLIMIT SOCIAL-DEMOGRAFIK NE KOMUNEN MARGEGAJ
Emri i komunes Margegaj vjen nga fjala Mark dhe Gege,qe jane babai dhe i biri qe do te thote Margegaj. Ky fis banonte ne kete zone. Ndersa per sa i perket popullimit te hershem tek fshati Shoshan ndodhen rrenojat e nje qyteze ilire. Pra ky vendbanim i hershem e ben kete zone te populluar qe ne kohet e hershme.
-Veēorite e levizjes natyrore te popullsise.
Numri i martesave per 2001 ka qene 30,ndersa te martuar per 2001 kane qene 634 meshkuj dhe 748 femra. Te ve kane qene 26 meshkuj dhe 157 femra.
Martesat e kesaj komune behen brenda komunes dhe jashte saj, por edhe ne rrethet e tjera. Vitet e fundit sidomos pas vitit 1999 ka lidhje martesore edhe jashte kufirit p.sh ne Kosove.
a) Numri i divorceve per kete komune ne 2001 kemi 8 raste qe jane 5 meshkuj dhe 3 femra,ndersa per 2004 kemi 10 raste 6 meshkuj dhe 4 femra.Ky numer kaq i vogel i divorceve lidhet me shkallen e ulet te arsimimit te femrave dhe kjo e ben te pa mundur ndarjen dhe per te perballuar jetesen.
b) Lindjat dhe vdekjet. Per nga numri i lindjeve dhe vdekjeve kjo komune per vete kushtet natyrore deri para viteve 90’ kishte numer te larte lindjesh por edhe vdekjesh sidomos te foshnjeve. Per vitin 2001 kemi 68 lindje, kurse per 2004 kemi 65 lindje. Pas viteve 90’veme re nje renie te koefiēentit te numrit te lindjeve. Kjo lidhet me politiken e gabuar te perdorur nga shteti socialist per te rritur sa me shume numrin e lindjeve. Por vitet e fundit kemi edhe perdorimin praktikave te planifikimit familjare qe ndikon ne uljen e numrit te linjeve. Kurse per vdekjet mund te themi se kemi renie te numrit te tyre, kjo per arsye te permirsimit te sherbimit shemdetsor.
c) Vdekshmeria foshnjore ke ardhur duke u ulur per arsye qe u permendem me siper. Por vdeshmeria foshnjore mbetet e larte tek grupmosha 0-1 vjeē, ndersa pas kesaj grupmoshe qe eshte ajo 1-4 vjeē numri i vdekjeve vjen duke u ulur. Ndikimi kryesor ne parandalimin e vdekjeve foshnjore ka patur sidomos trajtimi i grave shtatzena,kontrolle te here pas hershme etj. Permirsimi i sherbimit shendetsor dhe ai i kushteve te jeteses ka bere qe edhe jetegjatesia te rritet.
d) Shtimi natyror i popullsise. Nga viti 2001 deri 2004 ka qene 253 banore. Por ky shtim i popullsise eshte permbysur nga migrimet e shumta qe kane ndodhur gjate 2001-2004. pra rritja e nivelit te jeteses ka ēuar edhe ne renie te numrit martesave dhe per rrjedhoje edhe te numrit te lindjeve.
-Migrimi i brandeshem dhe emigracioni
Levizjet migruese te popullsise se komunes ne fjale jane theksuar pas 1991 per arsye te ndryshme siē jane ;per nje jete me te mire dhe te ardhme te sigurte per famijet e tyre sepse vendbanimi i tyre nuk u ofronte kushte te pershtatshme per jetese. Migrimi me i theksuar ka qene dhe vazhdon te mbetet ai i fshatrave te thella malore. Te larguarit kryesisht u vendosen ne fshatrat afer qytetit,ne qytet,ose ne Tirane ,Durres etj. Por pas hapjes me Kosoven nje pjese e ketyre banoreve te ardhmen e tyre e shohin ne vendlindje duke invesruar ne blegtori,bujqesi dhe dege te tjera. Por me ndertimin e rruges nga qyteti i Bajram Currit per ne Kosove, banoret e komunes tregtine kryesore e bejne atje dhe nje pjese te vogel ne Tirane. Te ardhur ne kete komune ka patur nga zona te ndryshme te rrethit e jashte tij. Nga politika e atehershme socialiste solli ne kete komune punetore dhe specialiste nga rrethe tjera qe dashur pa dashur kane jetuar ne kete komune. Por ne kete zone ka patur edhe pakica kombetare si sllave qe kane ardhur per arsye te ndryshme dhe me mbylljen e kufijve pas viteve 45’ kjo popullsi qe e detyruar te qendroje ne kete zone. Pas vitit 1991 kjo popullsi eshte larguar per ne vendbanime te tjera te Shqiperise ose jashte saj.
Emigrime ka patur kryesisht fshatrat malore siē jane;Valbona,Ceremi Bradoshnica,qe kane pasur shpopullim te tyre. Por emigrim te ka patur nga moshat e reja kryesisht jashte Shqiperise,qe me te ardhurat qe marrin
mbajne familjet e tyre. Te laguarit jane vendosur ne Greqi,Itali,Angli etj.
-Ecuria e numrit te popullsise.
Per sa i perket numrit te popullsise sipas pariudhave nuk ka te dhena dhe keshtu kemi marre 2 vite ate 2000 ku komuna kishte 4310 me 968 familje nga keto 222 meshkuj dh femra 208. Per vitin 2001 kemi 3177 banore me 956 familje ,nga keta 1599 meshkuj dhe 1578 femra.
Nga viti 2000 deri ne vitin 2004 kemi migrim te popullsise me 1133 banore te larguar ku nje pjese e tyre jetojne ne komune por pashaportizimin e kane ne qytet.
Si ne gjithe zonat veriore dhe kryesisht ato rurale ku perfshihet kjo komune ka patur lindje te shumta, por edhe vdekjet nuk kane qene te pakta per arsye te kushteve jo te mira ekonomike dhe mungeses se institucioneve shendetsore. Te adhur ne kete komune per vitet qe flasim nuk ka. Siē e kemi thene edhe me siper ka fshatra si Bradoshnica qe pothuajse eshte shpopulluar plotesisht. Ose Valbona,Dragobia,Rragami e kane ndier me shume peshen e migrimit sesa fshatrat e tjere te komunes .

-Dendasia e popullsise. Para viteve 90’ kishte nje popullsi shume te madhe. Pas 90’ pasha e migracionit u shtri ne te gjithe komunen diku me shume diku me pak. Per vitin 2001 ka nje dendesi 11.9 banore per km2. pra 10 here me te vogel se dendesia mesatare e popullsise se vendit. Per keto fshatra kemi disa te dhena qe Bradoshnica ka 85% te larguar,Valbona 50%,Dragobia 54% etj. Dendasia e kesaj komune po bie edhe sot .
-Karaktaristiket strukturore te popullsise
a)Struktura gjinore.Per vitin 2001 kjo komune kishte 1599 meshkuj dhe 1578 famra. Raporti meshkuj-femra eshte ne tandence per meshkujt. Pra siē shihet kemi gati nje numer te barabarte mes femrave dhe meshkujve. Por mund te themi se largohen me shume meshkujt se femrat. Me shume lindin meshkuj se sa femra. Por me kalimin e viteve femrat barazojne meshkujt madje i kalojne ata .
b)Struktura moshore e popullsise .
Kjo komune per nga grupmosha ndahet ne:
0-14 ----- ka 979 banore
15-64 -- ka 1930 banore
Mbi 65—ka 268 banore

Koefiēenti i moshimit eshte; 0.08 ose 8%

Koefiēenti i rinimit eshte; 0.3 ose 30%
Koefiēinti i varesise se moshes se te rinjeve i cili tregon shkallen e ngarkeses se popullsise ne moshen e punes ndaj kontigjentit ne moshen 0-14 vjeē;0.50 ose 50%
c)Struktura fetare e popullsise.
Mbi 95% eshte muslimane dhe 4-5 eshte katolike.

d)Struktura etnike e popullsise.
Ne kete komune deri para viteve 90’ kishte pakica kombetare si sllave kryesisht te kombesise boshnjake. Por pas 90’ keto pakica u larguan per ne vende te tjera. Keshtu sot popullsia e kesaj komune eshte 100% shqiptare.
-Aspekte te jetes sociale.
Komuna ka 968 familje me 5-6 antare.
Per sa i perket punesimit kemi 601 te punesuar,te papune jane 121 dhe jo ekonomikisht aktive 349 banore.Te punesuarit pjesa me e madhe jane ne qytet. Niveli i jeteses ne kete komune eshte nder me i ultit ne Shqiperi. Prandaj rreth 25% e familjeve trajtohen me ndihme ekonomike. Cilesia e sherbimit shendetsor vitet e fundit eshte permirsuar ndjeshem. Cdo fshat ka qender te veten shendetsore dhe 1 ose 2 infermiere. Komuna ka mjek te specializuar. Ndihma e pare te semurit i jepet ne qender shendetsore dhe pastaj dergohet ne spitalin e qytetit te Bajram Currit. Problem mbetet pajisja me madikamente dhe aparature te nevojshme.
Per nivelin arsimor kemi keto te dhena ne vitin 2001:
-analfabete 12
-shkrime kendim 482
-fillore 536
-8-vjeēare 1164
-e mesme 544
-universitare 62
Qe bie ne sy per sa i perket studimeve universitare dhe atyre pas universitare veme re se 35 jane meshkuj dhe 27 femra.
Aspekte te jetes social-ekonomike mund te veēojme shtimin e aktiviteteve kulturore si koncerte,shfaqje te ndryshme, permirsimi i rrjetit rrugor,pergatitja e nje stratagjie per zhvilimin e turizmit e cila do te rriste te ardhurat per banoret dhe mundesonte permirsimin e jetes se ketyre banoreve.
LITERATURA E PERDORUR
1) Instat
2) Komuna Margegaj
3) Bala Beqir, Guide turistike.
4) Laci Sabri, Gjeografi Rurale.
5) Te anketuar
PUNOI: Haxhi Byberi



Edituar pėr herė tė fundit nga sandri nė 31.03.09 12:15, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : KOMUNA MARGEGAJ.KOMUNA MARGEGAJ.KOMUNA MARGEGAJ)

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Komuna Bushtricė
Hyrje
Komuna Bushtricė ėshtė njė ndėr 14 komunat e rrethit tė Kukėsit. Shtrihet ne jug-lindje tė rrethit tė Kukėsit me kordinata 41› e 53 min gjerėsi gjeografike veriore dhe 20› e
24 min gjatėsi gjeografike lindore.KomunaBushtricė kufizohet
pėr katėsisht nė jug me Komunėn Kalis,nė veri me Ujmishtin,nė verilindje
me Grykė Ēajėn dhe nė juglindje me komunėn Kala e Dodės tė rrethit tė
Dibrės. Komuna Bushtricėn pėrbėhet nga 7 fshatra:
Bushtricė,Matranxh,Palush,Gjegje,Vilė,Barruē
dhe Mzhuzh. Ka njė popullsi prej 2075 banorė qė ėshtė e shpėrndarė nė
menyrė shumė tė pabarabartė. Pjesa mė e madhe e popullsisė ėshtė e
pėrqėndruar nė luginėn e Bushtricės dhe Fshatin Vilė. Ka njė reliev
tepėr tė thyer dhe shumė malorė. Komuna nga qyteti ėshtė 45 km larg
mirėpo kjo rrugė pėrshkohet pėr afro 2-orė pasi terreni ėshtė shumė I
thyer dhe rruga nuk ėshtė nė kushte tė mira, infrastruktura paraqitet
shumė e dobėt si nė rrugėn kryesore qė e lidh me qytetin ashtu dhe me
ato qe lidhin qendrėn me fshatrat. Shpesh nė periudhėn e dimrit
bllokohet duke izoluar banorėt e zonės pėr javė tė tėra nė disa raste
edhe njė muaj. Komuna Bushtricė ka njė pozicion strategjik pėrsa I
pėrket lidhjes qė ofron me rrethin e Dibrės.
Ndėrtimi Gjeologjik
Komuna
Bushtricė bėn pjesė nė krahinėn malore veriore pėrkatėsisht nė zonėn e
Korabit! Lugina e Bushtricės shtrihet ndėrmjet malit tė Kolesjanit e
Serakolit dhe ka formėn e gėrmes“”V” me shpate relativisht tė gjera. Nė
hyrje tė fshatit Bushtricė ajo ngushtohet menjėherė duke formuasr njė
grykė mjaft tė thellė me gėlqerorė. Vargu malor I Korabit I njohur edhe
me emrin vargu Lindor ėshtė mėm I larti I vendit tonė. Shtrihet nė
skajin lindor tė Krahinės Malore Qėndrore midis luginė sė Drinit tė
Bardhė nė veri,luginės sė Drinit tė Zi nė perėndim dhe asaj tė Radikės
nė jug,. Nė tėrėsi vargu ka formėn e njė harku me anėn e lugėt nga
lindja I cili zgjatet nga jugu nė veri deri nė 70 km. Kompleksi
morfologjik im kėtij vargu dallohet pėr kontrastet e theksuara midis
majave tė larta e mjaft tė mprehta me natyrė alpine dhe luginave
,grykave,lugjeve e gropave tė thella. Kėto janė rrjedhim I lėvizjeve tė
vrullshme neotektonik me karakter diferencues tė theksuar,I strukturave
luspore e bllokore tė formuara nga kėto lėvizje dhe I shumėllojshmėrisė
sė formacioneve qė e pėrbėjnė.
Relievi
Komuna
Bushtricė bėn pjesė nė krahinėn malore veriore pėrkatėsisht nė zonėn e
Korabit! Lugina e Bushtricės shtrihet ndėrmjet malit tė Kolesjanit e
Serakolit dhe ka formėn e gėrmes“”V” me shpate relativisht tė gjera. Nė
hyrje tė fshatit Bushtricė ajo ngushtohet menjėherė duke formuar njė
grykė mjaft tė thellė me gėlqerorė.
Duke
qenė si e tillė ajo ka njė reliev tepėr tė thyer dhe eroziv. Zona e
Korabit pėrbėhet nga shkėmbinjtė paleozoikė dhe si tė tillė ata janė
intensivisht tė metamorizuar,tė shkatėrruar e me ēarshmėri tė lartė dhe
tė copėtuar nga erozioni. Lartėsitė nė kėtė varg malor ndryshojnė nga
400-500 m nė mbi 2750 m mbi nivelin e detit.Amplituda hipsometrike I
kalon tė 2200 m dhe shoqėrohet me diferencime e katėzime tė dukshme tė
peisazheve fiziko-gjeografik nė drejtim vertikal. Lartėsitė rriten nga
perėndimi nė lindje ku ndodhen edhe majat mė tė larta. Lėvizjet
diferencuese qė pėrmendėm mė lartė sollėn riaktivizimin e fuqishėm tė
veprimtarisė gėrryese tė ujėrave rrjedhėse dhe tė proceseve tė
shpateve! Komuna e Bushtricės ėshtė ndėr komunat e pakta tė rrethit tė
Kukėsit qė nuk ka lartėsi tė mėdha mbi nivelin e detit. Nė relievin e
Bushtricės njė ndikim mjaft tė rėndėsishėm kanė pasur edhe pėrrenjtė me
prurjet e tyre. Mė tė shumta prurjet I kanė gjatė muajve tė pranverės
dhe tė vjeshtės sė fundme.Komuna e Bushtricės qė shtrihet midis malit
tė Kolesianit dhe Serakolit ka formėn e germės “V” me shpate
relativisht tė gjera e tė thepisura si pasojė e erozionit dhe
veprimtarive tė tjera gėrryese!
Lugina
e Bushtricės ka fund tė ngushtė e mjaft tė thellė duke formuar kėshtu
gryka me shpate tė pjerrėta derisa pėrfundon nė luginėn e Drinit tė Zi.
Lartėsitė mesatare variojnė nga 500-850 m mbi nivelin e detit.

https://dibra.albanianforum.net

3komuna - KOMUNA MARGEGAJ Empty Re: KOMUNA MARGEGAJ 22.01.09 13:58

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

. Klima
Komuna Bushtricė duke qenė njėsi administrative e Rrethit tė Kukėsit bėn pjesė nė zonėn e klimės mesdhetare paramalore dhe malore,nėnzona veriore dhe lindore,zonė kjo mjaft e pėrshtatshme pėr zhvillimin ekonomiko
social,turistik,sidomos dhe ne zhvillimin e sporteve dimėrore,ngjitjeve alpinistike si dhe rrėshqitjeve nė borė. Klima ėshtė mesdhetare malore gjė qė pasqyrohet qartė nė temperaturat,karakterin dhe shpėrndarjen e reshjeve sasinė dhe formėn
e rėnies sė tyre dhe zgjatjen e shtresės sė borės,erėrat dhe rrezatimin diellor si edhe elementėt e tjerė klimatikė. Ajo ėshtė njė prej faktorėve ekologjikė qė ka ndikim tė drejtepėrdrejtė nė ekuilibrin
,drejtimin dhe organizimin e punėve nė bujqėsi,blegtori dhe bimėsi. Komuna Bushtricė pėr afro 5 muaj gjendet e mbulluar nga dėbora. Sasia mė e madhe e reshjkeve bien nė muajt nėntor,dhjetor dhe mars-prill. Gjatė
muajit janar Komuna Bushtricė siguron mesatarisht 55 orė me diell dhe
dhe nė korrik kjo vlerė I kalon tė 300 orėt me diell. Temperature ndryshon nė varėsi tė stinės,kėshtu nė stinėn e dimrit ajo ka arritur deri nė (-16›C) dhe nė stinėn e verės I ka kaluar tė 36›C (burime nga stacioni i matjeve nė Bushtricė).
Vranėsira komunėn e Bushtricės arrin deri nė 7.8 ballė nė muajin dhjetor. Gjate
muajve tė dimrit ajo ėshtė shumė e dendur dhe shumė herė shoqėrohet me
mjegull qe mbulon luginėn e Bushtricės pėr javė tė tėra. Reshjet zonėn e Bushtricės janė tė bollshme,kjo e lidhur edhe me pozicionin gjeografik dhe relievin qė ka kjo zonė,pjesa mė e madhe e reshjeve bien ne muajt e vjeshtės dhe tė pranverės,rreth (600 mm) shi,nė stinėn e dimrit siē e thamė ato kanė formėn e dėborės,muaji mė I thatė ėshtė gushti ku dhe temperature arrin nė mbi 36› C,pėrvec ketyre dy elementėve ne Bushtricė ka raste qė reshjet bien edhe nė formė breshėri por kjo dukuri ėshtė mjaft e rrallė.
Erėrat ne zonėn e Bushtricės ndryshojnė shpesh si nė shpejtėsi ashtu dhe nė drejtim. Nė dimėr mė shumė ndeshen erėrat veriore dhe verilindore qė janė mjaft tė ftohta. Mė tė pakta janė erėrat lindore dhe perėndimore.
Hidrografia Pasuritė ujore tė Komunės Bushtricė janė tė bollshme. Ato I kemi nga mė tė ndryshmet duke filluar nga ato sipėrfaqėsore e deri tek ato nėntokėsorė. Pėrsa u pėrket atyre sipėrfaqėsorė kemi pėrrenjtė tė cilėt janė ta shumtė ku
mė kryesori ėshtė ai I Bushtricės qė pėrdoret gjerėsisht edhe pėr ujitje. Ujėrat nėntokėsorė I kemi tė shumtė. Shumica e tyre pėrdoret pėr tė pirė dhe pėr ujitje. Nu janė tė pakta dhe burimet karakteristike tė cilat shquhen pėr ujin e tyre tė pastėr dhe mjaft tė kulluar. Ų
Tokat
Kushtet e relievit tė ndėrthurura me specifikėn e ndėrtimit litologjik tė shkėmbinjve,me reshje relativisht tė bollshme e tė ndryshme si dhe me degradimin e sipėrfaqes pyjore dhe kullotave bėjnė qė tokat nė komunėn Bushtricė ti nėnshtrohen njė erozioni dhe njė shplarje tė fuqishme.kėshtu pra qė tokat selektike janė shumė tė pėrhapura. Kjo
dukuri ėshtė e lidhur shumė edhe me intensitetin e mad tė erozionit qė vitet e fundit ėshtė shpejtuar nga shpyllėzimet dhe nga dėmtimet e pyjeve e favorizuar kjo edhe nga relievi teper I thyer.nė pėrgjithėsi
toka ėshtė e varfėr. Tokat I kemi tė kafenjta dhe tė hinjta kafe. Nė kėto toka kultivohet misri,patatja,thekra. Shumica e tokave kryesisht nė fshatin Palush ėshtė pa ujė. Kjo ka bėrė tė nevojshme ndėrtimin e
njė kanali ujitės deri nė Vaun e Ēajės,rreth 64 km i gjatė mirėpo prej rreth 5 vitesh ai nuk funksionon mė duke lėnė djerr dhjetėra hektarė tokė. Pėrsa I pėrket bimėsisė ajo fillon me brezin e shkurreve,atė tė ahut dhe kullotave alpine.
Popullsia
Popullsia e Komunės Bushtricė ėshtė rreth 2075 banorė e vendosur nė shtatė
fshatra dhe e shpėrndarė nė mėnyrė shumė tė pabarabartė. Pjesėn mė tė
madhe tė popullsisė e gjejmė tė vendosur nė luginėn e Bushtricės dhe nė
Fshatin Vilė. Njė fenomen qė ka prekur shumė popullsinė e Bushtricės ka
qenė ka qenė migrimi I saj drejt zonave mė tė ulėt,kryesisht Tiranė dhe
Durrės duke bėrė qė numri real I saj tė vij gjithnjė duke u ulur.
Kėshtu nė vitet 90-tė ajo ka qenė rreth 10 mijė shifėr kjo qė ka ardhur
gjithnjė nė ulje sidomos gjatė viteve 97-2002. Dendėsia e popullsisė
ndryshon nga vendi nė vend dhe nga viti nė vit si pasojė e lėvizjeve
migrative. Lėvizjet demografike qė ndodhen nė Shqipėri gjatė viteve 90-nuk
lanė pa prekur as komunėn Bushtricė. Fenomeni qė ka prekur mė shumė
komunėn Bushtricė ka qenė ai I migrimit tė brendshėm dhe kryesisht
drejt metropolit Tiranė-Durrės. Kushtet e vėshtira ekonomike,mungesa e
investimeve,jetesa e vėshtirė etj si kėto I detyruan banorėt e
Bushtricės tė migronin nga vendi I tyre drejt njė ėndėrre pėr njė jetė
mė tė mirė por qė faktikisht jo pak herė ka qenė mė e vėshtirė seē
ishte nė vendbanimin e mėparshėm. Vendosja e tyre pa plan
urbanistik,mungesa e kanalizimeve,papunėsia,niveli
shėndetėsorė,mbipopullimi I shkollave dhe mos legalizimi I banesave do
ta vėshtirėsontė akoma mė shumė jetesėn e shumė banorėve tė larguar nga
Bushtrica.Nė Komunėn Bushtricė mbizotėron mosha e rritur si pasoje e
migrimeve dhe emigrimeve qė kanė ndodhur nė kėtė zonė. Nga statistikat
zyrtare na bėjnė tė ditur se grup mosha nga 18-30 vjec pėrbėn afro 50%
tė popullsisė por kjo grupmoshė pothuajse 80% gjendet nė emigracion.
Vendbanimet janė tė grupuara nė grupe rreth 5-10 shtėpi dhe qė
zakonisht I pėrkasin njė fisi tė vetėm. Por edhe nė raste tė tjera
shtėpitė pothuajse janė tė vendosura nė njė grupim,larg ekspozimit tė
erės dhe faktorėve tė tjerė.
tė shumtėn e rasteve banesat janė tė tipit kulle dy katėshe dhe njė
katėshe. Mbulesa e tyre e gurtė I bėn shumė rezistentė ndaj faktorėve
tė jashtėm klimatikė.
Problemet Socialev Shėndetėsia
Shėndetėsia ėshtė fenomeni kryesorė qė ka prekur shumė komunėn e Bushtricės. Komuna
numėron vetėm njė spital I cili ėshtė rikonstruktuar por mungon stafi
mjekėsor dhe dhe nuk ka farmaci. Nėpėr fshatra janė ndėrtuar ambulanca
mjekėsore por shėrbimi nuk ofrohet pasi nuk ka ndonjė infermiere. Mė
parė nė kėtė spital kryheshin edhe ndėrhyrje operacionale por pas
viteve 90 gjithēka u shkatėrrua. Zona ka vetėm njė mjekė tė vetėm
,madje ai shėrben edhe pėr komunėn Grykė Ēajė,Kalis dhe Kala e Dodės
pjesėrisht dhe ėshtė e pamundur tė ofrohen shėrbimet mjekėsore nė kohė.
Ky fenomen ka prekur edhe qytetin e Kukėsit ku shumė nga shėrbimet e
specializuara qėndrojnė tė mbyllura pėr shkak se mjekėt janė larguar
drejt kryeqytetit apo dhe jashtė vendit. Kjo I detyron banorėt e
Bushtricės qė nė kushte shumė tė vėshtira ekonomike tė marrin rrugėn
pėr Tiranė. Gjatė periudhės sė Dimrit me bllokimin e rrugėve ėshtė e
pamundur dėrgimi I tė sėmurėve nė spital,kjo sjell dhe nė pėrkeqėsim tė
shėndetit,madje kanė qenė jo tė pakta rastet kur njerėzit kanė vdekur
si pasojė e mosmarrjes nė kohė tė ndihmės mjekėsore. Njė tregues mjaft
I mirė I kujdesit shėndetėsor ėshtė nr I ulėt I vdekjeve foshnjore. Kjo
situatė pozitive nuk shpjegohet me mbėshtetjen materjale apo kujdesin e
vecantė mjekėsor ndaj kėtij fenomeni por ėshtė pasqyrim I vecorive qė
shprehin vitalitetin qė mbart nė vetvete popullsia e kėtij rajoni.
Shėrbimi shėndetėsor kėrkon ndėrhyrje tė menjehershme nė paisjen e
ambulancave me shtretėrit e vizitave,paisjen e tyre me infermierė dhe
mjetet pėrkatėse qė nevojiten pėr kryrjen e vizitės sė pacientit etj.

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Komuna Tomin
» Komuna te Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi