Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend

Join the forum, it's quick and easy

Dibra
Hap edhe ti nje llogari ne kete webfaqe dhe jep kontributin tend
Dibra
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Merse erdhet ne Forumin tone!!! Ju urojme t'ja kaloni sa me mire!!!
Tema Fundit
» Pyjet e Amazones
Kryengritjet e shqiptareve Empty05.10.13 16:31 nga Vizitor

» Si dhe pėr ēfarė arsye paraqitet Ulēera nė stomak
Kryengritjet e shqiptareve Empty10.05.13 10:52 nga Dibrani_84

» Zbulohet ‘sozia’ e planetit Toke, ndodhet 3 mije vjet drite larg
Kryengritjet e shqiptareve Empty27.04.13 15:19 nga Dibrani_84

» Gruaja jote ėshtė e gjithė bota pėr ty
Kryengritjet e shqiptareve Empty27.04.13 9:00 nga Dibrani_84

» Parku kombetar i Lurės
Kryengritjet e shqiptareve Empty26.04.13 14:35 nga Dibrani_84

» Gjėja Mė E Keqe Pėr Mendjen Dhe Trupin
Kryengritjet e shqiptareve Empty23.04.13 17:56 nga Dibrani_84

» Mrekullia E Hudhrės, Erė E Keqe Por Ilaē Ideal Pėr Zemrėn
Kryengritjet e shqiptareve Empty22.04.13 20:15 nga Dibrani_84

» Ēfarė fshihet nė zemėr tė Diellit?
Kryengritjet e shqiptareve Empty20.04.13 19:34 nga Dibrani_84

» PORTUGALIA
Kryengritjet e shqiptareve Empty19.04.13 21:29 nga Dibrani_84

» Bakteret, Dobia dhe dėmi i tyre per Njeriun
Kryengritjet e shqiptareve Empty14.04.13 18:35 nga Dibrani_84

» Shtėpi azili pėr pleqtė dibranė
Kryengritjet e shqiptareve Empty14.04.13 13:37 nga admin

» Said Najdeni - "Hoxhė Voka"
Kryengritjet e shqiptareve Empty14.04.13 12:59 nga Dibrani_84

» Roadrunner, superkompjuteri mė i shpejtė nė botė
Kryengritjet e shqiptareve Empty13.04.13 12:05 nga Dibrani_84

» 7 arsyet pse zgjoheni tė lodhur dhe pse Keni probleme me gjumin
Kryengritjet e shqiptareve Empty12.04.13 14:12 nga Dibrani_84

» Vdekja nuk egziston ....
Kryengritjet e shqiptareve Empty10.04.13 19:23 nga Dibrani_84

Kėrko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Sondazh

You are not connected. Please login or register

Kryengritjet e shqiptareve

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

KRYENGRITJET E ARMATOSURA
TĖ SHEK. XVI

Kryengritja e Himarės

Gjatė shek. XVI vatėr e kryengritjeve u bėnė
veēanėrisht tri krahina: Labėria, Dukagjini dhe
Malėsia e Madhe.

Labėria u pėrfshi nė sistemin e timarit gjatė
periudhės midis viteve 1492-1506, por banorėt e kėsaj
treve tė gjerė e vazhduan qėndresėn e tyre kundėr
kėtij sistemi. Mė 1507 fshatrat Veliqot, Dragot, Vasiar,
Tatzat, Kudhės, Dhėrmi, Kallarat etj., vazhdonin tė
mos paguanin xhizjen dhe me armė nė dorė u kundėrshtonin
spahinjve. Nė vitin 1537 fshatarėsia labe organizoi njė
kryengritje tė madhe qė shqetėsoi edhe sulltanin
pėr shkak se, ashtu si mė 1492, kjo u bė pengesė
pėr zbatimin e planeve qė po pėrgatiste Sulejmani
II pėr tė pushtuar Italinė. Nėnshtrimi i Labėrisė
do tė shėrbente si bazė operacionesh pėr tė
kaluar nė bregdetin perėndimor. Mirėpo qeveritarėt
e sanxhakut tė Vlorės, me forcat e tyre ushtarake, nuk
qenė nė gjendje ta shtypnin kryengritjen. Ashtu si Bajazidi
II, edhe sulltan Sulejman Ligjvėnėsi vendosi tė bėnte
me kėtė rast njė rrugė e dy punė, tė
nėnshtronte Labėrinė, pėr tė nxjerrė
tė gjitha detyrimet e prapambetura qė nuk u ishin paguar
spahinjve dhe shtetit, dhe pastaj tė hidhej me flotėn
e tij nė bregun tjetėr tė detit Adriatik. Pėr
kėtė qėllim, nė pranverėn e atij viti ai
u nis nė drejtim tė Shqipėrisė dhe nė muajin
korrik 1537 e vendosi kampin ushtarak nė afėrsitė
e Vlorės. Nė tė njėjtėn kohė arriti
para bregdetit tė Himarės edhe flota osmane.

Ardhja e ushtrisė perandorake nė Shqipėrinė
Jugore u bė shkak qė tėrė krahina e Labėrisė
tė ngrihej nė luftė. Filluan sulmet kundėr kampeve
ushtarake osmane dhe karvaneve ushqimore.

Pėr tė shtypur kryengritjen sulltani ngarkoi Vezirin e
Madh, Ajaz Pashėn, me prejardhje nga Himara, i cili i njihte
shtigjet e kėtyre krahinave. Por nuk e pati tė lehtė
t’i shtypte kryengritėsit shqiptarė. Pasi u qėndruan
me trimėri sulmeve armike, kryengritėsit me shkathtėsi
tė madhe kaluan nė kundėrsulme tė shpeshta.

Luftimet vazhduan gjatė verės sė vitit 1537, por
pushtuesit nuk mundėn ta shtypnin kryengritjen. Gjatė
kėtyre sulmeve, njė himariot i quajtur Damian hyri nė
kampin perandorak pėr tė vrarė sulltanin, por nuk
ia arriti qėllimit, sepse u kap nga rojet. Gjersa iu pre kryet,
Damiani u qėndroi torturave dhe nuk u tregoi armiqve pozitat
e bashkėluftėtarėve.

Sukseset e kryengritėsve shqiptarė tė korrura nė
kėto luftime tė pabarabarta, i dhanė kohė mbretit
tė Napolit pėr tė organizuar mbrojtjen e vendit nga
inkursionet e flotės osmane. Nga ana tjetėr, ato e detyruan
sulltanin tė ndėrpriste sulmet nė bregdetin perėndimor
dhe tė hiqte dorė nga zbarkimi nė Pulje. Kontributi
i madh i shqiptarėve pėr mbrojtjen e Italisė prej
njė shkatėrrimi tė mundshėm osman, pasqyrohet
qartė nė dėshmitė e njė relatori bashkėkohės,
i cili shkruante: “Kur ēdo gjė ... ishte gati
pėr tė kaluar nė Pulje, ... shqiptarėt, kryesisht
himariotėt, u shkaktuan ushtarėve tė sulltanit pengesa
e trazira tė mėdha... Kėta ... u bėnė shkaku
kryesor qė shpėtoi Pulja, dhe ajo mbretėri (e Napolit)
nga njė rrėnim i madh dhe nga zjarri qė u rrinin
mbi kokė”. Me kėtė rast sulltani, me qėllim
qė tė forconte sundimin e vet nė krahinat e bregdetit
shqiptar, vendosi tė pushtonte ishullin e Korfuzit, qė
ishte nėn pushtetin venedikas.

Edhe pėr pushtimin e Korfuzit shqiptarėt u shkaktuan trupave
tė sulltanit pengesa tė mėdha. Pėr njė
muaj tė tėrė ata nuk i lejuan forcat osmane tė
kalonin nga Vlora gjatė bregdetit tė Himarės. Kėto
forca u detyruan tė ndėrronin drejtim dhe tė ndiqnin
rrugėn Tepelenė-Gjirokastėr-Delvinė gjersa dolėn
nė bregdet pėrballė ishullit tė Korfuzit. Kampi
perandorak u vendos nė Butrint.

Lufta e kryengritėsve labė u dha mundėsi venedikasve
tė pėrforconin ndėrkohė mbrojtjen e ishullit,
prandaj edhe sulmi osman kundėr Korfuzit dėshtoi. Megjithėkėtė,
sulltani nuk u largua pa bėrė edhe njė pėrpjekje
pėr tė nėnshtruar krahinėn kryengritėse
tė Kurveleshit. Pėr kėtė qėllim ai urdhėroi
tė ndėrtohej kėshtjella e Cerjes (nė Mesaplik).
Por nė shtator, duke hequr dorė nga pushtimet e ėndėrruara
drejt Italisė dhe pa arritur ta nėnshtronte plotėsisht
Labėrinė, pasi i vuri zjarrin Butrintit, sulltani u largua
nga bregdeti jugor shqiptar pėr nė Stamboll.

Ndėrkohė qeveritarėt lokalė, me ndihmėn
e forcave tė pushtetit qendror, mė sė fundi arritėn
t’i nėnshtronin, qoftė dhe pėrkohėsisht,
krahinat kryengritėse tė Kurveleshit dhe tė Himarės,
por duke u njohur privilegjin e vetėqeverisjes.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kryengritjet antiosmane nė gjysmėn e dytė
tė shek. XVI


Nė njė kohė me nėnshtrimin e krahinės sė
Labėrisė nė jug, qeveritarėt osmanė i shtuan
pėrpjekjet pėr tė forcuar pozitat e tyre edhe nė
Shqipėrinė e Veriut dhe tė Mesme, nė krahinat
fushore si edhe nė ato malore tė vetėqeverisura.
Duke i nisur sulmet e tyre nga kėshtjellat e Shkodrės,
e Podgoricės, e Zhabjakut, e Medunit, e Plavės dhe nga
qytezat gjatė rrugės Shkodėr-Prizren, spahinjtė
u pėrpoqėn tė depėrtonin e tė vendoseshin
nė ēdo krahinė tė kėsaj treve. Malėsorėt
dhe fshatarėsia fushore iu pėrgjigjėn kėtyre
sulmeve me njė qėndresė tė armatosur, e cila
gjatė dhjetėvjeēarit 1560-1571 u shndėrrua
nė njė kryengritje tė gjerė qė pėrfshiu
shumė krahina tė Shqipėrisė Veriore e tė
Mesme si dhe krahinėn e Labėrisė. Nė mėnyrė
tė veēantė kryengritja u pėrhap nė Malėsinė
e Madhe, nė zonėn e Dukagjinit, tė Dibrės, tė
Kurbinit dhe nė krahinat fushore tė Shkodrės, Lezhės,
Mysjes, Ishmit etj.

Nė muajt shkurt-prill 1560, mė shumė se 500 fshatarė
nga Reēi, Dardha e nga fshatra tė tjerė tė
Lurės e tė Dibrės sė Poshtme, ngritėn krye,
vranė spahinjtė dhe u dogjėn shtėpitė.
Sulltani dėrgoi Ēaush Koēiun, njohės shumė
i mirė i terrenit dhe ngarkoi pėr tė shtypur kryengritjen
forcat e sanxhakbejlerėve tė Ohrit, Elbasanit e tė
Dukagjinit. Kryengritėsit nuk mundėn t’u bėnin
ballė ushtrive osmane. Pesė vjet mė vonė flaka
kryengritėse u pėrhap nė nahijen e Pukės dhe
nė zonėn midis liqenit tė Ohrit e bregdetit, deri
nė krahinėn e Mysjes. Rrugėt u prenė ndėrsa
kryengritėsit sulmuan kėshtjellat. Ashpėrsia e Stambollit
pėr shtypjen e kėsaj kryengritjeje duket nė urdhrin
e sulltanit, ku thuhej: “tė pabindurit t’i shkoni
nė shpatė, fėmijėt dhe gratė e tyre t’i
bėni robėr, kurse pasuritė dhe plaēkat t’ua
grabitni”.

Pėr shtypjen e kryengritjes, u mobilizuan forcat ushtarake
tė sanxhakbejlerėve tė Ohrit, tė Elbasanit dhe
tė Dukagjinit, por as kėto forca tė bashkuara, nuk
arritėn ta mposhtnin atė. Madje, gjendja u ashpėrsua
mė tepėr dhe kryengritja pak nga pak u pėrhap nė
tė gjitha tokat e sanxhakėve tė Ohrit, tė Dukagjinit
dhe tė Shkodrės.

Nė shkurt tė vitit 1565 u ngritėn pėrsėri
malėsorėt e krahinave tė Pukės, Iballės,
Spasit, Mirditės dhe tė Lumės. Vatra tė rėndėsishme
tė luftės u bėnė sidomos fshatrat Riba, Rapi,
Dushi, Kullumbria, Fandi i Vogėl, Mirdita e Madhe dhe e Vogėl,
Qerreti i Sipėrm e i Poshtėm, Ujmishti, Syroj etj. Kryengritėsit
prenė rrugėn Shkodėr-Prizren dhe i shtrinė sulmet
e tyre nė viset fushore. Ndėrkohė kryengritja u pėrhap
edhe nė krahinat malore tė Kelmendit, Kuēit, Pipėrit
si dhe nė fshatrat e rrethinės sė Shkodrės,
si nė Kakariq, Balldren, Trush i Sipėrm dhe i Poshtėm,
Reē, Obod, Shėnkoll, Shas etj. Kryengritėsit dėbuan
pėrfaqėsuesit e pushtetit lokal dhe kundėrshtuan
t’i bindeshin legjislacionit osman. Krerėt e tyre kishin
zėnė tani vendet e kadilerėve dhe tė subashėve.

Kundėr kryengritėsve u hodhėn forcat ushtarake tė
bashkuara tė sanxhakbejlerėve tė Dukagjinit, tė
Ohrit dhe tė Shkodrės, por edhe kėto nuk arritėn
ta pėrmbushnin urdhrin e sulltanit “pėr t’u
dhėnė fund njė herė e mirė trazirave nė
Shqipėri”. Kryengritjet vazhduan edhe pas vitit 1565,
kur u bėnė mė tė pėrgjithshme, meqenėse
u shtrinė edhe nė Shqipėrinė Jugore.

Dy vjet mė vonė (mė 1567) ngritėn krye pėrsėri
malėsorėt e Labėrisė. Forcat ushtarake tė
sanxhakbejlerėve tė Vlorės dhe tė Janinės
hynė nė thellėsi tė krahinės, ku ndėshkuan
disa fshatra, duke i plaēkitur e djegur, por lėvizjen
nuk mundėn ta shuanin. Kryengritėsit u hakmorėn menjėherė,
siē thuhet nė njė dokument bashkėkohės,
“duke sulmuar lėmin e luftės tė sanxhakbeut
tė Janinės, tė cilin e thyen, e vunė nė
ikje, e plaēkitėn dhe vranė mė shumė
se 800 turq”.

Nė nėntor tė vitit 1568, banorėt e disa fshatrave
tė sanxhakėve tė Dukagjinit dhe tė Ohrit, veēanėrisht
ata tė krahinave tė Dibrės sė Poshtme, Lumės,
Mirditės, Mysjes u hodhėn pėrsėri nė kryengritje,
vranė pėrfaqėsuesit e pushtetit osman dhe refuzuan
tė paguanin xhizjen. Gjendja nė vend nuk ishte qetėsuar
aspak. Pushteti osman nė njė varg krahinash u pėrmbys
dhe kryengritjet vazhduan tė shpėrthenin dhe nė vitin
1570, kur me krijimin e njė gjendjeje tė jashtme ndėrkombėtare
tė favorshme, arritėn kulmin e zhvillimit tė tyre.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI Perandoria Osmane
ishte nė kulmin e fuqisė sė vet. Epėrsia e saj
ushtarake qėndronte jo vetėm nė forcat tokėsore,
por edhe nė fuqinė e madhe detare, me tė cilėn
rrezikonte ishujt e deteve Egje e Jon, qė ishin kryesisht nėn
sundimin e Republikės sė Venedikut. Mė 1570 njė
flotė e madhe osmane sulmoi ishullin e Qipros. Hyrja nė
veprim e kėsaj fuqie tė rėndėsishme detare shqetėsoi
Venedikun dhe shtetet e tjera mesdhetare evropiane. Si rrjedhim,
u formua njė koalicion nga shtetet pjesėmarrėse kundėr
Perandorisė Osmane. Spanja, Papati e Venediku ishin mė
tė interesuar nė shpėrthimin e kryengritjeve shqiptare,
me tė cilat synonin t’i gozhdonin osmanėt nė
Shqipėri. Venediku kėrkonte tė mbronte me anė
tė kryengritjeve zotėrimet e veta tė Ulqinit e tė
Tivarit si dhe ishullin e Korfuzit. Pranė krerėve kryengritės
u dėrgua si pėrfaqėsues i koalicionit princi roman
Prosper Kolana. Krerėt e lėvizjes kryengritėse shqiptare
u vunė menjėherė nė lidhje me koalicionin e
shteteve evropiane, duke shpresuar tė gjenin te ky koalicion
njė aleat tė jashtėm, qė do t’i ndihmonte
pėr ta hequr qafe zgjedhėn osmane. Prandaj me shpėrthimin
e luftės midis Perandorisė Osmane dhe koalicionit tė
shteteve evropiane, lėvizja kryengritėse shqiptare, qė
nuk ishte ndėrprerė, mori hov mė tė madh dhe
karakteri i saj ēlirimtar doli nė plan tė parė.

Lėvizja mori njė hov tė tillė sidomos nė
krahinat e sanxhakėve tė Shkodrės e tė Dukagjinit.
Pėrveē malėsorėve u hodhėn nė luftė
edhe banorėt e rrethinės sė Shkodrės, tė
cilėt kishin vendosur lidhje me garnizonet e fortesave tė
Tivarit dhe tė Ulqinit. Nė shkurt tė vitit 1570,
7 000 deri 8 000 kryengritės shqiptarė, tė bashkuar
me forcat e kėtyre garnizoneve, sulmuan pėr tri ditė
rresht qytetin e Lezhės, por nuk arritėn ta ēlironin.
Pasi u bashkuan me malėsorėt dukagjinas, ata ēliruan
Ishullin e Lezhės. Ndėrkohė ngritėn krye edhe
banorėt e Mysjes, tė Kurbinit e tė Krujės, tė
cilėt i shtrinė sulmet deri nė kėshtjellėn
e Lezhės. Pas ēlirimit tė Ishullit tė Lezhės,
forcat e kryengritėsve nė bashkėveprim me forcat
venedikase iu drejtuan Shkodrės dhe sulmuan qytetin. Mbrojtėsve
tė Shkodrės u erdhi nė ndihmė ushtria e ejaletit
tė Rumelisė, ndaj sulmi nuk pati sukses. I alarmuar nga
pėrpjesėtimet e mėdha qė mori kryengritja, pushteti
qendror osman dėrgoi forca tė mėdha ushtarake dhe
mundi ta kufizonte atė vetėm nė viset malore.

Ndėrkohė vazhduan luftimet veneto-osmane nė bregdetin
shqiptar e dalmat. Nė qershor tė vitit 1570 flota e Venedikut
u pėrpoq tė pushtonte Durrėsin, por garnizoni osman
mundi ta pėrballonte sulmin. Pas kėsaj flota mori rrugėn
drejt bregdetit tė Himarės, ku banorėt prej kohėsh
ishin hedhur nė kryengritje. Nė bashkėpunim me stratiotėt
qė erdhėn me anije, himariotėt shtinė nė
dorė kėshtjellėn e Sopotit dhe ēliruan tė
gjithė krahinėn e Himarės. Por edhe kjo fitore nuk
zgjati shumė. Forcat e sanxhakbejlerėve tė Vlorės
dhe tė Delvinės, tė pėrkrahura nga trupa tė
shumta jeniēere, qė erdhėn me flotėn osmane,
e shtypėn kryengritjen dhe vendosėn pėrsėri
pushtetin e tyre.

Pastaj flota osmane kaloi nė ujėrat e Ulqinit pėr
tė bashkėvepruar me forcat ushtarake qė vepruan kundėr
kryengritėsve nė sanxhakėt e Shkodrės e tė
Dukagjinit. Pasi ishin ēliruar tashmė nga pesha e madhe
e kryengritjes sė Veriut, forcat osmane rrethuan garnizonin
venedikas tė Ulqinit qė qėndroi gjatė dhe u
dorėzua vetėm nė gusht tė vitit 1571. Sanxhakbeu
fitimtar e la tė lirė garnizonin venedikas tė shkonte
nė Raguzė, kurse popullsinė vendase shqiptare e ndėshkoi
me egėrsi tė madhe. Njė pjesė tė qytetarėve
i kaloi nė shpatė, kurse pjesėn tjetėr, sidomos
gratė e fėmijėt, i mori me vete si skllevėr.

Pak mė vonė forcat e sanxhakbeut tė Shkodrės
rrethuan Tivarin, mirėpo garnizoni venedikas e dorėzoi
qytetin pa luftė. Kėshtu kaluan edhe pjesėt e fundit
tė truallit shqiptar nėn zgjedhėn osmane.

Nė tetor tė vitit 1571, flota e koalicionit tė shteteve
evropiane e shpartalloi flotėn osmane nė gjirin e Korintit,
nė afėrsi tė Lepantit. Por kjo fitore e madhe nuk
u shfrytėzua, sepse kontradiktat qė lindėn midis
pjesėmarrėsve tė koalicionit ēuan shpejt nė
prishjen e tij. Republika e Venedikut, duke mos pasur mė frikė
nga epėrsia osmane nė det, u shkėput nga aleanca
dhe lidhi paqe me Stambollin (1573).

Shpresat qė kishin shqiptarėt pėr tė gjetur
te Venediku njė aleat tė jashtėm, qė do t’i
ndihmonte nė mėnyrė aktive nė luftėn pėr
ēlirim nga zgjedha osmane, morėn fund kur venedikasit
lidhėn marrėveshje me osmanėt dhe i braktisėn
kryengritėsit nė fatin e tyre. Nėn presionin e forcave
tė mėdha ushtarake tė sundimtarėve osmanė,
kryengritėsit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Ishulli
i Lezhės pėr t’u mbrojtur nė malet e tyre (1574).

Me ekspeditat e shpeshta ushtarake qė ndėrmorėn mė
vonė, sundimtarėt osmanė arritėn tė pėrforconin
pushtetin e tyre tė lėkundur dhe mė sė fundi
tė futnin spahinjtė nė tė gjitha krahinat malore
tė sanxhakut tė Shkodrės dhe tė Dukagjinit.
Depėrtimi i spahinjve nė kėto malėsi ishte i
pėrkohshėn.

Lėvizjet kryengritėse nuk pushuan edhe gjatė viteve
80-90 tė shek. XVI. Ato u shtrinė nė krahinat e Kuēit
e tė Kelmendit, Piprit, nė sanxhakėt e Prizrenit
e tė Shkupit. Me 1586 qindra kryengritės kishin zėnė
Grykėn e Kaēanikut, pasi kishin vrarė kadiun sė
bashku me familjen e tij. Pėrpjekja pėr tė vjelė
xhizjen nė krahinėn e Matit (1590) u bė shkak pėr
kryengritjen nė krahinat e Ohrit, tė Dibrės e tė
Tetovės. Kėtu, sipas burimeve bashkėkohore, vepronin
10 000 kryengritės shqiptarė. Megjithatė kryengritjet
dėshtuan.

Pėr shtypjen e tyre u pėrdorėn njė sėrė
masash: forcat e armatosura dhe dhuna, ndėrtimi i kėshtjellave
tė reja dhe vendosja e garnizoneve ushtarake, copėtimi
i sanxhakėve tė mėdhenj nė mė tė vegjėl,
shpėrngulja me forcė e kryengritėsve nga zonat malore
nė ato fushore, kundėrvėnia e qytetarėve kundėr
fshatarėve, duke i falur nga disa taksa shtetėrore, vrasjet,
djegiet deri nė marrjen rob tė grave e tė fėmijėve.
Si pėrfundim i njė vargu ekspeditash ushtarake, spahinjtė
u vendosėn edhe nė krahinat malore tė sanxhakut tė
Shkodrės dhe atij tė Dukagjinit.

Fitorja e Lepantit u tregoi shteteve tė ndryshme tė Evropės
se ushtria osmane nuk ishte “e pamposhtur”. Prandaj
Fuqitė e Mėdha evropiane projektuan organizimin e ekspeditave
tė tjera ushtarake kundėr Perandorisė Osmane, nė
tė cilat njė rėndėsi tė posaēme
do tė kishin edhe kryengritjet nė Shqipėri. Spanja,
Papati dhe pak mė vonė Austria, u orvatėn tė
vendosnin lidhje me kryengritėsit shqiptarė, ato dėrguan
nė Shqipėri misionarė tė huaj dhe shqiptarė,
me anėn e tė cilėve pėrpiqeshin tė afroheshin
me krerėt shqiptarė.

Interesimi i kėtyre shteteve gjeti njė pritje tė
mirė nė Shqipėri. Krerėt e krahinave tė
ndryshme e shfrytėzuan rastin pėr tė kėrkuar
nga shtetet e huaja ndihmė nė armė e nė mjete
tė tjera lufte, duke shpresuar, njėkohėsisht, se
do tė gjenin tek ata aleatė nė luftėn e pėrbashkėt
kundėr osmanėve. Mė 1577 dhe 1581 himariotėt
i kėrkuan papės t’u jepte ndihmė nė tė
holla pėr tė blerė armė kundėr osmanėve.
Si Papati, ashtu dhe Spanja e Austria, zakonisht u pėrgjigjeshin
shqiptarėve me premtime dhe kėshilla qė tė prisnin
“kohė mė tė mira” pėr tė filluar
luftėn kundėr sundimtarėve osmanė.

https://dibra.albanianforum.net

3Kryengritjet e shqiptareve Empty Kuvendet 18.09.08 12:55

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

KUVENDET SHQIPTARE
Kuvendet e shek. XVI
Depėrtimi i spahinjve nėpėr malėsitė e
vetėqeverisura, pėrhapja e sundimit osman, rritja e detyrimeve
ndaj fshatarėsisė shqiptare, shkaktuan njė qėndresė
mė tė fuqishme tė malėsorėve, gjallėruan
lėvizjen e pjesės tjetėr tė fshatarėsisė
shqiptare, si dhe pėrpjekjet e krerėve shqiptarė
laikė e fetarė pėr t’i shndėrruar kryengritjet
e veēanta tė armatosura dhe pakėnaqėsinė
e shqiptarėve nė njė lėvizje tė pėrgjithshme
pėr ēlirim, me njė organizim mė tė lartė
e mė tė gjerė se deri atėherė.

Pėrvoja luftarake e dėshtimi i kryengritjeve tė shek.
XVI u tregoi kryengritėsve malėsorė se mbrojtja e
vetėqeverisjes dhe lufta pėr ēlirim nga zgjedha
osmane mund tė arriheshin duke bashkuar forcat e tyre me ato
tė krahinave tė tjera, dhe me forma organizative mė
tė pėrshtatshme. Njė formė e tillė u bė
nė kuvendet shqiptare, qė ishin njė institucion i
ri politik me karakter ndėrkrahinor, njė bashkim forcash
mė i lartė e mė i gjerė, i cili u arrit mbi
bazėn e kuvendeve krahinore ekzistuese. Nė kuvendin shqiptar,
pėrveē krerėve tė krahinave tė vetėqeverisura
malore, morėn pjesė pėrfaqėsuesit e krahinave
tė tjera. Me kėto kuvende u bashkuan edhe njė varg
prelatėsh katolikė e ortodoksė, interesat e tė
cilėve, sikurse ato tė fshatarėsisė, nuk pajtoheshin
me sunduesit osmanė.

Kalimi nė kėtė formė tė re organizative
prapa sė cilės qėndronte fshatarėsia dhe krerėt
e saj laikė e klerikė, e ngriti luftėn nė njė
shkallė mė tė lartė, mė tė gjerė
e mė tė ashpėr, e futi atė nė njė
fazė tė re. Malėsitė shqiptare, tė favorizuara
edhe nga terreni malor, u bėnė tani qendrat e shtabeve
drejtuese dhe vatrat kryesore nga shpėrthyen dhe u pėrhapėn
nė pjesėn tjetėr tė vendit lėvizje kryengritėse
tė papara deri atėherė pėr gjerėsinė
e forcėn e tyre.

Pėrvoja e luftės i mėsoi krerėt shqiptarė
tė pėrqafonin njė formė tė re lufte pėr
t’i bėrė ballė mė me sukses fuqisė
sė madhe tė pushtuesve: tė bashkonin e tė drejtonin
nėpėrmjet kuvendeve shqiptare tė gjitha vatrat e
qėndresės shqiptare, dhe tė bashkėrendonin luftėn
e tyre pėr liri me atė tė popujve tė shtypur
tė Gadishullit Ballkanik e me luftėn e shteteve evropiane
pėr dėbimin e osmanėve nga Evropa.

Nė kuvendet shqiptare u hartuan njė sėrė projektesh.
Ato iu drejtuan shteteve evropiane pėr ēlirimin e tė
gjitha tokave shqiptare. Nė promemorjet tregohej gatishmėria
e shqiptarėve pėr luftė, sasia e luftėtarėve,
strategjia dhe taktika qė do tė ndiqej pėr ēlirimin
e vendit, duke pėrfshirė kėtu edhe bashkėpunimin
e kryengritėsve me rojtarėt e kėshtjellave, tė
cilėt kishin prejardhje shqiptare. Aty bėheshin pėrpjekje
pėr t’i bindur qeveritė e shteteve evropiane tė
ndėrmerrnin njė aksion kundėr Perandorisė Osmane,
i cili do tė bashkėrendohej me veprimet luftarake tė
kryengritėsve shqiptarė dhe ballkanikė. Njėkohėsisht
kuvendet kėrkonin prej tyre edhe armė zjarri, meqenėse
me shpatat, heshtat e shigjetat, kryengritėsit shqiptarė
gjendeshin nė kushte inferiore nė krahasim me forcat osmane.

Nė periudhėn midis viteve 1590-1620 u organizuan njė
varg kuvendesh tė tilla. Qendra ku u zhvilluan kėto kuvende
u bė krahina e Matit. Lufta e kryengritėsve tė krahinave
tė veriut e arriti kulmin e vet nė vitet 1590-1595, kur
10 000 kryengritės tė krahinave malore tė sanxhakėve
tė Ohrit e tė Dukagjinit i dėbuan autoritetet e pushtetit
osman nga malėsitė dhe i shtrinė sulmet nė krahinat
fqinje. Kryengritja ushtroi njė ndikim tė madh brenda
dhe jashtė kufijve tė tokave shqiptare, e nė mėnyrė
tė veēantė ajo gjallėroi luftėn ēlirimtare
tė popullsisė maqedone.

Nė flakėn e kėtyre kryengritjeve, mė 7 nėntor
tė vitit 1594, u mblodh nė manastirin e Shėn Mėrisė
nė Mat njė kuvend i pėrgjithshėm i krerėve
shqiptarė pėr tė hartuar projektin e kryengritjes
dhe tė ēlirimit tė krejt vendit. Krerėve shqiptarė,
Tom Plezhja e Mark Gjini, tė cilėt mbanin edhe titullin
e kalorėsit, si dhe ipeshkvit Nikollė Mekajshi, iu ngarkua
detyra tė hynin nė bisedime me papėn pėr zbatimin
e projektit tė kryengritjes. Fshehtaz Republikės sė
Venedikut, qė nuk donte tė prishte paqen me Stambollin,
projekti iu paraqit delegatit tė papės nė shkurt
tė vitit 1595. Kėrkesat e pėrfaqėsuesve shqiptarė
nė Romė pėr tė siguruar armė nuk dhanė
asnjė fryt. Papa i kėshilloi shqiptarėt qė tė
prisnin mbasi nuk kishte ardhur koha e duhur. Nga ana tjetėr,
Venediku, mundi t’i pėrēajė radhėt e
pjesėmarrėsve tė kuvendit duke shfrytėzuar ndikimin
e vet mbi disa krerė. Nė qershor tė vitit 1595 kur
nė Shqipėri u mor vesh formimi i koalicionit evropian
kundėr shtetit osman, krerėt shqiptarė njoftuan papėn
se shqiptarėt katolikė e ortodoksė ishin gati tė
fillonin kryengritjen sapo tė niste lufta.

Nė tė njėjtėn kohė edhe nė krahinat
e Shqipėrisė Jugore u bėnė pėrpjekje pėr
tė siguruar armė e mjete pėr kryengritjen nga shtetet
evropiane. Mė 1595, patriku i Ohrit, pasi u kthye nga Moska,
shkoi nė Butrint dhe, me anėn e qeveritarit tė Korfuzit,
i kėrkoi senatit venedikas ndihmė pėr kryengritjen.
Por senati e hodhi poshtė kėrkesėn e tij.

Armė iu kėrkuan edhe Papatit e Spanjės (1596), por
Papa nuk dėrgoi asnjė ndihmė, duke paraqitur si pretekst
shpenzimet e mėdha qė bėnte nė Hungari pėr
luftėn e kėtij vendi me Perandorinė Osmane. Oborri
i Spanjės premtoi dhe nisi njė kontingjent tė vogėl
ushtarėsh. Gati 10 000 kryengritės tė armatosur me
jataganė e shigjeta e tė nisur nga krahinat rreth e qark
Vlorės, e sulmuan ushtrinė osmane nė qytet me shpresė
se nė portin e Vlorės do tė vinin ndihmat spanjolle.
Por kjo ndėrmarrje shkoi kot, se edhe ato armė qė
ishin nisur u sekuestruan nė det prej venedikasve.

Ky qėndrim i shteteve evropiane dhe i Vatikanit, i dėmtoi
kryengritjet nė Shqipėri, por nuk mundi t’i ndalte
pėrpjekjet pėr pėrhapjen e tyre nė shumicėn
e krahinave. Mė 1598 u organizua Kuvendi i dytė ndėrkrahinor
nė Blinisht tė Zadrimės. Ai iu drejtua pėr ndihmė
perandorit austriak. Venediku kapi pėrfaqėsuesit e kuvendit
dhe sabotoi aleancėn. Megjithatė ideja e organizimit tė
njė kryengritjeje tė pėrgjithshme u pėrhap nė
krejt tokat shqiptare. Njė rol pėr pėrhapjen e saj
luajtėn klerikėt e prelatėt. Me krerėt e prelatėt
e krahinave tė Mbishkodrės dhe tė Dukagjinit u bashkuan
edhe shumė krerė tė krahinave tė tjera veriore,
tė mesme dhe jugore. Me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve
tė tyre nė vitin 1601 u mbajt njė kuvend i madh pranė
kishės sė Shėn Lleshdrit (Aleksandrit) nė fshatin
Dukagjin. Nė punimet e tij, qė vazhduan edhe mė 1602,
morėn pjesė 2 656 delegatė laikė e fetarė
tė ardhur nga 14 krahina tė Shqipėrisė (nga
Malėsia e Shkodrės, Zadrima, Dukagjini, Kosova, Lezha,
Kurbini, Mati, Dibra, Petrela, Durrėsi, Elbasani, Shpati e
nga Myzeqeja). Kuvendi u drejtua nga Nikollė Mekajshi, Nikollė
Bardhi dhe Gjin Gjergji. Ai mori vendimin ta fillonte luftėn
pėr ēlirimin e vendit. Kėtė vendim historik
e nėnshkruan 52 krerė kryesorė, 4 nga secila krahinė.
Por mbeti si problem sigurimi i aleatėve dhe i armėve.

Pėr tė larguar dyshimet e Venedikut dhe pėr ta tėrhequr
atė nė anėn e vet, kuvendi vendosi kėtė
radhė t’i drejtohej mė parė Republikės
sė Shėn Markut pėr t’i kėrkuar ndihmė
dhe armė. Pėr kėtė qėllim dy pėrfaqėsues,
Nikollė Bardhi dhe Pal Dukagjini u dėrguan nė Venedik.
Por edhe kėtė herė senati i pėrcolli pėrfaqėsuesit
shqiptarė me porosinė e zakonshme pėr tė pritur
pasi “nuk kishte ardhur koha pėr luftė kundėr
turqve”.

Kuvendi vendosi qė t’i niste pėrsėri dy pėrfaqėsuesit
e vet nė Venedik pėr t’i deklaruar senatit se po
tė mos e ndihmonte lėvizjen e armatosur, tė 40 mijė
kryengritėsit shqiptarė do tė ishin tė shtrėnguar
t’i drejtoheshin mbretėrisė tjetėr evropiane,
duke pasur parasysh Spanjėn, rivalen e Venedikut. As kėto
kėrcėnime nuk e bindėn Republikėn, e cila mė
shumė se kurdoherė donte tė ruante paqen me osmanėt,
pėr arsye se nė kėtė kohė midis Stambollit
dhe Vjenės kishin filluar bisedime pėr paqe. Edhe kėtė
herė Republika veproi aty pėr aty pėr tė mbjellė
farėn e pėrēarjes nė radhėt e udhėheqėsve
tė kuvendit me qėllim qė tė mėnjanonte
rrezikun e afrimit tė shqiptarėve me Spanjėn. Ajo
mundi tė korruptonte me ar dhe tė bėnte pėr
vete Nikollė Bardhin e Pal Dukagjinin, si dhe disa krerė
tė tjerė.

Kėshtu pėrpjekjet pėr tė siguruar njė aleat
tė jashtėm aktiv si dhe armė, nuk dhanė asnjė
fryt. Situata politike ndėrkombėtare nuk ishte e pjekur
pėr veprime luftarake kundėr Perandorisė Osmane,
sepse, tė nisura nga interesat e tyre pėr tė ruajtur
paqen me Stambollin, shtetet kryesore evropiane nuk u dhanė
shqiptarėve ndihmėn e kėrkuar.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Dėbimi i spahinjve nga malėsitė

Krahas kuvendeve nė Shqipėri shpėrthyen edhe njė
varg kryengritjesh. Sipas letrės sė Nikollė Mekajshit
drejtuar papa Klementit VIII nė vitin 1603, dukagjinasit vazhdonin
tė ishin nė kryengritje. Pėrveē zonave autonome
kryengritja u shtri edhe nė zonėn e timarit. Njė
lėvizje e tillė qe kryengritja e vitit 1607, e drejtuar
nga Andrea (Idar) Manesi. Ai shpalli se do tė bėhej njė
Skėnderbe i dytė. Thirrjes pėr luftė tė
Andrea Manesit iu pėrgjigjėn 3 000 veta. Ai pretendonte
se zoti i kishte besuar Perandorinė Osmane pėr tė
ndėshkuar tė kėqijat qė ndodhnin nė tė.
Pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e fshatarėve
ai zbriti madhėsinė e taksave nė 3/4 e tyre. Andrea
Manesi ishte pėr tė qeverisur me drejtėsi, prandaj
u bėri thirrje kadilerėve nė rast se do tė kryenin
me ndershmėri detyrėn, do ta mbanin atė, nė
tė kundėrt, do tė ndėshkoheshin. Shumė
qeveritarė braktisėn detyrėn. Brenda njė kohe
tė shkurtėr, numri i kryengritėsve u rrit shumė.
Kryengritja pėrfshiu krahinat e Dukagjinit, tė Kthellės
e tė Selitės. Kjo kryengritje ishte me mbulesė fetare
dhe kėrkonte rivendosjen e drejtėsisė ligjore islamike.
Sulltani e thirri nė Stamboll Andrea Manesin pėr tė
vėrtetuar profecinė e tij. Andrea e kuptoi se ftesa ishte
njė kurth pėr ta eleminuar, prandaj nuk u paraqit nė
pallat. Atėherė sulltani mobilizoi forca tė shumta
pėr ta shtypur kėtė kryengritje qė zhvillohej
krahas atyre tė malėsive dhe qė mund tė pėrhapej
nė tė gjitha zonat fushore dhe mė tej nė gjithė
vendin. Megjithatė, udhėheqėsi i saj, bashkė
me ndjekėsit e vet mė tė afėrt, arriti tė
shpėtonte dhe u strehua nė Dukagjin. Prej kėndej
ai zbriste kohė mė kohė nė krye tė ēetės
sė vet nė zonat fushore tė Shqipėrisė sė
Mesme, duke mbajtur gjallė njė lėvizje kaēake
gjer mė 1610. Andrea hyri nė lidhje me mbretin e Spanjės
dhe kėrkoi ndihmėn e tij, por nuk mori pėrgjigje.
Kryengritja u shtyp mė 1610.

Nė vitin 1608 nė zonėn e Tivarit e tė Ulqinit,
fshatarėt u ngritėn kundėr grabitjeve tė bėra
nga sanxhakbeu i Shkodrės gjatė njė vizite nė
atė krahinė. 3 000 shqiptarė e rrethuan atė
dhe e detyruan tė mbyllej nė kėshtjellėn e Shkodrės.
Numri i kryengritėsve para qytetit tė Shkodrės arriti
nė 10 000 veta. Tre vjet mė vonė, shqiptarėt
qė ndodheshin nė Malin e Zi e pritėn me armė
sanxhakbeun, i cili kishte shkuar pėr tė vjelė haraēin,
dhe e vranė atė sė bashku me spahinjtė qė
e shoqėronin. Qeveria osmane dėrgoi kundėr tyre pashain
e Bosnjės nė krye tė 10 000 ushtarėve.

Gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė
shek. XVII edhe lėvizja ēlirimtare nė malėsitė
erdhi duke u rritur. Kryengritja e malėsorėve, e udhėhequr
nga krerėt e tyre pjesėmarrės tė kuvendeve,
filloi me thyerjen e sigurisė sė rrugėve dhe u zhvillua
me sulme plaēkitėse kundėr karvaneve tregtare nė
rrugėt Shkodėr-Prizren e Shkodėr-Podgoricė-Pejė
dhe me operacione kundėr kėshtjellave e qytezave tė
fortifikuara, tė mbrojtura nga garnizone ushtarake. Me gjithė
varfėrinė e tė dhėnave rreth kėsaj kryengritjeje,
dokumentet dėshmojnė pėr faktin se njėri pas
tjetrit u dėbuan tė gjithė spahinjtė dhe vojvodėt
e vendosur nė krahinat malore tė sanxhakėve tė
Shkodrės dhe tė Dukagjinit.

Fitorja e kėsaj kryengritjeje ishte shumė e rėndėsishme.
Spahinjtė u dėbuan e nuk mundėn tė fitonin pozitat
e humbura dhe kėto krahina u bėnė vatrat kryesore
tė luftės kundėr sundimit osman. Pas kėtyre
fitoreve tė viteve tė para tė shek. XVII, malėsorėt
kryengritės u derdhėn pėr njė kohė tė
gjatė edhe kundėr fushave qė rrethonin malėsitė
e tyre, duke dėmtuar nė radhė tė parė bazat
ushtarake dhe ekonomike tė sunduesve osmanė nė tokat
shqiptare dhe nė viset fqinje.

Qeveritarėt osmanė, duke vlerėsuar humbjet qė
kishin pėsuar nga lėvizjet kryengritėse tė malėsorėve,
organizuan ekspedita ndėshkimore veēanėrisht kundėr
vatrės kryesore tė kėtyre lėvizjeve - malėsive
tė Dukagjinit. Nė mėnyrė tė veēantė
ndėrprerja e rrugės Shkodėr-Prizren i shtyu sundimtarėt
osmanė tė ndėrmerrnin ekspedita tė fuqishme.
Njė ekspeditė e parė prej 1 500 ushtarėsh, e
komanduar nga Ahmet bej Kuka, sulmoi kryengritėsit nė
krahinėn e Iballės, por nuk arriti ta hapte rrugėn
dhe dėshtoi krejtėsisht. Prandaj sanxhakbejlerėt
e Shkodrės dhe tė Prizrenit, me t’u kthyer nga fronti
i luftės me Austrinė, morėn masa tė rėndėsishme
pėr tė hapur kėtė rrugė tė domosdoshme
qė lidhte bregdetin me viset e brendshme tė Shqipėrisė
dhe me ato tė Gadishullit Ballkanik.

Gjatė kėsaj periudhe si nga vetė shqiptarėt,
ashtu edhe nga tė huajt, u hartuan projekte pėr ēlirimin
e Shqipėrisė dhe tė krejt Ballkanit nga sundimi osman.
Kalorėsi boshnjak Bertuēi hartoi dhe u pėrpoq tė
vėrė nė jetė njė projekt tė vetin
pėr ēlirimin e Shqipėrisė e tė Ballkanit.
Pėr vite me radhė ai u end nėpėr kryeqytetet
e Evropės si udhėheqės i njė ushtrie kryengritėsish
prej 30 000 shqiptarėve dhe 50 000 boshnjakėve. Mbreti
i Spanjės dhe zėvendėsmbreti i Napolit nėpėrmjet
kalorėsit Dofisti dhe personave tė tjerė, u pėrpoqėn
tė hartonin nė bashkėpunim me Nikollė Mekajshin,
Lala Drekalin etj. njė plan pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
Anton Kaboja dhe Aleksandėr Kastro u paraqitėn kėtyre
disa projekte tė tjera. Por edhe kėta u ftohėn nga
ky plan kur panė qėndrimin e shqiptarėve, tė
cilėt mė mirė pranonin sundimin osman sesa tė
kalonin nėn sundimin spanjoll. Nė vitet 1609-1610 Nikollė
Mekajshi i paraqiti mbretit tė Spanjės, Filipit II dy
relacione. Por tė gjitha projektet mbetėn nė letėr.

Mė 1610, ushtritė e dy sanxhakbejlerėve, tė
nisura njėra nga Shkodra dhe tjetra nga Prizreni, hynė
nė luginėn e Drinit. Malėsorėt, duke mos siguruar
nga jashtė asnjė lloj ndihme dhe duke qenė tė
armatosur vetėm me armė tė vjetra, nuk mundėn
tė ndalonin marshimin e tyre. Kėto dy ushtri pėrparuan
gjatė rrugės, vendosėn garnizone nėpėr
qytezat e kėshtjellat dhe u takuan te Vau i Dejės. Duke
u vėrsulur nė brendi tė krahinave pėrreth rrugės,
repartet osmane u shkaktuan dėme tė ndjeshme malėsorėve,
por nuk mundėn tė vendosnin kontrollin e tyre nė
thellėsi.

Kjo ekspeditė e tronditi mjaft rėndė vatrėn
e qėndresės nė malėsitė e Dukagjinit. Vendosja
e garnizoneve bėri qė Dukagjini ta humbiste rėndėsinė
e vet si vatra kryesore e qėndresės sė malėsorėve
tė Shqipėrisė Veriore. Njė vatėr e re qėndrese
tashmė u bė Mirdita. Duke u nisur nga njė krahinė
e vogėl fillestare qė mbante kėtė emėr,
qėndresa pėrfshiu nė kėtė periudhė
edhe nahijet e Fanit tė Madh dhe Fanit tė Vogėl.
Pak mė nė jug midis krahinave malore tė Shqipėrisė
sė Mesme u krijua njė bashkim politiko-ushtarak me emrin
“Lidhja e Arbėnit”. Por, vatra mė e rėndėsishme
e qėndresės sė malėsorėve u bėnė
krahinat nė veri tė lumit Drin. Nga malėsitė
e sanxhakut tė Dukagjinit, qendra e kryengritjeve kaloi nė
malėsitė e sanxhakut tė Shkodrės. Krahinat e
Kastratit, Shkrelit, Hotit, Kuēit, Piprit, Vasojeviqit, Palabardhit
etj., tė cilat njihen me emrin e pėrbashkėt Malėsia
e Madhe ose Malėsia e Mbishkodrės, u lidhėn midis
tyre nė luftėn kundėr tė njėjtit armik
dhe formuan njė bashkim politik e ushtarak qė njihet nė
dokumentet e kohės me emrin “Malet shqiptare”.
Nė kuvendet e pėrbashkėta, krerėt e tyre lidhėn
besėn se do t’u bėnin ballė me ēdo kusht
ekspeditave ushtarake, se do tė luftonin bazat e kėtyre
ushtrive nė viset fqinje dhe se do ta mbronin vetėqeverisjen
e vet, pėr tė mos lejuar tė vendoseshin pėrsėri
nė trojet malore pushteti osman dhe spahinjtė. Nėn
drejtimin e kėtyre kuvendeve, malėsorėt filluan sulme
tė shpeshta, duke dėmtuar veēanėrisht pronat
e spahinjve nė Plavė dhe nė krahinat e Bosnjės
dhe tė Maqedonisė.

Qeveritarėt osmanė i drejtuan tani sulmet e tyre kundėr
kėsaj vatre tė re tė qėndresės sė
malėsorėve. Mė 1612, nė krye tė njė
ushtrie prej 25 000 vetash, qė u grumbullua nė Podgoricė,
ata filluan ekspeditėn ndėshkimore kundėr Malėsisė
sė Madhe.

Pėr tre muaj rresht kėto forca luftuan rreth shtigjeve
kryesore pėr tė depėrtuar nė brendi tė
kėsaj malėsie, mirėpo nuk ia arritėn qėllimit.
Pasi dogjėn vetėm Palabardhin, ato u detyruan tė
tėrhiqeshin duke lėnė 300 spahinj tė vrarė.

Njė vit mė vonė, forcat e bashkuara ushtarake tė
sanxhakbejlerėve tė Shkodrės, tė Dukagjinit,
tė Prizrenit dhe tė Elbasanit, nėn komandėn
e Asllan Pashės, ndėrmorėn njė ekspeditė
tė re kundėr Kelmendit, qendrės kryesore tė
lėvizjes, pėr ta shkatėrruar njė herė e
mirė dhe pėr tė vendosur kėtu mė nė
fund sundimin e sulltanit. Pas dy javė luftimesh, edhe kjo
ekspeditė dėshtoi. Meqė nuk mundėn tė thyenin
luftėtarėt malėsorė, kėto forca ushtarake
u mjaftuan me shkatėrrimin e njė vargu fshatrash tė
braktisura dhe me robėrimin e njė numri grash e fėmijėsh.
Gjatė rrugės sė kthimit, ato u sulmuan rreptė
nga ēetat e kryengritėsve dhe pėsuan humbje tė
rėnda nė njerėz, nė kafshė, nė ushqime
dhe nė veshmbathje, qė i lanė nė fushėn
e luftės, nga ikėn tė shpartalluar.

Fitorja e arritur kundėr kėtyre dy ekspeditave, si dhe
nevoja pėr t’u bėrė ballė tė tjerave
nė tė ardhmen, e rritėn autoritetin e Lidhjes sė
Maleve dhe e fuqizuan luftėn ēlirimtare. Ishin krerėt
e malėsorėve tė Kelmendit dhe tė Kuēit
ata qė do tė luanin tani e tutje rolin kryesor si udhėheqės
tė kuvendeve tė Lidhjes dhe qė u njohėn si tė
tillė edhe nga pėrfaqėsuesit e krahinave tė
tjera pėrreth Malėsisė sė Madhe. Lufta qė
bėnė malėsorėt me forcat e veta tė kufizuara
nėn udhėheqjen e kuvendeve kushtonte shumė shtrenjtė.
Prandaj ata nuk i reshtėn pėrpjekjet pėr tė
fituar aleatė dhe pėr t’u lidhur me kryengritjet
antiosmane edhe tė vendeve fqinje, ku luftimet dhe fitoret
e kryengritėsve shqiptarė patėn njė jehonė
tė madhe. Nė disa raste malėsorėt shqiptarė
ndėrmorėn veprime luftarake tė pėrbashkėta
me kryengritėsit fqinjė, veēanėrisht me malėsorėt
malazezė.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kuvendet ndėrballkanike

Nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek. XVII,
lufta antiosmane e popujve ballkanas kaloi nė njė fazė
mė tė lartė, qė karakterizohet nga pėrpjekjet
pėr tė bashkėrenditur lėvizjet ēlirimtare
tė vendeve tė veēanta. Njė rol tė dorės
sė parė nė kėtė drejtim luajtėn krerėt
shqiptarė, tė cilėt u bėnė nga organizatorėt
mė tė rėndėsishėm tė luftės sė
popujve tė shtypur. Fryt i pėrpjekjeve tė tyre ishin
mbledhjet e disa kuvendeve ballkanike qė u mbajtėn nė
Kuē, nė Prokuplje dhe nė Beograd. Mė 13 dhjetor
1608 nė manastirin e Moraēės, pranė liqenit
tė Shkodrės, nėn drejtimin e patriarkut tė Pejės,
u mblodhėn krerė serbė, shqiptarė, bullgarė,
boshnjakė, hercegovinas e serbė ku u diskutua pėr
dėbimin e osmanėve dhe iu kėrkua ndihmė dukės
sė Savojės. Kjo mbledhje shėrbeu si pikėnisje
pėr organizimin e disa kuvendeve ballkanike.

Kuvendi i parė u mblodh mė 1614 nė Kuē, nė
zemrėn e Maleve shqiptare, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve
tė kryengritėsve tė Shqipėrisė, tė
Malit tė Zi, Bosnjės, Hercegovinės, Serbisė
dhe tė Maqedonisė. Ai u zhvillua nė dy sesione, njėri
nė korrik e tjetri nė shtator. Nga tė gjashtė
krerėt kryesorė ballkanas tė kėtij kuvendi dy
ishin shqiptarė, Gjergj Bardhi i Mirditės dhe Lala Drekali
i Kuēit, kurse nga 44 pėrfaqėsuesit ballkanas njė
e katėrta vinin nga vatrat e qėndresės shqiptare.

Nė sesionin e dytė tė kuvendit u hartua plani i operacioneve
luftarake. Rėndėsi e veēantė pėr pėrgatitjen
dhe fillimin e veprimeve ushtarake nė Gadishullin Ballkanik
iu kushtua vatrave malore kryengritėse shqiptare. Nė kėto
vatra do tė dėrgoheshin pėr ndihmė nga tė
gjitha krahinat ballkanike 12 000 luftėtarė, tė cilėt
do tė pajiseshin me armė dhe, sė bashku me kryengritėsit
shqiptarė, do tė shpėrthenin prej andej sulmet kundėr
garnizoneve osmane. Nga Himara do tė kryhej sulmi pėr
ēlirimin e Vlorės, nga malėsitė e Dukagjinit
do tė zhvilloheshin operacionet pėr ēlirimin e
Krujės, nga Malėsia e Madhe do tė fillonte sulmi
pėr ēlirimin e Shkodrės; po kėshtu edhe nga
Mali i Zi do tė sulmohej Kastelnovo nė Grykėn e Kotorrit.
Nė themel tė kėtij plani qėndronte gatishmėria
pėr luftė si dhe pėrvoja shumėvjeēare
e kryengritjeve tė deriatėhershme tė popujve tė
Ballkanit, e veēanėrisht ajo e shqiptarėve. Nė
kryengritje do tė merrnin pjesė edhe mitropoliti i Durrėsit
e peshkopėt ortodoksė tė Janinės e tė Artės.

Nė kėtė sesion u shtrua pėrsėri si ēėshtje
kryesore ajo e sigurimit tė armėve. Tė dėshpėruar
nga dėshtimet e mėparshme, pjesėmarrėsit morėn
njė vendim tė ri, qė ishte njė goditje e rėndė
pėr princat katolikė, tė cilėt i kishin mbajtur
deri tani me fjalė pėr organizimin e “kryqėzatave”
dhe nuk kishin dhėnė ndihmė efektive nė armė.
Kuvendi ngarkoi tė dėrguarin e vet diplomatik, shqiptarin
Gjon Renėsi, qė tė deklaronte nė oborret katolike
tė shteteve italiane se kuvendi nuk do tė ngurronte t’u
drejtohej pėr ndihmė shteteve protestante, si Anglisė,
Holandės dhe princave tė tjerė protestantė tė
Gjermanisė.

Midis burrave tė shtetit tė Evropės Perėndimore,
qė filluan tė inkurajonin kryengritėsit ballkanas
me shpresė se fitorja do t’u jepte atyre mundėsi
tė vinin dorė mbi tokat e ēliruara, ishin duka
i Parmės nė Itali dhe duka i Neverit nė Francė,
prapa tė cilėve qėndronte nė fakt Spanja. Duka
i Parmės pranoi ta ndihmonte me armė kryengritjen e projektuar
dhe nisi njė anije tė ngarkuar me furnizime pėr nė
brigjet shqiptare, por kjo u sekuestrua rrugės nga venedikasit.
Atėherė kuvendi vendosi tė bashkėrendiste kryengritjen
me ekspeditėn qė pėrgatiste duka i Neverit pėr
tė zbarkuar nė Gadishullin Ballkanik. Mirėpo edhe
pėrpjekjet e kėtij princi frėng dėshtuan pėr
shkak tė kontradiktave politike evropiane.

Meqenėse hapat e parė nuk dhanė rezultatet e dėshiruara,
pas kuvendit tė Kuēit u bėnė pėrpjekje
pėr njė kuvend tė ri. Mė 11 nėntor 1616
nė Prokuplje morėn pjesė, siē thotė njė
burim bashkėkohės, “zotnitė kryesorė tė
mbretėrisė sė Bosnjės, tė Kosovės,
tė Serbisė, tė Shqipėrisė, tė Maqedonisė
dhe tė Arkidukatit tė Hercegovinės”. Pėr
shkak tė kushteve tė reja qė ishin krijuar me rritjen
e rolit tė Austrisė si kundėrshtari kryesor i Perandorisė
Osmane, kėtė herė kuvendi nxori nė plan tė
parė si detyrė pėr tė ēliruar sė
pari Bosnjėn, meqenėse kishte mundėsi mė tė
mėdha tė ndihmohej nga ana e Austrisė. Megjithėkėtė
edhe nė kėtė kuvend u pa i nevojshėm njė
zbarkim nė Shqipėri, sepse kryengritjet shqiptare mbanin
vazhdimisht tė hapur njė plagė nė anėt
mė tė dobėta tė Perandorisė Osmane. Nė
bregdetin shqiptar, prej nga niseshin rrugėt drejt viseve tė
brendshme tė Ballkanit dhe se, - siē thuhej nė
vendim, - njė pjesė e popullit tė kėtij vendi
“nuk i bindet sulltanit dhe jeton i lirė (siē
janė – shėn. i aut.) zotnitė e Dukagjinit,
e Kelmendit, e Piprit, e Palabardhit dhe tė Malit tė Zi”.
Prandaj nė ēdo plan ushtarak, si mė pėrpara
edhe tani, Shqipėria zinte njė vend nga mė tė
rėndėsishmit. Me tė zbarkuar flota evropiane nė
brigjet shqiptare, 10 000 burra do tė bashkoheshin me forcat
hercegovinase. Me 40 000 veta nga Dukagjini, Kelmendi, Pipri, Palabardhi
e nga Mali i Zi do tė merrnin kėshtjellėn e Shkodrės
e prej andej do tė shkonin drejt Sofjes, ku do tė bashkoheshin
me forcat e tjera pėr tė parashtruar planin pėr marrjen
e Stambollit. Projekti mbeti pėrsėri nė letėr.
Duka i Neverit e zgjati shumė pėrgatitjen e ekspeditės.
Nė pragun e nisjes flota u dogj. Spanja i druhej luftės
me shtetin osman.

Njė dėshmi tjetėr e lėvizjes ēlirimtare
ballkanike u bė kuvendi i Beogradit, qė u mblodh mė
18 nėntor 1620. Aty u shqyrtuan mė me hollėsi planet
e dy kuvendeve tė mėparshme dhe u theksua nevoja e ēlirimit
tė Shkodrės nga kryengritėsit e Malėsisė
sė Madhe dhe tė malėsive tė Dukagjinit, si dhe
ēlirimi i Krujės nga banorėt e malėsive tė
Shqipėrisė sė Mesme.

Nga tė 24 krerėt e kuvendit tė Beogradit, qė
nėnshkruan planin e luftės, mė tė rėndėsishmit
ishin Lala Drekali i Kuēit, Gjin Gjergji i Dukagjinit dhe
Vuk Gjeēi i Kelmendit, pas tė cilėve vinin krerėt
e tjerė tė ardhur nė kuvend nga malet shqiptare.
Tė bashkuar nė “Lidhjen e Arbėnit”, Dukagjini,
Pipri e Kelmendi do tė nxirrnin 14 000 luftėtarė.
Tė gjithė do tė grumbulloheshin nė Pejė,
ku do tė krijohej njė ushtri prej 50 000 kėmbėsorėve
e 30 000 kalorėsve prej forcave tė Shqipėrisė,
Maqedonisė e Serbisė. Edhe kėtė herė kuvendi
zgjodhi shqiptarin Gjon Renėsi si njėrin nga tė dėrguarit
e vet pėr nė oborret evropiane. Por, ndihma e kėrkuar
me armė dhe zbarkimi nė brigjet shqiptare nuk u siguruan
as kėtė herė.

Kuvendet ndėrballkanike nuk arritėn tė organizonin
njė aksion tė pėrbashkėt pėr dėbimin
e osmanėve nga Evropa. Popujve ballkanas e nė radhė
tė parė kryengritėsve shqiptarė iu desh tė
luftonin me forcat e veta. Shkaqet e dėshtimeve tė pėrpjekjeve
pėr organizimin e njė aksioni tė pėrbashkėt
ballkanik qėndrojnė kryesisht nė kontradiktat midis
shteteve evropiane, tė cilat ishin nė rivalitet me njėra-tjetrėn
nė zotėrimet osmane.

Gjatė periudhės sė kuvendeve ballkanike u hartuan
mjaft projekte. Patriku i Ohrit, Athanasi, hartoi njė projekt
mė 1615-1616. Ai kishte vėnė nė lėvizje
peshkopė e klerikė tė tė gjitha rangjeve. Si
njohės shumė i mirė i gjendjes nė Ballkan, krahas
kulturės teologjike, Athanasi kishte njohuri edhe nga arti
ushtarak, aq sa ishte nė gjendje tė hartonte planin e
kryengritjes. Ai kishte hyrė nė lidhje me dukagjinasit,
kelmendasit dhe pastroviqasit dhe shqiptarėt e tjerė,
tė cilėt prisnin ndihmėn nga Spanja e Napoli.

Nė vitin 1621, Pjetėr Budi hartoi njė relacion me
tė cilin pėrkrahte projektin e Bertuēit dhe kėrkonte
vėnien e tij nė jetė. Sipas tij, 30 000 shqiptarė
tė krishterė e myslimanė, ishin gati tė rrėmbenin
armėt. Shqiptarėt kishin nevojė pėr armė,
municione dhe pėr njė princ pėr t’i udhėhequr.
Koha mė e pėrshtatshme ishte viti 1621, mbasi forcat ushtarake
osmane tė tokave shqiptare kishin shkuar nė luftė
kundėr Polonisė. As relacioni i P. Budit nuk gjeti pėrkrahje.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Ekspedita nė Malėsinė e Madhe nė vitin
1638

Rrezikshmėria e kryengritjeve tė malėsorėve
shqiptarė dhe mundėsia e shndėrrimit tė Malėsisė
sė Madhe nė qendėr tė njė aksioni tė
pėrbashkėt ballkanik dhe evropian kundėr Perandorisė
Osmane, shqetėsoi, bashkė me sundimtarėt osmanė
nė Shqipėri edhe vetė Stambollin. Prandaj ekspedita
tė shumta ushtarake u lėshuan njėra pas tjetrės
mbi malėsitė e tė dy krahinave tė lumit Drin,
e veēanėrisht mbi Malėsinė e Madhe.Kėto ekspedita dėshtuan pa arritur qėllimin e tyre, vendosjen e pushtetit osman. Fitoret kundėr tyre ishin fryt
i sakrificave tė mėdha tė malėsorėve. Sipas
misionarėve tė kishės katolike qė vepronin nė
kėto malėsi, popullsia e kėtyre viseve ishte pėrgjysmuar.
Klerikėt, si p.sh. arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, mundoheshin
t’i bindnin malėsorėt tė nėnshtroheshin
dhe tė paguanin haraēin pėr tė mos u shfarosur
krejt. Malėsorėt trima mendonin se liria ishte mė
e shtrenjtė se gjithēka.Mė 1638, para se tė hynte nė luftė kundėr Bagdatit, sulltan Murati IV mori masa pėr tė mbrojtur
kufijtė perėndimorė tė shtetit nga ndonjė
sulm ose zbarkim i mundshėm i shteteve evropiane, qė mund
tė pėrfitonin nga lėvizjet kryengritėse shqiptare.
Pėr kėtė qėllim ai organizoi njė ekspeditė
tė madhe pėr tė nėnshtruar njė herė
e mirė vatrėn kryesore tė lėvizjes, Malėsinė
e Madhe. Me kėtė detyrė tė rėndėsishme
ai ngarkoi Vuēo Pashėn, bejlerbeun e Bosnjės.Bejlerbeu grumbulloi nė Podgoricė ushtritė e shtatė
sanxhakėve tė krahinave tė Shkodrės dhe tė
Dukagjinit. Numri i ushtarėve i kaloi tė 15 000 vetat.
Mbasi nėnshtruan nė fillim krahinat e Piprit dhe tė
Palabardhit, nė ditėt e para tė shkurtit 1638, ushtarėt
e Vuēo Pashės u nisėn nė drejtim tė Kelmendit,
qendrės sė kryengritėsve. Komandanti i ekspeditės
parashikonte qė pėr shkak tė dėborės, do
t’i gjente malėsorėt nė shtėpitė
e tyre dhe do tė bėnte kėrdinė mbi ta.Mirėpo, kur ushtarėt e Vuēo Pashės hynė nė luginat e Kelmendit, malėsorėt i kishin braktisur vendbanimet e tyre me gjithēka dhe ishin tėrhequr nėpėr shpella. Pasi dogji disa fshatra, nė mungesė tė nozullimeve dhe nga frika e mbylljes sė rrugėve prej dėborės,
Vuēo Pasha pas dy javėsh dha urdhrin e tėrheqjes.
Ndėrkohė malėsorėt kelmendas, tė stėrvitur
nė kėto vende malore tė mbuluara me dėborė,
nėn udhėheqjen e Vuk Dodės, u mbyllėn armiqve
dy shtigjet nga mund tė dilnin prej Kelmendit dhe i sulmuan
me vrull. Ushtria e bejlerbeut pėsoi dėme tė rėnda.
Frang Bardhi shkroi disa muaj mė vonė se vetėm nė
pėrleshjen e parė u vranė njė mijė ushtarė
armiq. Duke e goditur pareshtur andej nga nuk e priste, malėsorėt e vunė ushtrinė osmane nė ikje dhe e shpartalluan
keqas, e detyruan tė linte shumė tė vrarė dhe
plaēkė tė madhe lufte. Deri nė ditėt
tona ruhet kujtimi i heroizmave tė kelmendasve nė kėto
luftime, si ajo e malėsores Nora qė sakrifikoi veten pėr
tė vrarė pashain osman, zgjuarsia e malėsorit Dedė
Gjesi qė ndėrtoi njė top duke gdhendur njė trung
lisi etj.Jehona e kėsaj disfate tė bejlerbeut tė Bosnjės
dhe e trimėrive tė malėsorėve u pėrhap
gjerėsisht nė Gadishullin Ballkanik dhe nė vendet
e tjera evropiane. Por dėmet e malėsorėve nė
njerėz e nė mjete jetese dhe humbja e ēdo shprese
pėr ndihma e aksione nga jashtė, i detyruan kuvendet malėsore
tė lidhnin marrėveshje me sundimtarėt osmanė.Sipas kėsaj marrėveshjeje krahinat e Malėsisė
sė Madhe do tė ruanin vetėqeverisjen, me kusht qė
tė paguanin haraēin, njė flori nė vit pėr
ēdo shtėpi, dhe qė tė pranonin tė dėrgonin
njė burrė pėr derė nė rast lufte. Tė
drejtėn e vetėqeverisjes me tė njėjtin kusht
e ruajtėn edhe malėsitė e Dukagjinit. Por, nė
njė varg rastesh, sundimtarėt osmanė i shkelėn
marrėveshjet dhe i sulmuan malėsitė. Atėherė
malėsorėt i kundėrshtuan me luftė, siē
bėnin kurdoherė nė raste tė tilla. Mė 1639,
sanxhakbeu i Dukagjinit u orvat tė hynte nė Shalė
pėr tė nėnshtruar banorėt. Megjithėse kėta
i dėrguan fjalė se ishin gati t’i paguanin detyrimet
dhe i kėrkuan qė tė hiqte dorė nga synimi pėr
tė shkelur krahinėn, ai nuk pranoi. Atėherė
Shala, e bashkuar me fqinjėt, e sulmoi dhe e vuri pėrpara
ushtrinė e sanxhakbeut kokėfortė, gjersa ky dhe shumė
pasues tė tij mbetėn tė vrarė.Mė 1648 Venediku pėrhapi lajmin se do tė niste nė Shqipėri njė ekspeditė nėn drejtimin e sulltan
Jahjasė, njė pretendent pėr fronin e sulltanit qė
endej nė kryeqytetet e vendeve evropiane. Kjo i dha njė
gjallėri lėvizjes kryengritėse. Njė vit mė
vonė kelmendasit sulmuan kėshtjellėn e Medunit dhe,
pas tri ditė luftimesh, e shtinė nė dorė. Kryengritės
tė tjerė goditėn Rizanon nė Grykėn e Kotorrit.
Kryepeshkopi i Durrėsit, Mark Skurra, me 7 000 luftėtarė
sulmoi Shkodrėn. Himariotėt rrėmbyen armėt dhe
prisnin ekspeditėn. Me pretekstin e vdekjes sė sulltan
Jahjasė, Venediku hoqi dorė nga ekspedita. Mungesa e armėve
dhe e mbėshtetjes politike nga jashtė, ndikuan nė
mėnyrė tė ndjeshme nė rėnien e pėrkohshme
tė hovit tė kryengritjes.
Kryengritjet e shek. XVI dhe ato tė gjysmės sė parė
tė shek. XVII, megjithėse shpeshherė morėn pėrpjesėtime
tė gjera dhe kėrkuan sakrifica tepėr tė mėdha,
nuk e realizuan dot synimin e tyre kryesor, ēlirimin e vendit.
Sidoqoftė ato patėn njė varg rezultatesh shumė
pozitive. Nė radhė tė parė mbajtėn gjallė
frymėn e qėndresės e tė luftės pėr
liri, ruajtėn tė pacenuar individualitetin kombėtar
tė shqiptarėve. Nė radhė tė dytė,
krahinat malėsore e ruajtėn tė drejtėn e vetėqeverisjes
sė brendshme nė bazė tė normave dokesore vendase
dhe nuk lejuan zbatimin e sistemit tė timarit dhe vendosjen
nė to tė pėrfaqėsuesve tė administratės
osmane. Pėrveē kėtyre, malėsorėt ruajtėn
edhe tė drejtėn tė mbanin armėt kudo qė
tė ishin, madje edhe para autoriteteve mė tė larta
tė sanxhakut. Kundrejt kėtyre tė drejtave ata detyroheshin,
sipas marrėveshjeve tė pėrfunduara me pėrfaqėsuesit
e pushtetit osman, tė paguanin nga njė flori nė vit
pėr ēdo shtėpi dhe tė dėrgonin nga njė
burrė pėr derė nė ushtrinė e sanxhakbeut
nė rast lufte brenda sanxhakut.
Lufta e popullit shqiptar vazhdoi tė luante njė rol tė
rėndėsishėm ndėrkombėtar gjatė shek.
XVI deri nė mesin e shek. XVII. Ajo nuk lejoi qė pushtuesit
e huaj tė krijonin nė tokat shqiptare njė bazė
tė fuqishme ushtarake pėr t’u hedhur pėrtej
Adriatikut. Kryengritėsit shqiptarė gozhduan nė vend
pėr njė kohė tė gjatė njė pjesė
tė konsiderueshme tė forcave ushtarake armike dhe penguan
vėrshimin e tyre drejt Italisė dhe Evropės Perėndimore.Kryengritjet e shek. XVI-XVII e shndėrruan vendin tonė
nė njė nga vatrat kryesore tė luftės ēlirimtare
kundėr sunduesve osmanė nė krejt Gadishullin Ballkanik.
Me luftėn e tyre shqiptarėt ndikonin nė mėnyrė
aktive nė luftėn e popujve tė tjerė tė
Perandorisė Osmane pėr ēlirim. Pikėrisht kjo
luftė bėri qė nė projektet e shteteve evropiane
kundėr Perandorisė Osmane, Shqipėria tė zinte
vendin kryesor, nga ku mund tė fillonin operacionet luftarake.
Megjithėse projektet e shteteve evropiane mbetėn vetėm
nė letėr dhe shqiptarėt nuk gjetėn njė
aleat tė jashtėm qė t’i pėrkrahte aktivisht,
ata e vazhduan luftėn dhe e rritėn bashkėpunimin
me popujt e tjerė fqinjė, qė luftonin nė njė
front tė pėrbashkėt kundėr pushtuesit osman.
Ky bashkėpunim gjeti shprehjen mė tė qartė edhe
nė kuvendet ballkanike.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Kryengritjet antiosmane
(mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII)

Thellimi i shfrytėzimit ekonomik dhe grabitjet e feudalėve
e tė nėpunėsve osmanė sillnin nė mėnyrė
tė domosdoshme rezistencėn kundėr tyre. Lufta qė
zhvilloi fshatarėsia shqiptare pati forma tė ndryshme,
qė nisnin me qėndresėn, vazhdonin me arratisjet dhe
pėrfundonin me kryengritjet e armatosura. Rezistenca u zhvillua
me dy rrugė: rruga e parė, ishte qėndresa ekonomike.
Kjo mori formėn e pėrpjekjeve tė fshatarit pėr
tė rritur tė ardhurat e tij dhe pėr tė pakėsuar
vėllimin e rentės qė merrte feudali dhe shteti. Kjo
ishte forma mė e ulėt e qėndresės sė fshatarėve
kundėr shtypjes feudale.
Nė kėto forma bėjnė pjesė edhe pėrpjekjet
e fshatarėve pėr tė shtėnė nė dorė
tokat e hapura prej tyre.
Nė kushtet e punės me mjete primitive, rritja e rendimentit,
qė mund tė ēonte nė shtimin e tė ardhurave
tė fshatarit, ishte shumė e vogėl, prandaj fshatari
qė kishte krahė pune pėrpiqej tė gjente rrugė
tė tjera pėr tė siguruar tokė buke e pėr
tė shtuar tė ardhurat. Njė nga kėto rrugė
ishte kthimi i kullotave verore ose dimėrore nė toka buke.
Kėshtu, nė vitin 1671 ēifēinjtė e ēifligut
Moēalas nė kazanė e Myzeqesė kishin hapur
pa leje tokė nė kullotėn dimėrore dhe e kishin
kthyer nė arė. Pėrveē kullotave, fshatarėt
prisnin drurėt e pyjeve dhe tokat i kthenin nė toka buke.
Nė vitin 1655 ēifēinjtė e ēifligut
Lifaj kishin prerė pyllin dhe e kishin kthyer nė arė,
duke e mbjellė me grurė e elb. Por, sipas legjislacionit,
toka e hapur mund t’u jepej me tapi atyre qė e hapėn
ose personave tė tjerė nė rast se tė parėt
nuk pranonin ta merrnin me tapi. Kėto toka kalonin shpesh nė
duart e ēifligarėve. Kėshtu ndodhi nė Barbullinjė
(1654), nė fshatin Dukas tė Mallakastrės (1686).
Pėrveē luftės ekonomike, qėndresa e fshatarėsisė
mori edhe forma tė hapura, siē ishin ankesat e protestat
qė shkonin deri te sulltani. Ankimi ishte njė rrugė
ligjore, tė cilėn e lejonte sheriati, pėr tė
vėnė nė dukje dhunėn, grabitjen e shkeljen e
legjislacionit osman.
Ankuesit u drejtoheshin organizmave shtetėrorė pėr
ēėshtjet qė ishin nė kompetencat e tyre dhe,
nė rast se ato nuk i zgjidhnin, u drejtoheshin organeve mė
tė larta. Zakonisht ato fillonin nga kadiu pėr problemet
qė i takonin atij. Ankesat preknin aspekte tė ndryshme
tė shtypjes. Ato drejtoheshin kundėr nėpunėsve
ose vjelėsve tė detyrimeve shtetėrore, qė bėnin
kėrkesa mė tė mėdha sesa ishte parashikuar nė
dėfterėt, kundėr marrjes sė tė hollave
mė tepėr se plani, angarive tė paligjshme etj. Mė
tė shpeshta ishin ankesat e protestat kundėr grabitjes
nga ana e feudalėve dhe nga vjelėsit e taksave shtetėrore.
Kėto ankesa pasqyronin rastet e shkeljes sė legjislacionit
osman. Edhe ankesa tė tjera, qė nuk ishin tė parashikuara
nė sheriat, dėshmojnė pėr faktin se gjendja
e fshatarėsisė sa vinte e keqėsohej mė shumė.
Meqė ankesat nuk sillnin ndryshimin e gjendjes, fshatarėsia
shqiptare e rriti qėndresėn nė njė shkallė
mė tė lartė, duke kundėrshtuar nė mėnyrė
kategorike shlyerjen e detyrimeve tė mbėshtetura nė
sheriat e nė urdhrat e sulltanit. Ky refuzim ishte individual
dhe kolektiv. Refuzimet bėheshin edhe mė tė organizuara
nė bazė fshati. Banorėt e fshatit Pobrat nė
vitin 1685 kundėrshtuan shlyerjen e sė dhjetėn e
tė salaries. Kjo vendosmėri i detyronte feudalėt
tė kėrkonin ndihmėn e gjyqit nė veēanti
e tė shtetit nė pėrgjithėsi.
Gjyqi nė pėrgjithėsi ndihmonte feudalėt. Nė
grindjen e organizuar midis popullsisė sė Libofshės
e Mahmut Tabakut, gjyqi i besoi spahiut dhe urdhėroi fshatarėsinė
t’i jepte pjesėn qė pretendonte spahiu.
Si rezultat i kundėrshtimit tė fshatarėve, feudalėt
dhe shteti ishin tė detyruar tė hartonin lista me taksa
tė prapambetura qė duheshin paguar mė vonė.
Nė vitin 1680 nė sanxhakėt e Shkodrės, Ohrit,
Vlorės, Elbasanit, Delvinės, Prizrenit e tė Dukagjinit
nuk ishin vjelė xhizja, avarizi, nuzuli e surati pėr vitet
1670-1680.
Nė raste tė veēanta fshatarėsia vinte dorė
mbi kullotat dimėrore e verore tė spahinjve ose tė
ēifligarėve. Nė vitin 1644 popullsia e fshatit
Gribė hyri nė kullotėn verore dhe dėboi bagėtitė
e spahiut. Nė vitin 1678 banorėt e fshatit Qereshnik pohuan
pėrpara kadiut se feudalėt, zotėrues tė kullotės
sė fshatit, u kishin marrė kullotėn arbitrarisht,
kishin ngritur stane e vatha dhe kishin sjellė 1 500 dhen pėr
t’i kullotur.Kur kėto forma tė qėndresės nuk sillnin ndonjė
pėrfitim, fshatarėsia zgjidhte si rrugėdalje nga
gjendja e mjeruar, ikjet nga vendbanimi i mėparshėm. Ikjet
synonin shkėputjen e plotė ose tė pjesshme tė
varėsisė feudale. Fshatarėt e arratisur dėshironin
tė gjenin kushte mė tė mira jetese nė krahina
tė tjera. Duke u larguar pa lėnė adresė, ata
shpresonin se do t’i kėpusnin lidhjet me feudalin. Pėr
rrjedhojė do tė shpėtonin nga detyrimet ndaj tij
si zot i rajasė. Po kėshtu ata shpresonin tė shpėtonin
pėrkohėsisht nga taksa pėr kokė.
Ikja kishte pėrfshirė disa shtresa tė fshatarėsisė.
Nė radhė tė parė ikte fshatarėsia raja.
Shumė raja arratiseshin nga vendbanimi i pėrhershėm
dhe vendoseshin nė vise tė tjera, ku merreshin me punėra
tė ndryshme. Shkaqet e shpėrnguljeve lidheshin me gjendjen
e rėndė tė rajave dhe me pėrpjekjet pėr
tė shpėtuar nga kjo gjendje. Nė disa dokumente theksohet
se qėllimi kryesor i largimit tė fshatarėve ishte
shmangia pėr tė mos paguar taksėn pėr kokė,
nė disa tė tjera pėr t’iu shmangur pagimit
tė avarizit e tė nuzulit. Nė njė ferman tė
sulltanit tė 5 shtatorit 1716 pohohet se rajatė janė
rrėnuar si mos mė keq.Vendstrehimi i fshatarėve tė shpėrngulur u bėnė edhe ēifligjet. Nė fermanet e sulltanėve tė
viteve 1644, 1696, 1700, 1702 e 1707, drejtuar qeveritarėve
tė sanxhakėve shqiptarė, pohohet se ēifligarėt
fshihnin rajanė e arratisur. Njė vendstrehim tjetėr
i fshatarėve tė ikur ishin pronat tokėsore tė
institucioneve fetare myslimane (vakfet) e tė atyre tė
krishtere (tė manastireve), institucione qė pėrfitonin
nga kėto largime. Pėr t’i tėrhequr nė
pronat e tyre, ata i joshnin tė ikurit duke i vėnė
pėrkohėsisht nė disa kushte tė favorshme vetėm
pėr disa vjet. Megjithatė ata kishin pėrfitime tė
mėdha sepse siguronin krahė pune pėr ēifligjet
e tyre. Duke filluar nga vitet 80 tė shek. XVII, kur gjendja
e ēifēinjve u bė mė e mjerueshme, edhe kėta
filluan tė largohen nė masė nga ēifligjet.Njė vend tjetėr grumbullimi i fshatarėve tė ikur ishin qytetet shqiptare si edhe qytetet mė tė mėdha tė perandorisė, si Stambolli, Edreneja e Bursa, tė cilat ndodheshin shumė larg tokave shqiptare. Nė vitin
1646 sulltani pranonte se fshatarėt ishin larguar nga kazatė
e Vlorės, Skraparit e tė Myzeqesė dhe ishin vendosur
nėpėr qytete.
Arratisjet ndodhnin nė kushte tė vėshtira. Shteti
pėrpiqej tė forconte presionin ndaj individit ose krejt
fshatit pėr tė penguar largimet. Xhizjedarėt e vjelėsit
e tjerė tė detyrimeve shtetėrore ishin pajisur me
dokument pėr t’ua vjelė taksat kudo qė tė
ndodheshin. Ata dhe spahinjtė caktonin njerėz pėr
tė mbledhur fshatarėt e shpėrngulur. Shteti kishte
vendosur garancinė kolektive, me anė tė sė cilės
detyrimet e tė shpėrngulurve ndaheshin midis atyre qė
kishin mbetur nė fshat. Strehuesit e fshatarėve tė
shpėrngulur ishin vėnė nėn trysninė dhe
kėrcėnimet e shtetit qė nuk ngurronte t’i dėnonte
edhe me varje.Megjithatė arratisjet vazhdonin. Nė vitin 1738 ato kishin pėrfshirė 40% tė fshatrave tė krahinės
sė Beratit, ndėrsa numri i shtėpive tė arratisura kapte afro 12% tė numrit tė pėrgjithshėm tė shtėpive. Nė disa raste largimet ishin aq masive sa fshatrat ishin rrėnuar krejtėsisht. Nė regjistrat e taksave tė jashtėzakonshme gjen shėnimin “i rrėnuar
krejtėsisht”, “i braktisur” etj.Ndonėse ishin mė shumė njė qėndresė spontane dhe e paorganizuar, arratisjet krijonin vėshtirėsi serioze pėr pushtetin osman, i privonin feudalėt nga pjesa e rentės qė u takonte, i shkaktonin vėshtirėsi
administratės fiskale pėr tė grumbulluar detyrimet shtetėrore. Ato ishin shprehje e njė mosbindjeje tė fortė dhe e njė bojkotimi tė vėrtetė ndaj regjimit feudal osman.
Arratisjet ishin njė prolog i ēlirimit tė fshatarėsisė.
Si rrjedhojė e tyre sipėrfaqe tė tėra toke mbeteshin
pa punuar, gjė qė sillte pakėsimin e prodhimeve bujqėsore.
Nga kjo dėmtoheshin si feudalėt, ashtu edhe shteti. Meqenėse
drejtimi kryesor i largimeve ishte nga vendet ku niveli i shtypjes
ekonomike ishte mė i lartė pėr nė vendet me
njė shtypje mė tė ulėt, ato ndihmonin nė
barazimin e gjendjes sė fshatarėsisė. Pėr tė
penguar ose pakėsuar shpėrnguljet nga vendet e para, feudalėt
detyroheshin tė ulnin shkallėn e shtypjes ekonomike. Ikjet
ndihmonin sadopak nė kapėrcimin e izolimit feudal dhe
ndihmonin nė lidhjen e mėtejshme tė njė krahine
me njė krahinė tjetėr, tė qytetit me rrethinėn
dhe tė njė qyteti me njė qytet tjetėr.
Arratisjet nuk mund ta shpėtonin fshatarėsinė nga
gjendja e keqe, prandaj ajo pėrdori edhe forma mė tė
ashpra tė luftės, si organizimin e ēetave tė
armatosura, qė formoheshin nėpėr pyje e male. Lėvizja
kaēake nė tokat shqiptare pati disa veēori qė
e dallojnė nga viset e tjera tė Ballkanit. Si njė
shfaqje e vetvetishme e luftės ēlirimtare, ajo nuk pati
atė fizionomi dhe pėrhapje tė madhe si nė viset
e tjera tė Ballkanit. Kjo lidhej kryesisht me kushtet konkrete
historike tė tokave shqiptare, ku kryengritjet ndiqnin njėra-tjetrėn. Nė kėto kushte i arratisuri bashkohej me valėn kryengritėse, gjė qė e zvogėlonte shumė rolin e kaēakėrisė.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Pas vitit 1683, nė Shqipėri ziente lėvizja antiosmane,
ndėrkohė qė perandoria kishte hyrė nė luftė
me koalicionin e madh tė Austrisė, Venedikut, Polonisė
e tė Rusisė. Kleri katolik shqiptar me Pjetėr Bogdanin
nė krye i nxiti shqiptarėt tė ngrinin krye dhe kėta
nuk ngurruan tė radhiten nė vijat e para tė luftės
ēlirimtare qė mori hov nė kuadrin e gjendjes sė
jashtme tė favorshme. Pėrkrahja qė shqiptarėt
u dhanė ushtrive austriake e venedikase kundėr forcave
osmane nė atė kohė u dha dorė si austriakėve,
ashtu edhe venedikasve tė pėrparonin nė brendi tė
Gadishullit Ballkanik dhe tė zinin disa qytete bregdetare.
Peshkopi shkrimtar Pjetėr Bogdani hartoi njė projekt pėr
ēlirimin e vendit duke u mbėshtetur te lufta qė
kishte shpėrthyer, nė tė cilėn shqiptarėt
kryengritės po jepnin ndihmesėn e tyre tė ēmueshme.

Pasi u thye hovi i osmanėve kundėr forcave austriake nė
dyert e Vjenės, nuk patėn pėrfundim mė tė
mirė as sulmet e tyre kundėr forcave ushtarake venedikase.
Njė rol vendimtar pėr dėshtimin e njė vargu
operacionesh tė ushtrisė osmane luajtėn malėsorėt
kryengritės shqiptarė e malazezė. Mė 1686, sanxhakbeu
i Shkodrės Sulejman Pasha, i cili mbronte kėshtjellat
nga kryengritėsit, kaloi kufirin dhe sulmoi qytetin e Budues.
Por sulmi i tij dėshtoi, sepse rruga pėr nė kėtė
qytet u pre nga malazezėt, tė cilėt u dolėn
pėrpara nė ndihmė venedikasve. Edhe kur pas kėtij
dėshtimi Sulejman Pasha kėrkoi tė kalonte me forcat
e veta pėrmes Malėsisė sė Madhe, ai ndeshi nė
qėndresėn e malėsorėve shqiptarė tė
lidhur me fqinjėt e tyre. Kėshtu pashai u detyrua tė
kthehej nė Shkodėr.

Lėvizja e malėsorėve shqiptarė dhe malazezė
ngriti nė kėmbė rreth dhjetė mijė luftėtarė,
qė synuan tė shtinin nė dorė kėshtjellat
e Shkodrės, Podgoricės dhe tė Zhabjakut. Pas luftimesh
qė u zhvilluan gjatė vitit 1687 dhe nė pranverėn
e vitit 1688, forcat ushtarake tė Sulejman Pashės si dhe
ato tė njė vargu sanxhakbejlerėsh boshnjakė
dhe hercegovinas pėsuan disfatė tė rėndė.
Kryengritėsit e Malėsisė sė Madhe, tė Kuēit,
tė Piprit dhe tė Kelmendit, sulmuan dhe ēliruan
kėshtjellėn e Medunit, por meqenėse ata nuk kishin
mjetet e domosdoshme ua dorėzuan atė venedikasve pėr
ta mbrojtur.

Pas kėsaj fitoreje, nė muajin maj 1688 shqiptarėt
e malazezėt u mblodhėn nė njė kuvend tė
pėrbashkėt nė Gradec, ku lidhėn besėn pėr
ta vazhduar luftėn dhe vendosėn tė sulmonin e tė
ēlironin kėshtjellėn e Podgoricės, duke bashkėrenduar
veprimet e tyre me ato tė flotės venedikase qė do
tė sulmonte qytetet e Ulqinit dhe tė Tivarit. Mirėpo
nė muajin qershor malėsorėve shqiptarė iu desh
tė pėrballonin sulmin e 10 000 ushtarėve tė
Sulejman Pashės, qė u pėrpoq tė nėnshtronte
Kuēin, Grudėn e Kelmendin dhe tė shtinte pėrsėri
nė dorė kėshtjellėn e Medunit. Ushtria e tij
ndeshi nė kundėrsulmin e kryengritėsve shqiptarė,
u thye dhe u detyrua tė tėrhiqej nė Podgoricė.
Edhe forcat e Sulejman Pashės qė u drejtuan pėr nė
Mal tė Zi, u thyen nė fshatin Osriniq.

Angazhimi i shqiptarėve nė anėn e austriakėve
u bė mė i dukshėm nė pranverėn e vitit
1689, kur konti Ludvig Badeni, komandant i frontit austriak vendosi
tė pushtonte Nishin dhe nėpėrmjet Prokupjes tė
kalonte nė Kosovė. Nėpėrmjet Prizrenit dhe Kukėsit,
ai desh tė dilte nė Shkodėr e nė detin Adriatik
pėr tė ndarė Bosnjėn e Hercegovinėn nga
Porta e Lartė. Me njė thirrje tė veēantė
konti i Badenit ftoi popujt e Ballkanit pėr t’u bashkuar
me ushtrinė e tij. Kur forcat ushtarake hynė nė tokat
ballkanike, nė to u pėrfshinė serbė, bullgarė,
grekė e shqiptarė. Nė afėrsi tė Nishit
u zhvillua njė betejė e ashpėr (24 shtator 1689),
e cila pėrfundoi me fitoren e austriakėve. Osmanėt
lanė nė fushėn e betejės 10 000 tė vrarė.
Pas kėsaj fitoreje ushtria austriake u nda nė dy pjesė:
e para e komanduar prej kontit tė Badenit u nis drejt Vidinit
(Bullgari), kurse e dyta me gjeneral Pikolominin nė krye u
nis pėr nė Kosovė, ku u prit nga shqiptarėt.
Shqiptarėt ishin gati tė pranonin mbrojtjen e perandorit
austriak. Tė njėjtin veprim bėnė edhe shqiptarėt
e Kelmendit. Kur Pikolomini hyri nė Prishtinė, shqiptarėt
e Kosovės deklaruan se ishin me perandorin. 6 000 shqiptarė
ortodoksė (Albanensen) u bashkuan me austriakėt. Pikolomini
tė njėjtėn situatė ndeshi edhe nė Prizren.
Banorėt e qytetit i dolėn pėrpara dhe e pritėn
me nderime. Rreth 5 000 shqiptarė me kryepeshkopin e tyre,
Pjetėr Bogdanin, e pėrshėndetėn me breshėri
tė shtėnash. Gjenerali kėrkoi nga shqiptarėt,
qė hynin nė ushtrinė austriake, t’u bindeshin
oficerėve austriakė dhe tė mbanin armėt, ndėrsa
tė tjerėt duhej tė ktheheshin nė shtėpitė
e tyre. Burimet austriake, angleze e papale pohojnė se pranė
Pikolominit ishin mbi 20 000 shqiptarė. Sipas njė pėrllogaritjeje
5 000 veta ishin nga Prishtina, 3 000 veta nga Peja, 6 000 nga Klina
dhe Drenica, 6 000-8 000 veta nga Prizreni.

Shqiptarė tė tjerė tė palidhur me ushtrinė
austriake vazhdonin kryengritjen. Kur forcat austriake hynė
nė Prizren, 3 000 kryengritės shqiptarė morėn
Pejėn. Sapo gjenerali Pikolomini kaloi nė Shkup (25 tetor
1689), shqiptarėt shprehėn gatishmėrinė pėr
tė hyrė nėn mbrojtjen e austriakėve. Njė
grup kryengritės u nis drejt Tetovės pėr tė
pastruar krahinėn nga forcat osmane, qė ndeshėn nė
rezistencė nė Kaēanik. Ndėrkohė forca
tatare nga Krimea hynė nė Prishtinė, por u thyen
nga shqiptarėt e Prishtinės.

Sipas burimeve osmane me austriakėt ishin bashkuar: Peja, Prizreni,
Tetova, Shtipi, Prishtina, Vuēiterna, Kosova (Belasica),
Jenipazari (Pazari i Ri), Mitrovica, Shkupi, Ēiēaku,
Plevla, Jagodina, Kumanova etj.

Pas vdekjes sė gjeneral Pikolominit (nėntor 1689) qėndrimi
i shqiptarėve ndryshoi pėr disa arsye. Nė radhė
tė parė ndikoi kėtu qėndrimi i pasardhėsve
tė Pikolominit dhe tė oficerėve tė tjerė
austriakė. Ata filluan t’i trajtojnė keq shqiptarėt.
Nė njė ditar anonim thuhej: “Pikolomini nė
ēastet e vdekjes i dorėzoi komandėn dukės
sė Holshtajnit. Pas kėsaj punėt morėn njė
pamje krejt tjetėr, sepse timonieri kishte mbaruar dhe anija
do tė lundronte nė det sipas dėshirave tė erėrave,
siē duket drejt mbytjes”. Duka i Holshtajnit nė
fillim i pa shqiptarėt me mospėrfillje e me xhelozi dhe
pastaj u soll ashpėr me ta. Nė Prizren u pėrpoq tė
ēarmatoste shqiptarėt, kurse nė Lumė urdhėroi
djegien e disa fshatrave. Jo vetėm Duka, por edhe komandantė
tė tjerė vepruan keq me shqiptarėt. Kur kėta
tė fundit zemėroheshin pėr padrejtėsitė
e oficerėve austriakė dhe kėrkonin drejtėsi,
keqtrajtoheshin me pėrbuzje e me fyerje tė padurueshme
nga komanda ushtarake. Sė dyti, komanda austriake nuk i mbajti
premtimet qė u kishte bėrė shqiptarėve. Nė
fillim ajo premtoi t’u lehtėsonte barrėn e detyrimeve,
por ky premtim mbeti nė letėr. Sė treti, negativisht
ndikoi edhe vdekja e arkipeshkvit tė Shqipėrisė,
Pjetėr Bogdanit, i cili ishte pėrpjekur disa herė
pėr tė zbutur pakėnaqėsinė e bashkatdhetarėve
tė vet. Kontributi i P. Bogdanit jepet kėshtu nė
ditarin anonim: “Nė mėnyrė qė ēėshtjet
tona tė mund tė pėsonin njė goditje tė
rėndė, deshi perėndia qė tė vdiste arqipeshkvi
i Arbėrisė”. Megjithatė, mjaft shqiptarė
vazhduan t’i mbeten besnikė qeverisė austriake dhe
morėn pjesė nė disa beteja. Shtrirja e kryengritjes
shqetėsoi Portėn e Lartė, e cila mė 1 dhjetor
1689 njoftonte: “nė rast se do tė vazhdojė
kjo kryengritje e arbėrve, i gjithė vendi do tė rrėnohej
deri nė Durrės dhe ndoshta edhe Greqia do tė pėsojė
shumė dėme, sepse kudo shtetasit po ēohen nė
kryengritje”.

Njė vatėr tjetėr kryengritėse ishte Luma. Mjaft
banorė tė kėsaj krahine ishin bashkuar me austriakėt
duke dhėnė njė tribut si dėshmi tė besnikėrisė.
Por, pėrballė forcave tė shumta tė komanduara
nga Mahmut Pasha, lumianėt ulėn armėt dhe pranuan
amnistinė e qeveritarit osman. Zjarri i kryengritjes ishte
shtrirė edhe nė Rozhajė, ku shqiptarėt e kėsaj
krahine u bashkuan me austriakėt. Kundėr tyre erdhi beu
(administratori) i Filipopolit nė krye tė forcave tė
shumta ushtarake. Pas njė bombardimi tė rreptė kryengritėsit
e Rozhajės pranuan kėrkesėn e faljes qė u parashtroi
beu osman. Gjendja e ushtrisė austriake dhe e kryengritėsve
shqiptarė u keqėsua me emėrimin e Vezirit tė
Madh, shqiptarit Mustafa pashė Kypryliut, si kryekomandant
i ushtrisė. Ushtria osmane pėrbėhej nga forca tė
hanit tė Krimesė, tė bejlerbeut tė Rumelisė
dhe tė sanxhakbejlerėve tė tokave shqiptare. Nė
fillim forcat osmane iu drejtuan Karposhit, qė vepronte si
kryengritės, tė cilin e kapėn, e ngulėn nė
hu dhe e hodhėn nė Vardar. Forcat austriake dhe kryengritėsit
shqiptarė u tėrhoqėn nė Kaēanik. Duka
i Holshtajnit u detyrua tė organizonte njė kėshill
ushtarak, i cili vendosi t’u bėjė thirrje shqiptarėve
qė kishin qenė pranė Pikolominit, por ishte tepėr
vonė. Megjithatė, shqiptarėt, besnikė tė
austriakėve, morėn pjesė nė luftėn me tartarėt
e hanit tė Krimesė. Nė fillim ra Prishtina, mė
vonė Prizreni, Peja. Shkalla e rrezikshmėrisė sė
kryengritjes sė shqiptarėve u duk edhe nė dhunėn
e ashpėr osmane. Pas betejės sė Kosovės osmanėt
kryen mizori tė papara, duke “djegur fshatra tė
panumėrta, duke shkretuar vendin, duke vrarė barbarisht
ata banorė tė shkretė, sepse vetėm i kishin
shfaqur bindje dhe i kishin dhėnė ndihmė ushtrisė
gjermane”.

Duke parė potencialin ushtarak tė shqiptarėve dhe
gatishmėrinė e tyre, Tome (Thoma) Raspasari, vikar franēeskan
pėr Shqipėrinė, e kėshilloi perandorin austriak
tė shpėrndante diploma perandorake, drejtuar popujve tė
Ballkanit ku t’u premtohej njohja e tė gjitha privilegjeve,
njohja e krerėve tė tyre, zgjedhja e lirė e vojvodėve
(komandantėve ushtarakė), ushtrimi i lirė i fesė,
pėrjashtimi nga detyrimet dhe nga pagesat nė tė holla.
Me kėto kushte shqiptarėt do tė ngriheshin me armė
nė dorė pėrkrah austriakėve. Perandori austriak
Leopold I nė bazė tė kėtij propozimi, duke pasur
parasysh edhe ndihmesėn e mėparshme tė shqiptarėve,
mė 6 prill 1690 lėshoi njė thirrje drejtuar popujve
tė Ballkanit, nė tė cilėn nė krye radhiteshin
shqiptarėt dhe u kėrkonte qė tė rroknin armėt
kundėr osmanėve. Si shpėrblim u premtonte pak a shumė
propozimet e Tomė Raspasarit, njė qeverisje lokale autonome
nėpėrmjet vojvodėve tė zgjedhur. Shqiptarėt
shprehėn menjėherė dėshirėn pėr tė
bashkėpunuar me austriakėt. Sipas njė letre nga Nishi
tė 22 prillit 1690 “arbrit i kanė ēuar fjalė
gjeneral Veteranit se pėrherė janė perandorakė
tė mirė, se nuk presin veēse ardhjen e ushtrisė
sonė pėr t’u bashkuar kundėr turqve e tartarve”.
Megjithėkėtė gatishmėri, njė kryengritje
e dytė e shqiptarėve nuk u organizua. Me sa duket qeveria
austriake nuk dėshironte ta vazhdonte luftėn, prandaj
ajo nuk pranoi as propozimin e Veteranit qė ta mbėshteste
me mjete financiare pėr tė krijuar njė ushtri me
shqiptarė. Nė kėto kushte Veterani u largua nga Nishi,
ndėrsa shqiptarėt mbeten vetėm pėrballė
ushtrisė osmane: “Mahmut Pasha, siē thuhej nė
dokumentet e kohės, ndėrmori njė fushatė ndėshkimore
kundėr Surroit, Gashit e Krasniqes, vende qė nė mėnyrė
tė patundur kanė mbajtur besėn ndaj madhėrisė
perandorake, duke mos pranuar kurrė miqėsinė turke,
ndonėse shumė herė janė joshur me premtime e
kėrcėnime prej atij (pashės)”.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Me ushtrinė austriake u larguan nga Serbia e Kosova shumė
kryengritės, besnikė tė Austrisė. Mbi kėtė
fakt u ngrit teza e historiografisė serbe mbi tė ashtuquajturėn
“shpėrngulje tė madhe tė serbėve nga Kosova
dhe mbi popullimin e saj nga shqiptarėt”. Ėshtė
e vėrtetė se midis atyre qė u tėrhoqėn
sė bashku me ushtrinė austriake ishte patriarku i Pejės,
Arsen III Cėrnojeviēi, sė bashku me disa murgjėr
qė nėpėrmjet Jenipazarit e Studenicės u vendos
nė Panoni. Por serbėt qė u larguan me tė nuk
ishin aq tė shumtė nė numėr sa tė bėhet
fjalė pėr njė shpėrngulje tė madhe tė
tyre nga Kosova nė ato vite. E ashtuquajtura “shpėrngulje
e madhe e serbėve nga Kosova” ėshtė njė
sajesė e historiografisė serbe, e bėrė me qėllime
tė caktuara politike. Tė mbėshtetur nė tė
dhėnat e kishės serbe, mjaft historianė serbė
duke synuar t`i japin “njė mbėshtetje” historike
e shkencore politikės grabitqare tė Serbisė ndaj
tokave shqiptare tė Kosovės, janė orvatur tė
provojnė se Kosova kishte qenė nė mesjetė qendėr
e shtetit serb dhe trevė e banuar nga serbėt deri nė
fund tė shek. XVII - fillimi i shek. XVIII. Pas luftėrave
austro-osmane tė viteve 1683-1699, pohojnė kėta autorė,
njė pjesė e popullsisė serbe qė mori anėn
e Austrisė, qenkėrka tėrhequr pėr nė veri
dhe vendin e tyre e paskan zėnė shqiptarėt e ardhur
nga vise tė brendshme tė Shqipėrisė sė
Veriut. Historianė tė tjerė, duke rėnė
viktimė e njėanshmėrisė sė burimeve dokumentare
serbe, janė bashkuar me autorėt serbė. Kėshtu
ėshtė krijuar njė letėrsi e tėrė historike
qė nuk i pėrgjigjet tė vėrtetės shkencore.
Megjithatė, ka edhe mjaft studiues qė e kundėrshtojnė
kėtė mendim qė mbizotėron nė historiografinė
serbe. Nė disa vepra tė historiografisė austriake
dhe italiane, tė mbėshtetura nė burime tė besueshme,
pranohet se territoret e Kosovės ishin tė banuara nga
popullsi shqiptare dhe pėrfshiheshin brenda kufijve tė
Shqipėrisė si nocion etnik.

Dokumentet e komandės sė lartė ushtarake tregojnė
se nga forcat qė u vunė pėrkrah forcave austriake,
dy grupe ishin mė kryesorėt: shqiptarėt dhe “serbėt”.
Nga njė pėrllogaritje e pėrafėrt del se numri
i shqiptarėve ishte dy herė mė i madh se ai i “serbėve”.
Pėrveē dokumenteve tė komandės ushtarake,
edhe dokumentet angleze e papale dėshmojnė se shumė
shqiptarė qėndruan deri nė fund me austriakėt.
Edhe ndėr tė shpėrngulurit qė nuk i kalonin
tė 10 000 vetat shqiptarėt ishin mė tė shumtė.
Sipas njė interpretimi qė meriton tė pėrmendet,
edhe termi “serb”, i cili pėrdorej nė dokumente,
nėnkuptonte shqiptarėt ortodoksė qė bėnin
pjesė nė juridiksionin e kishės sė Pejės.
Nė kėtė rast duhet pranuar se kryengritėsit
e Kosovės, qė u bashkuan me austriakėt, ishin thuajse
tė gjithė shqiptarė.

Ndėrsa nė krahinėn e Kosovės kryengritja u shtyp
nė verėn e vitit 1690, ajo vazhdoi nė Shqipėrinė
Jugore, nė krahinat e sanxhakėve tė Delvinės
e nė krahinėn e Himarės. Nė bashkėpunim
me forcat detare venedikase qė zbarkuan nė Ujin e Ftohtė
pranė Vlorės, kryengritėsit sulmuan kėshtjellat
e Kaninės dhe tė Vlorės dhe i dėbuan garnizonet
e tyre. Vetėm pas 6 muajsh, njė ushtri osmane e pėrbėrė
nga forcat e mė shumė se 10 sanxhakbejlerėve mundi
t’i ripushtonte. Venedikasit para se tė largoheshin,
i vunė zjarrin pėr hakmarrje qytetit tė Vlorės,
dhe dėmtuan nė radhė tė parė vlonjatėt.

Duke pėrfituar nga hutimi qė shkaktoi kundėrsulmi
osman, Sulejman Pasha i Shkodrės guxoi tė ndėrmerrte
dy ekspedita ndėshkimore kundėr malėsorėve shqiptarė
dhe kundėr malazezėve. Por qė tė dyja dėshtuan.
Vetėm nė vjeshtėn e vitit 1692 ai mundi tė hynte
nė Mal tė Zi dhe tė shkelte Cetinėn, kurse orvatjet
pėr tė nėnshtruar Malėsinė e Madhe nuk
i shkuan mbarė as kėtė herė.

Gjatė luftės sė viteve 1683-1699 dhe fill pas mbarimit
tė saj, fshatarėsia raja e krahinave jugore dhe veriore
vazhdoi tė kundėrshtonte me kėmbėngulje e gjer
nė pėrleshje tė armatosura pagimin e detyrimeve tė
rėnda feudale. Kėshtu, ajo jo vetėm e pėrkrahu,
por edhe bashkėpunoi me fshatarėsinė e vetėqeverisur
nė luftėn ēlirimtare kundėr sundimit osman.
Njė qėndrim i tillė u mbajt prej tyre dhe nė
fillimet e shek. XVIII.

Gjatė viteve 1699-1704, popullsia e kazasė sė Tepelenės
nuk pagoi taksat e jashtėzakonshme tė avarizit dhe bedeli
nuzulit. Kjo lėvizje u pėrhap gjatė kėtyre viteve
thuajse nė gjithė Shqipėrinė Jugore. Pėrveē
vėshtirėsive ekonomike, qė i detyronin fshatarėt
raja tė mos paguanin taksat e jashtėzakonshme, qėndresa
e tyre u nxit edhe nga grupe feudalėsh tė vegjėl
tė krahinave tė Korēės, Kolonjės, Pėrmetit,
Skraparit, Tomoricės e Shpatit qė u bashkuan me lėvizjen
fshatare. Tė shpronėsuar nga timaret ose tė kėrcėnuar
qė t’i humbisnin ato pėr shkak tė thellimit
e pėrhapjes sė procesit tė ēifligimit, kėta
feudalė tė pakėnaqur tė lidhur dhe me feudalė
tė tjerė nė rrethin dhe nė qytetin e Beratit,
u ngritėn kundėr qeveritarėve vendas.

Sanxhakbeu i Vlorės nuk mundi me ushtarėt e vet tė
shtypte kryengritėsit e bashkuar. Meqė lėvizjet fshatare
u bėnė tė rrezikshme pėr Stambollin, Porta e
Lartė mori masa tė tjera, dėrgoi kundėr kryengritjes
sė vitit 1700 forca ushtarake tė tė katėr sanxhakėve
nėn urdhrin e ish-Vezirit tė Madh, Ali Pashės. Por
as kėto nuk arritėn ta shtypnin kryengritjen. Nė
vjeshtėn e vitit 1701, Porta urdhėroi Hydaverdi Pashėn
e Shkodrės qė, nė krye tė forcave ushtarake
tė sanxhakeve tė Shkodrės, Dukagjinit, Elbasanit,
Ohrit e tė Vlorės, tė pėrbėra nga rreth
10 000 veta, tė shkonte pėr tė shtypur kryengritjen,
qė e kishte qendrėn nė Kurvelesh. Hydaverdi Pasha
pėrdori nė radhė tė parė taktikėn
e pėrēarjes sė forcave kryengritėse, duke
shkėputur nga lėvizja drejtuesit e pėrbėrė
nga grupet e feudalėve tė vegjėl. Nė kėto
rrethana lėvizja fshatare ra pėrkohėsisht nė
tė gjitha krahinat, duke pėrfshirė edhe Kurveleshin,
pėr tė rifilluar me hov tė ri nė vitet 1703-1704.

Nė kėtė fazė tė dytė, nė krye
tė saj doli njė feudal vendas, komandanti i garnizonit
tė kėshtjellės sė Tepelenės, ēaushi
i jeniēerėve Muēo Aga Hysoja. Nė muajin
qershor 1704 kundėr kėsaj kryengritjeje u dėrguan
forca ushtarake nga ejaleti i Rumelisė nėn komandėn
e valiut, Hasan Pashės. Nė kėto forca bėnin
pjesė edhe ushtri tė sanxhakėve tė Janinės,
Delvinės, Ohrit, Elbasanit, Shkodrės, Dukagjinit dhe tė
Prizrenit. Me pėrqendrimin e gjithė kėtyre forcave
ushtarake, qeveria arriti mė sė fundi ta nėnshtronte
krahinėn e Kurveleshit. Nė dėshtimin e kryengritjes
njė rol tė veēantė luajti braktisja e lėvizjes
nga Muēo aga Hysoja, i cili, pasi u fal, u la nė postin
e vet si mė parė.

Njė lėvizje fshatare, e udhėhequr nga krerė
malėsorė, shpėrtheu nė tė njėjtėn
kohė nė krahinėn e Matit. Nė muajin maj tė
vitit 1703, kryengritės nga Selita e Macukulli rrethuan dhe
sulmuan garnizonin e kėshtjellės sė Stelushit. Mirėpo
nuk mundėn ta merrnin, sepse tė rrethuarve u shkuan nė
ndihmė forcat e sanxhakėve tė Ohrit, Shkodrės,
Dukagjinit e Prizrenit. Nė fund tė gushtit, osmanėt
e nėnshtruan edhe krahinėn e Matit.

Lėvizje kryengritėse pati edhe nė viset e Shqipėrisė
Veriore. Fshatarėsia e lirė e Malėsisė sė
Madhe, e sidomos kelmendasit, vazhduan qėndresėn e armatosur
qė u rrit nė fillim tė shek. XVIII. Nė vitin
1701, 6 000 ushtarė osmanė, tė komanduar nga Hydaverdi
Pasha i familjes sė Begollajve tė Pejės, sulmuan
viset malore dhe rrethuan Kelmendin. Rrethimi vazhdoi pėr njė
kohė tė gjatė. Tė ndodhur pa ushqime dhe pa
bukė, njė pjesė e kelmendasve pranuan tė hiqnin
dorė nga kryengritja. Pėr kėtė arsye Hydaverdi
Pasha i la ata tė lirė nė krahinat e tyre. Pjesėn
tjetėr (274 familje), qė e vazhduan luftėn, pashai
i shpėrnguli nga Kelmendi nė tokat qė zotėronte
nė pllajėn e Peshterit, pranė Novi Pazarit. Ai kujtoi
se do ta shuante me kėto masa kėtė vatėr tė
pėrhershme tė qėndresės dhe t’i fuste
malėsorėt e lirė nėn zgjedhėn feudale.
Por nuk ia arriti qėllimit. Mė vonė, nė vitin
1707 shumica e 274 familjeve braktisėn vendbanimet e reja dhe
u kthyen nė Kelmend. Gjatė kthimit ata u ndeshėn
me forca tė shumta qeveritare, tė cilat u detyruan t’u
hapnin rrugė.

Largimi i forcave ushtarake tė qeveritarėve vendas pėr
nė frontin e luftės veneto-osmane gjatė viteve 1714-1718
i dha rast shpėrthimit me pėrmasa mė tė mėdha
tė lėvizjeve kryengritėse. Kur feudalėt vendas
u ndaluan malėsorėve tė shtegtonin bagėtitė
nė kullotat dimėrore dhe i pushtuan ato, popullsia e krahinave
tė vetėqeverisura tė Kelmendit, Pultit, Shalės,
Gashit dhe tė Mirditės, sulmoi krahinat fushore fqinje
dhe ndėrpreu qarkullimin e rrugėve. Nė tė njėjtėn
kohė, rreth dy mijė raja matjanė, dibranė, lezhjanė
e krutanė refuzuan tė paguanin xhizjen dhe taksat e tjera
shtetėrore. Kėto lėvizje u pėrkrahėn pėrkohėsisht
edhe nga disa feudalė tė pakėnaqur nga shteti si
ajanėt e Matit, qė synonin t’i pėrdornin ato
si mjet presioni pėr tė fituar tė drejtėn e
taksave nė dobi tė vet dhe pėr tė forcuar pozitat
e tyre politike nė pushtetin vendor.

Po kėshtu, fshatarėt e nahijes sė Mazarakut dhe Ajdonatit
nė Ēamėri, e sidomos banorėt e Margėllėēit,
qė ishin ngritur kundėr pagimit tė taksave qysh mė
1708, vranė tagrambledhėsit dhe rojen e armatosur qė
i shoqėronte dhe u hodhėn nė kryengritje tė
hapėt. Nė maj tė vitit 1714 rreth 1 500 ēamė
thyen forcėn ushtarake tė sanxhakbeut tė Delvinės,
qė u dėrgua kundėr tyre. Kryengritės tė
tjerė nga Kolonja e Konica nuk pranuan tė paguanin taksat
dhe e vranė xhizjedarin nė Leskovik.

Krahas kėtyre lėvizjeve, mė 1715, shpėrtheu
njė kryengritje tjetėr e madhe, qė kishte si qendėr
Kurveleshin. Nė muajin korrik tė vitit 1715 fshatarėsia
raja e kazave tė Tepelenės dhe tė Pėrmetit refuzoi
tė paguante taksat e jashtėzakonshme si dhe xhizjet e
vitit 1714. Kundėr kėsaj lėvizjeje u dėrguan
tė shkonin forcat e kėshtjellave tė Vlorės,
tė Kaninės dhe ato tė esnafėve tė qytetit
tė Beratit. Meqenėse kjo kryengritje shpėrtheu nė
kohėn kur ushtria osmane luftonte me forcat venedikase tė
Korfuzit, ajo pėrbėnte njė rrezik serioz pėr
to. Ndaj valiu i Rumelisė, Ahmet Pasha, shkoi vetė nė
nėntor 1715, pėr tė drejtuar operacionet ushtarake
pėr shtypjen e lėvizjes sė Kurveleshit. Ai mori gjithashtu
pėrforcime nga sanxhakėt e Janinės, Delvinės,
Vlorės, Ohrit dhe tė Elbasanit, me tė cilat mundi
tė shtypte kryengritjen dhe tė shtronte krahinėn.

Nė vitin 1729 banorė tė disa fshatrave tė kazasė
sė Matit u hodhėn nė kryengritje dhe nuk pranuan
tė paguanin xhizjen, avarizin e nuzulin. Sulltani ngarkoi pėr
shtypjen e saj qeveritarėt e sanxhakėve tė Elbasanit
e tė Shkodrės. Nė pamundėsi pėr t’i
bėrė qėndresė ushtrisė osmane kryengritėsit
pranuan tė nėnshtroheshin. Qeveritarėt morėn
si peng 10 veta nga ata mė me ndikim, por kur ata u larguan
nga krahina e Matit, kryengritja filloi pėrsėri. Popullsia
e Matit, nėn drejtimin e Hal Bajramit, refuzoi tė shlyente
detyrimet, ktheu prapa tė ngarkuarit pėr vjeljen e tyre
dhe liroi pengjet. Pushteti qendror nisi pėrsėri qeveritarėt,
qė me forca tė shumta shtypėn kryengritjen.

Nė fillim tė vitit 1739 u hodh nė kryengritje popullsia
e krahinave tė Kurveleshit, Margėllėēit dhe
tė Ajdonatit qė nuk pranoi tė paguante xhizjen. Pėr
shtypjen e saj qeveria osmane ngarkoi qeveritarin e sanxhakut tė
Delvinės, qė u ndihmua nga bejlerėt e Delvinės.

https://dibra.albanianforum.net

Dibrani_84

Dibrani_84
gjeneral
gjeneral

Nė vitin 1744 fshatarėsia e krahinės sė Peqinit
kundėrshtoi me armė pagimin e taksės “ndihmė
nė kohė lufte”. Meqė orvatjet e valiut tė
Rumelisė pėr shtypjen e saj dėshtuan, ky pranoi tė
vjelė vetėm shumėn qė i ofruan kryengritėsit,
kurse pjesa tjetėr do tė shėnohej nė listėn
e tė prapambeturave.

Dy vjet mė vonė kryengritja pėrfshiu krahinat e Beratit
e tė Mallakastrės, popullsia e tė cilave nuk pranoi
tė paguante taksėn “ndihmė nė kohė
lufte”. Kryengritja u zgjerua aq sa valiu i Rumelisė
u detyrua tė vinte nė krye tė ekspeditės ushtarake
pėr tė ndėshkuar ata qė kishin ngritur krye
dhe pėr tė vjelė taksat. Por edhe kjo kryengritje
u shtyp. Pėrgjithėsisht, kryengritjet e viteve 1718-1750
tregojnė se kjo nuk ishte njė periudhė zbatice nė
qėndresėn e armatosur tė fshatarėsisė shqiptare.
Ato e shtyjnė cakun kohor tė mbylljes sė qėndresės
deri nė mesin e shek. XVIII, i cili shėnon njė moment
kthese. Atėherė dolėn nė skenė pashallėqet
shqiptare, si formacione shtetėrore autonome. Nga kjo kohė
lufta e fshatarėsisė shqiptare merr disa tipare tė
reja.

Qėndresa e fshatarėsisė pati pothuajse shkaqe tė
njėjta gjatė gjithė periudhės nga fillimi i
shek. XVI deri nė mesin e shek. XVIII. Ajo e kishte burimin
nė kontradiktėn kombėtare e shoqėrore tė
popullit shqiptar me pushtuesin osman. Lufta kishte si synim tė
kufizonte ose tė zhdukte shtypjen feudale dhe zgjedhėn
osmane. Gjatė kryengritjeve tė shek. XVI-XVII forca kryesore
lėvizėse ishte fshatarėsia raja dhe ajo e krahinave
tė vetėqeverisura, kurse nė shek. XVIII shtohen edhe
feudalėt e disa klerikė tė lartė tė krishterė.
Meqė interesat e kėtyre krerėve laikė e fetarė
u cenuan nga vendosja e regjimit feudal-osman, ata u afruan me fshatarėsinė.
Nė qėndresėn e shek. XVIII morėn pjesė
edhe aristokratė tė mėdhenj shqiptarė, pėr
shkak tė rivalitetit nė sipėrmarrjen e detyrimeve
ose pse kishin hyrė nė rrugėn e shkėputjes nga
klasa feudale osmane. Krahas tė krishterėve nė kryengritje
merrnin pjesė edhe myslimanėt, si nxėnės tė
medreseve (softė), muezinė, haxhinj, shejhlerė deri
dhe dijetarėt islamė (ulema). Nė raste tė veēanta
kryengritjet morėn ngjyrė fetare, ndonėse shteti
gjithnjė pėrpiqej t’i trajtonte kryengritėsit
si armiq tė fesė e pastaj tė shtetit.

Kryengritjet u zhvilluan nė dy zona: nė krahinat e vetėqeverisura
dhe nė ato tė timarit. Pėr rrjedhojė ėshtė
i papranueshėm koncepti se lufta u zhvillua vetėm nė
krahinat autonome. Antagonizmi kombėtar dhe shoqėror me
osmanėt ishte i pranishėm nė tė gjitha krahinat,
pavarėsisht nga veēoritė qė i karakterizonin
ato. Kjo nuk e vė nė dyshim faktin se malėsitė
ishin kthyer nė vatra pothuajse tė pėrhershme tė
luftės dhe shėrbenin si baza pėr organizimin e qėndresės
nė shkallė vendi. Forca e madhe e qėndresės
sė tyre shpjegohet me faktin se fshatarėsia e lirė
luftonte kundėr cenimit tė vetėqeverisjes, kundėr
pėrpjekjeve tė osmanėve pėr t’i pėrfshirė
nė sistemin e timarit dhe pėr t’i vėnė
nė pozitat e fshatarėve raja dhe, pėrgjithėsisht,
kundėr rėndimit tė zgjedhės sė huaj.

Megjithėse nė periudha tė caktuara kryengritjet u
shtrinė pothuajse nė pjesėn mė tė madhe
tė vendit dhe u zhvilluan nė tė njėjtėn
kohė, ato patėn karakter lokal dhe nuk u shkrinė
nė njė kryengritje tė vetme, ndonėse morėn
edhe forma tė reja organizimi, siē ishin kuvendet.

Tiparet ēlirimtare tė kryengritjeve ishin mpleksur me
ato shoqėrore. Nė varėsi nga kushtet historike, nga
forca dhe shkalla e organizimit tė tyre, kryengritjet herė
merrnin mė tepėr tipare ēlirimtare e herė
tipare shoqėrore. Sidomos, kur kryengritėsit bashkėpunonin
me shtetet evropiane dhe shtronin si synim tė flaknin zgjedhėn
e huaj, dilte nė plan tė parė karakteri ēlirimtar.

Pėrgjithėsisht kryengritjet e kėsaj periudhe dėshtuan
dhe nuk arritėn tė pėrmbushnin objektivat e tyre
ēlirimtare e shoqėrore.

https://dibra.albanianforum.net

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi